28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 shtator 2018

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​ (Kuvendi i Kosovës, ora 9:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi takon kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi. (Ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të prezantojë analizën e konkursit për zgjedhjen e personelit akademik mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet një tubim I qetë publik  për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ta zbatojnë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut siç kërkohet nga neni 53 i Kushtetutës së Kosovës. (Para Gjykatës Kushtetuse, ora 11:30)

- Federata Kinologjike e Kosoves organizon eventin Kinologjik apo DogShow Cacib Gjilani 2018. (Resort Gersheta, Stanishor, Gjilan, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegatin apostolik për Kosovën, ShT Mosinjor Juliusz Janusz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 3 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. (Ndërtesa e kuvendit, salla  C-301, ora 8:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë. (Pjesa ku mbaron segmenti i përfunduar i autostradës  Prishtinë - Shkup, fshati Doganaj, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor do të mbajë konferencë për media në lidhje me përgatitjet për vitin e ri shkollor. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, do të përurojë disa rrugë në komunën e Gjakovës. (Rruga Bardhaniq – Dashinoc, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetin që zhvillohet për zgjidhjen e problemit të ndërtimit të rrugës që lidhë fshatrat Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë me magjistralen e Ferizajt. (Fshati Babush, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit sot do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.40. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë shkollën fillore “Ibrahim Banushi”, në fshatin Shalë të Lipjanit, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares. (Shkolla fillore “Ibrahim Banushi”, në fshatin Shalë, ora 13:15)

 - Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj, do të vizitojnë shkollën “Faik Konica”, dhe më pas atë “Pavarësia”, për t’iu uruar nxënësve dhe stafin fillimin e vitit të ri shkollor. (objekti i shkollës ,,Faik Konica" dhe ,,Pavarësia", ora 14:00)

- Arton Demhasaj dhe Gramos Buçinca nga grupi i qytetareve 'Protestoj Kosovë' mban konferencën për media, si formë paralajmërimi për protestën e radhës. në të cilën do te flas. (Përballë zyres së Kryeprokurorit, ora 15:00) 

 

Ngjarjet e datës 2 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e XXXIV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! (Ambientet e Hotel Grand, ora 10:00)

- Organizata "Let's Do It Kosova" do të organizojë aksion pastrimi në vendkalimin kufitar në Merdare. (Merdare, ora 11:00)

- Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Shën Nënë Terezës mbane meshen në Katedrale. (Katedralja, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë të dielën në tryezën me temë “Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi”, e cila organizohet nga RTV Mitrovica. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 12:00)

- Për Festën e Shën Nënë Terezës mbahen aktivitete në pikturë me fëmijët e Famullisë dhe me Sindromin Down. (Sheshi e Katedrales, ora 16:00)  

- Don Lush Gjergji  mban nje Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës. (Katedralja, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2018

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës organuzin tryezen me temë “Intervistë me gjyqësorin: Sundimi I ligjit nga perspektiva e sektorit privat”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Anëtarët e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në bashkëpunim me anëtarët tjerë organizojnë një protestë për shprehur pakënaqësinë ndaj sistemit të rendit dhe drejtësisë për mos efikasitetin e tyre për  dhunës ndaj gruas në Kosovë që madje përfunduan me fatalitet . (Oborri i objektit të Komunës të Vushtrrisë , ora 12:15)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2018

- Zyra e UNICEF-it dhe Rrjeti CSR Kosova do të mbajnë një tryezë të rrumbullakët diskutimi për identifikimin e fushave të mundshme për bashkëpunim mes UNICEF-it dhe organizatave individuale të sektorit privat për realizimin e të drejtave te fëmijeve dhe te rinjëve në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:45)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, organizon pritje per shefen e Bashkimit Evropian per Kosove, Nataliya Apostolova. (Zyra e kryetarit te Komunes se Gjilanit, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Inciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut organizon marshin për personat e pagjetur në Kosovë i cili do të vazhdojë përgjatë Sheshit Nënë Tereza dhe do të përfundoj në Sheshin Skenderbeu, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE takohet me kryetarët e komunave të regjionit te Gjilanit. (Biblioteka e Gjilanit, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës. (Zyrat e Komitetit Olimpik, ora 16:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, organizojnë marshin përkujtimor. (Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 16:30)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve FIDES 2018 për Filantropinë në Kosovë. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2018

