29 Mars 2024

Aguilera e frymëzuar nga e kaluara

SHBA, 4 prill - Christina Aguilera ka shfrytëzuar përvojën e fëmijërisë për të nxitur emocionet të cilat ka dashur t'i përcjellë në filmin e saj të fundit "Burlesque".

Këngëtarja luan rolin e vajzës së vështirë Ali në projektin e parë të saj filmin, dhe thotë se duke menduar për kohën kur ajo është rritur, ka krijuar emocionet të cilat i janë dashur gjatë xhirimit të skenave.

"Vajza që luaj, Ali, ka një të kaluar të pakëndshme. Nëna e saj vdiq kur ajo ishte shumë e re dhe ajo ka jetuar nëpër shtëpi të huaja si e birësuar. Mund të lidhesha me atë dhimbje, pasi jam rritur në një shtëpi abuzive. Kjo më jepte motivim shtesë për të provokuar lotët për ato skena në të cilat duhej vërtet të investoja emocione", ka thënë këngëtarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)