29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2015

- Instituti KAF organizon seminarin me temën “Menaxhimi i Rrezikut dhe Roli i Auditimit të Brendshëm" me ligjërues ndërkombëtar. (Hotel Prishtina, ora 9:00)

-  Organizohet seminar për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë i cili ka për qëllim angazhimin dhe politikat pas dhe përtej 2015-tës për këto komunitete. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:30)

- Sindikata e Policisë së Kosovës në shenjë respekti dhe përkujtimi për Heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policor të rënë në detyrë organizon turnirin sportiv në futboll. (Stadiumi për futboll të vogël të Shkollës së Mesme “Zenit” në Prugovc, ora 9:30)

 

- Lansimi i aktiviteteve me rastin e Ditës Boterore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. (KTV, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr. “UÇK”, nr. 2, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike ju fton që të merrni pjesë në panelin diskutues me temë “Raporti i Progresit për Kosovën: Cila do të ishte përgjigja më e arsyeshme?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti pret në takim përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe të Federatës së Autosporteve të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mobileria Flori Dekor prezantojn rezultatet finale të projektin “Rritja e Kapaciteteve Prodhuese për përpunimin e drurit”. (Mobilieria Flori Dekor në Fshatin Stanoc, ora 10:30)

- KDI organizon konferencën për media ku do të deklarohet për Raportin e Progresit 2015 dhe ku do të jep rekomandimet për institucionet kyçe në bazë të këtyre të gjeturave. (Zyrat e KDI-së, rr. Bajram Kelmendi, përball Bashkësisë Islame, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se panairit “Shtëpia ime”, i cili organizohet në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Komuna e Gjakovës organizon debat publik me qytetarë me qëllim të konsultimit për përgatitjen e Projekt - aktit  final  të planit të veprimit për transparencë dhe rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për transparencë në Komunën e Gjakovës. (Kuvendi i Komunës së Gjakovës, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Europian organizon konferencën për prezantimin e hulumtimit “Pikëpamje për qytetarët e Kosovës Veriore". (Qendra civile e energjisë në Mitrovicën e Veriut, ora 12:00)  

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës do mbajë konferencë për shtyp lidhur me kundërshtimin e të gjitha Institucioneve Qeveritare lidhur me hapjen e tenderëve që do mbyllen me 19 dhjetor, e që janë në kundërshtim me gjendjen reale në Kosovë. (Salla e kuqe e Fakultetit Filologjik te Prishtinës, ora 14:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biassi do të mbajë konferencë me gazetarë para ndeshjes së nesërme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. (Hotel "Emerald", Prishtinë, ora 19:30)

- Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë organizon koncert me veprat e kompozitorëve Itri dhe Bach. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 19:00) 

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takon sot ekipet përfaqësuese të Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll dhe federatat e dy shteteve, të cilat do të zhvillojnë të premten ndeshje miqësore në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 20:15)
 

Ngjarjet e datës 11 Nëntor 2015

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek. (Kabineti i Kryetarit, ora 8:30) 

- Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes katërpalëshe në mes MPMS-së, GIZ-it gjerman, Ndërmarrjes Sociale DIAKONE dhe APPK-së, marrëveshje kjo që ka për qëllim ndërmjetësimin e punëkërkuesve nga Kosova në arsim dhe aftësim profesional në Gjermani.  (Ambientet e Agjencionit për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë mbrapa Ministrisë së Punës, ora 9:00)

- Zëvëndës Presidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek mban konferencë për media. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 10:00)

- Komisioni për  shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, do të mbajë  intervistën me gojë me kandidatët e nominuar. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla C 301, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetë pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla S-II, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët “Bashkëpunimi në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Njësive për të Drejtat e Njeriut në nivel komunal“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, në kuadër të monitorimit të këtij ligji, organizon dëgjim publik për tu informuar lidhur me zbatimin e këtij Ligji. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla S-I, ora 10:00)

- Kampanja “Drejtësia dhe Qytetarët” mban konferencën për shtyp në të cilën Artan Qerkini nga shoqëria e avokatëve Sejdiu & Qerkini dhe Vedat Xhymshiti do ti drejtohen mediave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, L’ubomir Batary. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:40)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë protestë kundër akuzave nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj Ramush Haradinajt. (Pejë, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N 302, ora 13:00) 

- Nënkryetari i Degës se Partisë Demokratike të Kosovës dega Ferizaj - Lulzim Aliu,  mbanë konferencë për medie me temë "Përpjekja e Bajram Gecajt për të shpëtuar Muharrem Sfarqen". (Selia e PDK-së në Ferizaj, ora 13:00)

- Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, mban stërvitjen e parë në prag të miqësores me Shqipërinë. (Stadiumi i Prishtinës në orën 14:00)

Ngjarjet e datës 10 Nëntor 2015

- Zëvëndës Presidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek do të marrë pjesë në konferencën “Aspektet gjinore dhe Ekonomia”, si dhe në lansimin e Qendrës për Studime Gjinore dhe Ekonomike në kuadër të UBT-së. (UBT, Lagjja Emshir, ora 8:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën "A jemi gati për MSA?". (Hotel Nartel, ora 9:00)

- Terre des Hommes, Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Defence for Children organizojnë ditën e dytë të konferencës rajonale me temën “Shkëmbimi i Praktikave Ndër-disiplinare për Mbrojtjen e Fëmijëve." (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Nënkryetarja e  Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në PE, znj.Ulrike Lunacek, do të takohet me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 9:30)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës orgaizo konferencën për media rastin e publikimit të “Bruto Produktit Vendor” për vitin 2014, me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, me çmime aktuale dhe konstante. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, ora 10:00)

- Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe me përkrahjen e Ambasadës Holandeze, organizon nje seri te punëtorive intensive, në kuadër të programit te ri  “Qasja Taktile”. (Lapidariumi i Muzeut te Kosoves, ora 10:00)

- Këshilli Rinor Kosovar- KYC në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë- MASHT organizojnë tryezë diskutimi me temë prezantimin e Raportit të testit të Maturës “Progresi dhe sfidat e Provimit Shtetëror të Maturës”. (Salla Orion, përball Kinemasë ABC në Prishtinë, ora 10:00) 

- Dr. Fahredin Veselaj dhe Dr. Liridon Selmani të cilët morën 2 çmimet kryesore në Kongresin e Evropës Juglindore në Antalya të Turqisë, mbajn konferencë për medie. (Amfiteatri i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët Shqyrtimi i Projektligjit për Sigurimet, shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbledhja e Grupit punues Profesional të Shoqatës të ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, mban mbledhjen e radhes. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Dizajnin Industrial, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shpallja e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Kuvendi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Përfaqësueses “A” të Kosovës Albert Bunjkau do të mbajë një konferencë për media në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri. (Ambientet e hotelit “Emerald”, ora 11:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare AKTIV, organizojnë ceremoninë e hapjes së Qendrës së Energjisë Qytetare  - QEQ në Mitrovicën veriore. (Hapësirat e Qendrës së Energjisë Qytetare në Mitrovicën veriore, ora 12:00)

- Liderët e subjekteve opozitare mbajnë konferencë për media. (Nërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:00)

- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku takohet me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar, i cili do t’i dorëzojë zyrtarisht ministrit Çollaku Raportin vjetor për Kosovën 2015, me rastin e publikimit të Paketës së zgjerimit, të përbërë nga Strategjia e zgjerimit së bashku me Raportet e përveçme për shtetet nga Komisioni Evropian. (Zyra e Ministrit, Kati 9, ora 13:30  -vetëm pamje)

