26 Shtator 2021

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 janar 2021

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës bën prezentimin e fillimit të projektit të meanxhimit të parkingjeve publike në kryeqytet dhe mënyrat e pagesave. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 13:00)   

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Pranë objektit të Newborn-it, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 15:00)


- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë, Cihan Dinçer ndërkaq pas takimi se bashku do t’i inspektojnë punimet që po realizohen për ndërtimin e çerdhes në lagjen Dardania. (Prizren, ora 15:30)

- Mbahet premiera e shfaqjes "Kreolët e Ballkanit" me autor dhe regjisor Enver Petrovci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 11 janar 2021

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 192-të pa praninë e mediave. (Nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Mbaht seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dardan Shabani për vrasje të rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

 - Kryeministri Hoti mban konferencë për media bashkë me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, viziton një patrullë policie bashkë me Sekretarin e  përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, zëvendësdrejtorin e  përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldëin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog. (Në hyrje të auto-udhës R6 (afër Shell-it në dalje të Veternikut, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, Sekretarin e përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldwin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, viziton punimet në hekurudhën 10. (Miradi, Fushë-Kosovë, stacioni i hekurudhës, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, pas situatës së krijuar nga vërshimet e fundit. (Dobroshec, Komuna e Drenasit, ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e gurthemelit në përkujtim të martirëve të rënë në masakren e vitit 1921 në Prapashticë. (Dheu i Kuq në Prapashticë, ora 13:00)

 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 9 janar 2021

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrat Hykmete Bajrami e Besian Mustafa, takojnë përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit. (Hotel Premium, Prizren, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 8 janar 2021

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do të vizitojë një biznes. (Nisja nga MTI, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurt Kastriot Islami për vrasjë në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Gjykata e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:30)

 

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e rashes lidhur me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. (Objekti  u KQZ, ora 14:00) 

 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Malishevës ku edhe do të promovojë kodin 04 për targat e kësaj komune. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 6 janar 2021

- Kuvendi i Komunës së Podujevë mban mbledhjen e jashtëzakonshme, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe Drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani, mbajnë konferencë për media për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari, ora 11:45)

- Kryetari dhe Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 janar 2021

- Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 4 janar 2021

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 31 Dhjetor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Down Syndrome Kosova. (Lagjja Pejton afër Ambasadës Norvegjeze, ora ‪10:00)

- Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani mban konferencë për media lidhur me Zbatimin e Planit Strategjik 2018-2021, me fokus të arriturat dhe rezultatet 2020. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)  

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon aktivitetin e fundvitit me Labinot Maliqi, Imam njëkohësisht drejtor ekzekutiv i  "Kosovo Center for Peace" ku për veprime të fuqishme pro amerikane Maliqi do t'ia dhurojë kryetari i shoqatës Agim Rexhepi një flamur amerikan me historiat. (Xhamia "Prof. Dr. Bedri Kamberi" mbrapa QKUK-së në Prishtinë te Eulexi, ora 13:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti sonte në mesnatë, në ndë​rrimin e moteve, viziton Stacionin Policor të Komunës së Rahovecit. (Stacioni Policor, Rahovec, ora ‪00:00)

Ngjarjet e datës 30 Dhjetor 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve nga Hotel Grand. (Hotel Grand, ora 9:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve. (Shtëpia e Pleqve, Prishtinë, ora ‪10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim në distancë me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së, andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, rruga “Luan Haradinaj”, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ekspozitën për Gjergj Fishtën. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla do të pret në takim kortezie Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio, me rastin e vizitës së tij në Kosovë për të përshëndetur trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:10)

- Ushtruesja e Detyres, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të vizitojë Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç‘rast do të mbajë fjalimin e fundivitit para pjesëtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të shpërndajë dekorata dhe mirënjohje për fundvit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal,ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi prezantojn raportin vjetor të punës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 29 Dhjetor 2020

- Ushtruesja e Detyres, Presidentja, Vjosa Osmani e viziton Klinikën Infektive në SHSKUK. (Klinika Infektive, ora 9:15)

