18 Gusht 2022

Cheryl Cole femra më seksi

SHBA, 30 prill - Anëtarja e grupit "Girls Aloud", Cheryl Cole, është emëruar Femra më Seksi në Botë nga revista FHM për të dytin vit radhazi.

Këngëtarja, e cila së fundi u nda nga burri i saj, futbollisti Ashley Cole, për shkak të spekulimeve për tradhti, ende është femra më e preferuar e meshkujve britanikë, pasi ka fituar kreun listës së FHM për "Femrat më Seksi në Botë" për të dytin vit radhazi.

26-vjeçarja mposhti aktoren e filmit "Transformers", Megan Fox dhe modelen e Victoria's Secret, Marissa Miller, të cilët u renditën në vendet dy dhe tre.


Lista e 10 Femrave më Seksi të vitit 2010 sipas FHM:

1. Cheryl Cole
2. Megan Fox
3. Marissa Miller
4. Frankie Sandford
5. Keeley Hazell
6. Kristen Stewart
7. Kelly Brook
8. Adriana Lima
9. Jessica Alba
10. Abbey Clancy

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)