19 Prill 2024

Bon Jovi: Urrej të mendoj për të kaluarën

SHBA, 9 qershor - Këngëtari i njohur me famë botërore Bon Jovi ka deklaruar se e sheh të kaluarën si diçka të mërzitshme dhe është krenar që grupi i tij "Bon Jovi" është duke vazhduar të prodhojë muzikë dhe jo të mbështetet në suksesin që e ka arritur gjatë së kaluarës.

Frontmeni i grupit "Bon Jovi", i cili ka ndezur atmosferën në O2 Arena të Londrës, këmbëngul se grupi gjithmonë tenton të sjellë muzikë të re në tregun muzikor, dhe jo të mbështetet në këngët e tyre të vjetra klasike si "You Give Love A Bad Name".

"Unë do të mërzitesha dhe përfshihesha nga lotët nëse do të ulesha këtu dhe të flisja për të kaluarën, apo për turnetë që kemi performuar gjatë viteve tetëdhjetë. Nuk mund ta mendoj këtë gjë. Kjo do të më vriste. Por, ne po flasim për gjërat e mia të reja dhe kjo është një gjë e mirë për mua", deklaroi Jon Bon Jovi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)