03 Tetor 2022

Campbell, ndryshon linjat, shtatzanë

SHBA, 18 maj - Veshje transparente, sensuale, por me disa kilogramë më tepër. E tillë është shfaqur ish-modelja Naomi Campbell në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës me të fejuarin e saj, manjatin rus, Vladimir Doronin.

“Pantera e zezë” ka zgjedhur një fustan nga koleksioni i vitit të shkuar duke treguar se ka fituar disa kilogramë dhe trupi i saj nuk gëzon më forma mahnintëse.

Fustani Givenchy Couture i koleksionit vjeshtë-dimër 2008-2009 është transparent në një pjesë të madhe, por nën të nuk duket qartë pse Campbell ka ndryshuar linjat, pasi mendohet se ajo mund të jetë shtatzanë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)