- Organizatori i edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit - Hardh Fest mban konferencë për media ku ekskluzivisht do të zbulohet Line Up-i Hardh Fest 2018. (Rockuzinë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Klubi i Prodhuesve te Kosoves nenshkruajne marreveshje bashkepunimi. (Zyra e kryetarit te Komunes, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Fillojnë punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Jellovc të Komunën e Klinës. (Fshati Jellovc, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit, Lutfi Haziri shperndajn centrifuga për fermer gjilanas. (Afër udhekëryqit te rruges për në fshatin Perlepnicë, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim përfaqësuesit e Task Forcës për pastrimin e ambientit në Kosovë, e cila do të merret me organizimin e fushatës dhe aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” nga 15 shtatori 2018 deri më 15 dhjetor 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Qytetarë organizojnë protestë dhe marshojnë drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit ku do te kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimi i procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)



Ngjarjet e datës 28 Gusht 2018

- Mbahet “Takimi i rregullt i Këshillit Ministror për Integrim Evropian”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit gjatë mbajtjes së testit të Maturës Shtetërore 2018 – afati i gushtit. (Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, ora 12:00)

- Ushtrues i Detyres se te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë. (Objekti i MFSK-së, ora 13:00)

 - Komuna e Gjilanit mban dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021 me komunetet pakicë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 13:00)

 

- Grupi i qytetarëve të pavaruar të Kosovës "Protestoj" organizon konferencën për media. (Tek zyrja e Kryeprokurorit, në rrugën Luan Haradinaj, ora 15:00)  

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit mban dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021 në Kmetoc dhe në Dobërcan. (Objekti i shkollës në Kmetoc, ora 16:30 dhe Objekti i shkollës në Dobërcan, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik, që mbahet në Durrës të Shqipërisë. (Rezidenca Qeveritare në Durrës, Zona Stabilimenti, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti te Ministrit, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e ndarjes së çmimeve në fushën e Kinematografisë. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Organizata INJECT dhe shoqëria civile e Kaçanikut organizojnë protestë me moton "BollMa" e cila ka për synim vetëdijësimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë. (Parku i qytetit ne Kaçanik, ora 12:00 - nisja nga Prishtina nga parkimi prapa Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

- Fillojnë punimet e projektit kapital, për Asfaltimin e Rrugës në fshatin Ujmirë, Komuna e Klinës, duke u bazuar ne nevojat e qytetarëve të Klinës. (Fshati Ujmirë, ora 12:00)

- Admirali James Foggo, Komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli dhe Gjeneralmajori Salvatore Cuoci, Komandant i KFOR-it mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp. (Ndërtesa e komunës së Deçanit, ora 12:30 - mediat duhet të jenë të pranishme, ora 12:00)

- Me qëllim të rritjes së transparencës dhe objektivitetit në punë, dogana fton mediat në monitorim e hapjes së tenderit për “Furnizimi me banderola për duhan dhe pije alkoolike”, i klasifikuar si tender me vlerë të madhe. (Objekti i Doganës së Kosovës – Drejtoria Qendrore, ora 14:30)

- Komuna e Gjilanit mban dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021 në lagjen “Dheu i Bardhë” dhe në Pogragjë. (Shkolla në lagjen “Dheu i Bardhë”, ora 16:30 dhe shkolla në Pogragjë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Hyjnesha në fron" organizon ceremoninë përmbyllëse si dhe ndarjne e Cmimeve, (Stacioni i trenit, Prishtinë, ora 20:00)
 
 

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2018

- Shënohet 108 vjetori i lindjes së Shën Terezës si dhe bëhet promovimi i librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko, dhe ekspozita dokumentare “Jeta përmes kujtimeve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 13:00)

- Shoqatat e dalura nga lufta e UCK-së shënojnë përvjetorin e 20 të dëshmorit Ismet Rrahmani nga Aqareva. (Fshati Aqarevë, ora 12:00)

 

- Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Hyjnesha në fron", (HnF), 

Kinemaja e trenit, ora 16 : 00, filmat e shkurtë
"Mary", Cro
"I'm not Afraid", Ukr
"Go for Broke", Gre
"The Life Inside", Ger
"Terrier", Ger
"Expressions of solitude", Swe

Stacioni i trenit, ora 18 : 00, filmat dokumentar
"Born in Angola", Por
"Le fiebre del oro", Esp
"Seven Sacred Laws", Can

Stacioni i trenit, ora 20 : 00, filmat artistik
"Hippopotamus", Gbr
"Hurry Slowly", Nor

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2018

- Bëhen homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova. (Kleçkë, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bën homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”. (Kleçkë, ora 11:30) 

- Organizata mediale KosovaLive dhe Qendra Mediale Beta mbajn konferencën për shtyp ku do të prezantohen rezultatet e këtij projektit “Supro Media" – Mbështetje avokimit dhe mbrojtjes së lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”. (KosovaLive, ish-Pallati i Shtypit, ora 13:00)

 

- Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Hyjnesha në fron", (HnF), 2018

Kinemaja në tren, ora 14 : 00, Hyjnesha Kids
"My Short Words", Tur
"Whats Inside", Jap

Stacioni i trenit, ora 14 : 00, Filma të shkurtë
"Eight Days", Bih
"No Ghost", Ice
"Tzar Bomba", Sui
"A Fary Tale", Tur
"The Waste Land", Chi

Kinema "Armata", ora 16 : 00, Filma të gjatë
"Stone Circle", Shba
"Un'ati", Gbr

Stacioni i Trenit, Filma artistik
"The Devoted Director", Hun
"Dad is Pretty", Prk

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2018

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit - Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon diskutimin publik me temën "Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë." (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)  

Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit mban konferencë për Media. (Salla për media në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahet tryeza e diskutimit me temë "A kanë liri te duhur gazetarët që të merren me punën e tyre në redaksitë në të cilat punojnë". (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021 në Cernicë. (Fshati Cernicë, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2018

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e hapjes së shkollës verore të mbështetur nga USAID-i. (Gjimnazi Xhevdet Doda, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të marr pjesë në tryezën me temën “Dhuna në Familje”. (Shkolla e mesme “Hajdar Dushi”, Gjakovë, ora 10:45)

- Për nder të 20-vjetorit të dëshmorëve të Brigadës "121 Kumanova”, organizohet turnir në futboll të vogël. (Fshati Kleçkë, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit që nga 23 gushti do të nis serinë e organizimit të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021. (Fshati Llashticë, ora 16:30 dhe  Zhegër, ora 18:00)

- Kosovo 2.0 organizon një bisedë të shkurtër me temën 'Kulturë: Pavarur apo Pa pare?' për të diskutuar se çfarë mund të bëhet për të krijuar kushte më të mira për skenën e pavarur kulturore. (Oborri i K2.0, ora 18:00)

- Fillon faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha, shtëpia e pleqve, Tophane, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2018

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Shoqatës së bisneseve të Suharekës Shaqir Palushi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 1- vjetorin e vdekjes së ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. (Shtëpia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës,  Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo të vizitojnë Qendrën e Komunitetit të implementuar nga Bethany Christian Services, në Brekoc në Komunën e Gjakovës. (Fshati Brekoc ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media,  ku do të flitet për skandalin e fundit në drejtësi. (Zyrat e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

 

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 15:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës,  Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo marrin pjesë në seancen plenare në korridorin e shkollës fillore “Zef Lush Marku”. (Gjakovë, ora 15:00)

- Nën patronatin e qytetarëve pjesmarrës mbahet protestohet dhe marshohet drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit ku do te kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimi i procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018

 - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018

- Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)

 

 

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2018

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizojn ceremomin e festimit të ditëlindjes së 72-të, të ish presidentit të SHBA z. Bill Clinton. (Selia e shoqatës "Miqtë e Amerikës", Rr. "Lah Nimani", No-16. Prishtinë, rugica lidhet me rrugën e UÇK që shkon nga Komuna e Prishtinës tek “Qafa”, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2018

