10 Gusht 2022

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 6 gusht 2022

- Me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli behën Homazhe pranë varrit të tij. (Fshati Broboniq, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, organizohet aktivitet përkujtimor me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- DOKU.TECH prezanton programin e tij në kuadër të Festivalit të Filmit, Dokufest. (Parku i Trajnimit dhe Inovacionit në Prizren, ora 13:00)

- Posta e Kosovës promovon Pullën Postare “Dua Lipa” ku do të merr pjesë edhe vet Dua Lipa. (Swiss Diamond, ora 15:00 - pas orës 14:45 nuk lejohet hyrja)

Ngjarjet e datës 5 gusht 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton peticionin nga OJQ “Duka Vita’’. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 9:30)
    
- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës mban ceremoninë e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga KFOR-i Italian. (Ndërtesa e Administratës Qendrore në ShSKUK, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 4 gusht 2022

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Verërat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-060 për Mbeturinat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:45)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë  dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione nisin fushatën sensibilizuese "Unë kam një Ligj që më mbron”. (Sheshi “Skenderbeu” afër Qeverisë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu merr pjesë në një aktivitet në Kooperativën Bujqësore "Krusha", ku EULEX-i do të dorëzojë donacion për kooperativën. (Krushë, ora 10:50) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencë për shtyp pas dorëzimit të ankesave të ORCA-s për pesë plagjiatura të reja, të verifikuara dhe konfirmuara nga Këshilli i Etikës. (Para ndërtesës së Rektoratit në Universitet të Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

 

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, do të takohet sot me mërgimtarë në Parkun e Qytetit në Gjakovë, në kuadër të kampanjës, "Karvani i Diasporës" Shijo Kosovën. (Pakru i qytetit të Gjakovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 gusht 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit formon grupin punës për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore të Prishtinës, salla -319, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 2 gusht 2022

 - Në kuadër të shënimit të ditëve të mergatës, Komuna e Malishevës organizon diten e dytë të panairit të artizanatëve. (Pranë Muzeut të qytetit të Malishevës, ora 8:00)

- Mbahet konferenca ku do të marr pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti dhe Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor z.Jeton Rexhepi, ku do të paraqitet projekti më i ri, me pajisjet më të reja “Patrulla Inteligjente”që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia e Kosovës. (Stacioni Policor Qendra – Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet nata finale e festivalit mbarëkombëtare i folklorit "Oda e LLapushës". (Parku i qytetit të Malishevës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 gusht 2022

- Në kuadër të shënimit të ditëve të mergatës, Komuna e Malishevës organizon hapjen e panairit të artizanatëve. (Pranë Muzeut të qytetit të Malishevës, ora 8:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për Media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republilës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim dhe shqyrton CV-të për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i shtatë i festivalit mbarëkombëtare i folklorit "Oda e LLapushës". (Parku i qytetit të Malishevës, ora 19:00)
 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës”, që mbahet në Komunën e Podujevës. (Komuna e Podujevës, ora 19:15)
 

Ngjarjet e datës 31 korrik 2022

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mbajnë konferencë për media lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes me MCC-në për Programin Kompakt. (Ministria e Ekonomisë, Salla e takimeve, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 29 korrik 2022

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë punimet e seancës së ndërprerë më 21 korrik 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Punëtorët Teknik dhe ata të Sigurimit Fizik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike në nivel vendi në Kosovë  do të protestojnë para drejtorive të Spitaleve, QMF, dhe Ambulancave ku ata kryejn shërbime, ora 10:00

- Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 218-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)   

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë tjerë feministë do të organizojë një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial në Prishtinë në kundërshtim me vendimin institucional që prokurores Stojanka Kasaloviq t'i shqiptohet vetëm vërejtje publike me shkrim, pas një marrëveshjeje që ajo e kishte bërë më Këshillin Prokurorial, ora 11:30