- Lansimi i video lojes “Modeli i Energjise 2050” për Kosovë nga ATRC, te ftuar Ambasadori i Britanisë se Madhe, Ruairí O'Connell, si dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçencë të Energjisë ne kuader te MZHE, Bedri Dragusha. (Kolegji UBT, ora 14:00)

- Ministri Çollaku do të zhvillojë konferencë për media ku do të shpalosë vlerësimet fillestare të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Raportin për Kosovën të KE-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave P32, ora 14:00)

- Këshilli për kthimin e pronave të "Dubraves" të fshatit Bellanice do te mbajn nje takim ne   me krytarin Begaj dhe njëkohësisht deputetet i përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Lokalet KK të Malishevës, ora 16:00)

- Mbahet promovimi i librit të vogëlushes Valeza Sadiku me titull "Aventurat e princit Zero". (Biblioteka Komunale "Sadik Tafarshiku", Ferizaj, ora 16:00)  

Ngjarjet e datës 9 Nëntor 2015

- Terre des Hommes, Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Defence for Children organizojnë konferencën rajonale me temën “Shkëmbimi i Praktikave Ndër-disiplinare për Mbrojtjen e Fëmijëve." (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të ciliën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, merr pjesë në tryezën e rrumbullakët që do të mbahet lidhur me instrumentin e planifikimit hapësinor të zonimit, rolet e nivelit qendror dhe lokal dhe planifikimin e bazuar në fakte. (Salla e konferencave “Orion” përballë Kinemasë “ABC”, ora 10:00)

- Qendra Rajonale e Platformës Civikos- Iniciativa për Progres (INPO),organizontryezën“Vlerësimi i nevojave dhe roli i OJQ-ve në Regjionin e Ferizajt. (Salla e Konferencave të Restaurant Orchide”, rr.Ahmet Kaçiku, nr.35, Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj , pret në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi. Pas takimit së bashku do të vizitojnë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. (Takimi mbahet në Komunën e Deçanit, në ora 10:00)

- Komisioni për Intervistaimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese  organizon intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  S-1, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit të 10 kandidatëve për përmbarues privat. (Ndërtesa e Re të Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me USAID-in. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Konferencë shtypi e FHK-së pas ratifikimit të vendimit të KD të IHF-së në kongresin e jashtëzakonshëm të IHF-së të mbajtur ne SOCHI të Rusisë, ku delegacioni i FHK-së u certifikua për anëtarësim të plotë në IHF. (Shtëpisë së Sporteve, Salla e konferencave, ora 11:00)

- Mabhet ceremonia e përurimit të fabrikës së përpunimit të mishit nga kompania Bucuku. (Objekti i fabrikës në fshatin Brestovik komuna, Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të ciliën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik dhe miratimi i Udhëzuesit për shqyrtimin e Peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli,  dhe Drejtoresha e Arsimit të Komunës e Prishtinës, Arbërie Nagavci do të bëjnë shpërndarjen e pakove të qumështit për nxënësit e shkollës, me çka formalisht po fillon edhe shpërndarja e qumështit bashkë me shujtat, për nxënësit e klasave I-V, në shkollat e Prishtinës. (Shkolla Fillore "Dardania" në Prishtinë, ora 14:30)

- Nënkryetarja e Parlamentit Evropian e cila është raportues për Kosovën, Ulrike Lunaçek viziton Kosovën më ç'rast do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës me temë "Leksion mbi Kosovën dhe procesin e integrimit evropian". (Amfiteatri i Departamentit të Shkencave Politike, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 Nëntor 2015

- Me iniciativën e të rinjëve të  Prishtinës “MotoCross Prishtina” organizon një gare sportive me motocross. (Fshati Zllatar, afer Liqenit te Badovcit, ora 10:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë shtypi lidhur me buxhetin e Kosovës për vitin 2016. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Në shënimin e “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve\", Ministri Ferid Agani do t\'i mirëpresë fëmijët dhe prindërit e tyre në ekspozitën e vizatimeve të fëmijëve nga rajoni duke parashikuar se çfarë shpresojnë të shohin në të ardhmen në lagjet dhe shtëpitë e tyre. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 6 Nëntor 2015

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 08:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Shoqata e bletarëve Flora në bashkëpunim dhe me mbështetje të Komunës së Gjakovës edhe sivjet organizon manifestimin tradicional festa e mjaltës 2015. (Pallatit i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Komisionerin e BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:15 - vetëm pamje)

- Welsh Guard dhe Garda Ceremoniale e FSK-së sot do të rreshtohen para shkollës “Faik Konica” në Prishtinë. (shkolla “Faik Konica”, ora 9:20) 

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami do të vizitoj Kryetaren e Komunës Mimoza Kusari Lila. (Kabineti i kryetares, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Komisioneri i BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të premten, më 6 nëntor, pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Në kuadër të konferencës “Ditët e Biznesit të Vogël 2015”, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat në Gjakovë. (Hotel Pashtriku, ora 10:30) 

- Mbahet seanca e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët adresimi i Komisionarit të UE për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johanes  Han, deputetëve të Kuvendit të Kosovës.. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu do të mbajë konferencë për Media, në të cilën do të prezentohen digjitalizimi i lejeve të ndërtimit për vietet 2013-2015 dhe përcjellja digjitale e procesit të aplikimt për leje të ndërtimit. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla nr. 37 të, ora 11:00)

- Qendra për Mbështetje Bizneseve në Kosovë organizon ceremoninë e certifikimit për ndërmarrësi të 200 të rinjëve nga e gjithë Kosova, përfshi edhe minoritetet. (Salla Orion përball Kino ABC, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete kushtuar heronjve të kombit Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nazir Ymeri. (Homazhe pranë vendit të rënies tek udhëkryqi në fshatin Opterushë, ora 12:00, Akademi solemne në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec , ora 13:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2015

- UBT organizon konferencën “Dita Austriake-Kosovare e Gjeodezisë 2015”, e cila do të trajtojë një temë shumë të veçantë dhe një fushë e cila nga viti 1999 e deri sot. (Ambientet e UBT-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës anëtar i Transparency International, do të publikojë raportin e hulumtimit mbi vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:45)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala pret në takimi Ministrin e Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, Yalçin Topçu i cili do të zhvillojë takime dhe do të vizitojë lokalitete të trashëgimisë kulturore. (Ndërtesa e MKRS-së, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe kryeshefi ekzekutiv i bankës TEB Ayhan Alibeyogly, do të nënshkruajë Autoritetin më të ri për Kredi Zhvillimore. (Lokalet e Agro Serra në fshatin Shipol të komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe përfaqësuesit e Institutit Gjeodezik të Zagrebit, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Objekti i vjetër i të Komunës së Prishtinës, salla numër 37, ora 10:00)​

- Mbahet takimi i 107-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, në objektin e ri, ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet seminari për bashkëpunim në Erasmus+ ndërmjet vendeve Nordike-Baltike dhe Ballkanit Perëndimor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismet Rrahmani” në Aqarevë të Skenderajt. (Aqarevë, ora 11:00)

- Organizata mediale KosovaLive në bashkëpunim me Asociacionin e Pavarur të Gazetarëve të Serbisë në kuadër të projektit Kosovo Serbia LIVE, të mbështetur nga Komisioni Evropian, organizojnë një tryezë të rrumbullakët me temën "Pajtimi nga perspektiva e rinisë". (Lokalet e KosovaLive, Pallati i Mediave, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në debatin me mësimdhënës të komunës së Skenderajt. (Shtëpia e Kulturës në Skenderaj, ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon aktivitetin - Krijimi i shtigjeve për ecje në kalanë e Zveçanit. (Zveçan, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton Kështjellën e Harilaqit dhe së bashku me një grup arkeologësh të rinj, për disa orë do të punojë në gërmimet arkeologjike që po bëhen në këtë lokalitet. (Fshati Harilaq, 12:00) 

- Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës do të mbajë takim koordinues me komunitetin e donatoreve. (Restorant “Vali Ranch” në Perlepnicë të Gjilanit, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 4 Nëntor 2015

- Universitet i Biznesit dhe Teknologjisë organizon konferencën “Dita Austriake-Kosovare e Arkitekturës 2015”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Misioni i OSBE-së organizon një konferencë dy-ditore për luftimin e korrupsionit ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, policisë dhe shoqërisë civile nga rajoni. (Hotelin Amazona, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ora 9:30)

- Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, do të takojë të dërguarin nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Rendy Berry ku do të diskutohet lidhur me të drejtat e komunitetit LGBT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S -1, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, organizon tryezën e hapur “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura”. (Restorantin “Rings”, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizojnë tryezën me temë “Funksionalizimi i punës së Agjencive të Pavarura” ku do të prezantohet edhe punimi “Balancimi mes pavarësisë dhe llogaridhënies: praktikat ekzistuese dhe rekomandime për mbikqyrjen parlamentare të agjencive të pavarura”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon tryezë diskutimi me temë "Drekat e derivatet, shpenzime të nevojshme apo luks". (Restaurant Marashi, Lagjja Marash, Prizren, ora  10:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të mbajë konferencë për medie lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilin do të bëhët mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/ L076 për Policinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, organizon promovimin e botimeve të këtij Instituti. (Amfiteatri i Pallatit të ndërtesës së re të Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma dhe Christof Stock,  Shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë bejnë perurimin e renovimit te fasadës së Ndërtesës së Komunës në Han të Elezit. (Ndërtesa e Komunës në Han të Elezit, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa do të mbajë mbledhjen e radhës me të vetmen pikë të rendit të ditës - Shqyrtimi në parim i Projektligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit Ferid Agani do ta vizitoj Komunën e Gjakovës ku do të takohet me kryetaren e komunës znj. Mimoza Kusari Lila me të cilën do të diskutojnë rreth zhvillimeve më të fundit për projektet mjedisore në Komunën e Gjakovës.  (Kabineti i kryetares, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Shëndetit Mendor në Mitrovicë. (Afër Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ora 12:00)

- Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës do të takojë menaxherët e personelit të Zyrës së Kryeministrit dhe të të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)

- Në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Mbështetje e mëtutjeshme për reformimin e arsimit në Kosovë Ligjor" Zyra e BE-së në Kosovë dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës do të fillojë Bibliotekën sapoformuar të Institutit Gjyqësor të Kosovës. (Instituti Gjyqësor i Kosovës, rruga "Muharrem Fejza", ora 14:30)

- Unioni studentor i Kolegjit Fama në Mitrovicë në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut organizojnë dhënien vullnetare të gjakut dedikuar për të sëmuarit dhe të lënduarit që shërohen në spitalet tona. (Kolegji Fama në Mitrovicë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 Nëntor 2015

- Randy W. Berry i dërguari i parë i posçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të LGBTI takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. (Zyra e kryetarit të Kuvendit, ora 9:00 - vetëm pamje në fillim të takimit) 

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor orgaqnizon konferencën rajonale për vendbanimet joformale. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Randy W. Berry i dërguari i parë i posçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të LGBTI takohet me kryeministrin Isa Mustafa. (Zyra e Kryeministrit, ora 9:50 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Mbahet takimit B2B mes përfaqësuesve të konzorciumit francez të perfshirë në projektin e Brezovicës dhe përfaqësuesve të shoqatave dhe bizneseve pranë Odës Ekonomike të Kosovës. (Ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të shkollës fillore në Halabak të Podujevës, e cila është djegur pak kohë më parë. (Shkolla fillore në Halabak, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare organizon debat me temën "Sfidat e Sektorit të Ndërtimit në Kosovë". (Smbientet e Restorant "Orion" ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin diskutues me temë “Lufta Kundër Pasurimit të Paligjshëm të Zyrtarëve të Lartë në Kosovë: Çfarë është progresi aktual?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30) 

- Randy W. Berry i dërguari i parë i posçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të LGBTI takohet me ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:40 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Hykmete Bajrami, ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media lidhur me takimet me veprimtarë sindikalë e me mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës, reagimin lidhur me mosnënshtrimin e kontratave individuale unike të punës nga ana e DKA-ve, etj. (Ambientet e Qendrës së Studentëve , te selia  e SBASHK-ut, ora 11:00)

 - Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit lidhur me shqyrtimin në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit ne Këshillin Prokurorial të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Christoph Stock nga zyra e BE-së në Kosovë do ta bëjnë hapjen e tregut të parë mobil të prodhimeve vendore. (Sheshin "Adem Jashari" afër Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

- Klubi i Baskebollit SIGAL Prishtina organizon konferencë për shtyp lidhur me ndeshjen e parë historike si vendas, në kuadër të FIBA EuropeCup, ndaj BC Astana. (Salla e konferencave të KB SIGAL Prishtina, ora 13:00) 

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilë do të mbahet takimi informues me Samuel Zhbogar, Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe raportimi i Bekim Çollaku, Ministër i Integrimit Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të stadiumit në Deçan. (Tek stadiumi në Deçan, ora 14:00)

- Mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit “Fuqizimi i sistemit të së drejtave të pronës intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Randy W. Berry i dërguari i parë i posçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të LGBTI mban ligjëratë të bashkë-organizuar nga Instituti Universitetit të Prishtinës për Studime Gjinore dhe Bibliotekës Kombëtare. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:30)

- Drejtorja e zyres për Demokraci dhe Qeverisje Sara Bjukenen do të nënshkruajë me zv/Kryetarin e Komunës së Klinës Enver Berisha një Memorandum Mirëkuptimi,  përmes së cilit do të shprehë përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe mbështetjes së kësaj komune. (  Zyra e Kryetarit të Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Randy W. Berry i dërguari i parë i posçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të LGBTI takohet me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - ora 15:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)

 

Ngjarjet e datës 2 Nëntor 2015

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Ndërmjet Kosovës në Njërën Anë dhe Bashkimit Evropian dhe Komuniteti Evropian të Energjisë Atomike Në Anën Tjetër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizon punëtorinë me temën “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi-Procedurat dhe Autoritetet përgjegjëse - Avokati i Popullit, Gjyqësori dhe akterët e tjerë- Sfidat dhe Mundësitë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahen homazhe për Heroin e Kombit Afrim Zhitia. (Te Obelisku i Afrim Zhitisë, fshati Llugë i Besianës, ora 11:00)

- Mbahen homazhe për Heroin e Kombit Fahri Fazliu. (Te Përmendoret e Heronjve të Kombit Fahri dhe Bahri Fazliu, fshati Llaushë i Besianës, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve viziton kompaninë NTP Edona në Ferizaj. (Lokalet e kompanisë, rruga Naim Bega te fusha e sporteve në Ferizaj, ora 13:00)

 

- Në 26-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjë homazhe te vendi i rënies së tyre në Prishtinë. (Lagjja Bregu i Diellit, ora 14:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve viziton Plus Market-kompani e cila grubullon dhe shet prodhime vendore. (Ferizaj, ora 14:00)   

- Mbahen homazhe tek vendi i rënies së Heronjve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët humbën jetën në ditë të sotme para 26 viteve në përballje me pushtuesin serb. (Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 14:00)

