29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 qershor 2023

 - Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Fakulteti Filozofik organizojnë tryezë shkencore me temën “Ngjarjet historike më me ndikim të ndodhura në rajonin e Vushtrrisë dhe Mitrovicës si pararendëse të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912”. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 9:30)
    
- Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)    

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)
    
- Mbahet debati me temën “Kriza në veri të Kosovës – çfarë është më e sigurt, deeskalimi apo përshkallëzimi dhe pse?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)

- Lansohet gazeta "Teke". (Defy Them, te Bregu i Diellit, afër udhëkryqit të Alzorës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 qershor 2023

 - Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me projektin Drejtësi Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizojnë ceremoninë e përvjetorit të  “Platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Draft Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit dhe ligjit për ndryshimin e plotësimin e ligjit për kontrollin e duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Kuvendi mban vazhdimin e seancës, në rend dite një varg pikash nga seancat e kaluara. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- INT College në Izrael organizon një takim në Zoom ku do të diskuton për Inteligjencën Artificiale, Sigurinë Kibernetike. (https://int-college.zoom.us/j/95754973041, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 27 qershor 2023

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idirzi dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përurojnë në fshatin Sdaraqak sistemin e ujitjes. (Sdaraqak, Vushtrri, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)

- OJQ-të Aktiv dhe KIPRED organizojnë panel diskutimi ku do të prezantohet hulumtimi “Forcimi i reagimit institucional ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet joshumicë (serbe)”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit i shqyrton Projektligjet për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:30)

- Beth Van Schaack, Ambasadore e Përgjithshme për Drejtësinë Penale Globale nga Zyra e Drejtësisë Globale Kriminale mban konferencë online për media lidhur me përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj në luftën e agresionit kundër Ukrainës. (https://www.eventbrite.com/e/june-27-online-press-briefing-with-ambassador-van-schaack-tickets-664258323527?, ora 14:00)

- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit mban takimin final në tryezën, me përfaqësuesit e Shoqatave të mësimdhënësve të  Qendrave Komunale të Kosovës, me përfaqësusesit e MASHTI-t, me përfaqësuesit e MKRS-së, me përfaqësuesit e KOK-ut, më mësimdhënës të qendrave të ndryshme dhe me Bartësit e Projektit  “Tejkalimi i hendekut ekzistues midis Akademisë dhe tregut të punës”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Demokraci për Zhvillim mban Sallonin e së Martës me temën “Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+: Cilat janë mënyrat?” (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 26 qershor 2023

- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të shpalosin planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26. (Kino “Armata”, ora 8:30)  

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Kabineti i Presidentes, ora 9:50)  

- Mbahet takimi i 231-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” organizon një konferencë me rastin e Ditës kundër Drogave dhe Javën kundër Alkoolit, që synon të theksojë rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për rrezikun që sjell përdorimi i drogave dhe alkoolit në shoqëri. (Biblioteka e gjimnazit, Drenas, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 23 qershor 2023

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës  organizon tryezë diskutimi në të cilën do të bëhet publikimi i Raportit  Vjetor të vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNFPA mbajnë debatin “Kuvendim: Migrimi – Për ndërmarrësit sukses, për shtetin progres”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore bashkë me Grupin për Studime Politike dhe Juridike dhe Institutin GAP, publikojnë Raportin Tematik me temë: “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizatat partnere të KOSINT organizojnë “Konferencën për buxhetimin komunal të planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restoranti Villa Gërmia, ora 10:00)  

- Mbahet ceremonia mortore e profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani. (Pallati i Rinisë, ora 14:00)

- Bëhet përurimi i fabrikës “GAMP”, e cila është në partneritet ndërmjet kompanive kosovare-gjermane që do të prodhojë kontejnerë si merret me përpunimin e metalit, xhamit, aluminit dhe plastikës. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Konjuh, ora 18:00)  

