27 Prill 2024

Cameron konfirmon “Avatar 2” dhe “Avatar 3”

Hollywood, 28 tetor - James Cameron ka konfirmuar se “Avatar 2” dhe “Avatar 3” do jenë dy projektet e tij të radhës, ndërsa ka zbuluar se ato do të lancohen në dhjetor të vitit 2014, respektivisht 2015.

Regjisori 56- vjeçar ka konfirmuar dy projektet e tij të radhës, skenarët e të cilëve do t`i ketë të gatshëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Cameron sqaroi se krijimi i filmave, të cilët pritet të kenë për protagonist Sam Worthington dhe Zoe Saldana, do të jenë udhëtime epike dhe se do të tejkalojnë pritjet e audiencës.

“Me dy filmat e rinj në plan, kompania ime dhe unë jemi duke synuar një udhëtim epik me partnerët tanë te Twentieth Century Fox. Qëllimi ynë është që të arrijmë dhe të tejkalojmë pritjet e audiencës globale për pasurinë e botës vizuale të “Avatar”, u shpreh Cameron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)