28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Dhjetor 2015

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës Kuvendi i Kosovës. (Ndertesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00) 

- Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare të radhës, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për Buxhetin për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i fund-vitit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra në Prishtinë, ku do të prezentohen arritjet dhe sfidat e dyvjeçarit 2014/15 dhe planet për dyvjeçarin 2016/17. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Subjektet opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, AAK dhe NISMA mbajnë konferencë për shtyp, për ''Thirrje të qytetarëve për Manifestimin në Kundërshtim të Zajednicës dhe Demarkacionit'' që do të mbahet të mërkurën, më 16 dhjetor, në Pejë. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë, rruga Eliot Engel, afër urës së Gurit, ora 11:00)

- Në kuadër  të Young Women’s Peace Academy, përkrahur nga Kvinna till Kvinna mbahet diskutimi me temën “Feminizmi me fokus në gjeneratat e reja”, i cili për qëllim ka promovimin e feminizmit dhe nxjerrjen e rekomandimeve mbi këtë temë. (Salla e kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në vigjilje të festave të fundvitit, , do të shpërndajë dhurata për fëmijët në Lagjen e Ashkalinjve, Qendra e Komuniteteve  në Fushë Kosovë.(Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Me rastin e ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Koalicioni për KOMRA prezanton rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130.000 njerëzve të vrarë/zhdukur në luftërat dhe në lidhje me to në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë, si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit, në të cilat disa dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Promovohet drama “Komedi e kuqe” e autores Albana Muja. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00) 

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë, dhe British Council do të nënshkruajnë sot një Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Projekti për diplomaci dixhitale – Shqipëria Dixhitale dhe Kosova Dixhitale”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:30)

 


Ngjarjet e datës 12 Dhjetor 2015

- Mbahet “Konferenca e prokurorëve të shtetit”. (Restoran Golden në Emshir, ora 10:00)

- Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë prezanton projektin Re:Act, një nismë që synon rimendimin dhe transformimin e peizazhit urban të kryeqytetit. (Modelariumi i Arkitekturës, ora 10:00)

- Në Universitetin e Prishtinës, do të mbahet provimi i Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh i Fakultetit Juridik, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Partisë Ekologjike të Kosovës. (Hoteli Grand, ora 11:30)

- Fondacioni Atmosfera-Gjimnazi Hasan Nahi, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Arsimore Komunale, organizon për të tretin vit radhazi Garën e Inteligjencës EUREKA me pjesëmarrjen e mbi 2500 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova. (Gjimnazin Hasan Nahi, ora 12:00)

- Opozita e bashkuar mban manifestim kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. (Sheshi para teatrit të qytetit në Gjilan, ora 13:00)  

Ngjarjet e datës 11 Dhjetor 2015

- Mbahet ceremonia e përmbylljes së aktivitete të OJQ VoRAE – Voice of Rpma Ashkali and Egyptians në Fushë Kosovë (Komuna e Fushë Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:30)

- Ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, do të Kolegjin ISPE dhe me këtë rast do të mbaj një ligjëratë kushtuar marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë me theks të veçantë në proceset aktuale nëpër të cilat po kalojnë dy vende dhe i rajoni si i tërë. (Objekti Kolegji ISPE, ora 11:00)

- Me qëllim të njoftimit nga afër me efektet e ndryshimeve të politikave fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë vitit 2015, me theks të veçantë në lirimin e TVSh-së për makineritë prodhuese, Ministri i Financave Avdullah Hoti do të fabrikën  e prodhimit të barnave “TrePharm”. (Fabrika  e prodhimit të barnave “TrePharm” në Sllatinë të Fushë-Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në aktivitetin “Ora e Kodimit”. (Shkolla fillore e mesme e ulët "Faik Konica” në Prishtinë, ora 11:00)

- Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim, të financiar nga Bashkimi Evropian organizon panairin dimëror. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova do të pres në takim ambasadorin Austriak në Kosovë Gernot Pflander. (Komuna e Istogut, ora 12:00)

- Me rastin e shpalljes së Vlona Maloku dhe Linor Çitakut si lojtarët FAIR PLAY më të mirët në botë për vitin 2015 Federata e pingpongut do të organizoj konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova do të pres në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger. (Komuna e Istogut, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës mban tubimin e dytë publik për vitin 2015. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

- Në kuadër të Programit Guest Speaker, në Universitetin "Kadri Zeka” i ftuar të mbaj ligjëratë është, Man Hee Lee, International Peace Advocate,  Kryetar i Organizatës "Heavenly Culture, World Peace, Restoration of Light”. (Objekti i Universitetit në Gjilan, ora 14:30)



Ngjarjet e datës 10 Dhjetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur organizon konferencën kombëtare për arsimin dhe aftësimin profesional të Kosovës me moton “AAAPARr Mision për Reformimin e AAP-së”. (Hotel Grand, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Angelika Viets do të mbajnë konferencë për media, ku do të flasin për riintegrimin dhe punësimin, për arsimin dhe aftësimin e të rinjve, si dhe për mundësitë e migrimit legal për punësim të shtetasve të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. (Hotel Garden, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi janë të ftuar sot në mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL mban konferencën për media, me ç'rast do të bëjë publikimin e Hulumtimit rreth matjes së opinionit publik mbi Partitë Politike në Kosovë. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës pë vitin 2016, shqyrtimi i Projektligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të vizitojë Komunën e Rahovecit ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Idriz Vehapi. (Objekti i komunës, ora 11:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë organizon aksionin simbolik i cili do të organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Përgjatë sheshit Nëna Terezë dhe në Sheshin Skënderbe, ora 12:00)

- Misioni i OSBE-së së bashku me Institucionin e Ombudspersonit do të publikojnë në Prishtinë Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi në alfabetin Brajl. (Villa Gërmia, ora 12:00)

- Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, merr pjesë në takimin e Shoqatave Familjare të Personave të Zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, Presidentja Jahjaga, Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, do të marrin pjesë në nisjen e fushatës kombëtare për mbështetjen e të drejtave pronësore të grave. (Sheshi 21, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit bejnë prezantimin e Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:00)

- Policia e Kosovës organizon konferencë për media e cila i dedikohet një operacioni të suksesshëm të realizuar nga Policia Kufitare. (Zyra për Informim e PK-se, DPP -Prishtinë, ora 14:30)

- Universiteti i Prishtinës organizon një ligjeratë për Paqen, nga Ambasadoret e Paqes - Korea e Jugut. (Salla e konferencave në Fakultetin Juridik, ora 15:00)

- OQJ Multiethnic Culture of Kosovo organizon edicionin e 4 te Festivalit kulturës rome në komunën e Fushë Kosovës. (Para komunës në Fushë Kosovë, ora 16:00)

- Qendra e njohur e fitnesit dhe atletikës Fivestar do të bëjë hapjen e qendrës së saj të tretë në Prishtinë. (Hotel Grand, ora 17:00)

- Muzeu i Kosoves organizon hapjen e ekspozitës “Qasja taktile”, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, përkrahur nga Ambasada Holandeze në Kosovë. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

 
 

 

Ngjarjet e datës 9 Dhjetor 2015

- anulohet - Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Zyra e GIZ-it në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të bëjë hapjen e panairit të punës „Krijoni lidhjet për Kosovë“ i organizuar nga projecti i GIZ dhe MPMS-ë “Promovimi i Punësimit të të Rinjve në Kosovë – YEPiK”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, ora 9:00)

