08 Maj 2021

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2017

- Lëvizja Vetëvendosje organizon konferencë ku njofton për shpalljen e Zgjedhjeve të Brendshme për përcaktimin e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Asamble në  Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Levizjes, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan mban provimin pranues për studentë të rinj për vitin akademik 2017/18. (Gjilan, ora 9:00)

- Organiztata joqeveritare ETEA me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës organizon ekskursion dy ditor për të rinjtë nga diaspora dhe Kosova, me fokus mbi monumentet arsimore. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri”, Kodra e Trimave,  Te Hertict), ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim komandantin suprem te NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili shoqërohet nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Objekti i MFSK-se, ora 10:30)

- Let's Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Shtimes, me ç'rast do te bëhet pastrimi i lumit 'Shtimjana". (Shtime, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vendos gurëthemelin e Shkollës Fillore në fshatin Busovat të Kamenicës. (Fshati Busovat, ora 11:00)

-  Me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit Qani Mehmedi, Radio Televizioni i Kosovës organizon mbledhje komemorative. (Kino ABC, ora 12:00)

- FEMaktiv vazhdon Javën e Debateve Feministe me temë 'Arkitektura dhe Feminizmi'. (Hapësira e Lumbardhit, ora 18:00)

- Në kuadër të European Sommer Music Academy 2017 mbahet koncerti me titull "Metamorphoses II" në të cilin do të luaj orkestri i ESMA-s 2017, i cili përbëhet nga studentë të dalluar të muzikës që vijnë nga i gjithë rajoni. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 20 korrik 2017

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e hapur me temën “Politikat e punësimit - Ndikimi i sigurimit shëndetësor në punësim, me fokus në rini”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec organizon konferencë për hulumimin e tregut të punës. (Restorani, ESRA Palace, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e promovimit te librit të atletikës nga Prof. Kamber Ejupi me titull "Atletika". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- FEMaktiv organizon Javën e Debateve Feministe me temë "Drejtësia, Siguria dhe Feminizmi" (Hapësira e Lumbardhit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 korrik 2017

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizojnë tryezë të rrumbullakët me temën “Platformat Online për Vetëqeverisjen Lokale – Shkëmbimi i përvojave dhe informatave me Shoqërinë Civile”. (Hotelin Emerald, ora 9:45)

- Ffillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës.  (Fshatin Dardani në fermën “Agro Loni”, Komuna e Pejës, ora 11:30)

 

- Grupi “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” mban një konferencë për media lidhur me vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, si dhe për prezentimin e kërkesave tutje të inicativës që kanë të bëjnë me fatin e Kalasë së qytetit të Vushtrrisë. (Para Kalasë së qytetit të Vushtrrisë, ora 14:00)

 

- Fillon renovimi i Teatrit "Dodona" ku nisjen e punimeve do ta ndjek nga afër Drejtori i Kulturës, Besart Vllahinja dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Teatri Dodona, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 18 korrik 2017

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç‘rast do të publikoj raportin “S’ka tatim pa informim: Transparenca në prokurimin publik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA. (Zyrat e KIESA/MTI, ora 10:00)

- Demokraci Plus organizon tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon diskutimin mbi implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020, të titulluar “Bashkëpunimi ndërmjet akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm: Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës”. (Salla e Konferencave \'Orion\' , ora 10:30)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon takimin përmbyllës me 58 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla konferenciale e APPK-së, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 17 korrik 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

 

- Ministri i Financave Avdullah Hoti organizon konferencën për media ku do të prezantoj Pakon fiskale 2.0 të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 15 korrik 2017

- Mbahet ceremonia e inagurimit të kompanisë \"Auto - Moto Universum G-LAN” përfaqësues gjeneral për Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri i kompanive dhe brendeve të njohura Gjermane në fushën e furnizimit me Autopjesëve, Servisimit  dhe Modifikimit të veturave. (Fshati Malishevë në Gjilan, ora 18:00)

- Shfaqet “Pylli i pashkelur i ishullit TamTum”. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2017


- Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit organizojnë simpoziumin ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology”. (Universiteti 'Ukshin Hoti', ora 9:00)

