26 Nëntor 2022

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2021

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencën e fundvitit për media. (Ndërtes e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Në prag të ndërrimit të motmoteve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, si me futbollistë të Kombëtares e me drejtuesit e Dardanëve, do të bëjnë një shëtitje në sheshin e kryeqytetit, ku do të shpërndajnë për qytetarët një sasi të fanellave të Kombëtares së Kosovës. (Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2021

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbanë konferencë për media. (ish objekti Rilindja, ora 11:00) 

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për media në të cilën do të shpalos të arriturat e deritanishme, zhvillimet, gjendjen aktuale, si dhe planet për vitin e ardhshëm. (Objekti i Ministrisë së Bujqësisë - Kompleksi "Ramiz Sadiku" në Pejton, ora 11:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së, andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet.  (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 11:00)

- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dorëzon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padi për shpifje ndaj ministrit të Bujqësisë në Kosovës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministrja Arbërie Nagavci do të flasë për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron lokalet e reja në Prishtinë. (Kulla e zotnisë në Mahallën e Muhaxherëve, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencën e fundvitit për media, ku do të prezentojmë punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti, bashkëpunimin me institucionet e prioritetet për vitin 2022.  (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media. (Objeki i Ministrisë në Lagjjen e Spitalit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2021

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit, për të prezantuar të arriturat dhe zhvillimet e punës në KPMM për vitin 2021. (Salla e takimeve të KPMM-së, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Presidenti i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve Dardanët, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (SOS Fshatin e Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK, lidhur me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve,  të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Presidenti i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve Dardanët, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (Shoqata Handikos, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
 
- Presidenti i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve Dardanët, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (Shoqatën Down Syndrome Kosova, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e pagesave elektronike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00) 

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2021 ku pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 14:00)

- Ministri i Mbrojtjes së  Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fund vitit organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2021

- Në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës mbahet seminari i dytë shkencor. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, ora 8:30)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planet të Përformances të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit AKP, AKK, ARKEP, ARRU, KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, sall C203, ora 9:00)

- Mbahet takimi i 207-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve Kryesore për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (selia e KQZ-së, ora 11:00) 

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të mbajë konferencë për media për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Grupi Protestoj organizon protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike. (Pranë objektit të KEDS-it, ora 13:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me nderime ushtarake do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për vitin 2021 me temë "Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës". (Salla e konferencave të AKB-së, Lagja Tophane, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fundvitit organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2021

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media në lidhje me disa çështje dhe informata shqetësuese për krizën energjitike në vend. (Selia qendrore e PSD-së në rr. Bajram Kelmendi, 4 Llullat, ora 11:00)

- KEDS organizon konferencën për media lidhur me situatën elektroenergjetike në Kosovë. (Objekti qendor i KEDS-it, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2021

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Federaten e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, vizitojnë palestën e sporteve në fshatin Zhegër. (Zhegër, ora 9:30)

-  Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Holli i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mabn konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy&Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon. (Zyrat e Institutit Demokratik, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, viziton xhaminë në fshatin Uglar. (Uglar, ora 12:30)

- PDK mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:45)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret me ceremonitë më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për inspektimet. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e 32 vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)   

- Hapet ekspozita me fotografitë e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, të fotografit Adnan Ruhani. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:40 - Mediet duhet të jenë të pranishme në oborrin e Qeverisë më së voni, ora 12:15)

-  Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton planin e performancës të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Planin e performancës të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë organizojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Gazetari 2021. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪15:00)

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me vendimet e gjykatave në trajtimin e rasteve në baza gjinore dhe dhunës në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Rahovecit në të cilën do të behët zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit,  ora 10:00)  

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- KosovaLive në bashkëpunim me Albany Associates dhe British Embassy Prishtina, me mbështetje të Foreign Commonwealth and Development Office shprehin kënaqësinë për organizimin e konferencës hibride "Metaversi, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?". (KosovaLive Hub në Pallatin e Shtypit, Media Aneksi II, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për inspektimet, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për inspektimet, shqyrton Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjak dhe Përbërës të Gjakut, Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:30)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për patentat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare për vitin 2021. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal, ora 14:00)

