15 Gusht 2022

Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Shqipëría fituese e Festivalit “Hasi Jehon”

Prizren, 28 nëntor - Me ndarjen e çmimeve ka përfunduar mbrëmë nata e tretë, nata finale e edicionit të 32 të Festivalit “Hasi Jehon”. Juria e përbërë nga Sami Piraj (kryetar i Jurisë), Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu  dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen çmimeve tradicionale të Festivalit.

Samir Piraj, kryetar i Komisionit tha në fjalën e tij se “Festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore”.

“Edhe ky edicion është spikatë me shumë karakteristika që e shenjëzojnë si një ngjarje të shënuar kulturore. Natyrisht, e ka pas shumë vështirë të qëndroj në ballë të problemeve të cilat janë praktikisht të pranishme në jetën tonë siç është Covid 19 dhe problemet tjera.“

“Megjithatë ka shumë karakteristika që e shenjëzojnë si Festivalin unikat tash për tash në Kosovë dhe ky eveniment, kjo ngajrje kulturore shpresoj që të jetë pjesë e ruajtjes insttitucionale të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale.“

“E them për shumë arsye dhe njëra ndër to është organizimi kaq dinjitoz i Ansamblit “Malësori” si gjenerator faktikisht realizues i këtij Festivali në krye me kryetarin Haziz Hodaj” tha Sami Piraj.


Ai në vazhdim i shpalosi çmimet.


Çmimin “Malësori” e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit

Çmimi “Malësorja” iu nda për Ansamblin “Deçani” nga Deçani

Çmimi “Lahuta” iu nda Ansamblit “Bresana” nga Bresana

Çmimi “Nazmije Totaj” iu nda këngëtares  Mamure Belaj nga Kaçaniku

Ritali më objektiv Ansambli “Bresana” nga Bresana

Grupi më i dalluar i rapsodëve nga “Hajvalia”  nga Hajvalia

Kostumet autoktone “Deçani” nga Deçani

Koreografia më e mirë Ansambli “Bajram Curri” Prishtinë

Grupi më i mirë i vallltarëve “Anamorava” Viti

Dyshja më e mirë e valltarëve dyshja e Ansamblit “Deçani” nga Deçani

Vallatarja më e mirë Rilindë Gjonbalaj “Vuthaj” Mal i Zi

Valltari më i mirë Fahri Musa nga Ansambli “Anamorava” Viti

Rapsodi më i dalluar Përparim Brati nga Kruma

Orkestra më e dalluar “Bajram Curri” Prishtinë

Instrumentisti i dalluar I takon Muharrem Dibrës nga Kruma e Shqipërisë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022  - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)