18 Gusht 2022

Artpolis prezanton leximin skenik “Lojëra në oborrin e pasmë”

Prishtinë, 25 qershor - Trupa rezidente artistike e Artpolis - Qendra për Art dhe Komunitet prezanton: Leximin skenik “Lojëra në oborrin e pasmë” sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë.  

Ngjarja zë vend në vitet 1988-91 në këndin e lojërave të qytetit Kibuts të Izraelit, në të cilën trajtohet dukuria e ngacmimeve seksuale, një dukuri kaq prezente edhe në shoqërinë tonë.

Në qendër të kësaj vepre është përdhunimi i një vajze 15 vjeçare nga katër djem të rinj në oborrin e pasmë, por mbi të gjitha gjyqi publik që i bëhet viktimës, e cila pëson edhe një dhunim të dytë ligjor, pasi “ishte ajo që e nxiti dhunimin”.

Pas shfaqjes personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temën e cila adresohet në shfaqje, duke e bërë kështu edhe publikun pjesë të saj.

Autore: Edna Mazya
Regjia: Zana Hoxha
Shqipëroi: Artur Lena

Aktorët/et: Zhaneta Xhemajli, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Blerta Gubetini dhe Art Pasha.

Vendi: Parku i Qytetit, Prishtinë  Data: 25 qershor  Ora: 20:00

Artpolis përkrahet nga programi #EJAKosovë i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia dhe CFD.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)