- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani do të pres Ministrin e Shëndetësisë së Kroacisë, Sinia Varga, i cili do të kryesojë një delegacion zyrtar të autoriteteve shëndetësore kroate që do të qëndrojnë në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 9:00)
- Mbahet prezantimi i projektit: "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë", projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe organizatës HELP si zbatuese e donacionit të Qeverisë Gjermane. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 9:00)
- Mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Ministrja e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, do të vizitojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me çrast do të pritet nga ministri Ferid Agani. (Kabinetin e Ministrit, ora 10:00)
- Zyra e BE-së organizon një ngjarje lansuese për projektin A.Ë.A.R.E. - Veprimi i Gruas në Agro-biznes për një Ekonomi të re Rajonale. (Fshati Videje në Klinë, ora 10:00)
- Duke pasur në konsideratë sfidat me të cilat ndërmarrjet në Kosovë ballafaqohen në depërtimin në tregje të huaja, Oda Amerikane organizon tryezën mbi shfrytëzimin e potencialit të Kosovës për eksport të produkteve dhe shërbimeve për zhvillim të shpejtuar ekonomik. (Zyret e Odës Amerikane, ora 10:00)
- Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, mbahet ligjëratë me temë "Kultivimi i tolerancës, arsye pse duhet ndryshuar tekstet tona shkollore të historisë". (Resort Planet në Gjilan, ora 10:00)
- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Sinia Varga japin deklaratë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:15)
- Departamenti i Tregtisë në MTI, do të prezantojë platformën e raportimit të barrierave tregtare. (Ndërtesa e MTI-së, ora 10:30)
- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi i projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallla N 303, ora 11:00)
- Komuna e Prishtinës do të organizojë seancën e raportimin të parë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave të Planit për Integritetit, hartuar dhe miratuar nga Komuna e Prishtinës. (Ndërtesa e re të Kuvendit Komunal në lagjen Arbëria, ora 11:00)
- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Patentë Shofer. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Mbahet prezantimi i Planit të Integritetit i Komunës së Prishtinës. Flasin Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe Shqipe Neziri, Menaxhere e programit kundër korrupsion, UNDP. (Kati i katërt në Komunën e re, ora 11:00)
- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" do të mbajë konferencë për media lidhur me qendrimin që ka dhe arsyet pse po proteston dhe pse po e bojkoton mësimin. (Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani", ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Rektori i Univerzitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu raportojnë në Mbledhjen e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)
- Mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon një vizitë promocionale dhe monitoruese te përfituesit e Programit të Granteve për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme. (Kompania ALM Group SH.P.K. Adresa: Rruga M2 Prishtinë-Ferizaj afër Spitali Bahceci, ora 14:00)
- Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatarë, në mbështetje nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, organizon lansimin e platformës Fole nfole në kuadër të projektit Youth Engagement in Political and Electoral Processes. (Sheshi 21 ora 14:00)
- Prokuroria dhe Policia e Kosovës mbajnë konferencën e përbashkët e cila i dedikohet zhvillimeve të fundit të protestës së dhunshme të realizuar mbrëmë para stacionit policor Qendra në Prishtinë. (Salla e konferencës në stacionin policor Qendra, ora 14:30)
- Hapja e forumit Shëndetësor kroato-kosovar. (Hotel Emerald, ora 15:00)
- Ceremonia e nënshkrimit të akteve bilaterale mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës të cilë e nënshkruajnë Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 15:35)