16 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Tetor 2020

- Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp. (Zyra e Degës së PDK-së, afër restaurant Tiffany Prishtinë, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 10 Tetor 2020

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, me rastin e mbajtjes së Testit të Maturës do të vizitojnë gjimnazin “Gjon Buzuku”, shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” si dhe shkollën e mesme mjekësisë “Luciano Motroni”. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mban konferencë për medie për 100 ditëshin e punës së Ministrisë së Infrastrukturës. (Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P38, ora 12:00)
 
- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të marrin pjesë në kontrollin mjekësor periodik diagnostik, gjatë kontrollit shëndetësor do të bëhen ekzaminime: Ultrazeri i gjirit, mamografia, tumor markeret. (Prizren, ora 12:00)

- Mbahet manifestimi për dhënien e çmimit “Mërgimtari i viti 2020”, me qëllim të falënderimit për kontributin e diasporës dhënë ndër vjet. (Restauruan “ODA”, magjistralja Prishtinë-Gjilan, ora 15:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban konferencë për medie për njëqind ditëshin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)

- Kombëtarja e Sllovenisë mban konferencë për media dhe me pas fillon stervitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Hapet Festivali i parë Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020” (Kino “ABC”, Rr. “Rexhep Luci”, ora 17:45)

- OJQ “Hardh Fest” organizon hardh Expo “The Legends”, përzgjedhjen e mbretëreshës së rrushit 2020. (Shtëpia e Verës, Rahovec, ora 18:00)

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas fillon stervitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 9 Tetor 2020

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj - Stublla pret homologun e saj grek, Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ora 8:40)

 - Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të vizitojnë biznesin “Proton Cable” në qytetin e Prizrenit me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar, si rezultat i efekteve që ka dhënë pandemia COVID 19. (Prizren, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. (Kabineti i kryetares, ora 10:25)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të raportojë Kryeministri Avdullah Hoti, për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës në të cilën do të shqyrtohet Draft Planin e Buxhetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Jashtme Haradinaj - Stublla pret në takim zyrtar Ministrin e Jashtëm grek Dendias, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Objekti i Ministrisë së Jashtme, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit organizojnë debat publik për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e pjesës “E” të autoudhës Prishtinë - Merdare. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të vizitojnë biznesin “Frutex” në qytetin e Suharekës. (Suharekë, ora 12:00)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” organizojnë një diskutim kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. (Ministria e Shëndetësisë, ora 12:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka do të vizitojnë biznesin “Ontexi” në qytetin e Prishtinës. (Prishtinë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 8 Tetor 2020

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Gjermanisë Jorg Rohde marrin pjesë në dhurimin e 15 respiratorëve për QKUK-në . (Administrata e QKUK-së, ora 8:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës mban takim me shefat e grupeve parlamentare. (Zyret e OAK-së, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:15)  

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e hulumtimit me titull “Luftëtaret e huaj dhe Diaspora e Kosovës - Rasti i Gjermanisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Kryeministri Avdullah Hoti dhe Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. (Mediat mund të marrim pamje gjatë pritjes në hollin e Kuvendit, ora 10:50)

- Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, u adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave, ora 11:15)

-  Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet takimi i 186-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 13:30)

- Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin mbajn konferencë për media lidhur me përgjigjet e intstitucioneve rreth kërkesave të peticionit Drejtësi për Kujtimin! dhe hapave të mëtutjeshëm. (Përpara Qeverisë së Kosovës, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 7 Tetor 2020

- Në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e Serrave me Participim” të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ndërtimin e serrës së parë në fshatin Atmaxhë. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:30)

- inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime nëpër biznese, ku do t’i shoqërojë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja nga MTI, ora 8:45)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës i shoqëruar nga ud. drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë, Klinikën Emergjente dhe klinikat e Kirurgjisë. (QKUK, ora 9:00)

- Ministrja e Financave znj. Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Rahovecit ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, Ministerja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj - Stublla dhe Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 10:00)

- Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO do ta organizojë një video-konferencë për ta shënuar 20 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ta diskutojë zbatimin e saj në Kosovë. (Faqja e Facebook të NATO/KFOR dhe do të mbulohet në llogarinë Twitter të NATO/KFOR, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë vendin ku planifikohet të ndërtohet stadiumi i qytetit në Rahovec. (Rahovec, ora 10:45)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me 'Covid 19' dhe legjislacionin në procedure lidhur me sektorin e shëndetësise. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencë për media me temë 'Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike'  - Çfarë janë humbjet në ekonominë e vendit dhe a ka zgjidhje që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të miratohet të enjtën nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Tek zyrat e AKB-së në Lagjen Tophane, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtar të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas si dhe Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë palestrën "Mizahir Isma". (Rahovec, ora 11:05)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 11:30)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbanë Konferencën për Media me temën: “Raporti i Vendit për Kosovën 2020: Pak apo fare progres?” (Zyret e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, 16/1, përballë Kino ABC, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së,ora 13:30)  