- Pas vizitës në Kliniken Infektive, Ushtruesja e Detyres, Presidentja, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Para Klinikës Infektive, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit për të arriturat dhe zhvillimet e punës së KPMM për vitin 2020. (Objekti i KPMM-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zybarej”, ora 10:00)  

-  Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të mbajë konferencën e fundvitit. (Ministria e Infrastrukturës, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistët të cilët i kanë sjellë medalje Kosovës. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministri Ramë Likaj do të flasë për punën dhe aktivitetet e realizuara në sektorin e arsimit. (Ndërtesa e MASh, ora 11:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për shtyp. (Zyra Qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4, salla e konferencave, ora 11:00)

- KEDS së bashku me Klubi Alpin Prishtina organizon një aktivitet të alpinizmit urban ku pjesëtar të klubi dhe pjesëtarë të FSK-së do të bëjnë lëshime vertikale me litar nga maja e objektit të Elektrokosovës me dedikim të veçantë për personelin shëndetësor të Kosovës të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrës përballë pandemisë, posaqërisht stafit të Klinikës Infektive. (Ndërtesa qendrore të KEDS, ora 11:00)  

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të mbajë konferencën vjetore për media në të cilën do të paraqes raportin e punës gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë. (Ministria e Drejtësisë, kati IX, salla 914, ora 11:30)

- Fondacioni Jeshil në partneritet me Miqt Pub, në kuadër të iniciativës Let’s Talk About Food Waste organizon edicionin e dytë te Disco Soup Pristina me temën “Miqtë e Ushqimit”. (Miqt Pub, ora 12:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të vizitojë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. (Selia e OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën përmbyllëse për media për vitin 2020, me temë "Ekonomia e Kosovës 2020-2021". (Zyret e AKB-së, Lidhja e Prizrenit, Lagja Tophane, ora 13:00)

- Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës në fund të projektit "Fuqia e fjales" promovon librin me poezi dhe proze "Kufijt e pritjes" grup autoresh te verber nga Kosova dhe Shqiperia dhe revisten për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar "Fuqia e fjales". (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Salla e seancave plenare, ora 14:00 - shtuhet per ora 17:00)

- Përurohet fusha e futbollit në fshatin Prelez i Muhaxherëve, komuna e Ferizajt, investim kryesisht nga bashkëatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. (Fshati Prelez, ora 15:00)


Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

 - Mbahet seminari i Parë Shkencorë i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në të cilin do të prezantojnë profesor dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe studentë të studimeve master nga FIEK-u. (Përmes platformës Zoom, ora 9:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajnë konferencë e fundvitit për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e fshatit Fshatin Keqekollë te Komunes se Prishtinës protestojnë rreth pakënaqësisë së tyre për një vend pune në Ambulanten e Fshatit, i cili sipas banorëve është marrë në mënyrë jo ligjore dhe jo të rregullt. (Tek Ambulanta e Fshatit Keqekollë, ora 11:00)

- Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike organizojnë takimin e fundvitit me ç’rast do të prezentohen disa nga aktivitetet profesionale mjekoligjore, të realizuara gjatë vitit 2020. (Instituti i Mjekësisë Ligjore, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit. (Fshati Krushë e Madhe, Rahovec, ora 14:00)

- Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

- Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mban konferencë për media. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Politikë e “kriminalizuar””. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi mban konferencë për medie për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban konferencë për media në të cilën do të bëhet një prezantim më i gjerë i aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor – dhjetor lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19. (Amfiteatri në ish-ndërtesën “Rilindja”, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 25 Dhjetor 2020

- Banorët e lagjes “Sherreti” protestojnë para Komunës së Ferizajt, për shkak të problemeve me furnizim me rrymë nga KEDS-i. (Para ndërtesës së Komunës së Ferizajt, ora 9:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së do të dalin në inspektim nëpër operatorë ekonomikë ku do të jetë i pranishëm edhe ministri Vesel Krasniqi. (Nisja nga MTI, ora 8:45)

- Mbahet mbledhja e gjashtë te rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit, të thirrur nga kryesuesi, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 191-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)   

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të bëjë hapjen e ekspozitës “Prezantimi i Ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti i Rilindjes, ora 11:00)

