16 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2018

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën me temë "Çfarë shteti të mirëqenies dëshirojmë? Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë”. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, do të organizojë konferencën rajonale “E drejta e autorit në kohën digjitale”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ish Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, dhe familjaret e të të deportuarve interevistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe Avokati i Populli raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me faturimin e energjisë eklektike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 9 shkurt 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, e cila organizohet përmes inkubatorit për Vullnetarizëm dhe Qytetari Aktive dhe mbahet në Ditën Botërore të Vullnetarizmit. (NANA Fashion food & drinks, rr. Fehmi Agani, tek kafet e vogla, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

-  Ekipi i ndreqe.com organizon konferencën “Sfidat e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale” ku në panele do të jenë prezent Ministri i Ambientit, kryetarët e komunave të Prizrenit, Vushtrrisë, Vitisë, Deçanit dhe Hanit të Elezit si dhe zyrtarë tjerë komunal dhe të ndërmarrjeve për menaxhimin e mbeturinave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konventën e Tretë të Industrisë së Drurit. (Hotel Emerald, 10:30)

 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të mbaj konferencë për media lidhur me konkurrueshmërin dhe gatishmërin për eksport e financuar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga MTI.  (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektlgjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Amfiteatri i madh në ndërtesën e Rilindjes, ora 11:15)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. (Objekti i Komunës së Fushë Kosovës, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fshatin Plemetin dhe merr pjesë në nisjen e punimeve në shtrimin e rrugës Sitnica. (Te ura, Plemetin, ora 11:40)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sport, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë organizon aktivitet simbolik. (Tek rrethi përballë kazermës Adem Jashari, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pret në takim rektorët e Universiteteve dhe Kolegjeve të Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:30)


Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2018

- Ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin e Transportit Sue Barrett nënshkruajnë Marrëveshje Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32,  ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e Panairit e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018''. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon do të fillojë “Javen e CEFTA-s”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Agjencia për Barazi Gjinore, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Shoqatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  lidhur me fushatën për aktivizimin kundër dhunës në baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin e Punës. (Restoran Orion, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë. (Salla e konferencave “Orion”,  ora 11:00)

- Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi në komunën e Shtimes. (Hapësirat rreth Qendrë Rinore në këtë komunë, ora 11:00)

- Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime iCHAT, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare nga Izraeli "Debate for Peace", organizojnë edicionin  e tretë të konferencës "Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2018". (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të zhvillojë një takim kortezie me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:15)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen në Gjykatën e Kosovës në veri të Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media për të informuar rreth ngjarjes që do të organizojë me Down Syndrome Kosovo. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare te Kuvendit të Republikes së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 17:00)

- Kosovo 2.0 organizon një natë poezie ’’Vargje kundër shtypjes’’  për të përmbyllur ekspozitën tonë “Handle With Care”. (Hapësira e K2.0, rr.Ferat Dragaj, 60-1,mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

- Kosova si nikoqire do të zhvilloj ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë "2018-2019 European Table Tennis Championships". (Pallati i rinisë, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropian në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Me rastin e arritjes se shifres prej mbi 2 milion udhetareve të sherbyer brenda një ANP "Adem Jashari" mban konferencë për shtyp. (Terminali i ANP "Adem Jashari", ora 9:30)

- Qendra e Resurseve për Persona me Aftësi të Kufizuar - Handikos organizon konferencën Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara, sigurimi i përfshirjes dhe barazisë. (Zyrët e Handikos në Veterrnik, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione se bashku me Zyrën për Qeverisje të Mirë, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara diskutojn lidhur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike dhe Artpolis bëjn lansimin e raportit hulumtues të titulluar "Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve". (Biblotekën Kombëtare, ora 10:20)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon konferencën: “BE promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të - Programi COSME”. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” ul në gjysëm shtizë flamurin amerikan në nderim të jetës e veprës së ish Presidentit George H.W. Bush. (Shtatoria Bill Clinton, ora 11:00)

- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizon konferencë me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit “Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”. (Rruga “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban te Katedralja “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri. (Objekti i Komunës së Pejës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj  marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- AKB dhe Viva Fresh Store organizojnë hapjen e e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore. (Viva fresh store në Vetrnik, ora 12:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” hap librin e zisë në nderim të jetës e veprës së ish Presidentit George H.W. Bush. (Zyra e shoqatës "Miqtë e Amerikës" në Prishtinë, Rr. "Antigona Fazliu". afër shkollës Fillore "Jeronim De Rada", ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentit, ora 13:15 - vetëm pamje)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të organizojë Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018'', me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. (Hotel Emerald, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e panairit të produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018', organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 13:30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Policia e Kosovës mbanë konferencë për media, ku do të do të prezantohen aktivitetet dhe rezultatet e Policisë gjatë muajit nëntor, duke përfshirë edhe informacionet që ndërlidhen me operacionin e fundit kundër narkotikëve. (Stacioni policor ‘Qendra’ në Prishtinë, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova. (Objekti i Komunës së Istogut, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së, Philip Kosnett. (Kabineti i Presidentit, ora 14:50 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:50 - vetëm pamje)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës bën përurimin e librit dhe të ekspozitës me fotografi  “A Worn Path” të fotografit Matt Kollasch. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:30)



Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2018

- Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojë trajnimi me mësimdhënës në Komunën e Vitisë. (Viti, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës bën lansimin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga KDI në kuadër të muajit kundër korrupsionit 2018. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës. (Të fakulteti IBCM, afër ETC-së në Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 74 vjetorin e lindjes së tij. (Velani, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)


 

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2018

- Let’s Do It do të pastroj tetë deponi të mbeturinave të cilat gjenden në brezin rrugor Prishtinë - Gjakovë, përkatësisht në Llozicë, Glarevë dhe Dollc. (Aksioni fillon në Llozicë, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon konferencën e tetë vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Aksi rrugor Klinë-Gjakovë, fshati  Dollc, deponia afër rrugës kryesore, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencen e radhës për media lidhur me barrierat në tregtinë rajonale, raportin 3 mujor për klimen e biznesitdhe panairin e Agrobiznesit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës së Filmit Izraelit shfaqet film i regjisorit israelo palestinez Maha Haj prodhim i vitit 2016. (Kino ABC, ora 15:00)

- Hapet ekspozita Hijet e Bardha - Poezi në të cilën do të jenë 70 shkrimtarë nga rajoni, ku do të prezentohen mbi 100 poezi. (Galerinë Qahili, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2018

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. (Objekti i Komunës së Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora  10:00)

- Kosovoa 2.o organizon një trajnim me  gazetarin dhe inxhinierin e programeve kompjuterike, njëherit laureat i çmimit Pulitzer Matthew Caruana Galizia dhe juristen e së drejtës së medias Flutura Kusari. (Hapësir e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon diskutimin e panelit me temë “Progresi në implementimin e reformës ne Administratë Publike: Ku qëndron Kosova?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luzlim Ejupi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore te Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It ju njofton se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt. (Rruga “Dëshmorët e Zaskokut” në Doganaj, ora 11:00)

-  Oda e Afarzmit të Kosovës viziton Kompaninë Art Aluminium ku do të diskutohet për sfidat e të bërit biznes të kësaj kompanie. (Zyret e Art Aluminium, afer Restaurant Ariu në Fushë Kosovë, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Në kuadër te aktivitetit "Ditët e Kuvendit" mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Suharekës. (Salla e Kuvendit të Komunës në Suharekës, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kaçanik, Besim Ilazi. (Objekti i Komunës së Kaçanikut, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. (Velani, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vendos kurora lulesh te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre. (Kodra e Diellit, afër Qendrës Tregtare, ora 14:45)

- Klubi i Prodhuesve e përkrahur SOS Fshatrat e Fëmijëve organizon Gala mbrëmjen për mbledhjen e fondeve me te cilat ndihmohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur, dhe fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2018

- Klubi i Prodhuesve ka kënaqësinë organizon hapjen zyrtare dhe përcjelljen e ngjarjes së Konventës së Parë të Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation organizojnë konferencën mbi ndotjen e ajrit dhe planifikimin urban. (Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ora 9:00)