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Tetor 2020

- OJQ ‘’Ngritja e Zerit’’, do të dorëzojë për hërë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve te luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe shoqatën e Shëndetësisë dhe Qytetërimit do të bëjë hapjen e trajnimit katër-ditor online me mjekët nga Turqia, me temën  “Metodat për të luftuar me Covid-19”. (Objekti i Qëndres së Mjekësisë Familjare në Prizren, ora 9:00)

- Rektorët e universiteteve publike rajonale do të takojnë rektorin, Naser Sahiti, me rastin e nisjes së mandatit të tij në krye të UP-së. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën do të dëgjohet dëshmia e Kryetarit te Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin për vepër jetësore dhe çmimet vjetore në fushën e muzikës. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Agim Hamdija lidhur me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës në SHFMU "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë të Prizrenit. (Fshati Korishë, ora 11:00 - nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Bordi të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, takohet me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ku pas takimit do të prononcohen për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të bëjë çertifikimin e te rinjve të trajnuar për ndërmarrësi. (Kalaja e qytetit në Vushtrri, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim ministren e Financave, Hykmete Bajrami ku do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit. (Restorant “Astoria”, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën do të dëgjohet dëshmia e udhëheqësit te Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media me temë diskutimi “Pandemia dhe vështirësitë e të bërit biznes”. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën do të dëgjohet dëshmia e udhëheqësit te Qendrës Operative Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)  

 - Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis lidhur me marrëveshjet nga takimi i Washingtonit nga 4 shtatori 2020 për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Tek parkingu i ETC- Zona Industruale në Fushë Kosovë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës, 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të mbajnë takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve. (Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, ish-ndërtesa e TMK-së, në Rahovec, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të bëjë çertifikimin e te rinjve të trajnuar për ndërmarrësi në Mitrovicë. (Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ora 14:00)

- Komisioni Evropian do të publikojë Paketën e vet të Zgjerimit për vitin 2020 dhe Planin e ri ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. (https://multimedia.europarl.europa.eu/en/committee-on-foreign-affairs_20201006-1515-COMMITTEE-AFET-1_vd, ora 15:15)

- Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi mban konferencë shtypi lidhur me Paketën e vet të Zgjerimit për vitin 2020 dhe Planin e ri ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. (Vegza e transmetimit të drejtpërdrejtë: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/ebs/both/20201006, ora 16:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog bën dorëzimin zyrtar të Raportit për Kosovën tek Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. (Zyra e Kryetares, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog bën dorëzimin zyrtar të Raportit për Kosovën tek Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

- Fillon java e 4't e Festivalit të Arkitektures në Kosovë me edhe një seri ligjeratash nga individë dhe studio të vecanta nga e gjithë bota. (Drejt per drejt në facebook faqen e "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbajn konferencë shtypi . (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 5 Tetor 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ndan çmimin për vepër jetësore "Muslim Mulliqi" dhe çmimin vjetor në fushën e arteve pamore. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302  ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet në konferencën e parë për media në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

- Kolegji Globus organizon ceremoninë për shpërndarjen e certifikatave për ndërmarrësi në të cilën do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Kolegji Globus në Prishtinë, ora 11:00)

- Organizohet ceremonia për shpërndarjen e certifikatave për ndërmarrësi. Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Kolegji Globus në Prishtinë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim kryetarët e Bashkive të Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për periudhën tetor-dhjetor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit vazhdon seancën e shtatë të rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal te Gjilanit , ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

- Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë mban konferencë për media në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës. (Hagë, ora 15:00)

- Ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson nënshkruajnë projektin në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh për të ndihmuar  rimëkëmbjen e Kosovës nga vala e parë e COVID-19 dhe për të zvogëlojë cenueshmërinë ndaj valëve të ardhshme. (Zyra e Agjencive të OKB-së “Zagrebi” 58, ora 15:00)

