18 Gusht 2022

Bashkësia Islame vlerëson bashkëpunimin e mirë të komunës së Mitrovicës

Mitrovicë, 23 shkurt - Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, i cili shoqërohej nga kryetari i BI-së në Mitrovicë, Enis Rama, me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptar për tolerancë ndërfetare. 

Me këtë rast, kryetari Hamza, ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhematin në Mitrovicë do të jetë në nivelin më të lartë. 

“Qeverisja lokale do të ofrojë bashkëpunim të afërt për BI-në, imamët por edhe me xhematin që së bashku të kontribuojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim, në kultivimin e harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë”, ka thënë Hamza.

Kurse myftiu, Naim Tërrnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve duke e vlerësuar edhe vullnetin e Komunës për një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)