- Kryetari i Kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do t’i përcjellë punimet që po zhvillohen për renovimin e shkollës “Elena Gjika”. (Shkolla Elena Gjika, ora 11:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje mbajnë aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek New Born, ora 12:00)

- Hapet dyqani The Entertainer ku do të këtë shumë supriza dhe shumë aktivitete dhe lodra për fëmijë. (Albi Mall në Veternik, ora 13:00)

- Organizatat joqeveritare nga rajoni i Ferizajt organizojnë prezantimin publik të Raportit nga hulumtimi mbi punën, funksionimin dhe besueshmërinë e qytetarëve për Policinë e Kosovës në Ferizaj, bazuar në strategjinë e policimit në bashkësi. (Restorant Orchide në Ferizaj, ora 14:00)
 
- Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit Skender Çeku. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, 17:00)

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Hapet panairi me moton “Bashkë mundemi”, ku organizata të grave, gra në biznes dhe individë të tjerë do të kanë mundësi të promovojnë produktet e tyre tradicionale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018

- Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)



 

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton lokalitetin e  Dresnikut për të parë nga afër  gërmimet arkeologjike që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. (Fshati Dresnik, ora 11:00)

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashibëhet bën përurimin e ndërtesës së re të Qendrës per Pajisje me Dokumente, ku përfshihet aplikimi dhe pajisja me letërnjoftim, patentë-shofer dhe regjistrim të veturave. (Komuna e Obiliqit, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Kalanë e Vuçakut. (Fshati Vuçak, ora 12:00)

- Kryetari i Komunes se Prishtinës, Shpend Ahmeti mbanë konferencë për media. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 12:30)

- Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID, Brian Martalus do të flasë në prezantimin Transparenca dhe Efikasiteti i Gjykatave Themelore të Kosovës, raport ky që sjell rezultatet e anketës së kënaqshmërisë së përdoruesve të gjykatës. (Hotel Sirius, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2018

- Shoqata Kulturore “Molla e Kuqe” organizon instalacion dhe performancë artistike 'kompletim i Puzzle - Flamuri i BE-së, “Kosova është gati”. (Sheshi Nëna Terezë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re në Zyrën e Kryeministrit, për nder të shënimit të Ditës Botërore të Rinisë, organizon  ceremoninë  e “Foto e Liderëve të rinj”, ku marrin pjesë kryetarët e Forumeve Rinore, Asambleve të të rinjve dhe klubeve të studentëve.  (Salla P38 e Kryeministrisë, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Bulevardi Nëna Terezë para objektit të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe “Shoqata Vullnet për jetë” organizojn debat me shoqërinë civile për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mban konferecë për media, nga e cila do t’i ftojë qytetarët të përcjellin lojën mes KF “Prishtina” dhe KF “Drita”. (Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri”, ora 13:30)

- Mbahet konferenca e Rinisë me temë "“Roli i rinisë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Klubi 'Kërcyesit e Urës' organizon garen e radhes kërcimet në liqenin e Dukagjinit. (Liqeni i Gjakovës, ora 15:00)

- OJQ Relax organizon punëtori për të rinj me teme "Shëndeti publik i të rinjve". (Restorani AFRO, Grnçare, Prizren, ora 15:30)

- Në kuader te Dites Ndërkombëtare e Rinisë organizohet aktiviteti me Piktura nga vajzat e ATOM3Run’it. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 17:00)

- Në ditën e tretë te manifestimit "Festa e Miqësisë" kur edhe mbyllet ky aktivitet në Gjilan do të deklamojnë para publikut gjilanas, 3 Musketjeret, Aleksander Gjoka, Elton Deda dhe  Redon Makashi. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2018

- Mbahet protestë kundër dhunës institucionale ndaj personave më të pambrojtur të shoqërisë sonë, ndaj grave, fëmijëve, pleqëve, të varfërve, minoriteteve. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Klubi i qendrës shoqërore Termokiss organizon turnirin e hapur "Qikat e Shahut”. (Termokiss, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për media, pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi, nga ana e policisë së Maqedonisë. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 13:30)

