04 Shkurt 2023

Arti dhe kultura promovojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Mitrovicë, 16 shkurt - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, kanë pritur në takim sopranon mitrovicase me karrierë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.

Kryetari Hamza pasi i uroji mirëseardhje artistes sonë  u shpreh se arti dhe kultura janë një instrument i fuqishëm për promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare dhe ndihet jashtëzakonisht krenar më të arriturat e sopranos Elbenita Kajtazi e cila i ka dhënë madhështi skenës se operës në cilëndo shfaqje ku ajo ka performuar.

“Ndihem shumë i nderuar me vizitën tuaj, suksesi juaj dhe i të rinjve tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, andaj edhe ne si institucione do të bëjmë çmos që të përkrahim kulturën dhe talentet e rinj që ti pushtojnë skenat e mëdha botërore”, shtoj kryetari Hamza.

Ndërsa, sopranoja Elbenita Kajtazi, ka theksuar së ka qenë ëndërr e saj që ta përfaqësoj vendin në skenat ndërkombëtare të operës, andaj akoma më shumë do të bëjë përpjekje që të promovohen artistët dhe vlerat kulturore të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)