- Promovohen dy libra të Driton Gashit. (Bibliotekë Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Gjykata Themelore në Gjilan bën shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit B. Z., i cili ngarkohet për veprën penale “vrasje e rëndë” ku sipas aktakuzës në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I. C., për motive të ulëta. (Objekti i gjykatës,​ ora 13:00)

- Në kuadër të panairit E Jona organizohet shpërndarja e Certifikatave për Ekspozuesit bëhet nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.  (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta - Petriti” në Gjilan, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 28 korrik 2022

 - Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Ligjit për mbeturina. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 8:30)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)  

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje në të cilën do të shqyrtojë 22 projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, sall N303, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Dita e dytë e të panairit E Jona vazhdon me diskutimin për potencialin dhe mundësitë e investimeve në komunën e Gjilanit. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta - Petriti” në Gjilan, ora 10:00)

- "Karvani i Diasporës", projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dedikuar mërgatës, nesër do të jetë në qytetin e Ferizajt. (Qendra e qytetit në Ferizaj, ora 19:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor dhe të Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 27 korrik 2022

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me titull “Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media dhe raportin vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti INDEP organizon tryezën 'Media dhe mbrojtja e konsumatorit'. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizon tryezën e rrumbullakët mbi dokumentin praktik të politikave të quajtur “Udhërrëfyes për luftën kundër korrupsionit dhe rritje të transparencës në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, do ta bëjnë hapjen zyrtare të edicionit të parë të panairit E Jona, i cili përmban tri komponente: panairin biznesor, panairin shitës dhe festivalin. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta - Petriti”, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike shqyrton CV-të për angazhim të eksperteve si dhe cakton dëshmitarët që do të ftohen për intervistim në mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- "Karvani i Diasporës", projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që i dedikohet  mërgatës, nis rrugëtimin nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, me pikën e parë të ndaljes në qytetin e Gjilanit. (Qendra e qytetit - Gjilan, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 26 korrik 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin plotësues të komisioneve të përhershme, për Projektligjin nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, mban nesër konferencë për media. (Objekti i MPJD-së, salla e konferencave, ora 11:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së, 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për verërat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Përurohet Instalacioni Artistik unik, në lumin Ibër, pranë Urës Kryesore të punuar nga autorja Stanislava Pinchuk, dhe kuruar nga Petrit Abazi, në kuadër të Manifestës 14. (Lumi Ibër, pranë Urës Kryesore në Mitrovicë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 25 korrik 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Aktet Juridike, shqyrton Raportin e mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton me  Eva Högl, Komisionere Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe Reinhold Robbe ish Komisioner, lidhur me procesin  legjislativ për  Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në 22 vjetorin e vrasjes së veprimtarit, Shaban Manaj. (Istog, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 24 korrik 2022

 - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 23 korrik 2022

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, kati IX, salla 914.ora 12:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon turneun për nder të ditëlindjes së 62-të të Legjendës Fadil Vokrri. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 17:30)

Ngjarjet e datës 22 korrik 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me ceremonitë më të larta shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 9:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 8:30)  

- Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për promovimin e punësimit multietnik në institucione, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fillon Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë U22, në të dy konkurrencat. (Holiday Resort, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Muratin, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj mbajn konferencë të jashtëzakonshme ku do të paraqesin para publikut një rast të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet. (Zyrat e PSD-së, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit, ora 11:05 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë në të cilën Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do t'i adresohet deputetëve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:50)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier do t'i adresohen Forumit të Solareve. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e dekorimit të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me çelësin e Kryeqytetit, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pret sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)


- Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Pllatoja e Pallatit të Rinisë, ora 19:50)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2022



- Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Solareve. (Hotel Emerald, ora 9:00)   