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e katër të karnavalit “Po i çelim dyert e SHTËPISË sonë”. ((Zyrat e Kosovo 2.0, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 qershor 2023

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon Akademinë e Paqes ku do të ligjërojnë akademik nga universitetet më të njohura të Evropës dhe Amerikës. (Hotel Venu, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Gjakovës nis karavanin dhe fushatën shëndetësore "PërSHËNDETje". (Para Qendrës Mjekësisë Familjare në fshatin Ponoshec në Komunën e Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet Festivali i Këngëve për Fëmijë “Flutrat 2023", i mbështetur nga Komuna e Prizrenit. (N “Kej” të Sheshit Shatërvan, ora 20:00)

- NGO "Foleja" dhe Asociacioni Kosovar "Chopin" mban një koncert shumë special me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës. (Salla e Kuqe, ora 10:00)

 

Ngjarjet e datës 21 qershor 2023

- KOSINT prezanton analizën e procesit të legalizimit dhe ndikimit të tij te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. (Hotel “Garden”, ora 9:30)  

- Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet dita e tretë e konferencës shkencore "Java e Albanologjisë". (Instituti Albanologjik, ora 10:00)

- NewCo Ferronikeli mban ceremoninë hapëse të rifillimit të prodhimit, pas dy vitesh ndërprerjeje si rezultat i krizave në tregjet ndërkombëtare. (Kompleksi i prodhimit në Drenas, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Reforma në administratën publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2021 dhe 2022?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, bëjnë hapjen zyrtare të Qendrës për Mjekësi Familjare në rrugën “Kujtim Laro”, në lagjen Veternik. (QMF, Veternik, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për medie, me temën “Ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonomi”. (Zyrat e AKB-së, ora 13:00)  

 

- Ministria e Kulturës organizon ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës “Niketë Dardani”. (Kabinetin e Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 20 qershor 2023

 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 8:30)
 
- Komisioni për Integrim Evropian takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)
    
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:30)
 
- Liberal Democrat Centre mban debatin publik “Between ‘We the People’ and Populism” mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike. (Klan Arena, ora 10:00)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim Publik për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
    
- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës organizon ekspozitën “Lule kundër luftës” me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase në Kosovë, gazetare dhe piktore. (Lapidariumi i Muzeut, ora 13:00)

- Mbahet nata e hapjes së Festivalit të Filmit Rolling 2023 e cila shënon fillimin e një festivali filmi që nxit mendimin që eksploron narrativa dhe perspektiva unike nga e gjithë bota. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 19 qershor 2023

- Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon tryezë ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban tryezën me temën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Albanologjik organizon Akademinë solemne në 70-vjetorin e themelimit. (Salla e madhe e Institutit Albanologjik, ora 10:00)

- Inaugurohet projekti për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ShFMU “Enver Maloku” në Podujevë, investim nga Fondi për Efiçiencë të Energjisë. (ShFMU “Enver Maloku” në Podujevë, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës shënon aktivitetin kryesor në shënimin e Ditës Olimpike 2023, që njëherit mbyll aktivitetet e organizuara me rastin  e Javës Olimpike. (Para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin për sfidat e implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat me Yll Buleshkaj drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Zyrat e FOL, ora 11:00)

- Promovohet libri me titull: “Masakra e forcave serbe në Pastasel të Rahovecit me 31 mars 1999”, i autorit Shkodran Imeraj. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Vihet gurthemeli i objektit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh. (Dumosh, Podujevë, ora 11:30)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës. (Podujevë, ora 12:00)

- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me boksierin Robin Krasniqi, do të mbajnë konferencë për medie, ku do të shpalosen detajet për meçin e madh të boksit ndërmjet Krasniqi dhe sfiduesit të tij,  Nadjib Mohammedi nga Franca, i cili do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”. (Albi Mall, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 16 qershor 2023