- Shënohet Dita e Teqes Bektashiane të Gjakovës. (Ambientet e Hotel Pashtrikut në qendër të Gjakovës, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën prezantimin e raportit të ORCA-s “Dembelët e Hasan Prishtinës”. (Qendra e Bashkimit Evropian për Informim dhe Kulturë, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë qendrën përpunuese të perimeve Eurofood në Xërxe, ku do të përurojë linjën e re përpunuese. (Eurofood në Xërxe të Rahovecit, ora 14:30)

- Akademia e Dialogut për gratë e reja organizon diskutim mbi fuqizimin ekonomik të rinjve. (Sheshi 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia mbyllëse e edicionit të 17-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Ambientet e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, ora 18:00)

- Shfaqet “Pylli i pashkelur i ishullit TamTum”. (Lagjja Tranzit në Prizren, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2017

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën Festina Kurteshit, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve në Gjilan, për 24 orë, e cila në fund do ta marrë një vendim për realizimin e një projekti komunitar. (Zyra e kryetarit, ora 9:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panair tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër. (Shehin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencën për shtyp në të cilën do të deponojë ankesë dhe prova të reja për rastet e avancimeve të paligjshme akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 11:00) 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e lansimit të programit bamirës për fëmijë - Fondacioni “MoneyGram Cares” i cili do të aplikohet nga shtatori i këtij viti në Kosovë dhe Maqedoni. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Fondacioni i MoneyGram, Majlinda Kelmendi dhe Qendra për Arsim e Kosovës organizon hapjen e programit Bamirës “MoneyGram Cares”, i cili do të filloi aplikimin nga Shtatori, në Kosovë dhe Maqedoni. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Akademia e Dialogut për gratë e reja organizon evenimentet përmbyllëse të Karavanit të Dialogut në Prishtinë. (Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 korrik 2017

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38 ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim organizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i punimit 'Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas'. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror - CSD, me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bejnë publikimin e raportit me titull 'Qajsa në Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Pas përfundimit të takimit, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministria e Diasporës organizon hapjen e panairit “Panairi tradicional 2017”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Europë”, nga autori Tomor Kastrati. (Muzeun e Kosovës, ora 12:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, të evidentuar si PKR.nr.23/17, lidhur me rastin e të pandehurit N.N,. i akuzuar për veprat penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore Ferizaj, ora 14:30)

- Në kuadër të  ‘Karavanit te Dialogut” me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi mbahet debati me temë “Gjinia dhe ndërtimi i paqes”. (Exit bar në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 korrik 2017

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunimin me Projektin  ECA Agro-Financave i implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare Grupi i Bankës Botërore organizon takimin e sektorit për sigurime Bujqësore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi merr pjesë në hapjen zyrtare të degës së ‘Teleperformance’, në Prishtinë. (Rruga 'Ilir Konushefci' afer Xhamis se Llapit, ora 10:00)

- Ansambleistë të Kuvendit Komunal të Kyçykçekmexhes së Stambollit do ta bëjnë vizitë në Ministrinë e Diasporës, me rastin e një donacioni. (Ministria e Diasporës, ora 10:00)

- Koalicioni K10 i mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara organizon shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë ku mbajne tryezën e rrumbullakët me temë “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Në kuadër të Karavanin e dialogut, gratë e reja aktiviste, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe misioni i OSBE-së në Serbi organizojnë punëtori për “rolet gjinore”. (Hotel Boss në Partesh, ora 11:00)

- Gratë e reja aktiviste, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe misioni i OSBE-së në Serbi organizojnë debat lidhur me rolin e grave në qeveritë lokale dhe politik-bërje. (Qendra Rinore në Gjilan, ora 16:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit fillon të martën  fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 korrik 2017

- Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me qeverinë gjermane do të lansojë projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. (Hotelin Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit nis zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve. (Fshati Përlepnicë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 8 korrik 2017

- Iniciativa FEMaktiv organizon performancën publike të rradhës “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance publike synon t\'i sfidon rolet tradicionale gjinore. (Përpara “Lidhjes së Prizrenit”, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2017

