29 Mars 2024

Adelina: Ndikimi i sllavizmave, tragjedi për kulturën shqipe

Zurich, 16 mars - Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Adelina Ismajli thotë se ndikimi i rrymave sllave në muzikën shqiptare është një nga tragjeditë më të mëdha që i kanë ndodhur kulturës shqiptare.

Adelina Ismajli, këngëtare e njohur në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan, pohon se ndërhyrja e ndikimeve sllave në muzikën shqiptare që prodhohet dhe shpërndahet sot, “do të ketë pasoja fatale”.

Gjatë një interviste për BBC- Albanian, regjistruar në 11 mars 2010, Adelina Ismaili ka thënë se vitet e fundit, është zhvendosur në Zvicër ku po e zhvillon aktivitetin e saj artistik.

Adelina pohoi se tashmë është regjistruar pranë Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Artistave dhe të Drejtave të Aurotit. Duke folur për planet e saj, Adelina tregoi se është duke përgatitur një album të ri ndërsa krahas kësaj, merr pjesë në mbrëmje muzikore kryesisht në Zvicër por edhe në Italoi e Gjermani, ku audienca i përket  mërgatës shqiptare në këto shtete.

Në planet e afërta të Adelinës, duket të jetë edhe një shou i madh në Zurich. Duke folur për jetën e saj dhe aktivitetin në Zvicër, Adelina pohon se tanimë është duke punuar deri në gjashtë muaj për një këngë të vetme, ndërkohë që më parë, këtë kohë e shpenzonte për gjithë albumin.

Teksa komenton gjendjen ku ndodhet muzika shqiptare aktualisht, Adelina thotë se muzika në tërësi po ndikohet nga sllavizmat ndërsa shton se rrymat e muzikës moderne po shkojnë drejt modernizmit.

Adelina e shikon këtë huazim të rrymave moderne si një gjë pozotive, ndërsa shton se revolucioni kulturor do të ndodhë duke marrë më të mirën nga modernja.

Diva e muzikës shqiptare, siç është quajtur Adelina Ismajli, thotë se në hapësirën shqiptare është e nevojshme që të drejtat e autorit të mbrohen me ligj, jo në kuptimin e censurës së ndokujt, por në kuptimin e ndalimit të kaosit dhe të afirmimit të vlerave të vërteta kulturore.

“Nëse vjedh një këngë të hiqet e drejta, kjo është një gjë për të cilën po flas”, tha Adelina. Në emision ka ndërhyrë Dani, një emigrant nga Zvicra, ai pyet:

Morët pjesë në Kënga Magjike, pas dhjetë vitesh dhe morët po atë çmim, po atë vlerësim si dhjetë vite më parë, si e ndien veten, kur quhesh diva e muzikës shqipe?

Adelina Ismajli përgjigjet duke thënë se: Kënga Magjike më ringjalli pas një dekade, u duartrokita më shumë se kurrë në Pallatin e Kongreseve, është është emocion kur i sheh duke duartrokitur.

Ajo zbulon një sekret që nuk është fiksuar nga kamerat në spektakël, ndërsa thotë se ka qarë kur më quajtën Diva e muzikës shqiptare.

Këngëtarja e njohur nuk e fsheh se për një moment pati një zhgënjim nga juria e festivalit. Sipas Adelinës, votimi i saj ishte më i çuditshmi i ndodhur ndonjëherë për shkak se gjysma e jurisë i kishte dhënë pikët maksimale, nga 20 për secilin anëtar, kurse gjysma tjetër i kishte thënë minimumin e pikëve.

“Pati mospërputhje në votim, isha votuar në mënyrë të çuditshme, gjysma zero dhe gjysma maksimale me 20 pikë, megjithatë unë jam mësuar me këto gjëra”, thotë Adelina, duke shtuar se ishte një sabotazh i vogël i kolegëve.

“Por isha për publikun aty jo për ata kolegë që votuan në atë mënyrë, zhgënjimi kaloi kur pashë kush anëtar i jurisë, më kishte votuar me pikë maksimale, janë njerëz që i vlerësoj”, tha Adelina Ismajli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)