04 Shkurt 2023

David Beckham i rikthehet filmit

Hollywood, 23 mars - Ylli britanik i futbollit, David Beckham, është ftuar nga ylli hollivudian Vinnie Jones për të luajtur në ribërjen e filmit "Escape for Victory".

34- vjeçari është i kërkuar nga ish futbollisti i kthyer në aktor, Vinnie Jones, që të luajë në riprodhimin e filmit të vitit 1981, që ka të bëjë me të burgosurit e paktit të Antantës, që sfidojnë për një ndeshje futbolli gardianët nazist të burgut.

 Jones beson se nëse Beckham pranon rolin kryesor, atëherë filmi do të mund të vërshonte si tregun britanik ashtu dhe atë amerikan.

Raporte të tjera thonë se Jones ka besim në aftësitë aktruese dhe profesionale të Beckham në mënyrë që filmi të duket superior dhe tejet origjinal.

"Shkathtësitë origjinale futbollistike të aktruara në këtë film do të ishin aq origjinale sa që do të dukej se ngjarja është e vërtetë. Tani kemi ftuar dhe disa futbollistë tjerë profesionistë", ka thënë një burim i Jones për The Sun.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)