- Shoqata Down Syndrome Kosova hap Bistro Garden X 21, program ky i cili do te trajnoje dhe aftësojë personat me sindromën Down  duke i  përgatitur për treg te punës si dhe duke  synuar  punësimin e personave me sindromën Down brenda kësaj Bistro Garden X 21. (Qendra e Shoqatës Down Syndrome në Prizren, afër ABI Center, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve  të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- , Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet, gjenerata e parë 2017. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllë e shkolles verore te BE-së e cila organizohet në bashkëpunim me projektin “Young Cell Scheme” dhe “European Young Cell Alumni” me përkrahjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës.  (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik i Universitetit te Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, viziton qendrën e kujdesit ditor “Pema”, me c’rast do të bëhet publik aksioni i madh humanitar për mbështetje të fëmijëve të sëmurë. (Selia e qendres “Pema”, afër Shtëpisë së Rinisë, ora 14:00)

- Nisin punimet për implementimin e projektit  “Rehabilitimi i shtratit të lumit”, projekt i financuar  nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku me këtë rast do të merr pjesë edhe ministri i MMPH-së z.Ferat Shala si dhe strukturat e pushtetit komunal. (Afër Shkollës së Mesme Teknike te ish tregu i plaqkave në Klinë, ora 14:30)

- Akademia jCoders organizon garën më të madhe të programimit,elektronikës dhe  robotikës e cila organizohet për fëmijët dhe të rinjët e Kosovës. (Teatri Faruk Begolli – Universitetit AAB, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 6 korrik 2017

- Ministria e Punëve të Brendshme e mbështetur nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të Vogla dhe të Lehta. (Metal Holding në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, organizojnë punëtorinë me temë "Mësimet e nxjerra për qeveritë e ardhshme lokale - Përvojat nga Kryetarët, Përfaqësuesit e zgjedhur, Shoqëria Civile dhe Komuniteti i Biznesit". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të  vizitojë punimet të cilat janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë. (Në hyrje të fshatit Gllamnik, të komunës së Podujevë, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu do të takohen sot me përfaqësuesit e bizneseve, ku do të diskutojnë për nevojën dhe  avancimin e dialogut me bizneset. (Ndërtesën e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)

- Organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Loxhës, rënies së Luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj si dhe përkujtimi për Komandantin e Zonës së III-të Operative të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj. (Teatri “Istref Begolli”, në Pejë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit te veprimtarit të çështjes kombëtare, i burgosuri politik i viteve të 80’ta Skender Ibishi. (Varrezat e Komunës se Prishtinës, ora 15:00)

- Hidhet shorti për turneun pingpongut "Dita e Çlirimit". (Kolegji Universi, ora 16:30)

 

- Në kuadër të Festivalit te Arkitektures mbahet ligjerata nga Hanif Kara. (Hapësirat e Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 korrik 2017

- Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pret në takim kryesuesin e divizionit të Rotary Leadership Institute për Kosovë dhe Shqipëri,Dr. Neshat Asllani. (Zyra e kryetarit, ora 9:45)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me autoritetet lokale të Gjakovës do të inaugurojnë përmirësimin e resurseve ujore në Gjakovësi. (Radoniq, Gjakovë, ora 11:00 - shtyhet për javën tjetër)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë se bashku me përfaqësues të komunës së Junikut do të inaugurojnë rivitalizimin e komuniteteve lokale për turizëm dhe zhvillimin e rinisë në Junik. (Komuna e Junikut, ora 12:15 - shtyhet për javën tjetër)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me autoritetet lokale të Deçanit do të inaugurojnë valorizimin e eko-produkteve në zonën ndërkufitare të Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 15:20 - shtyhet për javën tjetër)

- Universiteti Amerikan i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të kandidatëve që janë në programin e USAID “Transformational Leadership Program”. (Objekti i AUK-it, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës përsonale të artistes Leunora Salihu. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)




 

Ngjarjet e datës 4 korrik 2017

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” për nder të përvjetorit e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Gardën Ceremoniale e FSK-së do të bëjnë ngritjen e Flamurit Amerikan. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetesore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut vazhdon fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesetarët e Njësive Speciale të PK-së, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremonin e hapje së tregut të luleve. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Studentët e Universitetit 'Haxhi Zeka' në Pejë mbajnë protestë për arsye të mos-akreditimit të shtatë programeve kryesore si shqetësimi kryesor. (Pranë Rektoratit të Universitetit 'Haxhi, Zeka', ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ogranizon debatin me temë “Historia në tekstet shkollore”. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 13:00)