- Në kuadër të fushatës "T'i Japim Vendit Ngjyra", kolegji "Heimerer" do të mbjell rreth 50 drunj. (Në hapësirën e rrethrrotullimit i cili ndodhet afër qendrës tregtare "Albi Mall", ora 11:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton  menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, UD i Drejtorit të SHSKUK-së. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë QKUK, ora 11:00)

- Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL” mban konferencën e jashtëzakonshme për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus nënshkruajnë Memorandumi Mirëkuptimi. (Ambientet e Rektoratit të UGJFA në Gjakovë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita vjetore e Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj, duke filluar nga fryma e introduktit real, ekspresiv, surreal, abstrakt, e deri te trendët më aktuale të artit konceptual. (Muzeun Kombëtarë të  Kosovës, ora 12:00)

 
 

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020

- Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me aktivitetet e Ministrisë për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Profili i Migrantit 2.0: Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirur për të migruar?”. (Zyrat e GLPS-së, rr. Rexhep Luci, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media diskuton lidhur me ecurinë e punës së Komisionit për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës dhe nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për KPM-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e koalicionit Nisma-AKR. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton për punët e papërfunduara, në proces, në Komisionin Funksional. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton shoqatën HANDIKOS. (Veternik, afër Fshatit Ndërkombëtar, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e Grupit 6+. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 12:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren organizn konferencën me temë ''Dështimet në Shërbimet Sociale në Komunën e Prizrenit''. (Zyra e Degës së LDK-së në Prizren, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”. (Muzeu Shtëpia e pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, ora 13:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”. (Ndërtesa e Ministrisë, salla 914, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 13:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Katedralja e Nënë Terezës, ora 17:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qëndrore, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrto propozimet për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2020. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Blerim Kuqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Objekti i BQK-së, ora 11:00)  

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike miraton planet e Performances për vitin 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston ish sekretarin e përgjithshëm te Ministrisë, Arben Çitaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për vitin 2021 nga Autoritei rregullativ i hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesit e punëtorëve IGK ‘Ballkan’ Suharekë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci realizon Debatin me Pjesëmarrësit e Projektit “Akademia-Ngritja e pjesëmarrjes së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë”, i mbështetur financiarisht nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe realizohet nga Forumi për Lidership dhe Diplomaci, ora 14:00

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston udhëheqës i departamentit të energjisë, Luan Morina. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin “Viti i Ri, Dialogu i Vjetër?”. (Online në faqen e KDI-së në Facebook, ora 15:00)  

- Nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit mbahet koncert i muzikës klasike kushtuar 91 qytetarëve të cilët e bumbën betejën me COVID-19. (Salla e Teatrit të qytetit në Gjilan, ora 16:30)

- "Visar Kuçi Trio" promovon albumin e tyre të ri të titulluar "Departures" më ç'rast do të mbahet një koncert promovues. (Kino Armata, ora 17:00)


 

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit B.K për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeç. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurës Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.I, ora 9:30)

- JOY Dance & Training Studio dhe Studio Baleti NESA prezantojnë koreografitë e baletit për fëmijë "JoyNess". (Skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë komunën e Rahovecit ku do të marrin pjesë në përurimin e ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit. (Ish-ndërtesa e TMK-së, rr. Xhelal Hajda - Toni, Rahovec, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston pronarin e kompanisë ‘Devolli Group’, Blerim Devolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e shkollës e parë të lahutës e cila mbanë emrin "Lahutarët e rinj të trojeve etnike". (Ambientet e Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicionale SHKABAT Prishtinë, Rruga Xheladin Hana, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar përmbyllë projektin “Mos supozo nevojat e mia”, me shumë të arritura e produkte të dala në ndihmë të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin fillor – cikli i lartë në Kosovë. (Kino Armata, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë prodhuesin “Bodrumi i Vjetër”. (Rr. Gëzim Hamza - Piktori në Rahovec, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë në kompaninë “Biopak”. (Rr. UÇK, rruga transit në Rahovec, ora 13:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston blerësin e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, Arian Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës. (Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Kryesuesin e Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP, Skënder Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)  