 

- Partia Social Demokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës së KEDS-it. (Pranë ndërteses se KEDS, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2021

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me mbikëqyrjen e rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon lansimin e “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”. (Hotel Swiss Daimond, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës, Platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet mbajnë diskutim me organizatat nga shoqëria civile rreth formalizmit të punësimit në vend, si dhe implementimit të projektit të ATK-së “ Punësimi joformal 2021-2023” . (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, pret ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, me bashkëpunëtorë.  Gjatë këtij takimi do të bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për zbatimin e Abetares së përbashkët. (Kabineti i Ministres, ora 11:00)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportojnë para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon organizon konferencën përmbyllëse të vitit 2021. (Objekti i Institucionit të Avokatit, ora 11:00)

- Institutit Demokratik të Kosovës organizon tryezën me temën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikim i saj në punën e Kuvendit të Kosovës” në një diskutim të hapur me përfaqësues të subjekteve politike, KQZ-së dhe shoqërisë civile. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizon aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. (Ambientet e Kuvendit Komunal në Malishevë”, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi së bashku me Kryetarin e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagib Fejzi man konferencë për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 12:30)

- Minstri i Bujqësisë, Faton Peci raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për inspektimet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi lidhu me prioritetet dhe objektivat  për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe strategjin Legjislative e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)

- Kosovo 2.0 organizon një diskutim për ndotjen e ajrit i titulluar “Po afron ajo koha e vitit kur s’mund të marrim frymë lirshëm!”. (Hub 2.0, rruga Ferat Dragaj nr 25, prapa Furrës Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora 17:30)

- Federata e Volejbollit e Kosovës mban seminarin për trajnerë të volejbollit. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, ora 18:00)

- Hapet ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e Adriana Nimani Kutllovci. (Galeria Qahili, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2021

- Organizohet hapja solemne e projektit “Research capacity building to strengthen Empirical Education Research on Social Cohesion and Equity in Kosovo” projekt ky i përbashkët i Universitetit të Graz-it, Universitetit të Mitrovicës, Universitetit të Prishtinës, dhe Universitetit të Prizrent. (Objekti i Universitetit të Mitrovicës, ora 9:30)

- Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mban tryezën me temën “Bashkëpunimi ndër-institucional në fushën e trashëgimisë kulturore”​. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e lansimit te Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Plani i Veprimit 2021-2023. (Hotel Swis Daimond, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

 

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2021

- Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Zyrat e GLSP-së, ora 11:00)
 
- Ministri i Mbrojtjes së Republikes së Kosovës, Armend Mehaj zhvillon një vizitë në qendrën tregtare në Ferizaj "Plus Center" si qendra e vetme në Kosovë pa produkte serbe. (Ferizaj, ora 13:00)

- Teatri i Qytetit të Mitrovicës ”Muharrem Qena” do të shfaq premierën “Gishti”. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2021

 - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me delegacionin e tij. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjet në procedur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu mban fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencën për media për publikimin e Politikës Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve. (Hotel Sirius​, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë dhe jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës në të cilën do të behët zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Promovohet libri “Gjuha e shenjave dhe variacionet e saj” të autores, Shpresa Orana Sejdiu. (Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar "Esat Mekuli". (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30) 

- Kuvendui  i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021. (Kuvendi i Kosovës, ora 18:00)

 

 

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon ceremoninë e pranim dorëzimit të Buldozerit për deponinë e mbeturinave komunale të komunës së Dragashit, të dhuruar nga Qeveria e Japonisë. (Zyrat e KRM Ekoregjioni në Prizren, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton rreth procedurës të mbikëqyrjes së rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora  10:00)

- Caritasi Zviceran publikon hulumtimin me titull “Nga një këndvështrim gjinor: Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- EULEX-i do të bëjë prezantimin e raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:45)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me UN-Habitat dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon ceremoninë e lansimit të thirrjes për Instrumentin e Investimeve Kapitale. (Ndërtes e “Ish Rilindjes”, ora 11:15)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestoj  para Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Nismën ligjore mbi Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:30)