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese për fillimin e procedurës për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës merr vendim për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për regjistrimin e bujqësisë, me raport amendamente të Komisionit funksional për  Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvilli. etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes mbajn konferencën përmbyllëse të Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor lidhur me përceptimet publike në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkanin Perëndimor. (Hotel Garden, ora 9:45)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i njofton mediat se sot do te bëhet ceromonia e hapjes së Panirit “Gratë në Biznes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti” ne Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me titull “Lufta në tentativë kundër korrupsionit” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë procedimit të rasteve të korrupsionit në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot, do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut: Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Rame Lahaj International Opera Festival mban konferencën e parë për media, e cila shënon edhe fillimin e edicionit të sivjetmë të festivalit. (Amfiteatrin e Ri i Bibliotekës Universitare të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetar i  Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Bordi i Manifesta 14 mbajn konferencën për shtyp të hapjes zyrtare të Manifesta14 Prishtina për shpalljen e programit të plotë të edicionit të 14-të të Manifesta, Bienales Nomade Evropiane. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Shfaqet filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkollat” me regji të Ilir Kabashit, me skenar të Nuhi Bytyçit dhe me drejtor fotografie nga Bekim Qyqalla në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Medias dhe Komunikimit. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.ora 12:30)

- “Prishtina Gastronomy Festival” hap festivalin me moton "Bukë e Kripë e Zemërbardh". (Sheshi Adem Jashari në Prishitnë, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 20 korrik 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informohet lidhur me Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës”, shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon ngjarjen fushore në plantacionin e mjedrave në fshatin Reçan, komuna e Prizrenit. (Fshati Reçan, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e kontratave të dhëna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për furnizim me oksigjen. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë si dhe Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Një grup i federatave sportive dhe delegatë të Asamblesë së Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) mbajnë konferencë për medie në lidhje me vendimet e paligjshme dhe ndërhyrjet në autonominë e federatave sportive nga MKRS-ja dhe drejtuesit e KOK-ut. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Aktet Juridike, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Vlerësimi i gjendjes aktuale të komunitetit turk në Kosovë’’. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK-ja, mbajnë konferencë për medie me temën “Raporti i qeverisë qendrore me komunat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 shqyrton CV-të për angazhim të eksperteve si dhe kategorizon listën e dëshmitareve per intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Bëhet promovimi i librit "E drejta sportive në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport - CAS". (amfiteatri i Biblotekës Kombëtare, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 19 korrik 2022

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon tryezën e dytë të sportit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale taohet me drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës dhe me drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së zhvillon takim me Zyrën e Rregullatorit për Energji për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend. (Zyrat e ZRRE-së, ora 10:00)

- Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës prezanton raportin hulumtues të realizuar “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”. (Restoran ”Rings”, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së, nga radhët e komunitetit shqiptar shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N302, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mbajn konferencë për media në të cilën paraqet konkluzat e tryezës së sportit. (Hotel Emerald, ora 16:30)

- Instituti për Art dhe Kulturë Epifani organizon hapjen e ekspozitës "NSK Territory Prishtina", bashkëpunim në mesë IRWIN dhe Fatmir Mustafa Karllo. (On Top Residency në Butofc, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 18 korrik 2022

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

 - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin e fundit tematik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Divizioneve Penale të Gjykatave të Kosovës në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, Projektligjin për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore dhe Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)


- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot (18 korrik), Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban degjim publik lidhur me nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:30)



Ngjarjet e datës 17 korrik 2022

- Ekipi i femrave i Universitetit të Prishtinës në hendboll do të garojë për vendin e III-të. (Palestra 1 Tetori, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit Kryetari i LV-së, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti. (Selia e LVV-së, ora 14:00)

- Mbahen ndeshjet finale të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022. (Palestra "1 Tetori", ora 17:00)

- Federata e Sporteve Universitare të Kosovës organizon ceremoninë mbyllëse e FISU Kupës Botërore Universitare. (Palestra 1 Tetori, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 16 korrik 2022

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kabinetin e MKRS-së, do të mbajë konferencë për media rreth qëndrimeve të organizatës Europa Nostra për Manastirin e Deçanit dhe vizita e delegacionit të tyre në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 15 korrik 2022