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Federata e Pingpongut organizon turneun e TOP 8 Juniorëve më të mirë të Kosovës për vitin 2020. (Ferizaj, ora 12:00) 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në vendosjen e kompozicionit skulptural "Hasjanet" të akad. Luan Mulliqit. (Sheshi "Zahir Pajaziti" - afër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”. (Shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë, ora 9:00)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, do të bëjnë përurimin e përfundimit të punimeve për fazën e dytë të shtegut të biçikletave “Downhill”. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 9:30)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Performanca e gjyqësorit gjatë muajve prill - shtator 2020, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Selia e PD-së në Tiranë, ora 10:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. (Bashkia e Tiranës, ora 11:00)

- Kryetaret e shoqatave te punëtoreve teknik dhe sigurimit të cilët  janë në grevë mbajnë mbledhjen e radhës. (Zyrat qendrore te Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e rregullt plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. (Tiranë, ora 11:45)

- Sindikata  e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, ku do të shpalosen veprimet e mëtutjeshme të grevës. (zyret e sindikatës, ora 12:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Publike organizon takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile, që punojnë në fushën e mjedisit dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore të mjedisit në Komunën e Prizrenit. (Objekti i Administratës së Objektit të Komunës së Prizrenit, ora 13:30)

- Me rastin e hapjes së edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” mbahet konferenca për media. (Foaje e Teatrit “Faruk Begolli”, ora 14:00)

- Ekipi i KB i KB, me mbështetjen e Fondit i Mirëbesimit Shumë-partnerësh, UKAid- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndetin Publik po fillojnë fushatën #përhatër e cila promovon sjelljen e duhur në parandalimin e mëtejshëm të COVID-19. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, përballë godinës se Kryeministrisë në Tiranë, ora 9:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Administratën Tatimore të Kosovës. (Objekti i ATK-së, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton planifikimin buxhetor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Pretendimet financiare dhe pronësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi" , me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 10:00)

- Këshilli Rinor Kosovar mbanë Kuvendin e XVI-të Zgjedhor të Keshillit të Nxënësve të Kosovës. (Objekti i KinoArmates, ora 10:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. (Tiranë, ora 10:15)

- Demokraci Plus organizon panelin e diskutimit “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!, “Katër vjet, katër kryeministra nga Agjenda për Reforma Evropiane në Agjendën për Reforma Evropiane II:Ku qëndrojmë"?!  (Përmes platformës Zoom dhe faqes se facebook të Democracy Plus, ora 10:30)  

- Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje! do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kallzimin penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës. (Prokuroria Speciale, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu nënshkruajn kontraten për rehabilitimin e rrugës rajonale T2, Loti 2 “Hyrja në Qytetin e Ferizajit”, ku edhe do të ketë konferencë për media. (Qeveria e Kosovës, salla e konferencave, ora 11:30)

- Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mban takimin e radhës, në zbatimin e Agjendës 2030 në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204 11:30)  

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon takim letrar 'Veprimtaria letrare e Zejnullah Halilit'. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesin e fshatit Bellanicë te Malishevës, Hazir Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, marrin pjesë në Prezantimin e Planeve të Menaxhimit. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

- Kryetari në  Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha viziton Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.  (selia e SBASHK-ut, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesin e Ndërmarrjes Shoqërore ‘Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri dhe përfaqësuesë të Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesin e Ndërmarrjes Shoqërore ‘Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Tiranë, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2020

 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës dhe voton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati IX, salla 914, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon tryezen e diskutimit 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin perëndimor' i cili adreson për herë të parë inciativat e ndryshme të bashkepunimit rajonal si Procesi i Berlinit, Hapësira e Përbashkët Ekonomike, Mini Shengeni, Tregu i Përbashket, Hapësira Ekonomike Europiane. (Permes Google Meet, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan mirënjohje për vullnetaret e vitit. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 11:00)

