19 Prill 2024

Christina Aguilera publikon një këngë të re

SHBA, 1 prill - Pas shumë kohësh është shfaqur në tregun muzikor ylli i muzikës Christina Aguilera.

Më në fund ka dalë në qarkullim kenga më e fundit e Christina Aguileras, "Not Myself Tonight" e gjinisë tecno-pop. Kenga paraprin daljen në treg të albumit "Bionic" që parashikohet të pubikohet në datën 8 qershor.

Aguilera e ka publikuar ne faqen e saj të internetit këngen, duke nisur një fushatë promovimi. Kënga mund të shitet nga "iTunes" vetëm në 13 prill.

Në albumin e ri, Aguilera bashkëpunon me emra të njohur si, Sia, Tricky Stewart, Polow Da Don, Le Tigre, Hill & Switch dhe Ladytron. "Puna me këta artistë dhe producentë është një kujtim i paharrueshëm.

Falë talentit të tyre, albumi është pasuruar në nivelet zanore", shprehet këngëtarja amerikane. Christina Aguilera ka fituar 5 cmime Grammy dhe ka shitur rreth 30 milionë albumen në mbarë botën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)