- Në kuadrin e vizitës zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi organizon ceremoninë "Faleminderit Kosovë", në të cilën Ministri do të falenderojë Kosovën dhe qytetarët për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis Shqipërisë dhe Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për nder të Ditës Ndërkombëtare të Arkitektëve, ku do të organizohet një pritje për arkitektët e komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 17:30)

- Kombëtarja e Kosovës sonte do ta mbajë stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00 - 15 minutat e para të stërvitjes janë të hapura për media)

Ngjarjet e datës 4 Tetor 2020

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të organizojë “Ditën Botërore të Turizmit” dhe njëkohësisht do të bëhet edhe hapja e Sezonit Turistik Vjeshtë-Dimër, marrin pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi si dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi. (Hotel Arxhena, Brod, Dragash, ora 12:00 - nisjanga MTI-ja, ora 8:00)

- Banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës protestojnë në bllokim të rrugës Brezovicë - Ferizaj, arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e rrugës, e cila nuk po rregullohet nga operatori ekonomik ku është kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës! (Ura e Haxhisë, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me komunat shënon Ditën Botërore të Ecjes. Aktiviteti kryesor mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp. (Zyret e Degës së PDK-së në Prishtinë, rruga Enver Zymberi, afër restaurant Tiffany, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 3 Tetor 2020

- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Federata Pan–Shqiptare “VATRA”, të shtunën do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim. (Ndërseta se Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:00)  

- Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë ambasadori Jörn Rohde mban fjalim për 30-vjetorin e Ribashkimit Kombëtar. Faqja e facebook-ut të Ambasadës Gjermane www.facebook.com/Germany.in.Kosovo, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i shtigjeve të ecjes në Lipjan, si dhe organizohet gara e ateletikes “Vrapimi i Krushqve”. (Shtigjet e ecjes në Lipjan, ora 11:00)

- Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të protestojnë dhe do të kërkojnë që të ju lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)


 

Ngjarjet e datës 2 Tetor 2020

- Fakulteti i Edukimit programi Fillor mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të marrin pjesë në përurimin e aneksit të ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk. (Shkolla Mit’hat Frashëri, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan çmimin për vepër jetësore dhe çmimet vjetore për teatër. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Mbërritja e delegacionit i Qeverisë së Republikës së Kosovës në Shqipëri. (Përpara Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ora 11:00)

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese protestojnë me moton "Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni". (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve në Tiranë, ora 11:30)

- Fakulteti i Shkencave Aplikative mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 12:00)

- Fakultetit i Edukimit programi Parafillor mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 12:00)

- Fakulteti Ekonomik mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021  (Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ora 12:45)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, ora 13:00)

- Programi  E-Qeverisja për studimet MASTER, mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka”, ora 15:00)

- Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, mbanë provimin pranues për vitin akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka”, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020

 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)

- Global Albanian Gastronomy Festival së bashku me Theranda Wine organizon një darkë për prezantimin e kuzhinës moderne dhe degustimin e verërave shqiptare në vreshtat e  verarisë AgroKosova Holding. (Vreshtat e verarisë Theranda në Shirokë, Therandë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistet e verbër. (kabineti i Ministres, ora11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prizrenit do të pranojë një donacion me pajisje shkollore dhe tableta nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike në komunën e Prizrenit. (Drejtoria Komunale të Arsimit në Prizren, ora 14:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)


 

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2020

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në Mitrovicë ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Zyra e Kryetarit të Komunës se Mitrovicës së Jugut, ora 8:55 - mundësi fotografie)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa si dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi do të mbajnë konferencë bashkë me përfaqësuesit e sektorit të qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës. (Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut, ora 9:55 - mundësi fotografie)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën so të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, organizon konferencë për media me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e shkollave fillore klasat 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore. (Objekti i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet promovimi i librit “Çelësi i suksesit në karrierë dhe zhvillim të personalitetit është aftësia gjuhësore” me autorë Manfred G. Raupp, Dardan Velija dhe Peter Hartman. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina', ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 11:15)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon dorëzim - pranimin e detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton kampusin e IBCM në veri. (Kampusi IBCM në veri, ora 11:40 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton në hallën e sporteve të Mitrovicës së Veriut. (Halla e sporteve, Mitrovica e Veriut. ora 12:25 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të “Javës së Rinisë”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,  ku do të bëhet shpërndarja e broshurave vetëdijesuese “Vendose Maskën dhe Festo”. (Sheshi "Shatërvan" në Prizren, ora 12:30)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qumshtarët e Kosovës do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, perskaj Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës. (Parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovë dhe  i Projektligjit për Tokën Ndërtimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Ushtrues i Detyrës së Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare dhe hqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Komunen e Vitisë. (Kabineti i Kryetarit të Vitisë, ora 13:30)