 

- Mbahet seancë gjyqësore në lëndën penale ndaj të akuzuarit Shaip Surdulli, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare. (Gjykatës Themelore Gjilan, ora 14:00 )

 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të pres në takim, znj. Cari Enav, drejtoreshë e Byrosë për çështje ndërkombëtare të narkotikeve dhe zbatim të ligjit për Evropë dhe Azi. (Objekti kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 15:30)
 

Ngjarjet e datës 31 Tetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa së bashku me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, do të mbajë konferencë për medie lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli i Rinisë Evropiane për Kosovën organizojnë cermonin e  nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit në mesë të këtyre institucioneve. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

 - Liderët e partive oppzitare mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 12:30)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajazitit, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra ENCOMPASS organizon ceremoni solemne me rastin e fillimit të Shkollës+ të Projektit ATOMI, e cila do të zgjasë prej muajit tetor 2015 deri në muajin qershor 2015 dhe do të organizohet për të gjithë nxënësit e përzgjedhur gjatë cikleve të mëparshme të Projektit ATOMI, nga të gjitha shkollat e mesme të ulëta dhe të larta të Kosovës. (Salla e Kuqe e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Mbahet Konferenca Shkencore “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944 - 1945)”.(Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 9:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen solemne të konferencës shkencore ndërkombëtare ICLS2015, "Funksionimi i shtetit juridik në Evropën Juglindore". (Ambientet e Kolegjit AAB, ora 9:30)
 
- Drejtorja e zyres për Demokraci dhe Qeverisje Sara Bjukenen do të nënshkruajë me Kryetarin e Komunës së Ranilukut Gradimir Mikić  një Memorandum Mirëkuptimi,  përmes së cilit do të shprehë përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe mbështetjes së kësaj komune. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Ranilugut, ora 10:00)

- Me rastin e Muajit te vetëdijesimit te grave për kancerin e gjirit, Ministria e  Shëndetësisë dhe Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit, organizojnë tryezë të rrumbullakët: “Mamografia mobile-impakti sot dhe nesër”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës organizojnë tryezën me temën “Decentralizimi dhe modernizimi i ueb faqeve të komunave”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Në 15 vjetorin e vdekjes, organizohet akademi përkujtimore në nderim të vepres së intelektualit dhe veprimtarit arvanitas Aristidh Kola. (Institutin Albanologjik i Prishtinës, ora 10:00)

 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, dhe dhënien e Betimit, pas kryerjes së Kursit Bazë të komponentit aktive, gjenerata 2/2015. (Kazerma “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi “Dita e Mjaltit Llapjan” në Podujevë.(Sall e Kuvendit Komunal dhe Sheshi i qytetit, ora 11:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë  për media lidhu me pagën minimale, njohjen e përvojës së punës të punëtorëve për periudhën 1990-1999 dhe dhe amandamentimin e Ligjit të Punës.(Lokalet e BSPK-ës, ora 12:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.(Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2015

- Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. (Kabineti i kryeministrit, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak. (Hotel Swis Diamond, ora 8:45)

- Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Fischer marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak. (Hoteli Swis Diamond, ora 8:45)

- Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer i drejtohet Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave në Kuvend, ora 9:20)

- Kampanja “Drejtësia dhe Qytetarët” fton përfaqësuesit e interesuar të medieve Kosovare që të marrin pjesë në konferencën e organizuar bashkërisht nga Kampanja dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën e fundit përmbyllëse të projektit me titull “Rëfimi i dy qyteteve - ekstremizmi i dhunshëm dhe kundërpërgjigja në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Fischer vizitojnë Prizrenin. (Kisha Katolike në Prizren dhe Xhamia e Sinan Pashës, ora 10:45)

- UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik nr. 10, dokument ky që ofron  një përmledhje konçize të indikatorëve dhe rezultateve kyç të anketës në një konferencë për media. (Ndërtesa e UNDP-së, ora 11:00)

- Komuna e Gjakovës organizon debat lidhur me progresin e punës së komunës së Gjakovës në luftën kundër korrupsionit. (Kuvendi Komunal i Gjakovës, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

-  Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri do të bëjë inagurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në komunën e Gjilanit.  (Shkolla Fillore “Selami Hallaci” në Gjilan , ora 13:00)

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2015

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore organizon forumin “Gratë në TIK”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK në kuadër të Ciklit të tryezave të Rrumbullakëta “Diagnostikimi dhe Menaxhimi Protokolar i Sëmundjeve Malinje” organizon tryezën “Diagnostikimi dhe menaxhimi protokolar i kancerit të gjirit”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Administrata Tatimore të Kosovës dhe GIZ-it bejnë prezantimin e rezultateve të anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me shërbimet e ATK-së, si dhe prezantimi i punës së Zyrës për Gjoba dhe ndëshkime Administrative dhe  sfidave në të ardhmen. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia shteterore e pritjes se Presidentit të Republikës së Austrisë, Heinz Fischer. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20 - Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 12:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik për Projektligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të bëjë përurimin e objektit të ri të Zyrës Komunale të Punësimit në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga pret në vizitë zyrtare shtetërore Presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer ku pas takimit do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 12:40)

- Zëvendës drejtori i  USAID-it, Mike de la Rosa do të vizitojë Komunën e Pejës më ç'rast se bashku me kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri do të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi në mes të USAID-it dhe Komunës së Pejës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Pejës, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Suedisë (SIDA) e cila do të financojë projekte mjedisore në vlerë prej afro 6 milionë euro. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshim dhe Plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, formimi i Grupit Punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Shfaqet premiera e filmit te shkurtë artistik 23 minuta ,"Personazhi I". (Kinemane ABC, ora 13:00)

- Zëvendës drejtori i  USAID-it Mike de la Rosa i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri do të përurojë Impiantin për Përpunimin e Farave të Kungullit, në fshatin Loxhë, Komuna e Pejës. (Fshatin Loxhë, ora 13:00)

- Mbahet B2B takimi në mes të firmave Austriake dhe atyre Kosovare. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ngjarjen "Fuqizimi i konkurrencës së Furrës Buka në rajon". (Korporata Meridian, Fushë Kosovë, ora 15:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media, pas kthimit nga Strasburgu, ku ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. (Kabineti i Kryetarit, ora 17:20)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të bëjë lansimin e publikimit Kosovoarts, që përfshin trembëdhjetë artistë kosovarë të njohur ndërkombëtarisht dhe prezanton larminë e artit kosovar. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:00)

- Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës “Thumbi” organizon Festivalin e parë Ndërkombëtar Tradicional të Karikaturës. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2015

- Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë konferencën rajonale “Ndërlidhja me rrjete dhe qasja krahasuese në arsimin policor”. (Hotel, Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon diskutim në Vushtrri mbi parandalimin e ektremizmit të dhunshëm. (Restaurant Ura e Gurit në Vushtrri, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhët  i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2014. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Portali Foltash.com organizon tryezë diskutimi me temën “Kosova përballë ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Ferizaj. (Restorant “Orchide” në Ferizaj, ora 10:00)

- Iniciativa për Progres INPO, organizon tryezën “(Pa)Qëndrueshmëria financiare e komunave”, për të diskutuar rreth kufizimeve dhe mundësive që kanë komunat në planifikimin dhe realizimin e të hyrave vetanake. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeparlamentari, Kadri Veseli, për herë të tretë mban mbledhjen e  Komisionit për  shqyrtimin e kandidatëve për emërim në  Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Nderkombëtare te Tashegimisë Audiovizuale KUSA në bashkëpunim me emisionin "Arkiva" te Radio Televizionit te Kosoves, do te shfaqn një ekspozitë të vogël të fotografive dhe filmave të vjetër nga arkivat, me qëllim që të ngrisim vetëdijen e qytetarëve për rëndesinë e digjitalizimit te arkivave. (Para Teatrit Kombetar, ora 11:00)