 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi vazhdojn vizitën fushore në terrene pyjore. (Nisja para Ministrisë së Bujqësisë, ora 8:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me anëtarin e Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë, Nysret Pllana për të diskutuar zyrtarizimin e numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në përurimin e renovimit të tërësishëm të objektit të “Down Syndrome Kosova” qendra në Prizren. (Lagja Ortakoll, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban tryezën me temën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe publikon gjetjet e hulumtimit “Raport i Monitorimit të Sektorit të Mjedisit për vitin 2022” për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Gjilanit, Dragashit dhe Malishevës. (Zyrat e EC Ma Ndryshe, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizatorët e turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023” mbajnë konferencë për medie. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes rekomandon zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet Manifestimi Qendror për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve në Malishevë. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhje ku do të diskutohet për vendimin e Qeverisë, për Klan Kosovën. (Objekti i KPM-së, ora 14:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin që do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, të cilat mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik 2023. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Zëvendës Ndihmës Sekretar për Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar mban një konferencë për shtyp në internet i cili do të diskutojë ngjarjet e fundit në Serbi dhe Kosovë. (https://www.eventbrite.com/e/online-press-briefing-with-deputy-assistant-secretary-gabriel-escobar-tickets-658505917927, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 15 qershor 2023

 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi mbajnë konferencën me titull “Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë”. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet dhe atij për Energjinë, projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Banka Raiffeisen në Kosovë organizon Samitin “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja”, të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”. (Klan Arena, ora 9:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet dhe të Ligjit për Energjinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tetë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Aanëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa i Komunës së Prizrenit organizon konsultim publik me qytetarë për Qarkoren e Parë Buxhetore 2024/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore. (Salla mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet. (Kuvendi Kosovës, ora 11:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mban konferencë për media me rastin e fillimit të punëve për mirëmbajtjen e shtegut Via Dinarica. Marrin pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, etj. (Mulliri i Haxhi Zekës, në Pejë, ora 11:00)

- Gazetarët kosovarë dhe serbë diskutojnë me temën “Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në situata krize”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 14 qershor 2023

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës po organizon ditën e dytë të edicionit VET Samitit 2023. (Klan Arena, ora 9:00)

- Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndëtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Në ndërim të ditës së çlirimit të Drenasit hapet ekspozita "Para Mesnatës" e artistit Gazmend Buzhala. (Holli i Sallës së Kulturës në Drenas, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Komisionit Funksional për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Organizata Ndërkombëtare për Migrim prezanton të arriturat e projektit “Avancimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë” përkitazi me mbështetjen ofruar institucioneve relevante në avancimin e kornizës politikëbërëse të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin efikas të tyre. (Selia e IOM, Lidhja e Pejës, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e radhës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, me amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregëti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- OJQ “Aktiv”, në bashkëpunim me OJQ “ACDC”, bënë prezantimin e raportit, me titull “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës ‘Në Pah’ nga Dashnor Ajeti, i përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentiit në Kosovë, ora 17:00)

- Klubi i boksit “Kastrioti "Obiliqë organizon turneun  tradicional të boksit " Dita e Çlirimit të Obiliqit". (Sheshi "Dëshmorët e Kombit" në Obiliq, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 qershor 2023

- Mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 8:50)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e dytë të VET Samitit 2023 i cili fokusohez në të ardhmen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë. (Klan Arena, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, në bashkëpunime me organizatën “Women’s Federation for World Peace International”, organizon konferencën e 2-të vjetore me temë “Nuk ka paqe pa gra” Çfarë po sjellin gratë në proceset e paqes, parandalimin e konflikteve dhe sigurinë njerëzore në Ballkan?. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Mbahet konferenca për shtyp e Festivalit të Filmit Rolling, një ngjarje që feston kinemanë e pavarur dhe promovon diversitetin kulturor. (Qendra për Praktikë Narrative, në rrugën e UÇK-së, ora 10:00)