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon ngjarje të kampanjës informuese me temën “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë, bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet civile”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e publikimit të analizës “Konsolidimi i shtetit: Rishikimi i dekadës së parë të Kosovës si shtet”, Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Libor Chlad, nënkryetari i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Mahir Yağcılar, Ministri i Administratës Publike dhe Blerta Thaçi, Drejtor Ekzekutiv i Open Data Kosovo do të diskutojnë qasjen, integritetin dhe transparencën e institucioneve publike në Kosovë. (Qendra e Informacionit e Bashkimit Evropian, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Misionin e OSBE-së organizojnë punëtorinë “Roli i Medieve në Raportimin e Dhunës në Familje”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i UP-së organizojnë ceremoninë e Inaugurimit të “Qendrës së Inovacionit dhe Nërmarrësisë në UP”. (Objekti i Laboratorëve të Fakultetit Teknik, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, Rektori i UP-së Marjan Dema marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Objekti i Laboratorëve të Fakultetit Teknik, ora 10:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim lansojnë "Sistemin Informativ të Tregut të Punës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e BE-së dhe Qendra për Arsim e Kosovës prezantojnë studimin e kryer 'Ndikimi i procesit të akreditimit në sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë'. (Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile, në objektin FIQ në Pejton, ora 10:15)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim trajnerin e xhudos Driton Kuka dhe ekipin e xhudistëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- AKB dhe Viva fresh store organizojn hapjen e ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore. (Viva fresh store në Vetrnik ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. (Objekti i Komunës së Drenasit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës  Agim Ademin , do të bëj përurimin e Stadiumit ndihmës të futbollit në Skenderaj. (Stadiumi në Skenderaj, ora 15:00)

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të Volume UP me Matthew Caruana Galizia, gazetarin dhe inxhinierin e programeve kompjuterike, njëherit laureat i çmimit Pulitzer për të biseduar rreth rreziqeve ligjore dhe fizike me të cilat ballafaqohen gazetarët kur mbulojnë korrupsionin. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 nëntor 2018

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Jashari dhe vizitë në Familjen Jashari. (Prekaz, ora 8:00)

- Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, për nder të festës së 28 nëntorit, bëhen homazhe dhe nderime tek Kulla e Isa Boletinit. (Boletin, ora 10:00)

- Komuna e Istogut organizon turnir në futboll të madh. (Stadiumi i qytetit në Istog, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka bëjnë përurimin e muzeut të Landovicës. (Landovicë në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe tek varret e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Bëhët promovimi i librit për Ibrahim Uruqi - Hushi të autorit Njazi Idrizi. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor General Salvatore Cupci dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario. (Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, Kampi “Film City”, ora 11:00 - mediat duhet të arrijnë tek stacioni i autobusave para ndërtesës së Radio Kosovës, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pje​së në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 11:30)

- Për nder të 28 Nëntorit Festës së Flamurit kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon bën homazhe dhe vendos lule tek Lapidari i Dëshmorëve dhe tek varri i ish kryetarit të Istogut Fadil Ferati. (Istog, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë për integrimin ekonomik kombëtar. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Projektit tradicional, edukativo-arsimor dhe me karakter kombëtar ‘’Panairi I Shkencës dhe Kulturës’’. (Palestra Sportive ‘’Jeton Tërstena-Tota’’ në Vushtrri, ora 12:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së 28 banesave. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 14:00)

- Komuna e Istogut organizon program kulturo-artistik me këngë dhe valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së 28 banesave për 28 familje në nevojë. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. (Hotel Amazona, ora 18:00 )

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2018

- Mbahet takimi i 158-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të titulluar“Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”. (Hotelin “Swiss Diamond”, ora 9:30)

- Komisioni Konsultativ për Politikë Ndeshkimore mban tryezë diskutimi në të cilën do të diskutohet për Udhëzuesin për Politikë Ndeshkimore dhe punën e këtij Komisioni, me kryetarët e te gjitha gjykatave, gjyqtaret mbikqyrës, si dhe kryeprokurorët e te gjitha prokurorive. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon 'Ditën e Hapur' për nder të 'Ditës së Forcës', në të gjitha kazermat e saj. (Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë, në orën  10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së dhe emisionin “Jeta në Komunë” organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – 1 vit pas zgjedhjeve lokale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjatë qëndrimit në Kosovë, pianistja dhe kompozitorja franceze Françoise Choveaux do të mbajë një master klasë me studentët e muzikës. (Lokalet e Orkestrës Filharmonike të Kosovës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. (Ojekti i Komunës së Vushtrrisë, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shënimin e 45 vjetorit të themilimit të Radio Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)
 
- Komuna e Prishtinës do të bëhet hapjen e panairit "Blej Shqip". (Sheshi "Skenderbeu", ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën për  Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën me temën “Toleranca & Siguria Njerëzore e të Rinjve në Kosovë”. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti - gjenerallejtënant Rrahman Rama do të prononcohen për media për nder të 'Ditës së Forcës'. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 10:40)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Let’s Do It do të organizoj aksion pastrimi në Komunën e Shtimes. hapësirën te Qendra Rinore në Shtime, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës zbulon pllaken përkujtimore për Demonstratën e vitit '68, në pesëdhjetvjetorin e kësaj demonstrate. (Sheshi "Edit Durham", ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi  i gjendjes aktuale të komplekseve memoriale në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Këshilli i Studentëve të Filologjisë organizon orën letrare të organizuar për nder të festave të Nëntorit. (Amfiteatri i Rektoratit, ora 11:30)