- Një projekt i BE-së që implementohet nga Nisma e Zhvillimit Bujqësor në Kosovë do të themelojë ndërmarrje të vogla shoqërore që drejtohen nga gratë e veja të papunësuara, për të ofruar dreka për nxënësit e disa shkollave të Kosovës më ketë rast do të lansohet bufeja në skollën "Shaban Jashari" në Skenderaj. (Shkolla "Shaban Jashari", Skenderaj, ora 11:00)

- Ministri i Infraastrukturës, Lutfi Zharku raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së ish kryetarit të Komunës se Suharekës, Ukë Bytyçi. (Shtëpia e Kulturës, Ukë Bytyçi. ora 12:00)

- NLB Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës, organizon Turneun III memorial në shah “Mustafë Ibrahimi”, për të përkujtuar njeriun e arsimit, sportit, ekonomistin dhe patriotin Mustafë Ibrahimi. (Ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës - Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

Shoqata “Autizmi” në Prishtinë bashkë me Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale Kamerfest 2015, organizon koncertin “Koncert për Autizëm”, i cili do të mbahet sot në kuadër të Kamerfest. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2015

- Mbahet takimi i Forumit të Nivelit të Lartë të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në të cilin prezantohet Raporti Vjetor i donatorëve për vitin 2014 si dhe prioritet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e  Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të bëj hapjen e çerdhes për femije "Ngjyrat "​ në fshatin Hajvali​. (Hajvali, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët në Llapushnik të Drenasit. (Llapushnik, ora 13:00)

- Galeria Qahili organizon ekspozitën e radhës, atë të artistit të mirënjohur nga Qipro, Senih Çavuşoğlu i cili do të prezantohet me instalacione, punë me të cilat edhe identifikohet. (Galeria Qahili, ora 19:00)

 

- Hapja solemne e ekspozites "Ekspozita e Tetorit-Cmimi Prof. Muslim Mulliqi", ekspozite kjo e cila ka per qellim ti promovoi te arriturat njivjecare te studenteve te Fakultetit te Arteve-UP"Hasan Prishtina". ( Galerine e Arteve te Fakultetit te Arteve, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2015

- Mbahet conference për media e Shefave të Grupeve Parlamentare të Opozitës. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, aneksi kati II, ora 12:00)  

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, do të mbaj një konferencë për medie, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 14:30) 

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:00)          

- Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës "Nëna Terezë" dhe Shoqata "Nëna Terezë" e Zvicrës do të përurojnë shtëpi të ndërtuara për familjet e pastreha. (Doblibare, Gjakovë, ora 10:00)

- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja në partneritet me organizatën “Save the Children”, do të organizojnë aktivitetin e radhës për përzgjedhjen e pikturës dhe esesë  më të mirë, të krijuar nga vetë  fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.(Hotel AFA, ora 11:00)

- KADC organizon konferencë për medie në të cilën do të paraqiten gjetjet e monitorimit si numri i lëndëve për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit të dorëzuara në gjykata nga inspektorati sanitar, sa prej tyre janë përfunduar sa gjenden ende në procedurë, krahasimi i lëndëve të trajtura në gjykata nëpër komuna. (Restorant “Rings”, ora 11:00)

- Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës "Nëna Terezë" dhe Shoqata "Nëna Terezë" e Zvicrës do të përurojnë shtëpi të ndërtuara për familjet e pastreha. (Marmullë, Gjakovë, ora ora 12:00)

- Agjencite e Kombeve te Bashkuara bejnë lansimin e objektivave të Qëndrueshme të Zhvillimit në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 13:00)     
 

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2015

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. mbajnë konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë në bashkëpunim me Komunën e Pejës organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Pejë, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori. (Restorant “Univers” në Pejë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadr Veseli, kryeson mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

- Organizatat e shoqërisë civile do të organizojnë një marsh paqësor simbolik për të adresuar mesazhet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit. (Nisja bëhet nga Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi themelues i Oanizatës "Kosova për Sanxhakun". (Amfiteatri i Fakultetit Filologjiik, salla e kuqe, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i romanit "Katraligu" i autorit Shaban Arifaj. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës "Nëna Terezë" dhe Shoqata "Nëna Terezë" e Zvicrës do të përurojnë shtëpi të ndërtuara për familjet e pastreha. (Vushtrri, ora 16:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

- Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës "Nëna Terezë" dhe Shoqata "Nëna Terezë" e Zvicrës do të përurojnë shtëpi të ndërtuara për familjet e pastreha. (Mitrovicë, ora 17:00)

 

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon hapjen e punimeve të Konferencës Ndërkombëtare “Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 18:45)

- Muzeu i Kosovës mbështetur nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit organizon hapjen e ekspozitës mobile "Vitrina e Muzeut të Kosovës". (Sheshi "Ibrahim Rugova" në Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2015

- Mbahet konferenca e përbashkët më të gjithë akterët përgjegjës për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve ku do të bisedohet se “Çfarë ka bërë apo duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve”. (Hotel Victory, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli zhvillon takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie. Pas takimit, Veseli dhe Delawie, do t’u drejtohen mediave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, pret në takim një delegacion të organizatës kulturore 'ArtAngle' , dhe 'Balkans Arts and Culture Fund – BAC', organizata të huaja këto të cilat janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur zhvillimin kulturor. (Ndërtesa e MKRS-së, ora 10:00)

- Eksperti britanik, Mike Jervis, nga Fondacioni për Ndryshime Aktive i Britanisë së Madhe do të vizitoj Kolegjin ISPE dhe me këtë rast do të mbaj një ligjëratë kushtuar projektit për ndërtimin e së ardhmes pa dhunë. (Selia e Kolegjit ISPE, 11:00)

- Mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit në përkrahje të rektorit Ramadan Zejnullahu, të cilin dje e shkarkoi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm shënon Ditën Ndërkombëtare të Energjisë dhe mban tryezën ‘Zhvillimi i potencialit të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme’. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Mbahet takim ndërmjet kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të Komisionit për Persona të Zhdukur të Malit të Zi. (Ndërtesa e qeverisë, salla P-37. Ora 11:00)

- Nënshkruhet ‘Marrëveshja e Bashkëpunimit‘ në mes të Komisionit për Persona të Zhdukur të Kosovës dhe Komisionit për Persona të Zhdukur të Malit të Zi.Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, udhëheqësit e komisioneve, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, P32, ora 11:30)

- Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila do të bëjë shpërndarjen e certifikave për përfituesit e Skemës se Granteve te bizneseve. (Zyret e JIC, Qendra Inovative e Gjakovës, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” mban konferencën për shtyp që ndërlidhet me shfaqjen më të re “This is our youth”, nga autori Keneth Lonergan, me regji të regjisorit të mirënjohur, Fatos Berishës. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon një performancë simbolike e fëmijëve, për Ditën Ndërkombëtare të Energjisë. (Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 13:30)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNKT në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit të gazetarisë për varfërinë. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 15:00)

 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë konferencë për media ku do të flasë rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. (Ndërtesa e MASHT, ora 15:00)

 

- Mbahet asambla solemne te Komiteti Olimpik te Kosovës e cila organizohet me rastin e njevjetorit te njohjes se KOK nga BE i KOK. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Kosova’s Philanthropists organizon “Mbrëmjen humanitare” për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e kampit veror për fëmijë jetim, në kushte të vështira ekonomike dhe nevoja të vecanta të të gjitha komuniteteve në Kosovë. (Sheshi 21, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2015