- Ekspertët ndërkombëtarë dhe autoritetet lokale do të diskutojnë politikat aktuale, aktivitetet dhe mekanizmat mbështetëse për arsimin e përgjithshëm gjithëpërfshirës në shkollat e Kosovës veçanërisht për romët, ashkalitë dhe egjiptianët. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- UBT dhe Shoqata Austriake-Kosovare organizojnë konferencën “Dita Austriake-Kosovare e Tregut të punës 2015”. (Kampusi Inovativ i UBT-së afër QMI-së, Lipjan, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës pë vitin 2016, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:30)

- Me qëllim të diskutimit të çështjeve që lidhen me administrimin e tokës si dhe me qëllim të koordinimit të projekteve në fushën e administrimit të tokës,  mbahet takimi i Komisionit Ndërministror për Administrimin e Tokës. (Hotel Nartel, ora 9:30)

-  Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj.Angelika Viet,  Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, si dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami marrin pjesë në konferencën "Promovimi i Punësimit të të Rinjëve në Kosovë – YEPiK". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së së bashku me Ministrinë e Drejtësisë; Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të përmbyllin Programin për Praktikantë 2015 gjatë një konference. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet takimi i dytë i Këshillit Kombëtar për Investime, i cili do të bashkëkryesohet nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku si dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Znj. Kivilcim Kiliç do mbaj ligjëratë në Departamentin e Shkencave Politike me temë "Politika e Jashtme e Turqisë dhe marrëdhenjet me Kosovën". (Salla e kaltërt, në Departamentin e Shkencave Politike, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për studime të avancuara FIT do të organizojë një ceremoni që të shënoje rëndësine e kësaj dite. (Hotel Victory, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit organizojnë  ceremoninë e ndarjes së çmimeve për storiet më të mira hulumtuese në TV, radio, shtyp dhe online kundër korrupsionit. (Kino ABC, ora 11:00)

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të OKB-së organizon shitjet ekspozitë për të blerë diçka të paharrueshëm nga Kosova në festimet e fundvitit në mbështetje të OJQ-ve lokale dhe ekonominë lokale. (Lokalet e përbashkëta të OKB, rr. Zagrebit, Prishtinë, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës do të mbajë konferencë për shtyp për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Sheshi "Nënë Tereza" përballë Teatrit Kombëtar, ora 12:15)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon hapjen solemne të ekspozimit të biznesit vendor në Pejë në kuadër të Projektit tradicional  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”. (Të korza në qendër të qytetit të Pejës, ora 13:00)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës  mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrat eqendrore të etëvendosjes, ora 13:00)

- Promovohet libri “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmuti. (Qendra nediale e Kolegji AAB, ora 13:00)

- Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetie mbajn konferencë për media, ku do të shpallen rezultatet e konkursit ndërkombëtar për planin urbanistik të kompleksit "Kodrina". (Objekti i komunës, salla numër 37, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën: "Lufta Kundër Korrupsionit: Mision i Mundshëm". (Sheshi 21, ora 14:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë fshatin Gorazhdec të Pejës. (Gorazhdec, Pejë, ora 14:00)


- Lëvizja FOL do të bëjë hapjen e Qendrës Edukative Kundër-Korrupsion, me ç'rast Ambasadorja Holandeze Gerrie Willems do të mbaj një fjalim rasti. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 16:00)

- Në njëvejetorin e njohjes së KOK nga Sesioni i KON, Bordi Ekzekutiv ka vendosur të organizoj një konferencë për shtyp ku përveç gazetarëve të sportit, te ftuar do te jene edhe perfaqesuesit e FS, DS, MKRS dhe personalitete tjera sportive. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të shpall fituesit e garës për foton më të mirë online të lansuar me fushatën “#fajikorrupsionit”. (Cafe Union, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 Dhjetor 2015

- Me organizimin e Inspektoratit Policor të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura, do të filloj “Seminari ndërkombëtar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e Policisë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:00)

- Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizojnë evenimenti Microsoft Industry Week. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve Romualdo Massa Bernucci nënshkruajn marrëveshjem për kredi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për financimin e projektit Rehabilitmi i Linjës 10 të Hekurudhës. (Ndërtesën e  Qeverisë, salla P 32, ora 10:00)

- IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Banka per Biznes ben lansimin e produketeve te reja te kreditim ne Energji Efiqiente. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mban konferencën për prezantimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020, e cila organizohet në kuadër të Projektit të Binjakëzimit nga MAShT, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kultur Kontakt Austria. (Shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ku do të diskutojë për zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i cili gjendet në procedurë parlamentare. (Objekti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, shqyrtimi i Raportit me Rekomandime i Projektligjit për Energjinë Termike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet prezantimi i Pilot Projektit "Women in Online Work" – “Gratë në Punë Online”.(Asambleja Komunale e Gjakovës, ora 11:00) 

- Zyra e Bashkimit Europian organizon ceremonin e rindërtimit të oborrit të shkollës “Veljko Dugosevic” në Ranillug. (Shkolla “Veljko Dugosevic”, komuna e Ranillugës, ora 11:30)

- Mbledhja e komisionit  për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, njoftim për fushatën 16 ditëshe të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas. (Ndërtesa e Kuvendit, N 303, ora 13:00 )

- Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së do të inaugurojë fushën e futbollit në komunën e Ferizaj. (Komuna e Ferizajt, ora 13:30)

- Mbahet konferencë për media me rastin e përkthimit në gjuhën shqipe të shtatë teksteve shkollore akademike në fushën e lidershipit, ligjësisë, politikës publike dhe integrimeve evropiane. (Kolegji “Universum”, Ulpianë, ora 14:00)

 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 7 Dhjetor 2015

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar organizojnë konferencën me titull: A ka Korrupsioni Gjini?. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së mban konferencë në shenjë të 10-vjetorit të themelimit të Grupit të Grave Deputete. (Hotel Emerald, ora 9:30)

 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Projektin e financuar nga Bashkimi Evropian organizon konferencën rajonale për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Klubi i Basketbollit SIGAL mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:00)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit  për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republokës së Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Shefi i Zyrës së, Samuel Žbogar do të vizitojë disa projekte të infrastrukturës të financuara nga BE në komunën e Leposaviqit me ç'rast do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Leposaviqit komunës, Dragan Jabllanoviqin. (Kopshti i ri në fshatin Leshak Re, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, dhe tjera pika. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET, do të mban debatin me degët e partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ku temë diskutimi do te jetë "Situata në të gjindet Kosova dhe si mund të tejkalohet kjo situatë, cilat mundësi do të jenë ". (Restaurant "Orchide" në Ferizaj, ora 14:00) 

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të bëhët shqyrtimi  i propozim-amendamentit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta të bëjë me nenin 108 të Kushtetutës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 14:00)

 

- Drejtori i USAID-it James Hope se bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Ramadan Zejnullahu, dhe Ministrin e Arsimit Arsim Bajrami do të flasin me rastin e certifikimit të mësimdhënësve nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës. (Villa Gërmia, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2015

- ​Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë Shënon Ditën e Solidaritetit me Pacientë duke bërë dhurimin e gjakut si aktivitet kryesorë i cili do të shoqërohet edhe me disa aktivitete të tjera përcjellëse. (Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit nga ora 8:00 deri në ora 16:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon konferencën e pestë vjetore Gjyqësore e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë. (Hotel ‘’Emerald’’, ora 9:30)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, do të vizitojnë Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës - QKUK-së. (Klinika e Kardiokirurgjisë, ora 10:00)

