25 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 janar 2023

- “Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Pejës, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Pejë, ora 9:00)
    
- Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu,  prezanton të arriturat e doganës gjatë vitit 2022. (Drejtoria e Doganës, Lagjja Kalabri, Rr. Rexhep Krasniqi, ora 10:30)
 
- Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e viziton Komunën e Graçanicës me ç’rast do të bëjë dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë familjes së Bratislav dhe Emilija Stanojeviq, si akt simbolik i vitit 2023 për Natën e Krishtlindjeve. (Graçanicë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 5 janar 2023

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Ndërtesës së Qeverisë)

Ngjarjet e datës 4 janar 2023

- Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, të birit Enisit dhe Hasan Zemaj mbahet Ditë Përkujtimi dhe bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre. (Të varri i Tahir Zemaj, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2022

- Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës, organizon takimin përmbyllës me bashkëpunëtorët, gjatë këtij takimi do të prezantohen edhe të arriturat e vitit 2022 nga kjo Drejtori. (Villa Gërmia, ora 10:00)

- Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 11:00)
 
- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencën e fundviti për medie. (Ndërtesa e MINT, ora 13:00)
 
- Komuna e Prizrenit mbanë ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve të veçanta dhe shpalljen e “Laureatëve të vitit 2022”. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2022

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së, andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe organizata CLARD, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe UNMIK-ut mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Edhe Saime Domazeti vritet në duar të shtetit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komiteti për Komunitetet i Komunës së Rahovecit mban mbledhje në të cilën informohet lidhur me vizitat e realizuara në shkollat ku vijojnë komuniteti jo shumicë. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:00)

- Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet e raportit tematik “Menaxhimi financiar dhe transparenca e ndërmarrjeve publike”. (Hotel Prishtina, ora 10:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencën e fundvitit për medie. (Ndërtesa e MAShTI-it, ora 10:30)

- Zv. Drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës organizon pritjen e fundvitit për gazetarët. (Restorant Menza, ora 12:00)

- Klubi Futbollistik Trepça’89 mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit me emrin e ish-futbollistit Erion Kajtazi, i cili u nda nga jeta në moshën 17-vjeçare, pas një sulmi në zemër. (Fusha afër Liqenit Artificial, Mitrovicë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë me gazetarë, në përmbyllje të vitit. (Zyrat e AKB-së, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, organizon pritjen për përfaqësuesit e medieve me rastin e festave të fundvitit. (Kafe “Che Bar”, te Qafa, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2022

- Mbahet mbledhje e rregulltë e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbanë konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për medie, ku do të shpalosen të dhënat për performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 14:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencë për medie në përfundim të vitit. (Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Pejton, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2022

- Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu është e ftuar në Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar lidhur me paraqitjen e pakos së dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:00)

- Bashkësia Islame organizon manifestim me rastin e 30- vjetorit të themelimit të Fakultetit të Studimeve Islame. (Salla e Konferencave në FSI, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e Grupit Parlamentar, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës,  mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)
 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2022

- Organizata “Kosova për Sanxhakun”, në bashkëpunim me shoqatën “Sali Çekaj”, organizon sesion shkencor kushtuar luftëtarit të shquar Ali Fazli Prekazi, me temën: “Heroizmi i luftëtarëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtjen e kufijve etnikë!” (Kulla e Ali Fazlisë, Prekaz i Epërm, ora 11:00)

- Federata e motoçiklizmit të Kosoves organizon ceremonine e shpalljes se lauratëve për vitin 2022. (Hotel Prishtina, ora 17:00)

- Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me grupin e motoristëve “Shqiponjat e Rrugëve”, do të gëzojnë fëmijët lipjanas me nga një dhuratë me rastin e Vitit të Ri. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2022

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren mban konferencën e fundvitit. (Selia e LDK-së në Prizren, Rruga Ibrahim Rugova, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban protestë me moton “JO në emrin tim!”, kundër Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon ceremoninë “Laueratët e Vitit 2022”. (Klan Arena, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta - Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë“. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetari, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:30)

- Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë prezanton draftin e Planit të Menaxhimit të Pellgut Lumor - Drini i Bardhë, Krijimin e Rrjetit të Monitorimit të Ujërave Nëntokësorë dhe Planin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Amfiteatri i madh, Objekti ish Rilindja kati përdhes, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi Kosovës ora 11:00)

- Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës hap ekspozitë “33 vite LDK”. (Holli te selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 225-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes platformës online Zoom, ora 11:30)

- “Hardh Fest” do të mbajë aktivitetet e Pre “Hardh Fest 2022”,  në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore, artistike dhe diversiteti kulturor”  në kuadër të Festivalit “Hardh Fest”, përkrahur nga MKRS dhe  mbështetur nga Komuna e Rahovecit. (Rahovec, ora 13:00)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantohet Raporti Përmbledhës i Punës gjatë vitit 2022, përkatësisht angazhimi në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 15:00)

- Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tryezen e diskutimit “Roli i Gruas në LDK ndër vite”. (Hotel Garden, ora 15:30)

- OJQ “Hardh Fest” mban konferencë për media në të cilen shpalos datat si dhe sloganin e edicionit të 9-t të “Hardh Fest 2023”.  (Ruga “Xhevdet Kasapi” tek palestra në Rahovec, ora 16:00)

- Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës mban manifestimin kryesore. (AMC Hall në Mazgit ora ora 18:00)


Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim Shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publik, Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, etj (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit Yll Buleshkaj dhe Drejtori i NGO, AKTIV Miodrag  Milicevic, në prezencë të Drejtoreshës së INL, Ambasada Amerikane në Prishtinë,  znj. Tamara Greig nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Salla e Agjencisë par Parandalimin e Korrupsionit, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)  

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Avokati i Popullit mban konferencën e fundvitit për media lidhur me sfidat, punën dhe aktivitetet në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut. (Zyrët qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te jashtëzakonshme shqyrtimin e Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031. (Kuvendi Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoni zyrtare për ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për më të mirët e vitit në kulturë, rini dhe sport. (Amfiteatri i Shkollës së Muzikës në Gjilan, ora 18:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet simbolik pranë zyreve të EULEX-it. (Zyrëet e EULEX në Fushë Kosovë. ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media. (Drejtorinë Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitorvicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me Rekomandime i Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Zëvendesministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi do të merr pjesë në takimin konsultativ për Planin Kombëtar të Veprimit për Bujqësi Organike të Kosovës. (Hotel “Prishtina International" ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon tryezen ‘Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve’. (Hotel Sirius, ora 10:00)             

- Komuna e Rahovecit organizon përurimin e Çerdhes për fëmijë në Fshatin Xërxë. (Fshati Xerxë, komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do t’i prezantojnë punët në kuadër të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. (ShFMU “Rexhep Elmazi”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet në të cilin për media do të flas anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj. (Afër Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Reforma në drejtësi: Roli i Kuvendit të Kosovës”, në një bashkëbisedim me deputetët e Kuvendit nga subjektet politike të pozitës dhe opozitës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon darkën tradicionale të fundvitit me gazetarët sportivë. (Star Hill në Veternik, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2022

- Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me planin e veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën - Ngrohje Qendrore”. (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ora 9:30)

- Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Fakulteti i Edukimit organizon promovimin e Fjalorit Enciklopedik te Edukimit te autorit Hajrullah Koliqi. (Bibliotkea Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me kërkesën e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Drejtori i Thesarit, Nysret Koca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organion tryezën e diskutimit "Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 224-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes platformës online Zoom, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit si AKP; AKRK; ARKEP; ARRU; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:30)

- CHwB Kosova dhe HANDIKOS organizojnë ceremoninë hapëse të projektit ‘Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne’. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën e tij gjatë vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike "Termokos" dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

- Këshilli Rinor Kosovar do të hap ekspozitën e cila do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Raportin me Rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal mban konferencen vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”, e cila ka për qëllim prezantimin e të arriturave të deritanishme në fushën e zhvillimit rajonal gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 dhjetor 2022

- Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrtn Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të këndit të lodrave për fëmijë më nevoja të veçanta në lagjen Ulpiana, e cila ndodh për herë të parë në komunën e Prishtinës. (Kult Plus Gallery, lagjja Ulpiana, te Soliterat, ora 11:00)  
- PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale. (Zyrët qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68, ora 14:00)


- Qendra për Edukim dhe Kulturë LIBART, nga Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” organizojnë një “Simpozium për shkrimtarin Nikos Kazantzakis”. ( Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 17:00)
 
 
 

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2022

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin e 20-të vjetor të Anëtareve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon takimin letrar "Esad Mekuli", që mbahet përvjet për nder të ditëlindjes së shkrimtarit në Prishtinë. (Lokalet e LSHK-së, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00‪)

- Trupi Gjykues I i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës. (Hagë, https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit e performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Komisionit Qëndror  të Zgjedhjeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencën tradicionale të fundvitit për media të  Ministrisë së Mbrojtjes. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal - Dëgjim publik legjislativ mban dëgjimi publik për Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kolegji AAB promovon librin "100 vjet me Shqipërinë", të autorit Llesh Kola. (Teatrin Kamertal i AAB-së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- OVL UÇK do të mbahet konferencë për medie. Jeni të mirëseardhur. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 15:30)

- Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” - Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10 vjetorin e saj në një ceremoni që do të mbledhë së bashku partnerët kryesorë nga komuniteti i donatorëve, institucionet qëndrore dhe lokale nga rajoni, sektori privat dhe shoqëria civile. (Hotel Amazona, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, do të bëjë adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Xhoshua Majk do të flasë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi përkrahur nga  Këshilli Danez për Refugjatë financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombetar të përfaqesuar nga Ambasada e Suedisë organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje". (Hotel Afa, ora 10:30)

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim përkrahur nga Japan Tobacco International organizon manifestimin e promovimit të renovimit të objekteve të Qendrës së Pensionistëve dhe zyrave të Shoqatës së Pensionistëve të komunës së Prishtinës, ora 11:00

- Nën patronatin e Zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Kolegji Universum organizon ligjeratën publike me drejtorin ekzekutiv të fondacionit 'Fundjavë Ndryshe", Arbër Hajdari me temë "Roli i StartUp jo-fitimprurës në Zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit". (Kampusi i Kolegjit Universum të rrethi i QMI-së, ora 12:00)
 
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)   

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në cilën do të shqyrtojë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore ku do të publikohet edhe një raport analitik i cili trajton ndryshimet e fundit si dhe çështjet lidhur me financimin politik që duhet adresuar në kuadër të reformës zgjedhore. (Hotel Sirius, ora 13:30)
 

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2022

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati do të merr pjesë në Konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”. (Hotel Emerald ora 9:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes KIESA-së dhe Këshillit Evropian i Investitorëve do të organizojnë konferencën vjetore për zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 14 dhjetorit data e rēnjes se Mujë Krasniqit dhe 41 Dëshmorëve te Kombit organizon homazhe dhe vendosje e kurorave me lule. (Varrezat e 41 Dëshmorve të Kombit, ora 9:00)

- Ministrit te Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim lidhur me çështjet në fushveprimtarinë e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportet financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, Zyrës së Rregullatorit për Energji, etj. (Ndërtesa e Kuvenit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. (Ambientet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit për përcjelljen e aktivitetit nënshkrimit tl kontratës për sheshin qendror të qytetit. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkurën (nesër), Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkurën (sot), Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së vendosin kurora me lule dhe bejnë homazhe për Mujë Krasniqin dhe 41 Dëshmorëve te Kombit. (Vendi i rënjes, ora 12:00)

