16 Gusht 2022

Angelina lidhje intime me Mick Jagger

SHBA 6 mars - Libri që do të publikohet së shpejti, për çiftin Brad Pitt dhe Angelina Jolie po shokon fansat e tyre në Hollywood.

 

Volumi, i titulluar "Brad Pitt and Angelina Jolie The True Story", zbulon të fshehta tronditëse për jetën seksuale të bukuroshes Jolie, që mesa duket ka pasur një lidhje të shkurtër me rocker-in Mick Jagger.

Autorja Jenny Paul tregoi për revisten amerikane "Life and Style" se i janë dashur gjashtë vjet për të shkruar këtë libër dhe bën zbulime sencacionale, të cilat i ka gjetur nga burime të afërta të Angelin-ës, si ish-i dashuri i nënës së saj, por si dhe një ish-mike e ngushtë e saj e quajtur Texas Terri.

Në faqet e librit Jenny flet për faktin se Brad Pitt dhe Angelina planifikojnë të kenë së bashku jo më pak se 13 fëmijë, por edhe për të kaluarën aventureske të aktores. Kështu, autorja pohon se Jolie ka pasur një lidhje me Mick Jagger, në kohën kur ky ishte i martuar me fotomodelin Jerry Hall.

Me sa duket aktorja dhe këngëtari kanë pasur marrëdhënie seksuale në kohën kur aktorja luante në videoklipin e grupit Rolling Stones "Anybody Seen My Baby", në 1997.

Për më tepër, saktëson Jenny, se në 2004, kur u njoh me Brad Pitt, Angelina takohej dhe me ish-burrin Jonny Lee Miller, por edhe me aktorin Ralph Fiennes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)