- Instituti Kombëtar Demokratik lanson një fushatë globale “Të rinjtë flasin  për qeverisjen” për të mbrojtur aspiratat politike të të rinjëve, duke i ndihmuar që të dëgjohet zëri i tyre. (Hotel Prishtina, ora 13:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”. (Termocentralin “Kosova B” në Obiliq, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2021

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu, pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 9:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- IPKO Foundation në bashkëpunim me Kosova Makers League do të organizojë eventin fizik, i cili do të shënojë përmbylljen e Raundit Special të Garës së Robotikës, i cili është organizuar në kuadër të Edicionit të 8-të të konferencës teknologjike, Doku.Tech. (Hapësirat e Termokiss, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit- Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:30)
 
- Fondacioni Jahjaga dhe Ambasada Japoneze në Kosovë do të nënshkruajnë grantin përmes së cilit do të ofrohet një pajisje e mamografit për Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Kamenicë donacion ky në kuadër të skemës GPP të Qeverisë Japoneze për vitin 2021. (Zyret e Fondacionit Jahjaga, në rrugën Agim Ramadani 32/10 në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:45)

- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, do të vizitojnë punimet në restaurimin e xhamisë së vjetër në fshatin Velekincë do ta vizitojnë Sahat-kullën. (Gjilan, ora 12:15)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të fluturimit të parë Zagreb - Prishtinë - Zagreb. (Terminali i Ri i ANP 'Adem Jashari', ora 13:20)   

- Në kuadër të aktivitetit “Debate me qytetarë” mbahet takimi i deputetëve: Yllza Hoti, Albana Bytyqi dhe Erxhan Galushi, me qytetarë të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal në Prizren​, ora 14:00)

- Mbahet Festivali Multikulturor, ku do të festohen ngjajshmërit me artist të shumtë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2021

- Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës organizon diskutim publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)  
 
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. (Kabineti i kryetarit, ora 9:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban fjalë rasti lidhur me vdekjen e senatorit amerikan Bob Dole dhe mban takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, lidhur me avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim në tryezën e rrumbullakët me temën “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”. (Hotel Opera, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin  e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, në Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban tryezën e diskutimit lidhur me të gjeturat e raportit hulumtues “Drejtësia e vonuar në Kosovë”. (Hotel Sirius ora 10:00)

- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencën për media për të prezantuar projektin për pastrimin e ajrit, projekt ky i mbështetur nga Millennium Challenge Corporation me qëllim të mbledhjës së të dhënave të Cilësisë së Ajrit në Prishtinë, iniciativë kjo shumë e rëndësishme që ndikon jashtëzakonisht shumë në cilësinë e jetës së qytetarëve të Prishtinës. (Zyret e Klan Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla: N - 506, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje)

- Plus Center në Ferizaj si qendra e vetme tregtare e madhe në Kosovë pa produkte serbe feston përvjetorin e 21 në të cilën do të merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë varrit të heroit Mujë Krasniqi. (Marinë, Skenderaj, ora 12:45)

- Minstri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2021

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin e XVII-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës. (Ish Rilindja, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” organizoon tryezën e diskutimit lidhur me të gjeturat e raportit hulumtues "Korrupsioni në prag të parashkrimit". (Hotelin Sirius, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. ((Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

-  Kolegji AAB organizon promovimin e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”, të autores Dr. Nevenka Tromp. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar 1 vjetorit të vdekjes së veteranit të UÇK-së, brigada 142 Zosh, Eset M. Ujkani. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 13:00)

 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente për Projektligjinmbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora14:00)

- Federata e Volejbollit e Kosovës në bashkëpunim me agjensionin kosovar për anti-doping, KosADA mban seminarin anti-doping me përfaqësues të klubeve të volejbollit kosovar. ora 18:00 

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2021

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti me temën “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit në prokurimin publik”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mban Kuvendin e 19-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë organizojnë ligën e përbashkët në të cilën do të marrin pjesë 8-të ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2021