-  Federata e pingpongut të Kosovës ka paraparë që të mbaj turneu TOP 12 për Seniorët më të mirë të Kosovës për vitin 2015, që njëherit janë edhe garat e fundit për vitin 2015. (Palestra e Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Fillon seria e manifestimeve të opozitës së bashkuar, për kundërshtimin e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin. (Gjakovë, ora 13:00)

- Ambasada Gjermane prezanton filmin pa zë "Metropolis" më ç'rast para fillimit të filmit ambasadorja Angelika Viets do të mbajë një fjalim të shkurtër rasti. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2015

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  në bashkëpunim me Projektin e GIZ-it për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin fillor, do të organizojnë punëtorinë planifikuese për Planin e ri Strategjik për Arsim në Kosovë 2017-2021. (Villa Gërmia, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizon konferencë Informative për zhvillimin e sektorit privat në Prishtinë. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia për nder të aktivizimit të shërbimeve shëndetësore të Stomatologjisë Sekondare, e cila gjendet në kuadër të kujdesit parësorë shëndetësorë në Gjakovë. (Gjakovë, ora 10:00)

- Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Projektin “Iniciativa e Burrave të Rinj”, i implementuar nga CARE Internacional dhe Organizata lokale “Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë” "PEN", organizojnë Tryezë me Gazetarë për të diskutuar rreth ndjeshmërisë gjinore në media dhe raportimit me perspektivë gjinore. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të publikojë raportin e ri të titulluar “Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie  do të vizitojë Klinikën e Pediatrisë në QKUK për t’u njoftuar nga afër në lidhje me punën e mjekëve amerikanë që po kryejn disa intervenime mjekësore tek fëmijët në këtë klinikën. (Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Komuna e Obiliqit, do të përurojnë zyrtarisht, në një ceremoni rasti, ndërmarrjen sociale “Tallagani i Grave”. (Lokacioni i ish tregut të gjelbër, rr. Hasan Prishtina në Obiliq, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i dy urave të ndërtuara mbi lumin Llap; njëra në Podujevë afër Stacionit të Autobusëve dhe tjetra në rrugën që lidh fshatrat Letanc dhe Peran. (Podujevë, ora 11:00)

- Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës organizon turneun “Burim Hatipi”, ku marrin pjesë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa dy ekipe përbëhen nga gazetarë sportivë. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)

 

- Aleanca e Gruas së Kosovës, organizon një aktivitet në përkrahje të lirimit të deputetës Donika Kadaj-Bujupi dhe në kundërshtim të marrveshjeve , demarkacionit dhe asociacionit. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon hapjen solemne ekspozimin e viznesit vendor në Prizren në kuadër të Projektit tradicional  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”. (Sheshi i Dëshmorëve në Prizren, ora 13:00)

- Kolegji Riinvest organizon ligjeratën e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Andrew Russel. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon konferencë për media. (Zyrat qendrore në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe Rektori i Universitetit të Gjakovës, Shaban Buza, ju ftojnë të merrni pjesë në konferencën për media me rastin e nënshkrimit të memorandumit me Universitetin e Torinos. (Kabineti i kryetares, ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës Modernizmi Kosovar, një Abetare e Arkitekturës. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2015

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji dhe Shoqata Austriake-Kosovare organizojnë konferencën “Dita Austriake-Kosovare e Strategjisë së Turizmit 2015”. Kampusi Inovativ i UBT-së, afër QMI-së, Lipjan, ora 9:00)

- UNICEF-i dhe Programi i Këshillit të Evropës për “Rritjen e qasjes në arsim dhe kuptimin ndërkulturor”, së bashku kanë bërë studimin lidhur me Ndikimin dhe Qëndrueshmërinë e Qendrave të Nxënies, rezultatet e të cilit do të prezantohen gjatë tryezës së rrumbullakët.  (Hotel Sirius, ora 9:15)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon konsultimet publike për draftin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF në bashkëpunim me One to One Children’s Fund organizon tryezën në kuadër të ditës ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, HANDIKOS dhe  Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, shënojnë këtë ditë me konferencën “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuar/HandiKOS në Veterrnik, ora 10:00)

- Aktivistët e subjekteve opozitare organizojnë aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet përpara Pallatit të Rinisë, pranë New Born-it, ora 10:50)

- Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” bën Inaugurimin e Laboratorit të ri qëndror të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit në KUR ”Prishtina” sh.a. (Drejtoria qëndrore e KUR”Prishtina” në Lagjja ”Emshiri” rruga” Tahir Zajmi”, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes”, organizon Panairin “Gratë në Biznes 2015”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian bën restaurimin e Mullirit Haxhi Zeka dhe "Përmirësimi i hapësirës publike në Zonën EST" në Pejë. (Salla e Sporteve Karagaçi në Pejë, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të marrë pjesë në inaugurimin e projektet të financuara nga zyra e BE-së në Kosove, në kuadër të programeve “Beautiful Kosovo II”. (Salla e Sporteve Karagaçi në Pejë, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me rastin e ceremonisë së marrjes së certifikatës për ISO 9001:2008 Sistemi i menaxhimit të cilësisë. (Zyret e AKB-së, ora 12:00)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promovuese në terren për përfituesit e Programit të Granteve NMVM. (Kompania Arta Tex, afër rrugës “Mbreteresha Teuta”, Çarshia e vjetër në Pejë, ora 12:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, do të hapë qendrën e re të Down Syndrome Kosova, dega në Prizren. (Down Syndrome Kosova, dega Prizren. Rr. 113 ”Rifat Ukimeri” nr. 50/a, Ortakoll, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 13:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës hapë ekspozitën “Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, tё autores Mr.sc. Fetnete Ramosaj, bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. (Galeria e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 2 Dhjetor 2015

- Zyra e Bashkimit Evropian e mbështetur nga Ministria e Arsimit organizon konferencë me temë “Rritja e sigurisë së cilësisë në arsimin e lartë përmes menaxhimit financiar dhe llogaridhënies”. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën për Financimin e Arsimit të Lartë, që mbështetet nga projekti i Tempus-it, ku MAShT është partner së bashku me disa universitete në Kosovë dhe disa universitete nga vende të Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e MASHT,  ora 9:30)

- Mbahet takimi përmbyllës punes njëvjecare në zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve shëndetësore mike për adoleshentë në pesë komuna, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas dhe Obiliq, të mbështetur nga zyrat e OBSh-së dhe UNFPA-së me fondet e projektit të përbashkët të financuar nga Qeveria e Luksemburgut. (Hotel Afa, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Zekiria Qazimit dhe të tjerëve për rekrutim për terrorizëm, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimi kombëtarë, racor, fetar apo etnik nga, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, shtytja për kryerjen e veprave terroriste. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 17 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Hyzri Talla dhe dy bashkëluftëtarëve Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. (Bregu i Diellit, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani takohet me delegacionin e Fondacionit amerikan nga fusha e shëndetësisë “Project Hope” i kryesuar nga vet Kryeshefi ekzekutiv dhe President i Fondacionit,  Dr. Thomas Kenyon. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, ora 10:30)

- Instituti Gjyqësor i Kosovës, i përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, do të publikojë revistën juridike Opinio Juris. (Lokalet e Institutit, ora 11:00)

- EC Ma Ndryshe bën prezantimin e vizionimit “Shtegu për çiklistë në Prizren”. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës mban Konferencë për Media lidhu me ushqimin e fëmijëve në kopshtet e fëmijëve në Prishtinë. (Sallanr 37, në objektin e vjetër,  ora 11:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve oganizon ekspozimin e biznesit vendor në Mitrovicë. (Sheshi Isa Buletini në Mitrovicë, ora 13:00)

- Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim  me  OJQ "Kosova për Sanxhakun”, organizon tribunë të hapur me temën  "Sanxhaku dhe raportet  Kosovë-Bosnje Hercegovinë” me musafir të ftuar rektori i Universitetit të Tuzllës Prof. Dr. Enver Haliloviq. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 14:00)

- Komuna e Malishevës dhe shoqata “Miqtë e Amerikës”, organizojnë aktivitetin “Faleminderit Novegji”. (Malishevë, ora 14:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojnë  dorëzimin e Platformës “Njih të drejtat tua”, nga UNICEF tek IAP. (Union Caffe, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2015

- Mbahet seanca gjyqësore në lëndën penale ndaj të akuzuarit Xhevat Bislimi etj., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, kryetare e trupit gjykues, Emine Salihu. (Gjykata Themelore e Gjilanit, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, si dhe tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Me rastin e 1 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të HIV/AIDS-it, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me  Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Zyrën e OBSh-së në Prishtinë organizojnë një tryezë profesionale kushtuar kësaj dite. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 109-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i ri i Prokurorisë së Shtetit, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Ministria e Forcës se Sigurisë së Kosovës organizon ceremoni ushtarake për nder të Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës , ora 10:15)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për themelimin e fondit Kosovar për garanci kreditore, si dhe tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- BIRN Kosova, Internews Kosova dhe ACDC bëjn analizimin e rezultateve të pjesës së tretë të hulumtimit tonë për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës, “Big Deal”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci raporton mbi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me ecurinë e realizimit te Projektit "TC Kosova e Re". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Forcës se Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli japin deklaratë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli viziton Qendrën për Studime Univerzitare. (Objektin e Qendrës, brenda kazermës “Adem Jashari”, ora 11:50)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 13:00)

- Gjyqi i Apelit, i përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të hap zyrtarisht dyert e bibliotekës së re dhe do të lansoj Buletinin e Praktikave Juridike. (Pallati i Drejtësisë, në Gjyqin e Apelit, ora 13:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 16:30)

- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë shtypi me temë aktualiteti politik në vend. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 17:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund organizon ceremoninë e dhënies së Çmimit FIDES 2015 për të nderuar  bizneset dhe individët nga Kosova dhe diaspora.që gjatë vitit 2015 kanë kontribuar në të mirën e përbashkët. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Mbahet mbrëmje teatrore-letrare e aktorit, shkrimtarit dhe regjisorit të mirënjohur të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zijah Sokolloviq. (Qendra Multimediale në Prishtinë, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2015

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora  9:00) 

- Gjykata e Apelit e Kosovës mban seancen e kolegjit penal në rastin e Natali Velijaj dhe të tjerëve. (Objekti i Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet takimi konsultativ i Ministrisë së Financave me palët e interesit për të diskutuar rreth finalizimit të Udhëzimeve Administrative për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Tatimin në të Ardhurat Personale. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të projektit tradicional "Javët e Biznesit Kosovar" me moto: Unë konsumoj prodhime vendore, Po Ju!. (Hotel Grand, ora 12:00)

- Forca e Diasporës për Atdheun (FDA) mban konferencë për media ku do të japë mendimin dhe versionin e saj për temat e nxehta aktuale politike. (Rr. Ganimete Tërbeshi përballë objektit ku qëndron OSBE, konkretisht te Vivafresh Store, ora 13:00)  

- Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina organizon konferencë për shtyp lidhur me ndeshjen në kuadër të FIBA EuropeCup, ndaj AEK Larnaca nga Qipro. (Salla e konferencave të KB SIGAL Prishtina, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2015

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun e veteranëve Dita e Flamurit Kombëtar. (Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media me temë “Projektbuxheti 2016: Sa premton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik?”. (Zyrat e Institutit GAP, ora 10:30)

- Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, organizon një drekë për ndertë Festës së Falënderimeve me vajzat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian(Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Partia e të Gjelbërve të Kosovës mban Kuvendin e VI-tërregullt Zgjedhor(Hoteli Grand, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon mbyllejn e mbyllja e Panairit “Blej shqip”. (Sheshi i qytetit të Prishtinës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2015

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Mitrovicës bën vendosjen e buqetave me lule në Varrezat e Dëshmorëve dhe lapidarët e dëshmorëve. (Ceremonia fillona para ndërtesës së Komunës, ora 9:00)

- Visar Ymeri bashkë me Shpend Ahmetin, Aida Dërgutin, Rexhep Selimin e Arbër Zaimin do të vizitojnë familjen Jashari dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz. (Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Pavarësisë, 28 Nëntorit komuna e Prishtinës hap këndin e fëmijëve me performancë, kore, valle, reciatele me tema te lidhura me ditën e flamurit dhe aktivitetet për fëmijë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 10:00)

- Komuna e Gjakovës organizon ekspozitë e Fotografisë "Një histori kuq e zi" KF Vëllaznimi 1927. (Qendra Tregtare "Nertili", ora  10:30)

- Komuna e Gjakovës bën përurimi i shtigjeve në kompleksin memorial në fshatin Shqiponjë. (Fshati Shqiponjë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal të Prishtinës bejnë homazhe para pllakës së Murat Mehmetit, ora 11:30)

- Përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, përfaqësues të Kuvendit Komunal të Prishtinës bejnë ngritjen e Flamurit tek shtatorja e Ismal Qemalit. (Prishtinë, ora 11:45)

- Komuna e Prishtinës organizon tribun për nder të Ditës së Pavarësisë, 28 Nëntorit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 12:00)

- Mbahet promovimi i librit të mësuesit “Niman Ferizi” të autorit Shefqet Canhasi. (Shkolla e Muzikës në Gjakovë, ora 12:00)

- Për nder të 28 Nëntorit mbahet ndeshja Futbollit mes klubit futbollistik Vëllaznimi – FC  Kosovanga nga Gjeneva e Zvicrës. (Gjakovë, ora 13:00)

- Me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, mbahet liga e veteranëve në Futsall. (Qendra Sportive “Euro Sport” në Mitrovicë, ora 13:00)

- Subjektet opozitare organizojn manifestim për të kundërshtuar kështu marrëveshjen për “Zajednicën”, dhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Komuna e Gjakovës organizon ndarjen e mirënjohjeve për kontribuesit në fusha të ndryshme të Komunës së Gjakovës. (Zyra e Kryetares së komunës së Gjakovës, ora 17:00)

- Për nder të Ditës së Pavarësisë, 28 Nëntorit komuna e Prishtinës organizon program artistik. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 17:00)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Mitrovicës organizon ekspoziten e Nëntorit dhe dhënien e Ҫmimit “Kadri Kadriu”. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 18:00)

- Shfaqja teatrore “Hisja e Diellit” e Fadil Krajës, në regji të Bruno Shllakut. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2015

- Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli dhe  Komandanti i  FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama do të zhvillojnë homazhe në Kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz. (Prekaz, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit të analizës “Reformimi i Universitetit të Prishtinës - mision i mundshëm? Nëntë sfidat më të mëdha dhe ilaçi ndaj tyre”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 9:45)

- Nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Republikën e Shqipërisë do të organizohet panairi i prodhimeve shqiptare në Prishtinë ku do të marrin pjesë kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, etj. (Prishtinë, ora 10:00)