- Ambasada Zvicerane dhe Fondacionit Kosovar i Arkitektures organizojn hapjen e ekspozites "Swiss touch in Landscape Architecture", e kuruar nga Prof.Michael Jakob dhe e mbeshtetur nga Pro-Helvetia. (Hapesirat e Institutit Albanologjik, ora 14:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon hapjen zyrtare të dyqanit të dytë bamirës "Teshavesha". (Rr. Armend Daci, nr.12, Bregu i Diellit, përballe memorialit të Enver Malokut,  ora 15:00)
 
- Fondacioni Kosovar i Arkitektures në bashkëpunim me Future Architecture Platform do hapin ekspoziten "Playing with Places" e kuruar nga grupi i arkitekteve dhe artistëve nga Glasgow "Pidgin Perfect". (Hapësirat e Muzeut te Kosovës, ora 15:00)

 

- Ligjerate nga Prof.Michael Jakob, profesori Jakob bo flas mbi historine e arkitektures pejsazhore Zvicerane, ora 19:00

- Prezentin nga Ibai Rigby dhe shfaqja e dokumentarit te shkurt "Parallel Sparwls" ne bashkpunim me Rozafa Basha'n; shfaqja do percjellet me nje debat te shkurter me Ibai'n, Prof.Florina Jerliun, Nita Luci dhe Srdjan Jovanovic Waiss, ora 20:00

- Ligjerate nga Srdjan Jovanovic Waiss, GSAPP, Columbia do flas mbi mundesine e arkitektures se shteteve te pavarura "Nonaligned States", ora 21:00

Ngjarjet e datës 3 korrik 2017

- Mbahet ceremonia e fillimit të shkollës verore të Bashkimit Evropian e cila në fokus ka çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik i Universiteti i Prishtinës, ora ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj konference per media, në të cilën do te prezantohen të arriturat e ATK-se per periudhën Janar-Qershor 2017. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së  do të bëj promovimin e librit "Sandokani Rron" i autorit Zymer Mehani. (Lokalet e OVL të UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremonin e hapje së tregut të luleve. (Sheshi Skenderbeu, ora 10:30 - shtyhet për nesër)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen solemne të Universitetit Veror Ndërkombëtar. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 korrik 2017

- Komuna e Gjilanit organizon ceremonine e ndarjes se mirenjohjeve, per delegatet e Kuvendit te Kosoves, nga Gjilani, te cilet kane marre pjese kuvendin e mbajtur me 2 korrik 1990 ne Kaqanik, ku edhe eshte lexuar deklarata e pavaresise. (Zyra e kryetarit te Komunes, Lutfi Haziri, ora 17:20)
 

Ngjarjet e datës 1 korrik 2017

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethrrotllimit në rrugën  Nacionale N2, në fshatin  Banullë. (Fshati Banullë, ora 10:30)

- KFOR-i do të organizojë koncertin për bamirësi me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës. (Teatrin Kombëtar, ora 18:00)
  

Ngjarjet e datës 30 qershor 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Projekti "Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë" i cili financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga Planet SA. organizon konferencën "Prokurimi Publik Nesër - Hapat Përpara". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të bëjë ndarjen e certifikatave për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë. (Objekti i Kryeministrisë  ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizojë aksion për largimin e mbeturinave në hyrje të Parkut të Germisë. (Parkut të Germisë, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do t'ju bashkohet aktivistëve dhe vullnetarëve të organizatës joqeveritare "Let's Do it Kosova" për pastrimin e Parkut të Gërmisë në Prishtinë. (Hyrja në Parkun e Gërmisë, ora 11:45)

- Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizimi me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë do të organizojë një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 15:00)

- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori e ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie organizon gosti, ora 18:00. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë, ora 16:00)

