Ngjarjet e datës 9 korrik 2015
- Kadetët e FSK-së zhvillojnë operacionet përfundimtare të ushtrimit Kampingu veror 2015 në Krivollak të Republikës së Maqedonisë. (Transporti dhe ushqimi sigurohen nga Ministria për FSK dhe nisja nga MFSK-ja, ora 6:30)- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin iniciues për Përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2021. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 9:00)
- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të vizitojë përgatitjet përfundimtare për hapjen e pishinës së Gërmisë. (Pishina e Gërmisë, ora 10:00)
- Grupi i Bankës Botërore, së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës fillojnë programin për edukim financiar ne Kosove për t'i thelluar njohuritë e kosovarëve për një huamarrje më të zgjuar, për produktet financiare dhe e-banking. (Zyra e Grupit te Bankes Boterore - Magjistralja Prishtine-Fushe Kosove, ora 10:00)
- Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Policia e Kosovës organizon shkatërrimin e 1,742 copë të armëve të Vogla dhe të lehta. (Tek shkritorja në fshatin Janjevë, ora 11:00)
- Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës mbajn konferencën për shtyp lidhur me krijimin e federatës së përbashkët të Industrisë së Kosovës e cila do të quhet industriAll.(Zyret e SPEK-ut, ora 11:00)
- Qendra për Studime Shqiptare nga Londra dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare nga Tirana do të promovojnë tre libra me dokumente nga historia kombëtare (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)
- Mbahet takimi i 101-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 13:00)
- Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës mban tubimin publik për vitin 2015. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)
- Komuna e Prishtinës mban takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga projekti i organizatës Help. (Salla e madhe e Kuvendit komunal, ora 14:00)
- Delegacioni i Aleances Kosovare te Bizneseve i kryesuar nga Kryetari Agim Shahini do te kete takim pune me Shpend Ahmetin, Kryetar i Komunes se Prishtines. (Objekti i komunës, ora 14:00)
- Grupi i Grave Deputete pret ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S- I, ora 14:15)
- Dy organizata jo qeveritare të boshnjakëve në Prizren Boshnjak KS, "Marshi i Paqes për Srebrenicën" te përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë"ë e kësaj komune organizojn një marsh për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. (Pranë qendrës sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 17:00)
- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së se bashku me Ambasadën Franceze organizojnë shfaqjen e dokumentarit "Kohët kanë ndryshuar" nga Marion Milne në temën e ndryshimit të klimës, si pjesë e fushatës për mjedisin dhe shëndetin. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:30)