- British Council organizon eventin promovues të marrëdhënieve artistike Kosovë - Mbretëri e Bashkuar dhe fillimin e edicionit të dytë të Programit Creative Producers'. (Kino Armata, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton raportin e Punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare organizohet konferenca vjetore me organizata të shoqërisë civile dhe media, në të cilën gjithashtu do të bëhet edhe lansimi i Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur 2023 – 2026.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 14:00)

- Plus Market mbush 23 vite të bojkotimit të produkteve serbe ku organizata "Besa Besë" me përfaqësues afaristin dhe pronarin e kompanisë "Meka" Burim Piraj do i ndaj mirënjohje pronarit të qendrës Sylejman Neziri për bojkotin dhe qëndresën e vazhdueshme. (Plus Market në Ferizaj, ora 14:00)

- PSD do të mbajë aksion simbolik në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut. (Pranë ndërtesës së qeverisë, ora 14:30)

- OVL UÇK mban Akademi Përkujtimore me rastin e rënjes ne altarin e lirisë te Mujë Krasniqi dhe 41 Dëshmorët e Kombit. (Amfiteatri i madh në ndërtesen e ish Rilindjes, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2022

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Lansohet fushata “Bodyright” në Kosovë e cila ka për qëllimi ngritjen e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra” ku të ftuar janë ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Federata e Notit e Kosovës oorganizn konferencë të jashtëzakonshme për medie, me qëllim të informimit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn të Australisë nga një notar. (Zyrat e FNK-së, Shtëpia e Sportit, Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon Sallonin e së Martës me temën “Çfarë mundësish ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – Ku duhen bërë ndërhyrjet e menjëhershme?” (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30 - mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë) 

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2022

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim konfirmon për leximin e dytë të Projektligjit për Vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit te Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Hotel Garden, ora 11:00)

- Presidenti i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022, Rrezart Galica mban konferencë për shtyp për njoftimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur në bazë të konkursit. ((Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve hap zyrtarisht “Javët e Biznesit Kosovar 2022” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”. (Zyrat e AKB-së, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës "Kthim / rETurN" me kuratore Majlinda Kelmendi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Galeria 17 organizon panelin e diskutimit në kuadër të programit të ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO, e cila në fokus ka çështjet e ambientit. (Project Space 17, 17 rr, Henrik Bariç, nr.5, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2022

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, do ta prezantojnë para qytetarëve raportin 1-vjeçar të punës. (Salla e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2022

- Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe Integra organizon hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut. (Hotel Grand, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon tubim me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut” i cili ka për qëllim dërgimin e një mesazhi për angazhim më të shtuar, gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë do te organizojnë ligën e përbashkët Kosovë - Shqipëri për edicionin 2022/23. (Palestra e Gjimnazit Bedri Pejani në Pejë, ora 15:30)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e fushatës globale ”16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. (Holli i Kuvendit, ora 16:00)

-  RrOK Prizren feston 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren. (Autostrada Hangra, ITP Prizren, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media, ku do të publikohet raporti me titull “Qeverisja me duar të pastërta”, raport ky mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedon me studentët e Kolegjit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Kolegji AAB, ora 10:30)

- Rreth 60 punëtor teknik dhe ata te sigurimit fizik qe punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare disa shkolla te Prishtinës  do te protestojnë me kërkesën për rritje të pagave. (Para komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në një tryezë me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restaurantin "Va Piano", ora 15:00)

- Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen e filmit "Zgjoi". (Kino Armata, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2022

- Shoqata e Perpunuesve te Drurit të Kosovës organizon edicionin e pestë të Konventës së Industrisë së Drurit. (Emerald Hotel, 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Nën patronatin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC znj. Elvana Shala nisë punimet zyrtarisht Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”, i cili organizohet në kuadër të Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Venus në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2022 organizon tryezën e diskutimit me titull: “Imuniteti i Sistemit Shëndetësor nda korrupsionit“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. (Zyrët qendrore të AKP-së, 10:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës  për ceremoninë zyrtare të prezantimit të projektit "Made in Kosova" që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Hotel Grand, në ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të organizoj një takim me studentët përfitues të bursave për vitin 2022 dhe me këtë rast, do të nënshkruhen kontratat me studentët përfitues. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit me pajisje për Policinë e Kosovës nga Qeveria Gjermane i cili përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
 
