28 Mars 2024

Dokumentari 'Uji dhe qirinjtë shfaqet premierë në Prishtinë

Prishtinë, 28 qershor - Dokumentari i mbështetur nga BE-ja për personat e zhdukur në Kosovë me titull Uji dhe qirinjtë u shfaq mbrëmë në Kino Armata të Prishtinës.

Qëllimi i këtij dokumentari të prodhuar nga Kosovo 2.0 dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë është të kontribuojë në diskutimin publik dhe të rrisë ndërgjegjësimin për çështjen e personave të zhdukur, duke u siguruar që ajo të mbetet lart në agjendë.

“Çështja e më shumë se 1600 personave të zhdukur mbetet një nga temat më të dhimbshme në Kosovë dhe puna për të zbuluar fatin e tyre dhe për t'u ofruar ngushëllim familjeve të tyre duhet të vazhdojë”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në shfaqjen e filmit.

Dokumentari është pjesë integrale e projektit të financuar nga BE-ja që synon të mobilizojë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile dhe të përmirësojë aftësinë e tyre për të hulumtuar, investiguar dhe raportuar për fatin e personave të zhdukur në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Mirosllav Lajçak mori pjesë gjithashtu në premierën.

“Personat e zhdukur janë çështje urgjente humanitare. Është e rëndësishme që familjet dhe të dashurit e të zhdukurve të mund të gjejnë përfundimin. Kjo është arsyeja pse ne i kushtojmë vëmendje të veçantë edhe në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Producentët e dokumentarit Uji dhe Qirinjtë do të aplikojnë në festivale të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)