- Homazhet për Heroin e Kombit, Ilir Konushevci dhe Dëshmor i Kombit Dr. Hazir Malaj. (Holli e Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve në bashkëpunim me Ministria e Tregtisë e Industrisë organizon hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018”  me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit  në të cilën do të behët shqyrtimi  i Raportit për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet Akademia Përkujtimore për Heroin e Kombit, Ilir Konushevci dhe Dëshmor i Kombit Dr. Hazir Malaj. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Rinia Partisë Demokratike zhvillon aktivitet tek Stacioni i Autobusëve, mbrapa Teatrit Kombëtar ku do të rregullohen ulëset e pritjes për udhëtarët. (Stacioni i Autobusëve, mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Solemne për nder të 50 vjetorit të Demonstrave të vitit 1968. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilen do të flasin nënkryetari Visar Ymeri dhe deputeti Dardan Molliqaj. (Zyrat e PSD-së, në lagjen “Arbëria”. ora 13:00)

- Në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj gruas komuniteti Cyber Security and Privacy mbështetur edhe nga UBT, do të organizojnë trajnimin më temë “Identifikimi, Reagimi dhe Raportimi i ngacmimit online”, ora 14:00)

- Komuna e Istogut organizon festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë 2018”. Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëhet rivarrimi i Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, ora 14:30)

- Komuna e Gjilanit organizon orë letrare me poezitë e Rexhep Elmazit. (Bibloteka e qytetit te Gjilanit, ora 15:00)

- Publikohen gjetjet nga hulumtimi i realizuar së fundmi "Tregtia me abortet". (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Darkën e Lames. (Restaurant Europa, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e afreskut të "Skënderbeut”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Ipeshkvia e Kosovës në Prizren, ora 17:00)

- Pianistja dhe kompozitorja franceze Françoise Choveaux do të mabjë një takim me fêmijët dhe adoleshentët, ku do të flas për karrierên e saj të pianistes. (Aleanca franceze në Prishtinë, rr. Lah Nimani, ora 18:00)

- Për nder të festës se 28 nëntorit Komuna e Gjilanit organizojn koncert festiv AKKV 'Shota'. (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2018

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luzlim Ejupi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. (Gazetarët, kameramanët dhe fotografët e akredituar duhet të jenë në Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:15)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të titulluar “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 9:30)

- Nënkryetari i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të hapin Ditën e Informimit për Programin Erasmus + që do të zhvillohet në Universitetin e Prishtinës. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 9:30)

- Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kunder Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave bëhët shpalosja e panos "Dhuor busëqeshje, fal dashuri". (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. (Zyret qendrore të AKP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-  Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton raportin për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, raportin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe raportin për Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Me rastin e përfundimit të misionit të Komandantit të KFOR-it dhe ndërrimit të komandës,  gjeneralmajor Salvatore Cuoci, Komandant i KFOR-it mban konferencën e fundit për media. (Qendra e NATO-s për informim të mediave në ndërtesën e Radio Kosovës, ora 11:00 - mediat duhet të jenë të pranishme në ndërtesën e Radio Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia solemne e pritjes së studenteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pjesëtare të ekipit përfaqësues të Kosovës në Karate në Kampionatin e 24 Botëror të Karatesë për Seniorë, të mbajtur në Madrid të Spanjës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 11:00)


- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, z.Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi. (objekti i Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

 - Përfaqësuesit e institucioneve ligj zbatuese lidhur me procesin e anëtarësimit të NP KOSTT ne ENTSO-E raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin me poezi dhe kengë për shëniminn e festave të nëntorit. (Bibloteka e qyteti te Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për shtyp pas ceremonisë se nënshkrimit te themelimit te Odes bilaterale ndërmjet Odes se Kosovës dhe Shqipërisë. Hotel Dukagjini në Pejë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Projektligjit për Bibliotekat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, z.Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Kryetarin e Komunës e Mamushës, z.Abdulhadi Krasniq. (objekti i Komunës së Mmushës, ora 14:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për për studentët. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 14:30)

- Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit Komuna e Gjilanit organizon bisedë me historian për Idriz Seferin. (Bibloteka e qyteti te Gjilanit, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetet qeveritare të të dyja vendeve, do të bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 15:00)