- Komitetet Lokale për Siguri Publike të përkrahura nga OSBE do të mbajnë takimin e pesëmbëdhjetë të këshillit ekzekutiv. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Levizja Studentore për Barazi - Studim Kritikë Veprim me disa organizata tjera studentore mbajn konferencë të për media me ç'rast do u bëhët thirrje studentëve dhe qytetarëve te perbashkohemi në perpjekje për të kundershtuar themeleimin e Zajednices dhe Demarkacionit kufitar me Malin e Zi. (Para Bibliotekes Kombëtare, ora 10:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, për nderë të "Ditës së Forcës’’, organizon "Ditën e Hapur’’. (Kazerma "Adem Jashari"’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Subjektet opozitare mbajnë konferencë për media. (Zyrat qendrore të Lëvizjes Vetëvendoses! ora 11:00)

- Personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare do të bejnë vizitë në "Ditën e Hapur të FSK-së". (Kazerma "Adem Jashari’’ në Prishtinë, ora 11:00)

- Strukturat e gruas të partive opozitare, organizojnë një aktivitet simbolik për të kundërshtuar mbajtjen ne paraburgim të deputetes Donika Kada - Bujupi. (Hotel ''Grand'', ora 13:00)

- Përfaqësuese të subjekteve opozitare mbajnë tubim me gra. (Hotelin Grand, ora 13:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe Drejtorit të Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota vizitojn panairin "Blej Shqip". (Prishtinë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se sektorit të prodhimit të lëkures, fabrika Intertex Leather në Gjakovë. (Gjakovë, ora 14:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektit të  Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Sali Bytyçi” në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës. (Objekti i shkollës në fshatin Shkozë, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Imer Krasniqi” në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. (Objekti i shkollës në fshatin Carrallukë, ora 14:00)
 
- Mbahet promovimi i librit "Rilindja e Mojsiut - Shtatorja shqiptare në Evropë" si dhe shfaqja e filmit dokumentar "Sipari i Pavarësisë" e autorit Isak Guta. (Teatri i qytetit të Ferizajt, ora 17:00)

- Mbahet festivali ndërkombëtar i poezisë "50 Poems for snow". (Soma Book Station, ora 21:00)
 

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2015

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën për Vlerësimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016 dhe fillimin e punës për PSAK-un 2017-2021. (Villa Gërmia, ora 9:30)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon konferencë me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Bujqësisë 2014. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, për nder të "Ditës së Forcës’’, organizon "Ditën e Hapur’’. Personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare do të bëjnë vizitë në "Ditën e Hapur të FSK-së". (Kazerma "Adem Jashari’’ në Prishtinë, ora 10:00- 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP organizojnë panelin diskutues me temë “Reforma e Administratës Publike: Sa mund të jenë ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Civil zgjidhja? Një perspektivë e Shoqërisë Civile.” (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë do të prezantojë raportin “Pabarazitë socio-ekonomike, demografike, hapësinore dhe etnike në ekspozimin mjedisor në komunat Fushë Kosovë dhe Obiliq”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si dhe Doktor I specializuar për operacione specifike të zemrës dhe të mushkërive Baykut dhe menaxheri i tij Dieter Weihrauch do të mbajë mbledhje lidhur me pajisjen e sapo zbuluar për Zemër dhe Mushkëri. (Ndërtesa e Ministrisë se Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet ligjëratë speciale për studentët e Kolegjit AAB: Prof. dr. Tomasz Kamusella nga Skocia me temë “Martesa e vështirë - diversiteti dhe demokracia në Evropën Qendrore pas vitit 1989”. (Ambiente e Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Në kuadër të projektit të qeverisë italiane për mbështetjen e sistemit shëndetësor në Kosovë ambasadori i Italisë në Kosovë dhuron një donacion për Institutin Kombëtar për Shëndet Publik(IKSHP, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të monumentit të Hasan Prishtinës. (Fshati Polac në Skenderaj, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë ceremoninë e përurimit të monumentit të Hasan Prishtinës. (Fshati Polac në Skenderaj, ora 11:00)

Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mban konferencë ku do të prezantohen rezultatet e hulumtimit “Integriteti i Policisë së Kosovës”. ( Qendra e Konferencave “Orion”,ora 11:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

Përfaqësues të subjekteve opozitare do të zhvillojnë një aktivitet. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. (Medreseja në Prishtinë, ora 13:00)

Zyra e Bashkimit Evropian organizon ngjarjen lansuese për partneritetin për të drejtat ekonomike të grave. (Sirius Hotel, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e varrimit të profesoreshës se fakulteti të Arkitekturës Shqipe Çarkaxhiu Nixha. (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 13:00)

Presidentja Atifete Jahjaga viziton zyrën për viktimat e luftës civile, gratë e dhunuara gjatë luftës.(Zyrat për viktimat e luftës civile, rr. UÇK-së, afër Bibliotekës Hivzi Sylejmani, ora 14:00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri mban konferencë për media.(Zyrat qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2015

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën e Kroacisë organizojnë e konferencës dy ditore me titull “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Çfarë mund të përfitojë Kosova nga përvoja e Kroacisë?". (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon konferencën “Austrian Kosovo Smart Mobility Day 2015”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Sindikata për Arsimi, Shkencë dhe Kulturë organizojnë konferencë ndërkombëtare me temë "Roli i SBASHK-ut dhe partnereve ne ngritjen e cilësisë ne arsim”. (Hotel Sirus, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin bëhët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Dogana e Kosovës me përkrahje nga EULEX organizon workshop-in mbi të drejtat e pronësisë intelektuale “Mbrojtja e shëndetit publik dhe siguria nga mallrat e falsifikuara“. (Hotel AFA, ora 10:00)

- Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së organizojnë sesionin shkencor kushtuar heroit të Kosovës Ahmet Haxhiut. (Lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të shqyrtohen raportet e auditimit te MPMH dhe MPMS me te ftuar ministrat Ferid Agani dhe Arban Abrashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)  

- Agjencia Kundër Korrupsion me përkrahjen e UNDP-së zyra organizon debatin me temë “Raporti I Progresit - Sfidat për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë”. (Restorant La Villa, Shkugez në Gjakovë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani takohet me Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për të diskutuar për buxhetin e shëndetësisë për vitin 2016 dhe raportin e progresit për vitin 2015, pjesa për shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të koordinatorëve të sigurimit të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Republikën e Kosovës. (Hotel Nartel, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e Ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje. (Kuvendi Komunal në Mitrovicë, ora 12:00)

- Me qëllim që mësohet më shumë për shfaqje e dramës “Hisja e Diellit”, të autorit nga Shkodra, Fadil Kraja do të mbahet një konferencë me gazetarë, në të cilën do të flasin regjisori Shllaku dhe drejtuesit e Teatrit të Qytetit. (Shtëpia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 12:00)

 

- Mbahet tryeza e diskutimit me temë "Cilat ndryshime duhet bërë Kushtetutës së Kosovës, me rastin e përafrimit të Kosovës me BE-në, në procesin e integrimit?". (Salla e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në Lagjen Pejton, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Përfaqësues të subjekteve opozitare do të zhvillojnë një aktivitet. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bëjnë hapjen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, me rastin e 25 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave. (Kuvendi i Kosovës, salla alternative e seancave plenare, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe Rektori i Univerzitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu raportojnë para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me procedurat e pranimit të kandidatëve të komuniutetit jo shumicë për regjistrim në nivel Univerzitar, për vitin akademik 2015/16.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjen për Hua ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Rehabilitimit të Rrugës Hekurudhore 10, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Me rastin e 28 nëntorit - Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon Koncert festiv me ansamblin artistik te këngëve dhe valleve. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2015