- ADMOVERE 'promovon publikimin ''Përfshirja e studentëve të komuniteteve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës. (Hapësirat e KultPlus Caffe te Fontana në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan mirënjohje për vullnetaret e vitit. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e objektit të renovuar të shkollës “Lekë Dukagjini II” . (Shkolla “Lekë Dukagjini II”, ora 11:30)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të  mbajë ceremoninë e dhënies së akt emërimeve për bursistët  nga Skema e Profesionisteve të rinj Projekt i Bashkimit Evropian,  të cilët kanë kryer studimet pas universitare në vendet e BE-së ku do të marr pjesë Kryeministri Avdullah Hoti dhe udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Tomasz  Szunyog. (Ndërtesa e Qeverise, salla P38, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston anëtarin e kryesisë së shoqatës Sindikale IMF nga Ferizaj Ali Shabanin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, N204, ora 13:00)

- Mbahet konferenca e fillimit të Javës së Gruas me temë ''Tejkalimi i ndikimit socio-ekonomik i shkaktuar nga pandemia  Covid-19''. (https://youtu.be/1j08OIgPu-8 -, ora 13:00)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, do të qëndroj në Shqipëri ku fillimisht do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës. (Lezhë, ora 13:30)  

 - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- kryetar i Bordit të AKM-së Joachim Rücker. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të  Republikës së Kosovës Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e Odave Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Ushtruesja e Detyrës Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Tiranë, ora 15:30)

- Ushtruesja e Detyrës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Tiranë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2020

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë, do ta vizitojë Zonën Ekonomike në Budrigë të Vitisë. (Zona Ekonomike në Budrigë të Vitisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Alber Ramadanit i cili akuzohet për vrasjen e Besart Hasanit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Ushtruesi i Detyrës se Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton me institucionet përgjegjëse të sektorit të Drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)    

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21 në praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 10:30)  

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Posten e Kosovës me të ftuar, Kryesuesin e Bordit dhe Kryeshefin Ekzekutiv, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Selia e degës së PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid 19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton planet e Performances për vitin 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për vitin 2021 nga Agjencia per menaxhimin e komplekseve memoriale te Kosoves dhe Autoritetit te aviacionit civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston kryetarin e Sindikatës së pavarur të Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë, Ramush Berisha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban konferencë për shtyp, lidhur me grevën e punëtorëve teknik ne spitalet e Kosovës. (Zyret e sindikatës, ora 14:00)

- Në përmbylljen e Architech Festival do të promovohet botimi i katalogut si produk i “Architech Festival” i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit. (Kino Armata, ora 15:00)

- Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale. (përmes transmetimit në Internet në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 14 Dhjetor 2020

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancë kundër të pandehurit Taulant Salihaj për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Ministria e Infrastrukturës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Kompanisë “Matkos Group” Labinot Vitija,  drejtorin e kompanisë “Eurokos” Ylber Shamolli dhe drejtorin e kompanisë “Hydroline” Muhamer Ibrahimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës  se Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës Jusuf Azemi mban konferencë për media .lidhur me grevën e cila po vazhdon te mbahet. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familajre numër 1, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati IX, salla 914, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C301, ora 12:00)

- Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nënyetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit)

- Fondi Kosovar per Garanci Kreditore lanson Dritaren e Pakos se Rimekembjes Ekonomike. (Livestream - https://www.facebook.com/fondikgk, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston deputeten Mimoza Kusari-Lila dhe ish zëvendës drejtor në AKM, Ilir Salihu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 13 Dhjetor 2020

- Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës Jusuf Azemi mbanë konferencë për shtyp, lidhur me hyrjen ne grevë të punëtorëve teknik ne spitalet e Kosovës. (Zyret e sindikatës në objektin ish Gërmia, ora 12:00)

- Mbahet mini-maratona virtuale humanitare “Vrapo Babadimër”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 12 Dhjetor 2020

- Për zhvillimet e fundit në ‘lokacionin e varrezës masive në Kizhevak’ organizohet konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P- 32, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 11 Dhjetor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për zgjedhjen e 1 anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe 2 anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të vizitojnë përfituesit e projektit: “Ngritja e Stallave për Bagëti të Imëta si dele dhe dhi”. (Lagja Bajram Curr afër Kforit Turk, ora 10:00 - transport të organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)   