- Promovohet libri për Idriz Seferin "Një jetë për Atdhe". (Bibloteka e qyteti te Gjilanit, ora 16:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon diskutimin e promovimin e Librit “Publikja Shqiptare 3 - Fraza Politike”, në shënimin e 106 – vjetori të shpalljes së pavarësisë. (Hotel Grand, ora 17:00)

- Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me ambasadën e Francës organizojnë koncert me pianisten dhe kompozitoren franceze Françoise Choveaux. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 25 nëntor 2018

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media ku flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 10:30)

 - Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Projektbuxheti 2019: Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

- Pianistja dhe kompozitorja franceze Françoise Choveaux mban konferencë për shtyp në të cilën shpalos programin dhe vizitën e saj në Kosovë. (Ambasada e Francës, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë organizon aksion simbolik. (Takimi me media bëhet tek Newborn, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit. (Hapësira e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 15:00)

- Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kunder Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave realizohet ndezja e qirinjeve për nder të 104 viktimave gra. (Para Teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 18:30)

- Mbyllet ekspozita “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangashme: Modernitetet 1945-1989” e cila qëndroi hapur për tre javë rresht te Kino Lumbardhi në Prizren. (Kino Lumbardhi, ora 18:00)

- OJQ Gruaja Hyjnore shfaq "Drejt paqes" e cila mbahet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ku fondet e mbledhura do te shkojnë për ndihmë në Qendrën Strehimore Liria në Gjilan. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 19:00)

- Anibar në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit mbështetur nga Ministria e Kulturës në Shqipëri dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë shfaq premieren e filmit 'Dorëzimi i Shkodrës'. (Kinemanë "Jusuf Gervalla", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 nëntor 2018

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun e Veteranëve për Ditën e Flamurit. (Shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj,  ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në fshatin Dobrevë të Komunës së Fushë Kosovës. (Fshati Dobrevë, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e edicionit jubilar të turneut të boksit “Adem Jashari”. (Mitrovicë, ora 15:45)

Ngjarjet e datës 23 nëntor 2018

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajlin. (Objekti i Komunës së Shtimes, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra Kosovare per Studime te Sigurise publikon Barometrin Kosovar të Sigurisë. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në fshatin Naklla të Komunës së Pejës. (Fshati Naklla, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhemail Mustafës, në 18 vjetorin e vrasje së tij. (Fshati Gllamnik, komuna e Podujevës, ora 11:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Me rastin e 74 vjetorit të themelimit, Bibloteka Kombëtare e Kosovës organizon ceremoninë festive "Dita e Biblotekës. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në 50 vjetorin e demonstrave të vitit 1968, Shoqata e të Burgosurve politik dhe Bibloteka Kombëtare organizojnë ekspozitë me fotografi për demonstratat e vitit 1968. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës , ora 11:00)

-Kryetari  i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj mban ligjeratë për qeverisjen lokale me theks të veçantë Komuna e Klinës. (Kolegji AAB, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në Agjencinë për Zhvillim Rajonal Veri, në Mitrovicë,  ku do të marrin pjesë kryetarët e komunave, Mitrovicë Jugore, Skenderaj dhe Vushtrri. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli mban sot konferencë për media. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

-  Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media  lidhur me hapjen e fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju? Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhime vendore Made in Kosova. (Selia e AKB-ës në Lagjen Tophane, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e rregullt plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Hotel Sirius, orën 15:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për gjithë stafin amerikan që shërbejnë në misione diplomatike, ushtarake dhe të ndryshme në Kosovë, me rastin e Ditës së Falënderimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Promovohet libri "Shteti" i autorit Arton Musliu. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa mban konferencë për medie  pas takimit te Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:30)

- Kosovo 2.0 organizon një bisedë e shkurtër rreth trafikimit seksual në Kosovë. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, prapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2018

- Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, organizon tryezën “Parandalimi dhe luftimi i problemeve të mjedisit”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i Komunës së Malishevës, ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e Samitit të Romëve të Ballkanit Perëndimor. (Hotel Sirus, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët plotësimi i panelit për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:45)

- Vazhdimi i Seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” Let’s Do It do të organizoj tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prizrenit në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Ambienti” në Prizren, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit në Shtime. (Shtime, ora 11:00)

- Grupi i Këshilltarëve komunal të Prishtinës, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Objekti i Komunës së Deçanit, ora 15:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mban konferencë për media. (Objekti i MTI-së, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2018

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)

