29 Mars 2024

Bosnja bllokon filmin e Jolie

Sarajevë, 14 tetor - Autoritetet boshnjake i kanë hequr lejen Angelina Jolie që të regjistrojë pjesë nga filmi i saj në të cilin ka rolin e producentes, pas ankesave të një shoqate të grave të rëna në luftë.

Ministri i Kulturës, Gavrilo Grahovac i ka hequr lejen e regjistrimit të skenave në Sarajevë dhe në qendrën e vendit Zenica.

Sipas “Variety”, filmi do të tregojë historinë e një burri serb dhe një gruaje boshnjake që bien në dashuri në mes të luftës, por që janë detyruar të marrin rrugë të ndryshme.

Megjithatë, sipas mediave lokale, filmi mund të shkaktojë fyerjen e të afërmëve të viktimave të kësaj lufte.

“Ata nuk kanë më autorizimin të regjistrojnë në Bosnje. Mund ta marrin lejen nëse do na dërgojnë skenarin me një histori që do të jetë e ndryshme nga ç’na kanë thënë ata që e kanë lexuar”, është shprehur Grahovac.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)