- Qeveria e Kosovës dhe Komisioni i BE-së do të mbajnë takimin e tyre të 4 të Grupit Special për Reformën e Administratës Publike. (Ndërtesa e qeverisë, Salla P38, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00) 

- Zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojnë ditën informuese të Erasmus+. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani,  do të merr pjesë  në konferencën për ndryshime klimatike në kuadër të projektit “Java e ndërgjegjësimit të publikut për ndryshimet klimatike” e cila organizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore në bashkëpunim me Fondin Franko-Gjerman. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 9:45)

- KOSID mban konferencë për media, si reagim ndaj Komunitetit Nderministror për projektin 'Kosova e Re', si dhe procesin e tenderimit për ketë projekt. (Zyrat e KOSID, afer Ministrisë së Kultures. ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon diskutim mbi barazinë gjinore në shoqërinë kosovare. (Objekti i Kolegjit  AAB, ora 10:00)

- Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime në bashkpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit organizojnë punëtorinë për "Plotësim/ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për punën vullnetare Nr. 10/2010". (Ministria e Administratës Publike, salla e kuqe kati përdhesë, nr. 015, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon  tryezë më temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë - Involvimi i qytetarëve në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”. (Hotel “Besiana” në Podujevë, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i USAID-it për Kosovë Xhejms Houp së bashku me Kryetarin e Komunës së Mirtovicës së Veriut Goran Rakic do të nënshkruajnë një Memorandum te Mirëkuptimit.(USAID Qendra Rajonale e Burimeve për Komunitete, Mitrovica e Veriut, 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdyl Gjocaj. (Salla e Kuvendit Komunal të Junikut, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do te behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit nr. 05/L-052 për Energjinë Termike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:15) 

- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, do të ligjerojë mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë, posaçërisht në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO si nga Moska ashtu edhe nga aktorë jo-shtetërorë të tillë si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

 

- Federata e Boksit e Kosovës organizon konferencë për media me rastin e organizimit të turneut ndërkombëtar "Adem Jashari". (Shtëpia e Sporteve në Prishtinë, ora 12:00) 

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizon konferencën për shtyp lidhur me aktivitetet sindikale të sindikatës së Re të KEK. (Lokalet e BSPK-ës, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takon një grup prej 100 studentësh të Universitetit të Prishtinës. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të behët shqyrtimi i Draft- raportit të grupit punues lidhur me monitrorimin e Ligjit për Qendërn Historike të Prizrenit dhe Ligjin për Fshatin Hoçë e Madhe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

 

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e veprës "Ligjërime për fenë e atdheun I-II" të Myftiut Naim ef. Tërnava. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00) 

- Mbahet ceremonia e varrimit te Avdyl Gjocaj, veteran i arsimit dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (fshatin Gjocaj, ora 14:00)

- Me rastin e përvjetorit të 15 të themelimit të Filharmonisë së Kosovës, organizohet koncert solemn me vepra të kompozitorëve kosovar. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2015

- Përfaqësuesit e Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Komuna e Gjakovës dhe Zyra e BE-së do të marrin pjesë në inaugurimin e objektit për sport në sallën e sportit "Shani Nushi". (Gjakovë, ora 10:00)

- Oda e Farmacistëve të Kosovës organizon Konferencën e parë ndërkombëtare "Edukimi i vazhdueshëm profesional - rruga drejt akreditimit", me pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së farmacisë. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Standardizim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Qeverisë, autoritetet lokale, Zyra e BE-së, Misioni i UNHCR dhe Qeveria e Malit të Zi do të inaugurojnë 12 shtëpi në  Gjakovë të cilat janë ndërtuar për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas që janë zhvendosur nga Mali i Zi.  (Salla e Komunës në Gjakovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Me rastin e përvjetorit të 15 të themelimit të Filharmonisë së Kosovës mban  konferencën për media lidhur me koncertin solemn me vepra të kompozitorëve kosovar. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, anëtarët e Kryesisë së LDK-së dhe Dega e LDK-së në Podujevë, do të bëjnë homazhe tek varri i tij, në Gllamnik të Podujevës. (Fshati Gllamnik, ora 14:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të publikojë raportin e ri të titulluar mjaft më me arsyetime: Një Analizë e Qëndrimeve, Incidencës dhe Përgjigjes Institucionale ndaj Dhunës në Familje në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 14:30)

- Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami NISMA për Kosovën do t’i dorëzojnë presidents Atifete Jahjaga peticionin kundër katër marrëveshjeve me Serbinë të datës 25 gusht 2015 dhe Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 15:00)

 

- Rreth zhvillimeve të fundit në NP “Termokos” Sh.A, Komisioni Komunal i Aksionarëve do të mbajë sot një konferencë për mjetet e informimit. (NP “Termokos”, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 22 Nëntor 2015

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Gjakovës organizon turne ndërkombëtar në pingpong, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi”, ora 10:00)

- Organizata Jo qeveritare Forca e Diasporës për Atdheun-FDA shpalos platformën programore. (Hoteli Grand, ora 11:00) 

Ngjarjet e datës 21 Nëntor 2015

- Me rastin e Ditës Universale të  Fëmijëve, organizata humanitare Islamic Relief Kosova, do të organizojë për herë të dytë një aktivitet të bukur social dhe rekreativ për fëmijët jetimë të Kosovës, si kategori më e nevojshme për kujdesin e shoqërisë sonë. (MaxiKids Veternik- Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet takim i strukturave të subjekteve politike opozitare. (Salla e Kuqe në Prishtinë, ora 12:00)

- Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe partnerin implementues BONEVET, do të filloj aktivitetin dy-ditor “DigiGjakova”. (Hapësira e BONEVET në Gjakovë, ora 12:00)

- Mbahet promovimi i librit "The terrorr of Serbian occupier over Abanians 1844-1999, të autorit Prof. dr. Nusret Pllana. (Shtëpia e Kulturës "Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë, ora 13:00)

- TEDxPrishtina organizon konferencë e cila ka për qëllim të inkurajojë komunitetin e Kosovës të mendojë ndryshe dhe të thej tabutë përmes fjalimeve jo.më të gjata se 18 minuta. (Auditoriumin e American School of Kosova, ora 13:00)

-  Kolegji Universum në bashkëpunim me Kosovo Business Angles Network (KOSBAN) dhe Global Entrepreneurship Week Kosovo organizon olimpiadën e parë për bizneset e reja në Kosovë Get in the Ring Prishtina 2015 - National Final Kosovo. (Klan Kosova te Terminali Doganor, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2015

- Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës do të organizojë kongresin e 2-të të Oftalmologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare. (Hotel "Emerald", ora 8:30)

- Shoqata Kosovare e Endoskopisë Gastrointestinale mbanë  Konferencën e Tretë Shkencore. (Hotel Sirius, ora  9:00)

- Komuna e Prishtinës do të vendosë një tendë në qytet ku do të bëhet informimi i qytetarëve lidhur me procedurat dhe kriteret për strehimin familjar të fëmijëve pa kujdes prindëror në familje tjetër. (Sheshi Nënë Tereza, ora 9:00)

- Njësitë e KFOR-it për manovrim do të zhvillojnë një ushtrim për Kontrollin e turmave dhe trazirave në koordinim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Operacione Speciale të Policisë e Kosovës. (Kampin Vrelo, ora 10:00 - Gazetarët do të transportohen nga KFOR-i nga dyqani "Melodia", afër kampit Film City, ora 9:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters nënshkruajnë për Përmirësimin e Sistemit Arsimor në Kosovë” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë, mbahet konferenca ndërkombëtare me temë “Liria dhe politika: 40 vjet pas Hannah Arendt”. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i projekt-buxhetit për sektorin e sigurisë për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat në Mitrovicë. (Restoran Villa Lux në Mitrovicë, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë ku do të merr pjesë në nënshkrimin e Letrës së Implementimit me Komunën e Gjilanit. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:15)

