09 Shkurt 2023

Bon Jovi në skenë me Kid Rock

Londër, 10 shkurt - Grupi i njohur britanik "Bon Jovi" ka lajmëruar se do të organizojë dy koncerte shtesë në Britaninë e Madhe.

Por pjesë e këtyre koncerteve do të jetë edhe këngëtari amerikan i muzikës rrok, Kid Rock.

Gupi legjenda i muzikës rrok do paraprakisht duhej që të mbante dhjetë koncerte në "O2 Arena" të Londrës, ndërsa tani numri i koncerteve është rritur në dymbëdhjetë.

Në koncertet që do të mbahen në datat 25 dhe 26 qershor do të jetë i pranishëm edhe Kid Rock, që do të paraqiten për herë të parë në Britaninë e Madhe që nga viti 2008. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)