- Me iniciativën e disa organizatave jo qeveritare, organizohet tryezë e rrumbullakët ku do të diskutohet mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë në gjetjen e alternativave për tejkalimin e kësaj situate  me deputetët Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, analistë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Komisionin për Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në Kuvendin e Kosovës mban tryezë në promovimin e Ligjit të ri për Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Zyra e Prokurorit te Shtetit organizon tryezë lidhur me viktimat të krimit  në Pejë. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë. (Kabineti i Ministrit, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, hqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Në kuadër të të javës së viktimave të krimit Zyra e Prokurorit te Shtetit organizon ligjeratë nxënesit e Shkollë së Mesme "Fan.S.Noli", në Podujevë, ora 11:00)

- Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencë me temë “Cila është qasja e Mbretërisë së Jordanisë në procesin e decentralizimit dhe reformës së qeverisjes lokale?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00) 

- Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL) organizon tryezë me temën “Tregu i Punës në Kosovë – Mundësitë dhe Kufizimet”,(Restorant “Orion”, ora 11: 00)

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami se bashku me delegacionin e Turqisë mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e MASHT, ora 11:10)

- Klubi Futbollistik “Prishtina” mban konferencë për media. (Zyrat e Klubit, ora 12:30)

- Mbahet ceremonia solemne e përurimit të godinës së shtatë të Kolegjit AAB në Prishtinë. (Kampusi i Kolegjit AAB në  Prishtinë, ora 13:00)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, KEDS dhe Rudis organizojnë ceremoninë e fillimit të punimeve të centralit të parë në Kosovë me panele solare. (Gjurgjevik i Madh në Komunën e Klinës, ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën behët shqyrtimi i projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëndosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2015

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të takimeve me drejtues të partive parlamentare, pret në takim kryetarët e subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, do të flasë me rastin e prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve nga aktiviteti i monitorimit të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizon tryezën në kuadër të javës për të drejtat e viktimave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencën ku do të prezentohen të gjeturat e projektit me titull “Rrëfimi i dy qyteteve - ekstremizmi i dhunshëm dhe kundërpërgjigja në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë”. (Salla e konferencave “Orion” në Prishtinë, ora 10:00)

- Organizohet protestë për zbardhjen e vrasjes së veprimtarit Remzi Hoxha, 20 vjet më parë. (Sheshi Skënderbeu Prishtinë, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2014 ku të ftuar janë Ministri i Financave z.Abdullah Hoti, Ministri i MAP- it, Mahir Yagcilar dhe z.Artan Venhari zv.Auditor i Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së bursave për nxënës të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë. (Hotelin Grand, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit  për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të ciliën do të raportojë Blerand Stavileci, ministër i Ministrisë së Zhvillimit ekonomik, për zhvillimet në fushëveprimtarin e ministrisë, në realizimin e prioriteve në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm Energjia, Minierat, Agjencitë e pavarura në fushëveprim dhe ndërmarrjet publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit për Kontroll të Eksportit dhe çështjet lidhur me Sigurinë e Kufijve do të bëjë dorëzimin e donacionit, pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës në vlerë prej 392,000 dollarësh. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ”Raportit vlerësues të Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2011-2014”, përgatitur nga UN Women dhe US Embassy. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Kompania CEO organizon hapjen e Panairit të Ushqimit dhe Pijeve Agrokos 2015. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 12:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, dhe Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’ do të mbahen homazhe për komandantin e shtabit të UÇK-së në Isniq - Skender Rexhahmetaj. (Fshatin Isniq, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim përfaqësuesit e Grupit 6 +. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati do ta vizitoj Komunën e Gjakovës më ç'rast do të ketë takim me Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila. (Kabineti i kryetares së Gjakovës, ora 12:30)

- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizon inaugurimin e Konsulatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjakovë ku do të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Qarshia e Vjetër, Rr. Ismail Qemali në Gjakovë, ora 13:00)

- Zyra e Prokurorit te Shtetit organizon ligjeratë me nxënësit e shkollës "Asim Vokshi" në Prishtinë. (Objekti i shkollës, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim drejtuesit e Listës Srpska. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Në kuadër të javës kunder dhunës ndaj fëmijëve, do të  ipet një shfaqje teatrale në Gjilan, me grupin teatral të fëmijëve nga teatri i Pejës, që ka për qëllim vetëdijesimin e fëmijëve, prindërve dhe vetë institucioneve  mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, dhe Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’ do të mbahet akademi përkujtimore për komandantin e shtabit të UÇK-së në Isniq - Skender Rexhahmetaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

- Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik pranë USAID-it Scott Cameron, i shoqëruar nga Ministrja e Trgtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të bëj dorëzimin e çertifikatave për ekspertët bujqësor të cilët përfunduan trajnimin Garancia e Preferuar Bujqësore. (Sheshi 21, ora 14:00)

 

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë Andrea Ferrarese do të bëjnë hapjen e  shkollës për aftësim profesional. (Zona Industriale - rr. Lidhja e Pejes p.n., ora 17:00)

- Bëhët organizimi i hapjes se ekzpozites në karikatura poilitike të autorit Bujar Kapixhiu.(Bibloteka Kombëtare, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2015

- Mbahet një konferencë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku do të bëhet prezantimi i gjetjeve të Anketimeve të Gupimeve të Treguesve të Shumëfishtë, me temë “Investimi në Fëmijë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. (Zyret e KQZ, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mban konferencë për media.(Kabineti i Presidentes, C-101, ora 10:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën do të diskutohet për vazhdimin e seancës plenare, të ndërprerë sot si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit.(Ndërtesa e re e Qeverisë, ish.”Rilindja”  ora 11:00)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian ne Kosovë organizojnë, konferencën hapëse të fazës se fundit të  projektit, Kontrolli dhe Çrrënjosja e Sëmundjeve të Kafshëve ne Kosovë më ç'rast do të fillojë raundi i fundit i shpërndarjes se vaksinave nga ajri. (Hotel "Galla" në Aeroportin e Prishtinës në  Sllatinë, ora 11:00)

- Nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit shënohet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit". (Ndërtesa e re e Qeverisë, amfiteatri në katin e parë, ora ora 11:00)

- Me rastin e pranimit të Odës Ekonomike të Kosovës në Eurochambers, delegacioni i Kosovës i cili ka marr pjesë në Asamblenë në Luksemburg mban konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 11:00)

- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children mbajn konferencë për meida me rastin e fillimit të Javës kundër dhunës ndaj fëmijëve. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 13:00)

 

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), organizon takimin me Kryetarët e komunave të Kosovës. (Zyret e MAPl-së, ora 14:30)


- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në një takim me kryetarë të komunave të Kosovës, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.(Ndërtesa e Qendrore e Qeverisë, Salla-P38, ora 14:30)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të takimeve me drejtues të partive parlamentare, pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në cilësinë e kryetarit të LDK-së. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 16:00 - vetëm pamje) 


- Muzeu i Kosoves në një konferencë për media mban takimin prezantues lidhur me përmbylljen e aktivitetit tradicional kushtuar Ditëve të Rinisë, të shënimit të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, etj.. (Lapidariumi i Muzeut, përball Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2015

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën për media rreth zhvillimeve në Ministrinë e Financave. (Ndërtesa e Qeverisë, kati përdhes, salla e konferencave, ora 11:00)    