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mohimin e të drejtës për vijimin e mësimit të disa vajzave në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë do të organizojnë një uebinar virtual për të diskutuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut të bëra këtij projektligji. (Takim virtual në Zoom: https://undp.zoom.us/.../register/WN_dQll4bbZQlKImoXPzzGkGQ, ora 10:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)  

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren, Shaqir Totaj bashkë me udhëheqësin e Departamentit për Ekonomi dhe Financ, mbajnë konferencë për shtyp. (Selia e degës në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, do të vizitojnë shtëpinë kulturore- historike “Kajmakqiu”, e cila është renovuar në kuadër të projektit “Fasadimi, konservimi dhe revitalizimi i shtëpive me vlerë historike-kulturore”. (Shtëpia “Kajmakqiu” në lagjen “Kurillë”, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për medie, ku do të shpalosen të gjeturat hulumtimit mbi raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. ”Bajram Kelmendi”, ora 14:00)

 - Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoreshen e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 10 Dhjetor 2020

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Propozim - Vendimin e Qeverisë, për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Zyra e Komisionerit për gjuhët në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjessë çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (https://osce-org.zoom.us/j/96327135776, ora 10:00 - Meeting ID: 963 2713 5776 - Passcode: VNXDyP3L)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës publikon Raportin Vjetor me gjetjet nga monitorimi i institucioneve korrektuese gjatë periudhës 2019-2020. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Demokraci për Zhvillim organizon konferencën “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Themelore në Ferizaj  mban seancen gjyqesore ndaj te pandehurit Agim Hamdija lidhur me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut që kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë Avdullah Hoti, me përfaqësim të ministrave dhe shoqërisë civile. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:30)  

- Organizata studentore Studim Kritikë Veprim mban një aksion para Qeverisë së Kosovës. (Para Qeverisë, ora 11:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ju ftojmë të përcillni konferencën regjionale online: “Të drejtat e njeriut në periudhën e pandemisë dhe roli i institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut”. (Livestream në faqen e IAP në Facebook, ora 13:30)

- Drejtoresha e Misionit të USAID Lisa Magno do të flasë në ngjarjen virtuale duke shënuar sukseset e aktivitetit të USAID Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale. (https://www.facebook.com/mjedratnekosove, ora 14:00)

- Mbahet debati online "E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi: Perspektivat dhe mundësitë për një marrëveshje përfundimtare". (Zoom: https://us02web.zoom.us/j/81936621781?pwd=U2svUDZ6SDFpRjJTdlZPb0pFNHhLdz09, ora 14:30)

- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, do të organizojë një shfaqje teatrale me fokus në rëndësinë dhe rolin e barazisë gjinore. (Kino Armata, ora 17:00)
  

Ngjarjet e datës 9 Dhjetor 2020

- Drejtori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Kreshnik Gashi raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)    

- Mbahet ceremonia e shkëmbimit të protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)  

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës, Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)   

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, sÑ‘ bashku me përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, do tÑ‘ vizitojÑ‘ varrezat në veriun e Mitrovicës, në të cilat para disa ditësh pati gërmime për të gjetur mbetjet mortore të të pagjeturve nga lufta në Kosovë.​ (Veriu i Mitrovicës, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foto-garën #FajiKorrupsionit, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Parkun Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës bashkë me organizatën "Ta Pastrojmë Kosovën" dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve "Arbën Xhaferi" dhe "Ibrahim Rugova". (Uglar, kryqëzimi i dy auto-udhëve "Ibrahim Rugova" dhe "Arbën Xhaferi", ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencën e radhës. (Zyrët e degës së PDK-së, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ushtruesen e detyrës Drejtoreshën e Departamentit Ligjorë në Ministrinë e Shëndetësisë, Aferdita Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N3030, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë diskuton rreth planit të punës për periudhën e mbetur së bashku me ekspertët e komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së granteve start-up për të rinjtë përfitues. (Kbineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media sot (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren Vlora Dumoshi do të vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe do të nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes MKRS-së dhe KOK-ut. (Zyrat e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Në kuadër të ekspozitës Infrared shfaqet performanca e artistes Lori Lako. (Kinema verore të ish-Kino Rinia, ora 16:30) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)