-  Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 9:30)

- Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, rojeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 10:00)

- Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Civil Rights Defenders organizon Samitin e Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndermarrjen "Horrikultura". (Objekti i Hortikulturës pranë brigades se zjarrfikësve në rrugën "Tahir Zajmi", ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e RepublikÑ‘s së KosovÑ‘s për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  Let’s Do It do të organizoj tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Gjilanit në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Vali Ranch” në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjën Arbëria, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëri, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Promovohet libri me titull "Roli i Drejtorisë së Arsimit në Reformimin e Shkollës dhe Arsimit në Klinë 1999-2017” i autores Suzan Gjergji. (Qendra e Kulturës” Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 13:00)

- Qendra e Prishtinës e Lëvizjes Vetëvendosje mbanë konferencë për media. (Tek objekti i çerdhës në Kodrën e Trimave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Bëhet promovimi i librit të historianit,Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001". (Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani”,  ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Nën Presion - Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri" nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 20 nëntor 2018

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në. (Holli i MTI-së, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit, me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Menaxhmenti i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” mban konferencën ekskluzive për të informuar opinionin lidhur me rangimin e UP-së në databazën shkencore ndërkombëtare për institucione, Scimago. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:30)

- Ministri për tregti dhe industri, Endrit Shala raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos dhe raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Promovohet libri i Ylli Cabiri i titulluar "Shqipëria mund të bëhët". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve promovuese me qëllim të shënimit të Ditës Universale  të Fëmijëve Avokati i Popullit do të organizojë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës. (Zyrët Qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Jürgen Rigterink i takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza ku edhe do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 12:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan hap Zyrën për Këshillin e Nxënësve në nivel komunal me qëllim të bashkëpunimit dhe inkorporimit të kërkesave direkte të nxënësve si harmonizim i aktiviteteve të përbashkëta. (Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e BERZh-it, për “Pristina Green City Action Plan”. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mbahet eventi i rrjetëzimit i cili do të certikoj 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve Tetor-Nëntor 2018.  (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon hapjen e ekspozitës artistike dhe instalacionit “Handle With Care,” përgatitur nga artistet Jimini Hignett and Patricia Kaersenhout. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, pas furrës Qerimi 1, ora 18:00)

- Galera e Ministrisë së Kulturës bën hapjen e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.  (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018

- Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Mbahet sesioni informues i thirrur nga  Fondi i Ballkanit Perëndimor e cila është thirrja e dytë me radhë për propozimet e projekteve rajonale. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)



Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 17 nëntor 2018

- Kolegji Tempulli shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor. (Kolegji “Tempulli”, ora ora 9:30)

- Mbahet dita e dytë e konferencës ndërdisiplinore ndërkombëtare "Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global". (Kampusi i ri i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, Kolonel Nick Ducich. (Kampi “Bondsteel”, ora 11:00)

- Në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën" do të organizohet aksion pastrimi te Liqeni i Badovcit. (Liqeni i Badovcit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencën e radhës për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Arbëri, ora 12:00)

- Me rastin e 550 vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu , organizohet eveniment Etno-Kulturorë në ambientet e Muzeut ,,Etno Kastrioti,, i cili gjendet në Isniq të Deçanit.  (Fshati Isniq përgjatë magjistrales Deçan-Pejë afër  Market Tropikal, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj inspekton punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”. (Fshati Bresalc, Gjilan, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2018

- Mbahet takimi i radhës i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës do të bashkëorganizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik e cila do të përqëndrohet në rezultatet e vlerësimit pajtueshmërinë e Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushat e anti-korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve sociale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovicë në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi organizojnë konferencën ndërdisiplinore ndërkombëtare "Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global". (Kampusi i ri i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim informues me Drejtorët Komunalë të Arsimit në Republikën e Kosovës ku do të shpaloset Programi Nacional për Rininë. (Hotel International në Veternik, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel International Prishtina, ora 12:00)

- Shfaqet për gazetarë premiera vendore të filmit të metrazhit të gjatë “Nëntori I ftohtë/Cold November” me regji të Ismet Sijarina ku pas shfaqes se filmit do të zhvillohet një konferencë për media ku prezent do të jenë disa prej protagonisteve kryesor. (Cineplexx në Albi Mall, ora 12:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban takim me punëtorët e Llamkosit. (Salla e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës së qarkores së Gjakovës. (Rruga Gjakovë - Prizren, ish Fabrika e Elektromotorëve, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2018