- Lansohet projekti “Gender Equality Facility”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Zyra e UN Women në Kosovë. (Parku Arkeologjik i Muzeut të Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me trajtimin shëndetësor jashtë vendit dhe listën esenciale e barnave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon tryezën e katërt të Sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit në vendin tonë. (Parku i Inovaticionit dhe trajnimeve në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të eventit “KarrieraUP” edicioni i katërt,  i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Biznesit, shënon Ditën e Qershisë 2023 me moto: Unë konsumoj produkte vendore, po ju? (Kompleksi i plantacionit të qershisë, AgroKosova Holding, Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin për Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti drejtohet me një fjalim përshendetes në tryezen e katërt e sportit. (Parku i Inovaticionit dhe trajnimeve në Prizren, ora 13:45)

Ngjarjet e datës 12 qershor 2023

- Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca bën homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 8:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca bën homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë, ora 10:00)

- Organizata Plus Kult organizon hapjen e ekspozitës me piktura të autorit Idriz Berisha - Xhixhi. (Shtëpia e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca bën homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Hapet ekspozita personale e Bedri Haziraj e cila ju dedikohet të pagjeturve. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban seancë. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pret invalidët e luftës, veteranët dhe familjët e dëshmorëve. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Pritjen e Përbashkët Shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, merr pjesë dhe mban fjalim në pritjen e organizuar nga krerët shtetërorë me rastin e Ditës së Çlirimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 11 qershor 2023

- Lëvizja Vetëvendosje! mban mbledhjen LI të Këshillit të Përgjithshëm. (Salla e ish-ASK, te Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Në shënimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit hapet ekspozitë. (Sheshi Dëshmorëve në Prizren, ora 11:00)

- Dita e çlirimit të Prishtinës do të festohet nga personat me aftësi të kufizuara ku do të mbahet Gara e boqës që është sport paraolimpik. (Salla “1 tetori”, ora 11:00)

- - Në shënimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbahet turnir në futboll. (Stadiumi Përparim Thaqi në Prizren, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 10 qershor 2023

- Nis Java e Lëvizjes me aktivitetet e para që kujtojnë dhe nderojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. (Doku Kino, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon konferencë shkencore me historain për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ora 11:00)

- Manifestimi qendror për shënimin e 10 Qershorit Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 12:00)

- Behën homazhe te busti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit. (Hapësira afër objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 13:00)

- Aktivistët e Rinisë së Vetëvendosjes shpërndajnë fletushka për historikun e Lidhjes së Prizrenit. (Te shatërvani, Prizren, ora 14:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:30)

- Komuna e Prizrenit mban seancë solemne për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. (Prizren, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 9 qershor 2023

 - Mbahet konferenca shkencore “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, që organizon Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim e Institutin e Historisë dhe Komunën e Ferizajt. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj, ora 9:30)
    
- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)
    
- Fakulteti i Edukimit mban konferencën Ndërkombëtare KICER 2023. Marrin pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata që punojnë në fushë-tematikat e konferencës. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)
    
- Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para ndeshjeve tëkëtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)
    
- Mbahet debati me temën “Situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale – sfidat dhe zgjidhjet”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
    
- Pas zhvillimeve të ditëve të fundit, Shtabi i KFOR-it mban konferencë për media. Zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, do të ndajë informacione për aktivitetet e KFOR-it. (Qendra Informative Mediale e NATO-s, ndërtesa e Radio Kosovës, ora 11:30)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë - Dega në Kukës organizojnë festivalin ndërkombëtar tradicional të poezisë Drini Poetik. (Bibloteka Kombëtare "Pjeter Bogdani", ora 12:00)

- Përzgjedhësi Alain Giresse mban konferencë për media në kuadër të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji për kualifikimet Euro 2024 kundër Rumanisë dhe kundër Bjellorusisë. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para ndeshjeve të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 17:00)

- Në kuadër të festivalit ndërkombëtar tradicional të poezisë Drini Poetik mbahet takimi letrar “Lira magjike”. . (Bibloteka Kombëtare "Pjeter Bogdani", ora 17:00)
    
