Ngjarjet e datës 5 Shtator 2015
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore në Deçan. (Gjimnazi Vëllezërit Frashëri në Deçan, ora 10:30)- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore në Deçan. (Shkolla e mesme teknike Tafil Kasumaj" në Deçan, 10:45)
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi përurojnë Bodurimin e ri Kosovawine për përpunimin e verës dhe produkteve të tjera të rrushi. (Rahovec, ora 11:00)
- Auto Klubi AK-Prizreni mbajnë ushtrimet paraprake të të gjithë garuesve pjesëmarrës të garave automobilistike malore Pousk në drejtim për Prizren-Prevall. (Rruga Prizren-Prevall, ora 11:00)
- Visari Ymeri, Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu dhe Emrush Xhemjali nga Lëvizja Vetëvendosje mbajn tribunë me qytetarët e Ferizajt ku do të paraqiten rreziqet e "Zajednicës". (Teatri profesional "Ardiana Abdullahu" në Ferizaj ora 12:00)
- Ceremonia e hapjes së vepres publike të artistit Leutrim Fishekqiu, e cila është krijuar në kuadër të projektit Culture for All faza e dytë e financuar nga Zyra e BE'së - për inkurajimin e ndërhyrjeve të cilësisë artistike në mjedisin urban. (Hapësira publike pranë ish-stacionit hekurudhor në Prizren, ora 12:00)
- Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media lidhur me mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore. (Këndi për konferenca në MAShT, ora 14:00)
- Nën patronatin e kryekuvendarit Kadri Veseli dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizohet koncert kushtuar figurës së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza. (Katedralja Nënë Tereza, ora 20:30)