07 Shkurt 2023

Brikena Sopi, me dramën “Hekurudha” fiton çmimin “Katarina Josipi”

Prishtinë, 9 nëntor - Sot në Ministrinë e Kulturës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.

Shkrimtarja dhe dramaturgia Brikena Sopi, me dramën “Hekurudha” ka marrë çmimin kryesor.

Juria vlerësuese e cila ka qenë në përbërje nga Doruntina Basha - dramaturge (Kryesuese), dhe anëtarëve: Florent Mehmeti - regjisor, Ilire Vinca - aktore, Shefqet Gjocaj- zv. Drejtor Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Liri Cami - përfaqësuese e MKRS -së, unanimisht kanë vlerësuar të mos ndajnë çmimin e dytë dhe të tretë për shkak të prurjeve të pakta dhe mos përmbushjes së kritereve artistike të konkursit.

Kryesuesja e jurisë vlerësuese Doruntina Basha, në arsyetimin për dramën fituese tha se “Hekurudha” është një dramë psikologjike e cila me precizitet pothuajse matematikor, në një ambient minimalist dhe me një qasje moderne trajton fërkimet mes traditës, modernes, gjinisë, familjes e individit brenda një shoqërie të ngujuar mes të kaluarës dhe të ardhmes.

Brikena Sopi duke pranuar këtë çmim ndër të tjera tha që është e nderuar që po vlerësohet puna e saj dhe po promovohet drama shqipe.

Kurse ministri Çeku vlerësoi punën e jurisë ndërsa tha që çmime të tilla përveç që vlerësojnë artistët janë edhe instrument nxitës për krijimtari artistike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)