- Qumështarët e Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme. (Tek Qeveria e Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton punimet në lumin "Morava e Binqes". (Viti, ora 14:10)

- Në Gjykaten e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetimora, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku me pas do të ketë edhe konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

- Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajnë konferencë për medie, në lidhje me rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive. (Para objektit të  administratës së ShSKUK-së ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Zëvëndësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ​mbnjë një takim koordinues në të cilën temë diskutimi do të jetë: "Trajtimi i rasteve të dhunës në familje në kohën e pandemisë". (ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)

- Fillon java e tretë e programit publik në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- anulohet - Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00 anulohet)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)

  

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)  


Ngjarjet e datës 22 Shtator 2020

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të bëjë përurimin e Qendrës Testuese për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë. (Objekti i ish-Ministrisë së Administratës Publike, kati përdhesë, salla 0-15, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 9:30)

- inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime, ku do t’i shoqërojë edhe ministri Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja do të bëhet nga MTI, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedhjen  e ekspertëve të jashtëm si dhe publikimin e adresës për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Infrakos ku do te takohet me menaxhmentin. (Infrakos, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pritjes të një misioni ekspertësh epidemiologjikë dhe mjekësorë të COVID-19 nga instituti gjerman i shëndetësisë, “Instituti Robert Koch” nga Gjermania. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ora 10:00 - ndryshim, ora 11:00)

- Fondacioni Kvinna till Kvinna do të lansojë raportin 'Ku janë paratë për të drejtat e grave? Trendet e financimit në Ballkanin Perëndimor'. (Ngjarja do të mbahet online dhe është e hapur për publikun përmes platformës Zoom, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës . (ShSKUK, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dikuton për rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, formimin e Grupit të punës për plotësimin e Bordit të NP KOSTT, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës mban konferencë lidhur me ngjarjët e fundit, për situtën e fundit si dhe vendimet e marra të Qeverisë në kohën e Pandemisë Covid 19, prej fillimit e deri me sot. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Pikënisja do të jetë rruga në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunal, ora 11:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi. (Fshati Miradi, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Valdet Hashani ish menaxher i Qendrës së karantinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- OVL UÇK mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia qendrore në Prishtinë, ora 11:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Projektkodit civil i Republikës së Kosovë, Projektligjit për tokën ndërtimore si dhe shqyrton shkresën e deputetëve: Alban Hyseni, Artan Abrashi dhe Dimal Basha për të ftuar në raportim Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me deklarimin për respektimin e marrëveshjes kundër kushtetuese për asociacionin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton e planit të punës së Komisionit, për periudhën shtator-dhjetor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Afrika Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Naim Musliu - Babai i Agon Musliu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, 14:00)

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës mban konferencë për media pas një takim konsultativ dhe koodinues me shoqatat e infermierëve, teknikëve te anastezionit, mamive, laborantëve, Oden e Infermierëve dhe Bashkimin e Sindikatave të Lira të Shëndetësisë lidhur me kërkesat për koeficinetin e pagave, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesat e rrezikshmërisë, pagesat e orëve shtesë. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 15:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Muzeun Kombëtar të Kosovës, dhe Fondacionin “Tradita Popullore” organizon ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Sot fillon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00) 

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)

 

 

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020

- Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajn konferencë për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera. (Prokuroria Themelore në Gjilan, rruga ‘’Marie Shllaku’’, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2020

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtimi Veselit. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik. (Kabineti i Ministrës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në shqiptimin e dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani do të bëjnë fillimin e projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”, me ç'rast do të bëhet mbjellja e parcelës së parë. (Hoçë e Qytetit, ora 10:00)

 - Lëvizja FOL organizon konferencë për media rreth zbatimit të vendimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, nga vet institucionet publike. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merrë pjesë në aktivitetin 'Debat n’shilte'. (Parku i qytetit në Prishtinë, ora 10:30)

- Pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtimit, aktivistja e fushatës Drejtësi për Kujtimin, Rina Kika dhe avokatja e familjes së tij flasin para mediave. (Tek Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Amnistia e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës. (Komuna e Klinës, ora 12:30)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Kampin për restaurimin e mozaikut, bashkëpunim ndërmjet MKRS, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. (Dresnik, Klinë, ora 13:00)