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do jetë para studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", për të bashkëbiseduar me ta për temat që kanë të bëjnë me dhunën në bazë gjinore, dhunën në familje, dhunën ngaj grave dhe vajzave dhe ngacmimin seksual. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Instituti i Historisë, ora 13:00)

- GLPS organizon tryezë të rrumbullakët "Korrupsioni në ambient: Mungesa e efikasitetit në zbatimin e vendimeve gjyqësore. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekit i KQZ-së, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 16:30)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjilanit ku Kryeministri, Albin Kurti do të kyçet online nga Vjena, Austri, në këtë takim me qytetarët e Gjilanit. (Teatrin e Gjilanit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2022

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhje për organizimin e punës së mëtejme të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 9:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën: “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban aktivitet për 1 vjetorin e qeverisjes së Përparim Ramës ku pas ekspozitës, do të ketë konferencë për media. (Sheshi "Nënë Tereza", te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremonin e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 61. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data i cili do të shërbejë për të diskutuar rreth politizimit të pozitave publike nga anëtarë të partive politike. (Hotel Sirius,  ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci Shkollën Fillore e Mesme e Ulët "Hamëz Cena", në fshatin Dermjan në Komunën e Gjakovës. (Fshati Dermjan, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Imzot Vincenzo Paglian. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitojnë Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “ Yll Morina” në Gjakovë. (Gjakovë, ora 14:00)

-  Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban FOL Hapur me Ambasadorin e Amerikës Jeffrey M. Hovenier. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! më 7 Dhjetor 2022, organizon tryezë diskutimi lidhur me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci zhvillojn një vizitë në Gjakovë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë e ndarjës së çmimeve vjetore të gazetarisë. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim përfaqesueset e RrGK-së, UN Women, Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Kosova-Women 4 Women. ( Kabineti i kryetarit, ora 15:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare prezanton studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit - Rritja e investimeve”. (Hotel Garden, ora 17:00)

- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Grantit për Projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta” me Masën Përcjellëse, si dhe “Programi i Ujërave të Zeza të Kosovës”. (Ndërtesa e Qeverisë Salla P 38, ora 17:30)  

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30) 

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022

- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )
 

 

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2022

- Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301,ora 9:15)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në kuadër të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore" do të lansoj Kurrikulën për Programet e Trajtimit të Dhunës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyron Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull "Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- UNFPA Zyra në Kosovë organizon trajnim me gazetarë që do të trajtoj temën e menaxhimit të krizave të komunikimit, si dhe raportimin medial lidhur me Regjistrimin e popullsisë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” mbahet programi i për fëmijë, ku do të shfaqen filmat e animuar me pjesmarrës nxënësit e disa shkollave të Prishtinës dhe Lipjanit ku dhe do të ketë performancë me titull “Terapia muzikore” nga qendra burimore “Përparimi” në Prishtinë dhe një performancë nga një këngëtare e re Tirana e cila është anëtare e Down Syndrome në Tiranë! (Kino Armata, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti viziton Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara  HANDIKOS, ku do të takohet me përfaqësuesit e organizatës, por edhe anëtarët me aftësi të kufizuara. (Handikos në Veternik, ora 11:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS; Serhat Mesut Dinc, Kryeshef Ekzekutiv në KESCO dhe  Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS për periudhën 2019-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021. (Hotel Sirius, ora 14:15)

- Organizata jo-qeveritare "You Can Do" organizon ngjarjen "Darka e Erret" ku zyrtar lokal edhe ndërkombëtar , profesorë e aktivistë do të darkojnë në erresirë totale dhe te diskutojnë rreth pozites se personave me aftesi te kufizuar në shoqëri dhe hapat konkret qe duhet te ndermeren për ketë komunitet. (Restaurant LUXOR në magjistralen Prishtinë - Obiliq, ora 17:00)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)