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Kabineti i Presidentes, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, pret sot në takim homologun e saj, ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau. (Objekti i MPJD-së, ora 9:45 - vetëm pamje)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të realizojë një aksion simbolik përmes të cilit do të apelohet në Senatin e Universitetit të Prishtinës, kundër vendimit të Këshillit të Etikës për plagjiatorët Dugolli dhe Kastrati, me ç'rast do të kërkohet heqja e titujve dhe përjashtimi i të dy profesorëve nga universiteti. (Para Rektoratit të UP-së, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton 20 Projektligje për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje nga fusha e bujqësisë si dhe voton raportin vjetor të Autoritetit te Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për media lidhur me gjendjen e punëtorëve ne sektorin privat te Kosovës. (Zyra e Federatës Sindikale, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Puneve të Jashtme të Polonisë, njëherësh Kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Kabineti i kryetarit, ora 11:20 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:05)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau mban konferencë për media me rastin e vizitës dyditore për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës OSBE-së. (Ambientet e KQZ-së - ish-Banka e Lublanës, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Komuna e Malishevës fillon fushaten e dezinsektimit kundër rriqrave të zonave endemike, në territorin e Komunës së Malishevës. (Fshati Senik, ora 7:00 - 12:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet manifesti pë shënim të 232 vetorit të themelimit dhe të 15 vjetorit të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (selia e Gjyshatës Bektashiane të Kosovës në Gjakovë, ora 11:00)

- Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare franceze ambasadorja e Francës në Kosovë, znj Marie-Christine Butel do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 18:00)


- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, pret sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e saj ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau. (Aeroporti Ndërkombëtar 'Adem Jashari', zona VIP, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2022

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport takohet me Goran Dakovic-përfaqësues i ENQA-s. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Aktiviteti i USAID-it për Drejtësinë organizon takimin e Inicimit të Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi që do të shërbejë si pikënisje për anëtarët e Rrjetit që të prezantohen dhe të ndajnë vizionin e tyre ër inovacionin në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Projektligjin për të Drejtën Nërkombëtare Private, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin mbajn për një konferencë për media përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë lidhur me denoncimet e fundit ndaj zyrtarëve përgjegjës në rastin e Kujtimit, si dhe padinë ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të njeriut. (Para Këshillit Prokurorial, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projekt Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremonin e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. SHAL 56. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin “Prokurori kundër Thaçit dhe të tjerëve”. (Hagë, ora 13:30)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot (13 korrik) mban konferencë për media.(Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së. (KlanArena Centre, Fabrika e Amortizatoreve, ora 18:00)

- Hapet Observatori i Prishtinës për vrojtimin e hapësirës dhe kozmosit. (Pallati i Rinisë, ora 18:30)

- OJQ Integra promovon librin “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”. (Muzeu i Burgut të Prishtinës në Prishtinë, ora 19:30)





 

Ngjarjet e datës 12 korrik 2022

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Diskutim mbi zbatimin e Pakos së Ringjalljes”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. (Salla e konferencave, kati I, zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Bordit Bajram Mustafa  dhe U.D Kryeshefi ekzekutiv, Januz Kabashi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër - Lepenc”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë përcjell nisjen e “Konvojit të EULEX-it për Ukrainë” i cili përbëhet nga 10 automjete të EULEX-it, të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë. (Selia e EULEX-it, ish Farmed, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizon panel diskutimi për transparencën në punën e vetëqeverisjes lokale në Kosovë në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për  rregullimin e çmimit të produkteve medicinale si dhe Projektligjin për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit". (Ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 9 korrik 2022

- Për nder të Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) organizon pritjen tradicionale për urime. (Selia e BIK-ut, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të festës së Kurban Bajramit. (Selia e BIK-ut në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berisha, për nder të festës së Bajramit. (Zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 8 korrik 2022

 - Drejtoria e Inspekcionit nga Komuna e Prishtinës do të zhvillojë një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë Pallat e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti. (Pallati i Rinisë, ora 8:30)

- Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha, mbajnë nesër (E premte 8 korrik), Konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale dhe Projektligjin për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 16-të IPK-së.  (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dhe voton emrat e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosvës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë nga drejtoria e bujqësisë. (Tregu i Rrushit, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)