20 Prill 2024

Arrestohet Brand pasi goditi paparacët, Perry e mbron

SHBA, 20 shtator - Komiku britanik Russell Brand është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik, pasi ka goditur një grup paparacësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit gjatë të premtes.

Aktori ishte duke ecur nëpër sigurimin e aeroportit së bashku me të fejuarën e tij Katy Perry për të kapur një fluturim të pasdites, kur ai është shqetësuar nga fotografët të cilët kanë bllokuar rrugën e tij.

Në disa fotografi të postuara nga faqja TMZ, Brand shihet duke shtyrë fotografët para se ta godiste një paparac.

Një deklaratë e policisë e lëshuar nga autoritetet thotë se zyrtarët janë përgjigjur ndaj një "raporti të një goditje përfshirë një fytyrë të famshme dhe një fotograf komercial". Brand, 35-vjeçar, është arrestuar dhe më pas ndaj tij është ngritur padi për sulm fizik.

Zëdhënësi i aktorit ende nuk i ka komentuar raportet.

Ndersa Katy Perry ka mbrojtur të fejuarin e saj , Russell Brand, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për agresivitet të tepruar ndaj personave të tjerë në publik.

Këngëtarja pohon se i fejuari i saj ka kryer tashmë punën e tij.

"Nëse ju tejkaloni vijën dhe tentoni të vëni kamerën tuaj nën fustanin tim, atëherë i fejuari im do të tentojë të bëjë punën e tij dhe të më mbrojë", shkroi Perry në Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)