- Mbahet për herë të parë Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.  (Qendra e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 8 qershor 2023

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti Albanologjik organizon simpozium shkencor për 50 vjetorin e grupit revolucionar të Kosovës. (Objekti i Instituti, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve: Raporti i Tretë për Monitorimin e seancave gjyqësore nga qytetarët”. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës prezanton rezultatet e hulumtimit lidhur me nivelin e kënaqshmërisë së studentëve me jetesën e tyre në konvikte dhe ushqyerjen në mensë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike. (Ndërtesa e Komunës, ora 14:00)

- Hapja e ekspozitës së holokaustit me titull “Diagnoza racore: Magjup – Gjenocidi nazist për sintit dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”. Marrin pjesë Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë; Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit etj. (Kompleksi “Europa”, Rr. “Marin Barleti”, Prizren, ora 17:00)

- Mbahet nata finale e festivalit folklorik tradicional "I këndojmë Lirisë" ku fillimisht behët defilimi grupeve të ansambleve. (Sheshi Mujë Krasniqi në Klinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 7 qershor 2023

 - Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, do të vizitojë Komunën e Ferizajt, ku do të takohen me kryetarin Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon debatin “Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit”. (Instituti “Riinvest”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë lanson fushatën nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit bën rishpalljen e konkursit për anëtarë më Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership në kuadër të UBT-së. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Parku Shkencor Inovativ  i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të SBASHK-ut, do të takohen me anëtarët e Komisionit për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban vazhdimin e seancës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)  

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Mbahet konferencë për media, me ç’rast prezantohet Anketa Publike e Manifesta 14 Prishtina. (Qendra për Praktikë Narrative, Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 13:00)

- Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, do të takohen me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Objekti i MAShTI, ora 14:00)

- Federata a Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos nga Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi. (Salla e sportive “Minatori”, në Mitrovicë, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin do ta dekorojë me urdhrin “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentes, ora 14:00)

- Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, do të takohen me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me Kryesinë e SBAShK-ut. (Salla e takimeve në Qendrën e Studentëve, ora 15:00)

- Nënkryetari i  Federatës së  Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, mban konferencë për medie. (Salla e takimeve në Qendrën e Studentëve, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 6 qershor 2023


- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar. (Zyra e Presidentes, ora 9:45 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ora 9:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas”, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e lansimit të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research”. (Fakulteti i Mjekësisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së, Komuna e Mitrovicës mban homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Shipol. (Fshati Shipol, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Komuna e Mitrovicës inauguron punimet për pllakën përkujtimore tek “Parku Solana”. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës. (Pallati i Rinisë, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës oragnizon manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve. (Sheshi “Mehë Uka”, ora 12:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Vlada Trajkoviqit si përfitues i radhës pas pas thirrjes publike dhe rezultateve të procesit të aplikimit të subvencioneve. (Fshati Dobrotin, Graçanicë, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim takohet me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 qershor 2023

- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit organizon akademinë përkujtimore për heroin e kombit Naser Veli Krasniqi. (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Prishtinës e disa organizata, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit me aktivitete pikturimi me nxënës dhe mbjellje të fidanëve. (SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan dhe Sheshi “Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizon një diskutim lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediet. (Hotel “Emerald”, ora 10:45)
    
- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia solemne e vendosjes se gurthemelit të xhamisë së re në Kodren e Trimave në Prishtinë. (Lokacioni i së cilës gjendet afër shkollës "Hilmi Rakovica", ora 15:00)

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 1 qershor 2023

- Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mban takim, për të shënuar 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizon Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Shkenca dhe teknologjia në promovimin e jetës së njeriut” AC UKZ 2023. (Kampusi i Universitetit, Gjilan, ora 9:00)

- Mbahet takimi i parë i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor. (Hotel Emerald, ora 9:30)  