 - OJQ ‘’Ngritja e Zerit’’ dorëzon për herë të dhjetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padive për kompensimin e dëmeve te luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë organizon konferencën ndërkombëtare “Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera”. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e vullnetarizmit edukativ me temë ‘’Fuqizimi i shkollave dhe rinisë në edukimin inovativ në Evropën Qendrore dhe Lindore’’. (Hotel Theranda në Prizren, ora 9:45)  

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB organizon konferencën ndërkombëtare për Shkencat e Sportit e cila synon krijimin e një platforme që bashkon akademikë, studiues, instruktorë fizikë, shkencëtarë të sportit, nutricionistë, psikologë, fizioterapistë, trajnerë, ekspertë të jogës, politikëbërës etj., të cilët mund të ndajnë kërkimet dhe përvojat e tyre në fushat përkatëse. (Qendra mediale të Kolegjit AAB, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton rreth procesit monitorues të ligjeve dhe bashkpunimit me OJQ - IKS për fushen e mirëqenies sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me temën “A duhet rritur numri i inspektorëve të punës në Kosovë” në një diskutim në lidhjen më nevojen dhe rëndësinë për të shtuar numrin e inspektorëve të punës në vend. (Salla e konferencave “Orion” përballë kinemasë ABC, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane diskuton lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Handikos organizon konferencën lansuese të kampanjës “Ngom mu!”. (Zyret e Handikos në Veternik, ora 11:00)

- Me rastin e 20-të vjetorit të vrasjes së Kosovë dhe Albert Zeqiraj, Kryetari i Komunës Ilir Ferati më bashkëpunëtor do të bëjnë  homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek lapidari i tyre. (Fshati Banjë në Istog,ora 11:00)

- Open Data Kosovo organizon edicionin e katërt të Got Data International Conference 2021 që ka në fokus temën: “Përvetësimi i Transformimit Digjital në rajon: Agjenda Digjitale, Mbrojtja e të Dhënave dhe Qeverisja e Mirë”. (Ambientet e Vendum në Prishtinë, ora 11:15)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të prezantojë punën, sfidat dhe bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë në kuadër të procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Zëvendësminisministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (MAShTI), ora 12:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e Panelit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, për plotësimin e kuotës gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪14:00)

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, 11:30)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- Mbahet Festivali i 4-të tradicional i karikaturës i organizuar nga Shoqata e Karikaturisëve të Kosovës. (Bibloteka e Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021

- Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
 

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2021

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e njëzetedyvjetorit të themelimit të  Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Objekti i ish-Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, Amfiteatri i Madh, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezenton hulumtimin “Vlerësimi i nevojave të familjeve të skemes sociale”, qëllimi i të cilit është paraqitja e një pasqyre të qartë të gjendjes sociale reale në Prishtinë, dhe ndërtimi i politikave për përmirësimin e gjendjes aty ku ka nevojë. (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

- Gupi i iniciatives “Dikur ja sheh hajrin” të udhëhequr nga të rinjtë e Gjakovës organizojnë aktivitet sensibilizues për mungesën e hapësirave për të rinjtë në komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:30)

- Grupi i vullnetarëve "Besa Besë” mban konferencë për medie ku do të ndajë mirënjohje për  Mimoza Kusari Lila e cila ka qenë zyrtare e parë e RKS që ka aplikuar masa të reciprocitetit për Serbinë dhe BH, ora 13:30

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole. (Prishtinë, ora 14:00)
 
- Hapet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e parë inaguruese e Kuvenit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 16:00)

- Promovohet libri “200 Këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri” me autor Korab Shaqiri. (Salla e Përurimeve në librarinë Dukagjini në Prishtinë, ora 18:00)

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, mbahet aktivitet i veçantë në nderim të  Kampiones tonë të shumëfishtë, znj. Majlinda Kelmendi. (Objekti i Institutit “Ali Hadri”, Prishtinë,  ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2021

- Federata e Pingpongut organizon turneun më të fortë të vitit, TOP 12 për senior. (Prishtinë, ora 10:00)

