27 Janar 2023

‘Di vlerën time’, shfaqja e re e projektit ‘Teatri në shkolla’

Prishtinë, 30 maj - Për disa javë, nxënës të shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, të apasionuar pas teatrit, u përkushtuan për të shkruar vetë dramën “Di vlerën time”.

Në procesin krijues, ata vetë edhe interpretuan performancën e përgatitur nën drejtimin e regjisorit të ri e të talentuar, Gëzim Hasani.

Me rastin e Ditës së Shkollës së tyre, bashkëmoshatarëve, arsimtarëve dhe prindërve, artistët e vegjël u bënë dhuratën më të mirë.

“Teatri në shkolla”, e përmbylli kështu Edicionin e tretë me radhë, si një ngjarje tashmë tradicionale, që po mirëpritet gjithnjë e më shumë në ambjentet shkollore.

Shfaqja u dha me 25 maj para një publiku në ambjentet shkollore.

Për nxënësit e përfshirë në projekt, kjo ishte një përvojë e paharrueshme. Ata kanë shprehur dëshirën të jenë sërish pjesë e shfaqjeve teatrore. Drejtoresha e shkollës së përzgjedhur për realizimin e kësaj performance, Shqipe Vllasaliu,shprehu mirënjohjen e saj ndaj organizatës së njohur Cult Club, në fushën e teatrit.

“Pika kulmore ishte performance teatrale”, është shprehur ajo duke vlerësuar projektin.

Regjisori Gëzim Hasani, i angazhuar në realizimin e projektit theksoi se kësaj radhe i ka rënë në sy, sidomos talenti i nxënësve për të shkruar dramë. “Ishin mjaft të përkushtuar dhe për mua është edhe një përvojë e veçantë në projektin vjetor Teatri në Shkolla”, ka thënë Hasani.

Drejtoresha e projektit “Teatri në shkolla”, njëkohësisht edhe themeluese e drejtuese e organizatës Cult Club, Elmaze Nura, ka shprehur vlerësimin e saj për interesimin e madh që po shfaqet në shkolla për teatrin.

“Shpresojmë të kemi më tepër mbështetje që ta zgjerojmë projektin, në mënyrë që t’u japim mundësi edhe shumë nxënësve të tjerë të talentuar në zhanret e ndryshme të artit. Ka interes të shtuar për teatrin, që duhet të gjejë më tepër vend në shkollat tona”, ka potencuar Nura.

“Teatri në Shkolla-III”, është mbështetur nga MKRS-ja. Organizata kulturore Cult Club planifikon vazhdimin dhe zgjerimin e këtij projekti që nuk është I vetmi.

“Summer Cult” dhe “ Konferenca Teatrore”, janë dy ngjarje të tjera tradicionale vjetore që organizohen nga Cult Club, përveç plot projekteve të tjera artistike, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)