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media rreth ndeshjes se kombëtareve të femrave të Kosovës dhe Estonisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Estonisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2020

  - Përfaqësues të Unionit të Bashkive Shqiptare takohen me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytahet Haskuka . (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 9:30)

- Iniciativa Qytetare do të vazhdoj protestën kundër punimeve që kanë filluar për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë në të cilën do të kërkojë që menjëherë të ndërpriten punimet në qendër të Gjakovës, deri në publikimin e projektit, debatit me qytetarë dhe realizimin e procedurave ligjore. (Te hyrja e rruges Nëna Terezë afër TEB-bankes në Gjakovë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Hoti”. (Zyra e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton materialet e pranuar nga Policia kufitare dhe Ministria e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Unioni i Bashkive Shqiptare dhe Komuna e Prizrenit organizojnë hapjen e “Muzeu Lëvizës - Tirana vjen tek ne” për të nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin e kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias në të cilën do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Inspektorati i Tregut i MTI-së me prezencen e ministrit, Vesel Krasniqi do të realizojë një vizite inspektuese për të konfirmuar produktet të cilat prodhohen në kompaninë “SharrCem” se a janë në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kushteve për vendosjen e çimentos së zakonshme në treg. (SharrCem, Hani i Elezit, ora 11:00)
 
- Delegacioni i Unionit të Bashkive Shqiptare se bashku me zyrtar të Komunës se Prizrenit vizitojnë Panairin e Artizanateve. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 11:00)

- Federata Atletikes mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të Prishtina Virtual Maratonë e cila do të mbahet me 27 Shtator. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të ndërmarrë një aksion kundër dënimeve të ulëta të shqiptuara nga institucionet drejtësisë. (Para Prokurorisë në Prishtinë, ora 12:00)

- Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor të Kosovës proteston  lidhur me inicimin e procedimit të Ligjit për Paga. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë një projekt të përkrahur nga MKRS për të rinj të Gjilanit. (Qendra Rinore në Gjilan, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë një projekt të përkrahur nga MKRS për të rinj nga komuniteti serb. (Objekti i Komunës Ranilluk, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, do ta nënshkruajnë  betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni në shenjë të shënimit të ‘Javë së Sigurisë Rrugore’. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 14:00 )

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan Memorandumi për bursa studentore me Universitetin e Prishtinës. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do te shqyrtohet kërkesa e Agjencisë  për Informim dhe Privatësi si dhe do te njoftohet komisioni nga nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre. (Ndertesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës ekipi i femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Estonisë. (Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon homazhe me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren. (Tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00 - pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit të Prizrenit, ora 10:40)

- Ministrja Vlora Dumoshi bënë homazhe për Adem Mikullovcin. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 10:45)

- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren Komuna e Prizrenit organizon shpërndarjen e mirënjohjeve për gratë veterane të luftës. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)
 
- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 12:30)  

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovci, me rastin e ndarjes nga jeta. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:00) 

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan vendimin për shpalljen e AFA Rugova trashëgimi shpirtërore. (Rugovë, Pejë, ora 13:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim - demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në eventin e organizuar për Vitin e Ri Hebraik 5781. (Hotel Emerald, ora 17:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e kupës fituese në eventin Women Streetball AA Prishtina. (Marigona Residence, ora 19:00)
 


 
 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në  përurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët " Haradin Bajrami". (Magure, Lipjan, ora 10:00)  

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren dhe shkollën fillore “Ekrem Rexha” në Lubizhdë. (Shkolla "Motrat Qiriazi" në Prizren, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agrokosova Holding në Suharekë organizon aktivitetin 'Vjelja e Rrushit Kosova 2020 me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po Ju?'. (Kompleksi i Vreshtarisë dhe prodhimit të Verës i Agrokosova në zonen industriale në Shirokë të Suharekës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)  

- Nënshkruhet edhe marrëveshje e parë për bashkëpunim ekonomik në mes kompanisë Kosovare dhe të Serbisë për eksport pas nënshkrimit të marrveshjes se Washingtonit. (Kompleksi i Vreshtarisë dhe prodhimit të Verës i Agrokosova në zonen industriale në Shirokë të Suharekës, ora 13:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2020

 = Ministria e Arsimit dhe Shkencësorganizon konferencë për media me rastin e fillimit të vitit shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, pjesëmarrës në konferencë janë kryeministri, Avdullah Hoti, Ministri, Ramë Likaj, Armend Zemaj, etj.  (Ndërtesa e MASh, ra 11:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)