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Organizatën “Save the Children” dhe grupe të fëmijëve, lidhur me shënimin e Ditës së Fëmijëve për të biseduar lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, të arriturat dhe sfidat në procesin e monitorimit të ligjit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, do të bëhet përurimi çerdhes për fëmijë në Kurshë të Madhe. (Fshati Krushë, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit përuron dy çerdhe të reja: në Krushë të Madhe (10h) dhe në Ratkoc (11:30). (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të Ditës së Fëmijëve organizon një varg aktivitetesh. (Qyteti i Lipjanit, ora 10:45)

- Hapet Qendra Rekreative “DUJE” për personat me sindromën Down dhe Autizëm, e financuar nga “Fondacioni Valon Vataj”. (Pranë Palestrës Sportive “13 Qershori”, Suharekë, ora 11:00)  

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj mban aktivitet për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj, ora 11:00)

- Në shenjë respekti e kujtimi të përjetshëm të vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, studentet e fakultetit të edukimit të Universitetit të Prishtinës organizojnë marrsh me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. (Nisja nga Katedralja 'Nënë Tereza', ora 11:40)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të takohen me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës. (Vila Gërmia, ora 12:00)

- Në 25 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorit Blerim Dervishaj, Shoqata Bjeshkatare "Blerim Dervishaj", organizon aktivitetin vullnetar "Ta pastrojmë Irzniqin". (Fshati Irzniq. ora 12:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Klinikën e Pe*diatrisë, për t’u njohur për së afërmi me punën dhe sfidat e kësaj klinike. (Klinika e Pediatrisë, QKUK, ora 12:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me AZhR - Jug bëjnë lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e ndërmarrjeve ekzistuese. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri kroatisht - shqip me poezi i autorit Nedjeljko Špilek. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e artit pamor, respektivisht çmimeve në fushën e kinematografisë. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 14:00)

- Promovohet libri 'Bekim Ibrahimi - mbi katër dekada në artin e muzikës' i shkrimtarit e poetit Jahe Fida. (Biblioteka Komëtare, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 30 maj 2023

- Fondacioni Kosovar për Lidership në bashkëpunim me Universitetin James Madison dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë konferencës së katërt me radhë “Ndërtimi i Paqes së Qëndrueshme dhe Prosperitetit në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes Lidërshipit të Fortë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Akademia Tempulli së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit fillon aktivitetin e garave me biçikleta në kuadër të projektit Rivista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”. (Sheshi Xhorxh Bush në Prishtinë, ora 10:00)

- Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë së QKUK-së organizojnë konferencën e Ditës Botërore të Sklerozës Multiple 2023. (Four Points by Sheraton në Marigona Residence, ora 10:45)  

- Anulohet - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ogranizon Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe '23”, që mbahet në Babaj të Bokës. (Aeroporti i Gjakovës, ora 11:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022 si dhe voton raportin vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Punëtorët teknik dhe ata fizik të Spitalit të Gjilanit protestojnë para Drejtorisë së Spitalit, për ngritje të pagës. (Spitali i Gjilanit, ora 12:00)

- Anulohet - Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani iu adresohet ushtarakëve të  “Defender Europe ‘23”. (Babaj të Bokës, ora 14:20)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin radhës me temën Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politikanët: Çfarë ndikimi ka tek qytetarët?. (Libraria “Dukagjini”, 17:00)

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 maj 2023

 - Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret 20 Ambasadorë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, me të cilët do të zhvilloj edhe një shëtitje në qytetin e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:15)

- Banorët e lagjës Gezim Sahiti në Ferizaj mbajn një konferencë të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale në lagje ku edhe me pas do të dalin në rrugë për të shprehur mosmarrëveshjen e tyre me zbatuesit e ligjit, i cili ka filluar të vendosë pllakën kryesore të ndërtesës pa pritur përgjigjen përfundimtare të institucioneve të nivelit të dytë. (Ferizaj, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës: Through the Lens of Reading: Rrëfenjë e dy qyteteve”, nga Klea Ismaili dhe Mondi Dauti. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Nis edicioni i 10-të i festivalit të teknologjisë në Ballkan “Doku Tech”. (Salla e kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Ipaint Kosova e cila është një studio arti, ku mund të mësoni të pikturoni me një proces të thjeshtë hap pas hapi të gjithë duke u argëtuar. (IPaint Kosova Studio në Arbëria 3, Agron Berisha 18, mrapa MiniMax, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Dega në Pejë feston 23-vjetorin e themelimit. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 maj 2023

