19 Prill 2024

Doli nga shtypi libri “Shpresat e ringjallura” i autores Shkurte Povataj

Prishtinë, 23 korrik - Këto ditë, për lexuesit doli nga shtypi një libër i ri. Ky libër me poezi mbanë titullin “Shpresat e ringjallura” i autores Shkurte Povataj, tanimë i botuar, sjellë për lexuesit një libër me poezi mjaft të mira dhe me përmbajtje, që janë kuptimplote, por njëkohësisht kanë edhe art dhe mesazhe të qarta. Libri i ri “Shpresat e ringjallura” është i ndarë në katër cikle: “Rreze lirie”, “Nënë, emër i ngulitur në zemër”, “Në sytë tuaj shihet dashuria” dhe “Të ecim pa paragjykime”, ndërsa libri është mjaft voluminoz, ka 89 poezi të natyrave të ndryshme, sikurse poezi atdhetare, shoqërore, sociale dhe të dashurisë.

Redaktor i librit është Asllan Qyqalla, recensent Ahmet Pllana, lektor Fatmir Halimi, dizajni Art Shala, ballina Bujar Kryeziu.

Autorja Shkurte Povataj përmes imagjinatës poetike ka arritur që t’i shkruajë poezitë e saj me përmbajtje dhe me mesazhe të qarta, duke gjetur frymëzim nga një ambient natyror shumë i bukur dhe i pasur florë dhe faunë, ku autorja jeton, ku ka kodra të larta shumë të bukura, ka pyje, pemë, rrjedhje uji, ajri dhe uji shumë i pastër dhe i kthjellët si loti, natyrë shumë e bukur dhe me plot gjelbërim.

Gati të gjitha poezitë janë të shkruara në veten e parë, gjë që tek lexuesi le të kuptohet se ngjarjet që i përshkruan autorja në poezitë e saj, janë ngjarje të saj.

Mirëpo, e vërteta është se nuk janë ngjarje të saj nga jeta, por janë imagjinatë e poetes, e cila në poezitë e saj në mënyrë shumë të bukur artistike i ka paraqitur ngjarjet, ndodhitë apo karakteret dhe raportet në shoqëri.

Autorja ka një aftësi të veçantë që, siç thotë ajo, kur i vjen frymëzimi, vargjet i shkruan menjëherë dhe më pas i publikon kryesisht në media elektronike, ku i pëlqejnë shumë lexues.

Poetja Shkurte Povataj thotë: “Ka ndodhur që ndonjë lexues i ka keqkuptuar poezitë e mia, të cilat në të shumtën e rasteve i shkruaj në veten e parë, por nuk kanë të bëjnë me mua, por janë vetëm imagjinatë poetike. Si çdo poet ose poete që gjen frymëzim diku, edhe unë nga jeta gjej frymëzim.” 

Libri me poezi i poetes Shkurte Povataj kryesisht përshkohet me poezi të natyrave dhe të kategorive të ndryshme, por më së shumti janë rreth shqetësimeve për jetën, por që në fund pas shqetësimeve, shpresa ringjallet dhe dominon mbi pesimizmin.

Shpresa e ringjallur kthehet në optimizëm, sepse shpresa gjithmonë mbetet ajo që e shtyn poeten të rrugëtojë suksesshëm.

Poetja ka shumë brenga, ka brenga për çdo gjë të keqe që e rrethon dhe që dëgjon për shoqërinë, për çdo gjë që nuk është në rregull dhe ashtu siç kërkohet.

Përmes poezisë poetja kritikon të metat dhe dobësitë që ndodhin në mesin tonë dhe këshillon që të evitohen, sepse shoqëria duhet ecur përpara.

Mu për këtë arsye, poetja shtron pyetjen ‘pse’ në fillim të vargut në shumë poezi. Kjo e bën edhe më të fortë poezinë, duke treguar për shqetësimet që ka poetja.

Ajo e ka brengën për atdheun, për shoqërinë se kah është duke ecur, për mbarësinë dhe largimin e të këqijave dhe të mbrapshtave që rrezikojnë jetën tonë, në atdheun tonë të dashur, në paqe e liri që tani e gëzojmë.

Poetja me poezitë e saj është një kritikuese e denjë dhe nganjëherë do të thosha i tejkalon kufijtë e shqetësimeve, gjë që asaj i sjell ‘vrerë’, derisa në anën tjetër shoqëria bën sehir dhe nuk largohet nga e keqja.

Poetja i dëshiron ndryshimet në shoqëri, e dëshiron rrugëtimin në demokraci dhe i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut, që ato mos të cenohen asnjëherë si vlera sublime njerëzore, për askënd, askund dhe asnjëherë.

Poetja përmes poezive të saj të natyrës së dashurisë, shpreh shqetësim dhe brenga për gënjeshtrën në dashuri, për mashtrimin dhe lajthitjet në dashuri, kryesisht për shkak të lakmisë apo interesit.

Poezitë e Shkurte Povatajt janë vetëm imagjinatë poetike e ngërthyer në veten e parë dhe flasin për të tjerët dhe janë mesazh për të tjerët. Poetja me poezitë e saj ka arritur që të krijojë poezi të drejtpërdrejta dhe lehtë të kuptueshme, pa simbolika dhe figuracione të shumta poetike, ndonëse ato nuk mungojnë.

Me këtë poetja ka dashur që lexuesi t’i kuptojë me lehtësi poezitë, përkatësisht qëllimet dhe mesazhet që dalin nga ato.

Pra, mesazhet e poezisë së Povatajt janë shumë të qarta dhe me plot kuptim dhe mesazhe, duke sugjeruar të mirën dhe ikjen nga e keqja.

Poetja Povataj pas botimit të librit të parë me poezi (ky është libri i dytë i saj me poezi), mund të thuhet se ka arritur një pjekuri në ngritjen e poezisë në një nivel më të lartë, gjë që rezulton realisht, meqë poeti ‘piqet’ gjatë rrugëtimit krijues.

Poetes Shkurte Povatajt i urojmë të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm në krijimtarinë poetike, duke u sjellur lexuesve edhe libra të tjerë.

Ajo tashmë ka hyrë në botën e poezisë dhe nuk mund të dalë më, sepse siç thotë poetja ‘poezinë e ka në shpirt’.

“Poezinë e kam në shpirt. Ajo më jep jetë dhe kurajo, më jep vullnet dhe optimizëm, më jep shpresë dhe ngazëllim..., për të vazhduar më tutje me jetën dhe krijimtarinë poetike”, thotë poetja.

Shkruar nga Ahmet Pllana 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)