18 Gusht 2022

Anulohet Beerfest Kosova, edicioni 10

Prishtinë, 12 gusht - Beerfest me keqardhje njofton qytetarët se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet.

Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët!

Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, Beerfest. Kosova në esencë nuk dallon nga aktivitetet dhe festivalet që po mbahen këto ditë në vendin tonë.

Përveç kësaj, ne i kemi marrë të gjitha masat e parapara dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky eveniment të mbahet në përputhje edhe me direktivat nga Ministria e Shëndetësisë dhe pëlqimet nga institicionet tjera sa i përket mbajtjes së aktiviteteve publike.

Sido që të jetë, duke e parë edhe rritjen e madhe dhe drastike në ditët e fundit të rasteve me Covid-19, nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të respektojmë këtë vendim dhe ta pezullojmë mbajtjen e Beerfest.

Shpresojmë që në të ardhmen e afërt do të kemi ndryshime të rrethanave  dhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e këtij evenimenti.

Duke ju uruar secilit nga ju shëndet, ju inkurajojmë që të vaksinoheni dhe urojmë të shihemi së shpejti.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)