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. (Objekti i MPJD-së, ora 9:00)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin konsultativ ku do të diskutohet rreth Ligjit për persona me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së. (Kabineti i Presidentes, ora 10:25 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim Publik për Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në Ditën Përkujtimore të Operacionit “Shigjeta” të UÇK-së. (Kinema “Lumbardhi” në Prizren, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:20)

- Fondacioni “Hasan Prishtina” mundëson shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”. (Britisch School of Kosova, ora 12:45)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve të Lagjes së Trimave në 24 vjetorin e masakrës së Tususit.  (Lagja e Trimave, ish Tusus, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bënë shpërndarjen e certifikatave për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e ministrisë, Ish-objekti Rilindja, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 14:30)

- Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës do të jetë nikoqir i edicionit të trembëdhjetë të ngjarjes së përbashkët  kulturore, “Ura me tri harqe”, e të tri institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë: Universiteti i Arteve- Tiranë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës si dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës. (Amfiteatri i ri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)

- Teatri “Avdush Hasani” shfaqë premierën e dytë për këtë vit të autorit Mehmet Kraja të emërtuar ''Rekuiem''. (Teatri në Podujevë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 25 maj 2023


 - Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, organizojnë konferencën e para-ofertimit për ankandin solar 100 MW në të cilën do të ketë prezantime shpjeguese për ankandin, diskutime në panel e video informuese ku edhe do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan, Je­ff Hovenier etj. (Hotel “Emerald”, ora 8:30)  
    
- Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci. (Shkolla e fshatit Boletin, ora 10:00)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. (Fshati Çabër, ora 10:00)

- Për nderë të 25 majit ditës së dëshmorëve dhe fillimit të luftës forntale në Strellc të Epërm, fshatarët dhurojnë gjak "Strellci dhuron Gjak". (Sheshin Ismet Ukaj, Strellc, ora 10:00)
    
- Anulohet - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi. (Kabineti i kryetarit, ora 11:10 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidentja Vjosa Osmani e pret në takim komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi. (Kabineti i presidentes, ora 12:00 - Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin duhet të jenë në Presidencë, ora 11:30)  

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takon komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. MeMedietund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:45)  

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media me temë: “Tatimin mbi pronën e paluajtshme”. (Zyret e Dhomës së Tregtisë, ora 13:00)

- Betohet kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi. (Bistricë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 24 maj 2023

 - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”. (Klan Arena, ora 9:20)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për medie ku do të prezantohet Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencë për media. (Zyrat e ORCA-s, ora 10:00)    
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega në Deçan përkujton 16 dëshmoret e Batalionit Gardist Shkëlzen Haradinaj. (Kompleksi i varrezave në Gllogjan, ora 11:00)

-  Universum International College organizon “Panairin Akademik dhe Festivalin e Qëndrueshmërisë së Modës". (Universum International College, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora  12:30)

- Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega në Deçan takohet me bashkëluftetar të Batalionit Gardist Shkëlzen Haradinaj. (Banan Split, ora  12:30)
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare me pikat e papapërfunduara të seancave të kaluara. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me AZHR Jug mban takim informues lidhur me grantet e ofruara për biznese nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 13:00)
    
- Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e shëtitores së qytetit. (Vushtrri, ora 13:00)  

- Familja Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton 10 martirët e Familjes Zymberi të vrarë gjatë luftës së viti 2001.  (Varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, ora 15.00)
    
 
     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)