- Departamenti i arsimit i AAK-së mban konferencë për media lidhur me problemet në sistemin arsimor të Kosovës duke përfshirë edhe arsimin universitar. (Zyret qendrore te AAK-së, ora 12:00)

- Levizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetevëndosjes, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2015

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të mbajë fjalim në ceremoninë e certifikimit/hapjes për bursat e vogla për programin e anglishtes “ACCESS” në Gjilan. (Teatri i Gjilanit, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri, drejtuesi i grupit parlamentar Glauk Konjufca, si dhe Ahmet Isufi, Nënkryetari nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Deputeti Enver Hoti nga NISMA për Kosovën mbajnë takim në Komunën e Mitrovicës me Kryetarin Agim Bahtiri. (Mitrovicë, ora 12:00)

-  Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, mbajnë konferencë për media, ku do të prezantohen rezultate të rëndësishme të punës së Qeverisë së Kosovës, në dy sektorët përkatës. (Ndërtesa Qendrore e Qeverisë, Salla P-32, ora 11:00)

- Fillon ndërtimi i Akademisë Kosovare për Lidership. (Lagjja Fidanishte në Mitrovicë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik, ora 11:00

- Sot pasdite nis revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth saj më ç\'rast kontraktuesi i BE-së do të mbyllë të dy anët e urës me barriera dhe vendin e ndërtimit me gardh. 

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Instituti i Historisë në Prishtinë dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Beteja e Dytė e Kosovės, mė 1448". (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 9:00)

- Mbahen operacionet taktike përfundimtare të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Ushtrimit fushor ,,Shqiponja 4’’,  i cili është duke u zhvilluar nga 11 tetori dhe do zgjasë deri më sot në rajonin e Ferizajt dhe Suharekës. (Fshati Jezerc, në Komunën e Ferizajt, ora 9:30 - nisja për gazetarët bëhet nga objekti i Ministrisë për Forcën e Sigurisë, ora 8:15)
 
- Një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni i Venecias, i prirë nga kryetari, Gianni Buquicchio, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ku do te takohen me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi. (Zyrën e Kryetares së Gjykatës, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozimeve për plotësim - ndryshimin e Ligjit për RTK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Shoqatës HANDIKOS, Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve dhe Shoqatës Down Syndrome Kosova. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë me temë "Ekonomia e veturave në Kosovë - A janë të ndërlidhura vendimet e Qeverisë për importin e automjeteve, me aksidentet në komunikacion dhe ndotjen e ambientit? (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim drejtorin e Qendrës jofitimprurëse për Mirëkuptim Ndërfetar, Rabinin Bemporad. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban Dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Koordinatori i Nismës Bashkëpunuese së Evropës Juglindore, Erhard Busek mban ligjëratë në Kolegjin ISPE mbi të ardhmen e Evropës. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 11:00)

- Kryetari i  Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci dhe Drejtorin e Administratës Publike  Muhedin Nushi, do të  vizitojnë çerdhen "Ngjyrat" dhe objektin e bashkësisë lokale në fshatin Hajvali. (Të dy objektet janë përbri njëra tjetrit në Hajvali, ora 12:00)

- Mbështetur nga Përfaqwsuesi Special i BE-së do të mbahet debati: "Njohja e Diplomave Universitare", në Zvecan. (Salla e konferencave e kompanisë "Metal" në  Zveçan, ora 13:00)

- Mbahet konferencë për media në Gjykatën Themelore të Gjilanit më ç'rast kryetari i gjykatës, Zyhdi Haziri do të publikoj raportin nëntëmujor të gjykatës. (Gjykata Themelore e Gjilanit, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbajë konferencë për media ku do të flitet lidhur me tentimin për dezintegrimin e skajshëm të Mitrovicës përmes marrëveshjeve me Serbinë. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia përkujtimore e përvjetorit të veprimtarit të shquar për çështje kombëtare Metush Krasniqit. (Ambientet e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në amfiteatrin e Drejtorisë në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Eksperti i njohur i “Trepçës”, ish drejtori i Minierës me Flotacion në  Stan Tërg, organizatori i grevës së famshme të minatorëve, Burhan Kavaja, do të promovoj librin e tij, që sapo ka dalë nga shtypi “Kohë edhe Njerëz”, në Mitrovicë. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, ora 14:00) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të vizitojë ndërmarrjen "Termokos", me rastin e fillimit të sezonit të ngrohjes. (Termokos, ora 14:00)

- Policia e Kosovës  organizon konferencë për media e cila i dedikohet disa operacioneve të suksesshme policore dhe zhvillimeve të fundit që ndërlidhen me veprimet policore pas seancës së të enjtes së Kuvendit të Kosovës. (Stacioni policor “Qendra”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në shfaqjen e dokumentarit për bërjen e instalacionit artistik “Mendoj për Ty”, të artistes Alketa Xhafa – Mripa, në organizim të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës. (Sheshi 21, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 Tetor 2015

- Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat i financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, dhe i implementuar nga Swisscontact si partner kryesor dhe Red Mill Communications si partner përkrahës organizojnë lansimin e kampanjës “Fuqizimi Ekonomik i Gruas”, me ç’rast do të shpalosen qëllimet dhe objektivat e këtij projekti si dhe do të diskutohet mbi rëndësinë e zhvillimit ekonomik të grave. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Kompania evroenergie organizon konferencën ndërkombëtare Energy Market South East Europe 2015 e cila mbahet me me një panair përcjellës me pjesëmarrës të kompanive më të fuqishme të sektorit të energjisë në Evropë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare Energy Market South East Europe 2015. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet  seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendi të Kosovës, ora 10:00)

- Shoqata e të Verbërve të Kosovës, e mbështetur nga Programi Anti-Korrupsion i UNDP-së në Kosovë dhe Agjencia Kundër Korrupsion, do të promovojë ligjet anti-korrupsion në alfabetin Braille. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e VIII e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Salla e madhe të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr.“UÇK”, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani do ta vizitojë Komunën e Kamenicës me qëllimi njoftimin më për së afërmi rreth gjendjes mjedisore dhe planifikimit hapësinor në Komunën e Kamenicës. (Kamenicë, ora 11:00)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon një vizitë promocionale dhe monitoruese te përfituesit e Programit të Granteve për MVM. (Kompania “DPZ Festa” Adresa: RR.” Sadullah Brestovci”, Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Konviktit nr. VIII në Qendrën e Studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. (Qendra e Studentëve, ora 13:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të Javës së Arbitrazhit është nikoqire e forumit “Arbitrazhi në Evropën Juglindore: Rasti i Kosovës”, organizuar nga ICC/Forumi i Arbitërve të Rinj. (Hotel Emerald, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 14 Tetor 2015

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Terre des Hommes, organizojnë sot në Prishtinë një konferencë për të drejtat e fëmijëve, me theks të veçantë në fëmijët lypsarë. (Hotelin Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve më ç'rast do të bëhet prezantimi i të arriturave të deritanishme dhe të sfidave që e presin Agjencinë Kosovare për Standardizim. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare në bashkëpunim me kompaninë anëtare "Evroenergie" mbanë konferencë për media me qëllim njoftimin e opinionit publik për zhvillime të rëndësishme në fushën e energjisë. (Zyret e Odës Ekonomike Gjermano - Kosovare, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Gjilanit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Gjilan, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori. (Restorant “Bujana” në Gjilan, ora 10:00)