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston ish-Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani dhe Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 8:30)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon takimin e grupit punues 'Kushtet e punës të gazetarëve'. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës dhe dekoron Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Mitrovicës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Villa Vllahia” në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ora 10:00)  

- Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës organizon promovimin e librit “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” të autorit Shaban Murati. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projekt kodit Penal i Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutim, me ç ‘rast do të publikoj të gjeturat nga monitorimi i kontratës dhe procesin e shpronësimit për ndërtimin  e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

- Zjarrfikësit organizojnë protestë në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështir qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend. (Nisja nga parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 10:30 - para objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mbanë ligjëratë për studentët e Fakultetit Filozofik. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten gjetjet e KDI-së lidhur me mënyrën se si operatorët ekonomik në Kosovë po amnistohen nga veprat penale. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00 - vetëm pamje)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon një aksion para Fakultetit Juridik për rastin e plagjiaturës së Mejdi Bektashit pasi gjykata themelore ka vendosur ta cenzurojë përkohësisht raportin e organizatës Admovere ku flitet për këtë plagjiaturë. (Para Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ora 12:30)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Shërbime Sociale dhe Familjare, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 12:30 - konferenca, ora 13:15)

- Ministria e Infrastrukturës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me palën hungareze për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 13:10)

- Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Richard Mei do të vizitojë të enjten Panairin e katërtë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministrin e Jashtëm të Hungarisë z. Peter Szijarto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:50)

-  Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, do të zhvillojnë edhe një takim bilateral. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 16:25 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në performancën e artistëve nga Gjermania “Tape That”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

- Ambasada e Francës organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau e cila është një mundësi për t’i shijuar verërat Beaujolais 2018, shoqëruar me djathëra francezë, të gjitha në një atmosferë muzikore dhe miqësore. (Hotel Sirius, ora  19:00)

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2018

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin 'Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare Plus',  i cili financohet nga Bashkimi Evropian organizon Forumin Rajonal fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë Kompaninë Rajonale  te Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan. (Objekti i KRU Hidromorava, ora 9:00)

 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN organizojnë diskutim lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pak para fillimit të fushatës 16 Ditët e aktivizmit. (Qendrën e konferencave Orion, ora 9:15)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.(Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Pylli i Arinjve” në Badovc, ora 10:00)

- E ngarkuara me Punë Colleen Hyland dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të flasin në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasaden e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet  raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë punishten e projektit “Lumi Mirusha” dhe projektin e Digës e Përlepnicës. (Gjilan, ora 10:40 - deklarata për media në Përlepnicë, ora 11:20)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës. (Oborri i objektit të ri të Komunës së Kamenicës, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordit i Trepçes raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati mbajnë konferencë për media. (Lagja Malësia në Kamenicë, ora 13:20)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut. (Inovation Center Kosovo, ora 17:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Kaçanik. (Restorant Egzona në Kaçanik, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2018

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ta Pastrojmë Kosovën do të organizoj aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant Amazona, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Narkomania dhe alkoholizmi në Kosovë - si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media më temë "Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia". (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bëb prezantimin e projektit “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-kodit Penal nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2018

- Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit  dhe Oda Ekonomike Amerikane shënojn Javën Globale e Ndërmarrësisë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë” (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Sheshi "Adem Jashari", ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministren e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha lidhur me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-203, ora 13:00 - mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit)

- Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë. (Përreth hapësirave të Shkollës “Model”, ora 13:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 16:00  - konferencë për medie, 17:30)

Ngjarjet e datës 11 nëntor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e aktit të përkujtimit njëqindvjeçar të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit. (Sheshi "Edit Durham", afër Hotel Grand, ora 10:30)

- Në një ceremoni ushtarake në këndin e Francezëve dhe Gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor përkujtoheh vjetori i 100-të, armëpushimin e datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (kënd brenda varrezave krishtere në afërsi të kampit të KFOR, Film City, orën 11:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 100- vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. (Sheshi i Ushtarëve, varrezat e Arbërisë, prapa Komunës së Re, 12:00)


 

Ngjarjet e datës 10 nëntor 2018

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës në bashkëpunim me GIZ organizon konferencën  “Komunitetet e të mësuarit  së bashku”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi te Parku i Gërmisë. (Aksioni fillon nga porta në hyrje të Gërmisë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Parku i Gërmisë, hyrja te Porta, rruga në anën e majtë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të  flasin Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Free/Libre Open Source Software Kosovo - FLOSSK dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion - KUND 16 me mbështetjen e  Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë organizojn sesionin trajnues rreth  Platformës Antikorr. (Zyrat e Free/Libre Open Source Software Kosovo, Prishtina Hackerspace, Rr. Ganimete Tërbeshi, Nr. 2, Aktash. Prishtinë tek ish ndërtesa e URBAN FM, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 9 nëntor 2018