- Oda Ekonomike e Kosovës prezanton rezultatet e IFO indikatorit për valën e njëmbëdhjetë, tremujori i tretë i vitit 2015,  i cili ofron mundësinë e vlerësimit të gjendjes së përgjithshme ekonomike si dhe identifikon ndryshimet në ciklin e biznesit midis kompanive Kosovare. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të pranisë së UNICEF-it në Kosovë. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në përurimin e nisjes së linjës së re prodhuese në fabriken përpunues të drurit PALMA. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mban konferencë për media ku do të bëjë publike vendimet e Komitetit Drejtues të TC Kosova e Re. (Ndërtesa e MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia do ta vizitojë tendën për strehimin familjar të fëmijëve pa kujdes prindëror. (Sheshi Nënë Tereza, ora 13:00)

- Ceremonia e hapjes se ekspozitës së fotografive të 20 vjetorit te pranisë së UNICEF-it në Kosovë. (Sheshin “Nëna Terezë”, ora 13:00)

 

- Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe  Ilir Deda mbajnë konferencë me gazetarë lidhur me krizen politike në vend. (Holli para sallës  S-1 në aneksin e Kuvendit, ora 15:30)

- Hapja solemne e konferencës shkencore ndërkombëtare “Emigracioni ndërkombëtar dhe ndikimi i tij në shoqërinë bashkëkohore”. (Ambientet e Kolegjit AAB, ora 17:00)

- Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë organizon ekspozitën ku do të ekspozohen punimet e bëra gjatë punëtorisë së shtypit të grafikës të mbajtur nga 16-20 nëntor. (Galeria Qahili në Prishtinë, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2015

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezë me temë "Roli dhe funksioni i infrastrukturës cilësore në zhvillimin ekonomik të Kosovës". (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën ku do të prezentohen të gjeturat e projektit me titull “Migrimi i qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian: Pasojat dhe Ndikimi në Procesin e Integrimit Evropian për Kosovën”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, bashkë me Austrian Development Agency dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të mbajnë sot konferencë për shtyp, në të cilën do të bëhet nënshkrimi i kontratave me organizatat përfituese të granteve të Raundit të tetë të Fondit të Grave të Kosovës. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)

- Forumi për Iniciativa qytetare organizon Muajin e Filantropise ku do të vazhdoj mbjelljen e pemëve në vendin ku me se shumti ka nevoje për filtrim te ajrit! (Fshati Shkabaj në komunen e Obiliqit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do te behët shqyrtimi i raportit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimit të funksionit publik dhe shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja organizon konferencën “Zhvillimi i Qytetarisë Aktive dhe fuqizimi i rolit të qytetarëve në vendimmarrje”. (Hotel Victory, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me rastin e shpalosjes së Projektit tradicional  13 vjeçar “Javët e Biznesit Kosovar “. (Zyret e AKB-së, ora 12:00)

- Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizon ceremoninë përuruese të çeljes së Zyrës Rajonale për Zonën Ndërkufitare të Zhvillimit “Shqipëri – Kosovë”. (Gjakovë, ora 12:00)

 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë lidhur me zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë në Republikën e Kosovës. (Objekti i MPB-së, ora 12:00)

- Forumi Kulturor organizon debat me temë “Fondet publike për kulturën”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 13:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të marrë pjesë në përurimin solemn të linjës së re prodhuese në Fabrikën e këpucëve Solid. (Fabrika e këpucëve Solid në Suharekë, ora 14:00)

- Qendra Këshilluese për Studime në Amerikë, së bashku me Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë dhe programin Education USA, do të mbajnë Panairin e parë të të Diplomuarve të Universiteteve Amerikane. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2015

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon konferencën “Dita Austriake - Kosovare e Energjisë 2015”. (Kampusi Inovativ i UBT-së, ora 9:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, do të flasë me rastin e hapjes së konferencës Mundësitë për Investim në Agrobiznes. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon konferencën “Forumi për Filantropinë” e cila do të mbledhë për diskutim autoritetet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet përgjegjëse për të diskutuar problematikat kryesore me të cilat ballafaqohen sot OJQ-të në Kosovë. (Qendra Orion, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore në rastin e Ministrisë së Transportit ku njëri prej të akuzuarve është edhe deputeti Fatmir Limaj. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon fillimin e ndërtimit të shtratit të lumit në fshatin Gadime në Komunën e Lipjanit. (Hyrja e shpellës prej mermeri në fshatin Gadime, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i projekt-buxhetit të AKI për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Organizata ‘Syri i Vizionit’ në partneritet me Organizatën ‘Save the Children’, organizojnë një konferencë me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve – 20 Nëntorin. (Hotel Victory, ora 11:00)

- Ekipi i Kosovës së OKB-së me agjencitë e veta, programet dhe fondet zyrtarisht fillojnë Planin Zhvillimor të Përbashkët të OKB-së për periudhën 2016- 2020 në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin do të behët shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2015, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi do të vizitojë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ku do të bëhët shqyrtimi i raportit të progresit 2015, pjesa për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, shqyrtimi i projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- KOSID mban konferencë për media si reagim ndaj politizimit të bordit të rregullatorit të energjisë. (Zyrat e KOSID, afër Ministrisë së Kulturës, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë Oda Amerikane organizon tryezën “Fuqizimi i gruas në biznes” e cila ka për qëllim mbështetjen e grave në biznes (Sheshin 21, ora 14:00)

- Behët promovimi i librit "Arbitrazhi dhe Procedura e Arbitrazhit” të autorit Prof. Dr. Iset Morina. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:15)

- Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimit CSR në Kosovë për vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 8:15)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:00)

- Bordi i Drejtorëve të KUR”Prishtina” bashkë me menaxhmentin përcjellës të kësaj kompanie, do e vizitojnë vendin ku janë duke u kryer punimet e Fabrikës “Shkabaj”. (Shkabaj. ora 10:00)

- Ministria e Diasporës, Valon Murati organizon takimin e parë të grupeve të punës për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë për mësimin shqip në diasporë. (Villa Gërmia, ora 10:00)

- Lideret opozitarë do të mbajnë një konference te jashtzakonshme për shtyp. (Zyrat e gruopeve parlamentare te opozitës, ora 10:30)

- Punëtorët e kompanisë “Selman Network” do të protestojnë për të kërkuar anulimin e njoftimit të tenderit nga AQPP lidhur me punët teknike në fakultete, rritjen e pagës në 300 euro dhe kthimin e punëtorëve nën menaxhimin e UP-së. (Para rektoratit "Hasan Prishtina", ora 11:00) 

- Mbahet bashkëbisedim/diskutim me studentët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, me temë “Toleranca Fetare dhe Bashkëpunimi/Dialogu Ndërfetar”. (Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet takimi nga stafi profesional dhe menaxhmenti  i Klinikës së Radiologjisë, SHSKUK me rastin e Ditës Botërore të Radiologjisë me temë "Radiologjia Pediatrike dhe mbrojtja nga rrezatimi jonizues". (Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës, ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ndërtimin e shtegut për ecje dhe pushimoreve në Kodrën e Gradinës në Zubin Potok. (Zubin Potok, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pret në një ceremoni zyrtare Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein ku pas takimit do të japin deklarata para mediave . (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 12:40)

