Ngjarjet e datës 13 Korrik 2016
- Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema pret në takim Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala , ku njëherit do të bëhet nënshkrimi i Memorandum Bashkëpunimi për punë praktike për studentet e Universitetit të Prishtines 'Hasan Prishtina' në këtë Ministri. (Ndërtesa e Rektoratit UP-së, ora 10:00)
- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut organizon fushatën vetëdijesuese "Dhurimi Vullnetar i Gjakut". (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:00)
- Organizata Mjedisore Lets Do It Kosova vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit më ç'rast vullnetarët e Iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën do të realizojnë aksion pastrimi në Veternik. (Rruga e vjetër e Shkupit, afër Spitalit Amerikan, ora 10:00)
- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet në parim Projektligji për performancën energjetike në ndërtesa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Shefat e grupeve parlamentare të boshtit opozitar AAK dhe Nisma, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami do të mbajnë konferencë shtypi për çështjen e Demarkacionit. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
- Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin nenit 11, të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)
- Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrrahmani raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur e marrëveshjen e kredisë Kosovë - Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK si dhe lidhur me punsimin e asistentëve dhe specialstëve të mjeksisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Kinematografinë si dhe shqyrtimi i Projektligjit pёr ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)
- Mbahet ceremonia e mbylljes së projektit të bashkëpunimit ndërkufitar "Turizmi hap derën për bashkëpunim ndërkufitar" i cili ka qellim rritjen ekonomike në rajonin ndërkufitar të Dragashit dhe Gostivarit përmes ndihmës së drejtpërdrejtë për ta kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik. (Shtëpia e Kulturës në Dragash, ora 14:00)
- Promovohet guida Trashëgimia Kulturore e Prishtinës nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prishtinës. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 18:00)