12 Gusht 2022

Diskutohet për përfshirjen e mediave në Ligjin për Sponsorizim

Prishtinë, 17 qershor - Ligji për Sponsorizim dhe përfshirja e sektorit medial në këtë ligj ishte një ndër temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.

Kryetari i bordit të OAK - së uroi Ministrin Çeku për pozitën dhe shprehu gatishmërinë e odës për bashkëpunim dhe përkrahje profesionale.

Ai tutje shtoi që kërkesë e sektorit medial tash e tri vite është përfshirja e mediave në Ligjin për Sponsorizim. Kjo kërkesë vie me qëllim që të lehtësohet puna e mediave dhe pavarësimi i tyre.

Sipas OAK-së ndarja e të drejtës autoriale dhe pronësisë intelektuale në dy dikastere të ndryshme po krijon konfuzitet tek bizneset, duke krijuar kështu vështirësi qoftë gjatë regjistrimit të emrit tregtar, markës apo edhe vjedhjes së të drejtave autoriale.

Ministri Çeku shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

Pas analizës që do t’i bëhen këtyre kërkesave nëse dalim në përfundim që nuk kanë ndonjë pengesë ligjore, atëherë do t’i shtyejm para, shtoi Ministri Çeku.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)