28 Mars 2024

Eros Ramazzoti me 9 gusht mban koncertin në Prishtinë

Prishtinë, 2 gusht - Kompania UBBOSS në bashkëpunim me Agjencinë Koncertale të Kosovës, kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se mbrëmë vonë është arritur një marrveshtje me menaxhmentin e Eros Ramazzottit duke përfituar një datë të re për koncertin në Prishtinë.

Koncerti do të mbahet me datën 9 Gusht në stadiumin e Prishtinës.

Në njoftim thuhet së të gjithë adhuruesit e artistit që tashmë kan blerë biletat, mund të perdorin të njëjtat edhe për datën e re.

Nga neser biletat dalin në shitje nëpër të njëjtat pika ku kan qenë me pare.

"Marrë parasysh që vendimi është marrë gjatë ditëve të vikendit, data e koncertit do të publikohet në faqen zyrtare të artistit nga e hëna."

Gjithashtu për gjithë adhuruesit artisti ka përkatitur një video ku përshendet adhuruesit nga kosova dhe i fton ne koncertin e tij me daten 9 Gusht duke filluar nga ora 20:00.

Video do tu ofrohet per transmetim te gjitha mediave menjehere pas montimit nga produkcioni i artistit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)