28 Mars 2024

‘Exil’-i nga Visar Morina fillon të shfaqet në kinemat Gjermane dhe Austriake

Prishtinë, 20 gusht - Filmi ‘Exil’ i shumëvlerësuar nga kritikët dhe mediat gjermane, prej sot fillon të shfaqet në rrjetin e kinemave në Gjermani dhe Austri.

‘Exil’-i nga regjisori kosovar Visar Morina kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, dhe së fundi rajonalen në Sarajevë ku Visar Morina i sapo shpërblyer nga magazine evropiane Cineuropa si regjisori më i mirë.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exil”-i sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, dhe Ameli Kabashi.

--
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)