- Mbahet ndeshja mes FC Kosovës dhe KF Feronikelit. (Stadiumi i KF Feronikelit  në Drenas, ora 13:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremonin e inaugurimit të shkollës së re në fshatin Damanek në Komunën e Malishevës. (Fshati Damanek, komuna e Malishevës, ora 13:30)
 
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:50)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve në Stadiumin e qytetit Të Podujevës. (Podujevë, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë shënon përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të themelimit të saj. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2015

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të takohet me kryetarën e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari- Lila. (Selia e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 11:00 - nisja e oganizuar për gazetarë nga MPMS, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.05/L-18 për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Me rasin e shënimit të Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët, do të prezantohen të dhënat e reja mbi rezistencën globale dhe lokale në antibiotikë si dhe do të promovohet përkthimi shqip i Udhërrëfyesve të OBSh-së për Higjienën e duarve në Kujdesin shëndetësor. (Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të marrë pjesë në përurimin e Bashkësisë së re Lokale në Hajvali. (Hajvali, ora 10:00)

- Shtyhet për të martën - Kryeministri Isa Mustafa së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, do të mbajnë konferencë për medie, ku do të prezantohen të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 32 , ora 10:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)       
 
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të bëjë përurimin e Qendrës së Aftësimit Profesional në Gjakovë. (Gjakovë, ora 11:30)

- Federata e Pentathlonit Modern e Kosovës, anëtare me të drejta të plota e UIPM organizon Kampionatin e tretë në Biatle, dy disciplina, vrapim dhe not ku so të marrin pjesë 6 shkolla. (Shkolla fillore "Zenit", ora 12:00)

- Mbahet ceremoni solemne me rastin e katër vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. (Fakulteti Juridik i Universitetit në Pejë, ora 12:00)

- Mbahet takimi i Institucioneve publike  për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, të organizuar nga Ministria e Financave në të cilin do të diskutohet për fillimin e procesit të faljeve të borxheve, ecurinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e zbatimit të Ligjit për faljen e borxheve publike. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, kati përdhes - salla  P38, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media lidhur me Raportin e Progresit te Komisionit Evropian. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për shtyp lidhur me ndeshjen në kuadër të FIBA EuropeCup, ndaj CS Energia nga Rumania. (Salla e konferencave të KB Sigal Prishtina, ora 13:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, takohet me futbollistët e klubit futbollistik FC Kosova nga Cyrihu i Zvicrës.  (Hotel Garden, Prishtinë, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2015

-  Me rastin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor organizojet marsh protestues, ecje kembë, me qëllim të përkujtimit të 112 jetërat e humbura në aksidentet rrugore, por edhe për të protestuar dhe thirrur për siguri më të madhe në rrugë. (Nisja nga Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Organizohet marrsh protestues me me biçikleta për të përkujtuar viktimat në trafikun rrugor por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. (Nisja nga NewBorn tek Pallati i Rinisë, ora 13:00
 
- Ndezja e 112 qirinjve në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në Kosovë  në aksidentet rrugore në periudhën Janar-Tetor 2015. (Para Teatrit Kombëtar, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 14 Nëntor 2015

- Federata e Ping Pongut të Kosovës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Ping Pongut, si dhe DKRS-Komuna Ferizaj, organizon, Ligën kombëtare të Ping Pongut “Dardania” për vitin 2015. (Palestra e sporteve "Bill Klintoni" në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Istogut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Haki Rugova, dhe së bashku do të marrin pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e memorialit kushtuar Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Objekti i Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Anulohet - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri dhe Deputeti Besnik Bislimi mbajnë konferencë për media lidhur me gjendjen ekonomike në vend dhe projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2016. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës pret në takim një delegacion nga qyteti Namur në Belgjikë, të prirë nga Kryetari i Qytetit​, Maxime Prévot me ç'rast do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla numër 37, ora 12:15)

- Shfaqet premiera e filmit të animuar për fëmijë “The Peanuts Movie” 3D. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të Legjendes se humorit shqiptar, Ibrahim Krajkova - Leci. (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 16:00)

- Me rastin e Ditës Boterore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor prezantohen spotet e filmave për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 18:00)

- Klubi i ngjitjes Marimangat e Pejës organizon Festivalin e Filmit Dokumentar për ngjitje në shkembinjë, Reel Rock Tour Peja. (Kinema e qytetit të  Pejës "Jusuf Gërvalla", ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2015

 - Universiteti për Biznes dhe Teknologji mban konferencën ndërkombëtare “Dita Austriake-Kosovare e Komunës”, në të cilën do të trajtohet çështja e Pronës, si shtyllë e zhvillimit dhe plotësimi i standardeve evropiane në menaxhimin e tokës komunale. (Kampusi Inovativ i UBT-së, afër QMI-së, Lipjan, ora 9:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, organizon konferencën“Kosova Drejt Parisit COP21”, e cila do të mbledh për diskutim autoritetet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet përgjegjëse që të krijojnë synime të qarta për angazhimin politik ndaj ndryshimeve klimatike. (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)  

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Kirurgjisë Torakale, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Boterore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor organizohet dhurimi vullnetar i gjakut dedikuar personave të lenduar në aksidente trafiku. (Kolegji Tempulli, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), organizon sot një tryezë me temën “Zbatimi i paraburgimit për kryerësit me çrregullime mendore dhe masës për trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 40 të oficerëve korrektues. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:30)

- Zëvendës Drejtori i misionit të USAID-it Majk de lla Rosa, do të vizitojë fermerët pjesëmarrës në evenimentin e ditës së mollës. (Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon konferencën për Përmirësimi i konkurrencës së produkteve të mishit në Kosovë. (Kompania Apetiti SHPK në Vushtrri, ora 11:00)
 
- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Pediatrisë, ora 11:00)

- Unioni i Gazetarëve Shqiptar organizon ceremonin a ndarjes së çmimeve për gazetarinë ekonomike në të gjitha trojet shqiptare. (Hotel Theranda në Prizren, ora 11:00)

- Dega e AAK-së në Pejë mban konferencë për media, ku do të flitet për gjendjen në arsim. (Selia e degës së AAK-së në Pejë, ora 11:00)

- Përurohet libri “Kosova”, në pesë vëllime, i autorit Jusuf Buxhovi. (Salla e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

- Në shenjë respekti dhe përkujtimi për heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policor të rënë në detyrë  Sindikata e Policisë së Kosovës organizon mbylljen e turnirit sportiv në futboll ku edhe do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për ekipet fituese. (Stadiumi për futboll të vogël të Shkollës së Mesme “Zenit” në Prugovc, ora 13:00)

 

- Aleanca e Gruas së Kosovës organizon një aktivitet simbolik për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'', ora 13:00)

- Reprezentacionet futbollistike të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë ndeshjen miqësore. (Stadiumi i Prishtinës, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të projektit të ujësjellësit në Skenderaj. (Klinë e Mesme, Skenderaj, ora 15:30)

- Dega e PDK-së në Podujevë organizon konferencë për media, me rastin e aderimit të Kryesisë së degës së AAK-së në degën e PDK-së. (Selia e PDK-së, në Podujevë, rr. "Zahir Pajaziti", afër Postës së qytetit, ora 17:00)  

- Mbahet koncerti "Friendship and family go beyond borders". (Salla e Filharmonisë së Kosovës, ora 19:00)

-  Mbahet ceremonia e diplomimit te Universitetit Staffordshire pranë Riinvest. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)