- SBASHK-u mban protestë për mosmiratimin e Ligjit të Pagave. (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Shfaqet premiera teatrore “Stiffler”. (Teatri ODA në Prishtinë, ora 20:00)  

- Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve të edicionit të tretë të Prishtina International Theater Festival, PITF2021. (Teatri Kamertal AAB, Kolegji AAB, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2021

- Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror takohen me kryeministrin Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nesër do të bëj dorëzimin e çelësave për përfituesit e banesave në Qendrën e Banimit Social për kategoritë me gjendje të rëndë sociale ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse” organizon konferencën e shpalljes së vitit 2022 - Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës. (ndërtesën e  Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave mban konferencën dhe prezanton punimin “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 15 gusht - 1 tetor, 2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Tiranë, organizojnë në Prishtinë tryezën shkencore  "E ardhmja politike e shqiptarëve". (Hotel Sirius kati II, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve viziton fabrikën prodhuese Flexograf në Gjilan. (Objekti i fabrikës Flexograf, rruga e Preshevës - Velekincë, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203,ora 16:00)

- Organizata “You Can Do” organizon ngjarjen “Darka e Errët”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. (Hotel “Swiss Diamond, ora 16:30)

- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit "Art Without Limit International Film Festival" ku do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2021

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë do të mbajë Grevë tetë orëshe pranë institucioneve shëndetësore.

- Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara të Kosovës mban takim të jashtëzakonshëm  me përfaqësues të të gjitha Federatave lidhur me Ligjin e pagave. (Objekti i BSPK-së, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në një takim me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë për Barazi Gjinore dhe UN Women shqyrton Nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon diskutimin në temën “Krijimi i shërbimeve të specializuara për të mbijetuarit e dhunës seksuale”. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve organizon ceremoninë e hapjes se Panairit “Gratë në Biznes”, në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 11:00)

- Zbulohet pllaka memorialë e heroit Sali Çekaj. (Broliq, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 206-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Mbahet pa praninë e mediave, online,  ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Festivalit të Filmit  "Art Without Limit International Film Festival". (Kino Armata, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, mbahet manifestim me rastin e 30-vjetorit të hyrjes në Kosovë të grupit të armatosur nën drejtimin e e Sali Çekaj. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021

 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)

- Admovere bën promovimin e raportit «Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë», të botuar nga Admovere e të mbështetur nga KFOS. (Hapësirat e KultPlus Caffe te Fontana në Ulpianë, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit. (Objekti i KQZ-së, ora 15:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me Amendamente te Komisionit Funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, shqyrton Projektligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtrishme, etj. (Ndëretesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:00)

- Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Akademinë Kosovare për Siguri Publike, organizon ceremoninë hapëse të kursit dy​javor të sigurisë publike me pjesëmarrës nga 12 shtete të botës e cila do të hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti. (Akademia Kosovare për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:00)

- Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me përmbushjen e obligimeve të MPJD. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Organizohet ceremonia e inaugurimit mbi zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe ambalazhuese të Grasep. (Objekti i agrobiznesit “Grasep” në Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, ora 10:00)

- Mhahet mbledhja e Kryesisë se Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” - i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje Besnik Bislimi - Zëvendëskryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente të Projektligjit për tregti me jashtë. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës "16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore" do të zhvillojë vizitë në strehimoren e Ferizajt. (Ferzaj, ora 13:00)

 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës "16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore" do të zhvillojë vizitë në strehimoren e Gjilanit. (Gjilan, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora 10:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës, luten të jenë në Presidencë në orën 9:25)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të UN Women Kosovo dhe me financim të Bashkimit Evropian do të lansojë Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas. (Hotel Nartel, ora 13:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe organizata GAIA Kosovo mban në konferencë për medie pas vendimit të Gjykatës Supreme për rastin e Hidrocentraleve në Shtërpcë. (Zyret e GLPS-së, ora 11:00)

- Prishtina International Theater Festival bën hapjen e edicionit të pestë. (Teatri “Faruk Begolli”, Fushë-Kosovë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)