- Bëhet shënimi i Ditës Botërore të Rinisë, duke lëshuar në përdorim në ekranin led, mesazhin drejtuar rinisë. ( Kopshti i Kryeministrisë, ora 19:00)

- Mbahet dita e dytw e manifestimit "Festa e Miqësisë" me Mateus Frroku, Bujar Qamili dhe Vedat Adem, organizuar nga Komuna e Gjilanit. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2018

- Ambasadori Delawie do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 36 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe do t’ju adresohet pjesëmarësve me një fjalim rasti. (Salla e Kuqe, Qendra për Rini dhe Sport, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të vizitojë objektin e shkollës së re në lagjen Arbëria. (Objekti i shkollës në lagjen Arbëria, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrws sw Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Hanit të Elezit. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjetin e Grave të Kosovës marshojn prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjecare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë. (Gjakovw, ora 11:00)

- Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu dhe një delegacion nga nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani ndan mirënjohje “Ora e Presidentit 2018”. (Zyrat e LDK-se, ora 11:00)

- Policia e Kosovës organizon konferencë e cila i dedikohet rastit të vrasjes së rëndë të ndodhur në Gjakovë. (Salla e konferencave, stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ora 11:00)

- Nën patronatin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, do të mbahet Akademia Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku. (Biblioteka Kombëtare. ora 12:00)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pret në takim znjsh Dua Lipa. (Zyra e Krytarit Ahmeti, ora 13:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të vizitojë Stadiumin e Qytetit. (Stadiumi i Qytetit në Prishtinë, ora 16:30)

- Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizon ekspoziten fotografike “Unë jam Shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 17:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritjen “MKRS Reception Dokufest”. (Restaurant “Ambienti” në Prizren, ora 19:00)

- Komuna e Gjilanit organizon manifestimin "Festa e Miqësisë". (Qyteti i Gjilanit, ora 20:00)

- BREfest organizon të rinjët në tubimin në Malin Sharrit ku do të mbahen bashkëbisedime publike, shkëmbime kulturore dhe argëtim me tema të fokusuara në sfidat shoqënore dhe mjedisore, si dhe zgjidhjet e mundshme për to. (Afër qendrës së skijimit në Brezovicë)

- Mbahet Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës – Sunny Hill Festival, i cili do të sjell disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinw. (Parku i Gërmisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2018

- Në 20 vjetorin e rënies së dy prej eprorëve më të shquar të UÇK-së, Posta e Kosovës do të promovojë dy pulla postare me imazhet e tyre. ( Postën e Kosovës, ndërtesa e ish-PTK, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojnë Stadiumin Olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë, për të parë nga afër situatën në këtë stadium dhe nevojat të cilat i ka kjo arenë sportive. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për media në të cilën do të shpaloset programi i Festivalit të filmit të Animuar Anibar i cili organizohet nga data 13-19 Gusht në Pejë. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 10:30)

- Projekti i ideuar nga Andi Krasniqi dhe përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare lansohet projekti që ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të ajrit në Kosovë. (Restaurant “Andi-g”- Xërxe, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet takimi i parë i Task Forcës për pastrimin e ambientit të Kosovës, udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Ish objekti “Rilindja” në katin e 18-të,  ora 11:00)

-  Drejtorja e Misionit të USAID-it Lisa Magno merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për  Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Vushtrrisë. (Zyra e Kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri, ora 11:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi viziton Prizrenin. (Prizren, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi takohet me drejtuesit e Festivalit DokuFest dhe me operatorët turistikë dhe organizatat e kulturës. (Restorant Marashi, Lagjja Marash, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës do të mbaj konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 14:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi takohet me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Komuna e Prizrenit, zyra e Kryetarit të Komunës, ora 15:00)

- Në kuadër të Dokufestit do të shfaqet një performancë artistike "Your story is my story" dedikuar grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hapësira e urës së Arastës në Prizren, ora 15:30)

