27 Janar 2023

Cannon i dhuron Mariah Carey një libër me mesazhe dashurie

SHBA, 16 shkurt - Nick Cannon i ka dhënë gruas së tij Mariah Carey një libër me mesazhe dashurie për përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Muzicienti, i cili u martua me Carey në vitin 2008, ka thënë se ai i ka mbledhur letrat të cilat i ka shkruar për të çdo ditë që nga dita e parë e takimit dhe i na bashkuar ata vetë si një dhuratë 'romantike' për të.

"Ajo ka nevojë të inspirohet. Ajo është një femër emocionale, e ndjeshme. Keni nevojë për një inspirim ditor. Në takimin e parë, i pata premtuar se çdo ditë, do t'i shkruaja asaj në email, do ta telefonoja, do t'i dërgoja mesazhe inspiruese dhe që nga ajo ditë e kam bërë këtë çdo ditë".

"Në ditën e përvjetorit të parë të martesës, i kam marrë të gjitha ato mesazhe dhe i kam ngjitur në një libër. Romantike!", ka thënë Cannon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)