- KEDS organizon ceremoninë e diplomimit dhe ndarjes së certifikatave për studentët e Gjeneratës së Dytë të Akademisë së KEDS-it. (Hotel Emerald, ora 11:00 - Nisja e organizuar për gazetarë nga objekti i KEDS-it, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës me Odën e Përmbaruesve Privat të Maqedonisë me që rast do te nënshkruhet edhe memorandumi i bashkëpunimit. (Selia e Odes se Përmbaruesve privat te Maqedonisë në Shkup, ora 10:00)

- Programit të BE-së “Kosova e Bukur” i cili po mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale bën renovimin e shkollës “Dositej Obradovic” në Partesh. (Shkolla “Dositej Obradovic” në Partesh, ora 10:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, do të vizitoj Komunën e Kllokotit ku do të takohet me Kryetarin e kësaj Komune, Srecko Spasic. (Objekti i komunës se Kllokotit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën C 203,  ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit  për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303,  ora 11:00)

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Qendra për Studime të Sigurisë organizon një punëtori me studentë të shkollave të mesme në Mitrovice për të diskutuar faktorët kryesorë të radikalizmit që shpijnë në ekstremizmin e dhunshëm. (Gjimnazi "Frang Bardhi", Mitrovice, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e rindërtimit te “Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare / Qendrës së Shëndetit” në Kllokot. (Qendra e Shëndetit, Kllokot, ora 12:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, do të merr pjesë në hapjen solemne të shtëpisë së re të shëndeti në Komunën e Kllokotit. (Kllokot, ora 12:00)

- Mbahet protesta e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta kundër arrestimit të veteranit Xhemshit Krasniqit, dhe për mbrojtjen e vlerave të përgjithshme të UÇK-së. (Sheshi i UÇKtek rrethi para Spitalit Regjional të Prizrenit, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Institutin e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku pas vizitës do të japë një deklaratë për media. (Instituti i Onkologjisë, QKUK, ora 12:45)

- Bëhët prezantimi i rezultateve të hulumtimit të realizuar nga OJQ Developing Together dhe përkrahur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung lidhur me Ligjin për Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi – Ligji nr 04L-134. (Salla e konferencave Orion përballë kinemasë ABCra 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete - pjesa e parë e takimit është e hapur për media. (Kuvendi i Kosovës, Salla C-301, ora 14:00)

- Projekti rajonal i Instrumentit per Para-anëtarsim "Programi i crrënjosjes së Rabiesit dhe Mortajës Klasike të Derrave në Ballkanin Perëndimor" do të zbatojë fushatën e fundit ajrore të vaksionimit kundër Rabiesit. (Aeroporti Adem Jahari, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 13 Tetor 2015

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani do të pres Ministrin e Shëndetësisë së Kroacisë, Siniša Varga, i cili do të kryesojë një delegacion zyrtar të autoriteteve shëndetësore kroate që do të qëndrojnë në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 9:00)

- Mbahet prezantimi i projektit: "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë", projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe organizatës HELP si zbatuese e donacionit të Qeverisë Gjermane. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 9:00)

- Mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, do të vizitojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me ç’rast do të pritet nga ministri Ferid Agani. (Kabinetin e Ministrit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së organizon një ngjarje lansuese për projektin A.Ë.A.R.E. - Veprimi i Gruas në Agro-biznes për një Ekonomi të re Rajonale. (Fshati Videje në Klinë, ora 10:00)

- Duke pasur në konsideratë sfidat me të cilat ndërmarrjet në Kosovë ballafaqohen në depërtimin në tregje të huaja, Oda Amerikane organizon tryezën mbi shfrytëzimin e potencialit të Kosovës për eksport të produkteve dhe shërbimeve për zhvillim të shpejtuar ekonomik. (Zyret e Odës Amerikane, ora 10:00)

- Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, mbahet ligjëratë me temë "Kultivimi i tolerancës, arsye pse duhet ndryshuar tekstet tona shkollore të historisë". (Resort Planet në Gjilan, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Siniša Varga japin deklaratë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:15)

- Departamenti i Tregtisë në MTI, do të prezantojë platformën e raportimit të barrierave tregtare. (Ndërtesa e MTI-së, ora 10:30)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi i projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallla N 303, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të organizojë seancën e raportimin të parë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave të Planit për Integritetit, hartuar dhe miratuar nga Komuna e Prishtinës. (Ndërtesa e re të Kuvendit Komunal në lagjen Arbëria, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Patentë Shofer. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet prezantimi i Planit të Integritetit i Komunës së Prishtinës. Flasin Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe Shqipe Neziri, Menaxhere e programit kundër korrupsion, UNDP. (Kati i katërt në Komunën e re, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani"  do të mbajë konferencë për media lidhur me qendrimin që ka dhe arsyet pse po proteston dhe  pse po e bojkoton mësimin. (Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani", ora 11:00)

-  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Rektori i Univerzitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu raportojnë në Mbledhjen e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon një vizitë promocionale dhe monitoruese te përfituesit e Programit të Granteve për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme. (Kompania “ALM Group SH.P.K.” Adresa: Rruga M2 Prishtinë-Ferizaj afër Spitali Bahceci, ora 14:00)

- Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatarë, në mbështetje nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, organizon lansimin e platformës “Fole n’fole” në kuadër të projektit “Youth Engagement in Political and Electoral Processes”. (Sheshi 21 ora 14:00)

 

- Prokuroria dhe Policia e Kosovës mbajnë konferencën e përbashkët e cila i dedikohet zhvillimeve të fundit të protestës së dhunshme të realizuar mbrëmë para stacionit policor “Qendra” në Prishtinë. (Salla e konferencës në stacionin policor “Qendra”, ora 14:30)

- Hapja e forumit Shëndetësor kroato-kosovar. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Ceremonia e nënshkrimit të akteve bilaterale mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës të cilë e nënshkruajnë Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 15:35)

Ngjarjet e datës 12 Tetor 2015

- Ministri për Komunitete, Dalibor Jevtic, së bashku me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanovic, Ministrin e Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, Zëvendësministrim e Bujqësisë, Radoljub Mlladenovic dhe drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomic, do të vizitojnë Hoçën e Madhe ku do të marrin pjesë në liturgjinë që do të shërbehet në Kishën e Shën Ane. (Hoçë e Madhe, ora 9:00) 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 6- vjetorit të themelimit të Universitetit “Ukshin Hoti”,  në Prizren. (Amfiteatri i madh në UPZ, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, do të kryesojë tyezën e cila promovon profesionet që mendohet se nuk u përkasin vajzave. (Ndërtesa e Ministrisë, kati i IV, ora 12:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të prezantojë  Analizën e Zingjirit të Vlerave për sektorin e Prodhimeve pyjore jo-drunore dhe Përpunimit të drurit për Rajonin e Mitrovicës. (Lokalet e UNDP-së në Prishtinë, ora 14:00)

- Ministri, Dalibor Jevtic, së bashku me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanovic, Ministrin, Ljubomir Maric, Zëvendësministrim e Bujqësisë, Radoljub Mlladenovic dhe Ivan Tomic, do të marrin pjesë në Prezantimin e dokumentit "Plani Ynë" dhe hapja e zyrës KAPIN për koordinim dhe bashkëpunim në qendrën kulturore në Hoçë të Madhe. (Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Delgacioni i ministrave të qeverisë së Kosovës marrin pjesë në hapjen e hapen punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit  në Hoçë të Madhe. (Hoçë e Madhe, ora 15:10)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në hapjen solemne të ekspozitës së stolive artistike “Hyjneshat”, të artistes Suzana Mushkolaj. (Muzeu Arkeologjik, Përballë Muzeut të Kosovës, ora 19:00)  

 

- Shefat e Grupeve parlamentare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, AAK-së dhe NISMA-s, mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Tek Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 23:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)