- Ministri i Infrastrukturës Pal lekaj me bashkëpunëtor, do ta vizitojë komunën e Rahovecit ku do të inaugurohet fillimi i punimeve për rehabilitimin e rrugës Rahovec – Suharekë (Komuna e Rahovecit, udhëkryqi i parë në dalje të Rahovecit në drejtim të Suharekës, ora 16:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi takohet me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. (Objekti i Beledijes, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 8 Gusht 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojnë Stadiumin e Prishtinës "Fadil Vokrri", për të parë nga afër investimet që janë bërë në këtë stadium. (Stadiumi i Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj do të zhvillojë vizitë inspektuese në segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, më konkretisht në pjesën e urës në Komunën e Kaçanikut. (Tek kyçja në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëbesimit për Mbështetjen e Sektorit të Bujqësisë, konkretisht për zinxhirin e vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë. (Objekti i MBPZhR-së, ora 11:00)

-  Kryetari Shpend Ahmeti viziton punimet e përfunduara në rrugën pranë kanalit të "Ibër Lepencit" . (Bërnicë e Poshtme, ora 11:00)

-  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, viziton SOS fshatin  cili ka nisur të ndërtohet për fëmijët, nënat pa përkujdesje dhe pleqtë. (Pjesa e “Zabelit…”, prapa shkollës “Arbëria”, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendojse mban konferencë për media. (Zyrët qendore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Ushtruesi i detyres se Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pret në takim Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilin do të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Përfaqësuesit e Kolegjit ISPE do t`i paraqesin pikëpamjet dhe faktet e tyre në lidhje me të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e Ministrit Bytyqi dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditimit. (Kolegji ISPE, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2018

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do ta vizitojë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të takohet me kryetarin Berat Rukiqi. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse ju ftojnë të përcillni publikimin e Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Me rastin e nisjes zyrtare të indeksit të transparencës, Ambasadori Delawie do tu drejtohet të pranishmëve. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Qendrën Kinematografike të Kosovës. (Qendra Kinematografike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media! (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi. (Fshati Vraniq, Komuna e Gjakovës, ora 17:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila kryesohet nga kryetari, Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2018

- Oda Ekonomike e Kosovës do të dal me konferencë për media për të shpalosur mendimet rreth zhvillimeve të fundit ekonomike, sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset dhe progresin që po bën OEK në adresimin e tyre. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonine e ndarjes së çmimeve në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi” të cilat ndahen për herë të parë. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me  Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë  të Mërgatës organizon ora letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Sbunker organizon takim me Flutura Kusarin, ku do të diskutohet për rolin e ligjit për medie, pushtetit dhe lajmeve të rreme në lirinë e informatës dhe hapësirës publike. (Termokiss, ora 18:00)

- Ambasadori Delawie do të jetë nikoqir në pritjen për “America Night” në Dokufest ku ai poashtu do të mbajë një fjalim të shkurtër. (Restorani “Ambient” në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2018

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon konferencën me gazetarë me teme 'Diaspora aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës - Propozimi konkret i yni që diasporës ti rezervohen 10 ulëse në Parlamentin e Kosovës'. (Zyra e shoqatës: rruga Lah Nimani No 16, përballë Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, do te organizoj pritje për zëvëndeskryeministrin e parë dhe ministrin e Puneve te Jashtme, Behgjet Pacolli te shoqëruar nga zevendesministri Fatmir Matoshi. (Zyra e kryetarit te Komunes se Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takon Gjeneralin Joseph L. Lengyel, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje) 

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2018

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës takohet me përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu organizohen homazhe te varri i tij. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban aktivitet ku do të prezantohet një nga investimet e planifikuara nga Zyra për Regjenerim Urban. (Afër çerdhes "Yllkat",  ora 10:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Drejtorit i Zyres për Zhvillim Ekonomik Uilliam Trig merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për  Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Vitis. (Zyra e Kryetarit të Komunës Sokol Haliti, ora 11:00)

- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu . (Salla e kulturës "Hasan Prishtina" në Skënderaj, ora 14:oo)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton komunën e Dragashit ku se bashku me kryetarin e Komunës, Shaban Shabani do të nënshkruajnë  dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Dragash” dhe “Ndërtimi i Stadiumit në Dragash”. (Ambientet e komunës së Dragashit,  ora 14:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim udhëheqësit e komunave të Luginës së Preshevës. Pas takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media. (zyra e Kryetarit, ora 14:30)
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)