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, projeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zbatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike organizon debatin publik për pakon e Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar. (Qendra mediale në Çagllavicë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Promovimin e Programit Nacional për Rininë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryeministri, Ramush Haradinaj, do të shpaloset Programin Ndërshtetëror për Rininë, si dhe dokumentet themelore që rrjedhin nga këto programe për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës. (Objekti i Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Sport, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës  bën vizitë Market Plus në Ferizaj për të parë nga afër se është duke e zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Plus Market Ferizaj, ora 10:30)

- Roma Versitas Kosova dhe Romawood mbajn konferencë për shtyp lidhur me edicionin e pestë Rolling Film Festival. (Kinema ABC, ora 11:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”  do të organizohet aksion pastrimi në Gurrakoc të Istogut. (Fshati Gurrakoc, ora 12:00)

- Bëhet promovimi i librit "Ali Aliu Kelmendi - Ringjallja e Prometeut" i aktivistit Avni Dehari.  (Hapësirat e Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Zëvëndës Kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 12:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

- Nxënësit e shkollave fillore do të vendosin lule në shënim të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. (Pranë Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të ketë takimin me Drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P 38, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 8 nëntor 2018

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënojn “Ditën botërore të planifikimit të Qyteteve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Social në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të profesionistëve shëndetësor dhe shqyrtimi i projektligjit për Inspektoratin e punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Deklarimi i pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve organizon konferencë për shtyp për të informuar lidhur me aplikimin e masave Sindikale, riaktivizimin  e protestes, si shenjë revolte dhe paknaqësie për mos realizimin e  kërkesave sipas premtimeve  nga institucionet Qeveritare. (Zyrët e BSPK-së, ora 11:00)

- Mbahet Takimi i Këshillit ministror për integrime evropiane, konferenca për media mbahet pas takimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. (Pallati i Rinisë, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe delegacioni spanjoll do të kenë takime me bizneset e regjionit të Gjakovës. (Zyret e AKB në Gjakovë përballë komunës, ora 12:00)

- Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do ta mbajnë një tubim protestues për të kundërshtuar avancimin e një profesori i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshi edhe sulmin seksual. (Oborrin e rektoratit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve se bashku me delegacionin spanjoll takohen me Kryetarin e Komunës së Gjakovës. (Komuna e Gjakovës, ora 14:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM3/2018. (RTK, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 7 nëntor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës takohen me Klubin e Prodhuesve të Kosovës  ku do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për rritje të eksportit dhe fuqizim të zonave ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare me temë "Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyçë në forcimin e rendit dhe sigurisë". (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare ne te cilen do te shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:30)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Komunës së Prishtinës lidhur me procesin e rekrutimit. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Sport, Projektligji për për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.42. (Hotel Grand, ora 12:30)

- The Ideas Partnership organizon konferencën për shtyp për lansimin e uebfaqes Faqet e Gjelbërta të krijuar nga katër studentë të Universitetit të Utrecht në Holandë. (Hotel Sirius, ora 12:30)
 

Ngjarjet e datës 6 nëntor 2018

- Me e rastin e publikimit të raportit të ODRA, Ministria e Administratës Publike, organizon konferencën “Gatishmëria për Hapjen e të Dhënave në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim znj. Florence Mangin, drejtorëshë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 8:45 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Kabineti i Presidentit, ora 9:25)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Bibloteka Kombëtare e Shqipërisë shënojnë 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës ju fton në takimin e përbashkët me Zëvendësministrin e Bujqësisë Vesel Krasniqi dhe bizneset e sektorit të Minierave dhe Mineraleve. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Bëhet prezantimi për ndërtimin e pesë shkollave përmes PFI. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:10)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i gjendjes aktuale të komplekseve memoriale në Kosovë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Strukturimi i të pastrukturuarës: Një këndvështrim mbi draft ligjin për qeverinë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00)

  Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mban dëgjimin publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me procesin e ndërtimit të Termocentralit "Kosova së Re" dhe funksionalizimin e Ndërmarrjes "Trepça". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit  në të cilën do të behët votimi në parim i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit Xhelal Hajda - Toni, Selajdin Mullabazi - Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri. (Salla  e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)