- Organizuar nga Komuna e Gjilanit mbahet ceremonia e varrimit te atdhetarit, Rexhep Berisha, babait te kolosit, Nuhi Berisha. (Varrezat e Deshmoreve ne Gjilan, ora 17:15)

- Mbahet dita e fundit e ekspozitës “Kotësia e dallimeve të vogla” me ciceronin e rradhës Rebeka Qena, e cila do të ndajë një perspektivë tjetër të ekspozitës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 qershor 2017

- Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancën e gjashtë. (Objekti i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizojnë tryezën e dytë diskutuese me temën “Avancimi i zbatimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me Ekonominë Cirkulare.”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim dhe komuna e Vitisë do të organizojnë një ceremoni nënshkrimi të granteve me sipërmarrës të ndëmarrjeve të vogla. (Salla e kuvendit komunal në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Vitisë, ora 11:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të bëj dorëzimin e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për fituesit e 10 eset më të mira me temën “Pse e dua Amerikën”. (Zyret e shoqatës në Lagjen Dardania, objekti 18/10 nr. 39 afer Ordinanca "Elita+", përballë Stacionit të Autobusve, ora 11:00)

- Organizohet aktivitet mbi ndarjen e mbeturinave, mbledhjen e veçantë dhe hedhjen e veçantë "Çfarë mund të bejë unë për një ambient me të pastër". (Sheshi Nënë Tereza, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)  

- Përurohet libri universitar “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm” me autorë dr. Lavdim Osmanaj dhe dr. Alfred Lako. (Amfiteatri i Madh i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 15:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon hedhjen e shortit për Kampionatin Individual të Kosovës për veteran për vitin 2017. (Kolegji Universi, ora 16:30)

- Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike shfaqet filmi "Huricane", ku me pas do të ketë edhe diskutime.  (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 18:00)

- Mbahet promovimi i albumit “Albanika” nga rock bendi “4x4” i përbëre prej  punëtorëve të IPKO’s. (Sheshin 21, ora 19:00)




Ngjarjet e datës 28 qershor 2017

- Programi Nderkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial në Kosovë, në kuader të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara do të mbajnë punëtorinë “Financimi i Terrorizmit dhe Shpërlarja e Parasë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni organizon konferencë për media lidhur me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore, për Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Brendshme, ora 11:00)

- UNDP dhe USAID do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik, një product hulumtues me temë parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, në një konferencë për media. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje komemorative ne nderim te atdhetarit Rexhep Berisha. (Salla e Teatrit të Qytetit, ora 11:00) (aktiviteti shtyhet për nesër)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim delegacionin nga Shteti Iowa i SHBA-ve që po viziton Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.33. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë regjimenti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe Carabinieri do të organizojë, koncert bamirësie në favor të Fshatit të fëmijëve Sos dhe të Down Sydrome Kosova. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:30)

- NISMA për Kosovën - Dega Gjakovë organizon takim me anëtarët e simpatizantët e NISMËS në Gjakovë për të falenderuar për mbështetjen dhe suksesin e arritur te NISMA për Kosovën. (Restaurant Swiss Bistro, afër stacionit të autobusav në Gjakovë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 qershor 2017

- Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar edhe nga disa ministra të tjerë, do të presë në takim një delegacion nga shteti Iowa i SHBA-ve, ku do të bisedohet për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
 
- Fakulteti i Shkencave Politike të UBT-së do të fillojë punimet e aktivitetit ku në fokus do të ketë temën më titull: "Siguria regjionale dhe ndërkombëtare”, e cila trajtohet do të trajtohet nga profesorë dhe ushtarakë të Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, në përbërje nga Gjeneral-lejtnant Giorgio Battisti, kolonel Giuseppe Morabito dhe presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, etj. (Objekti i UBT-së, ora 9:30)

- Ministri i MPMS-së Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, bëjnë vënien e gurthemelit të Qendrës për Aftësim Profesional në Podujevë. (Rruga për në fshatin Letanc, afër Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, ora 11:00)

- OJQ AKTIV nga Mitrovica e veriut organizojnë konferencë lidhur me shpalljen e hulumtimit “Qasje në dokumente në Kosovë - Pengesa kryesore në integrimin e komuniteteve jo-shumicë”. (Hapësirat e Qendrës për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, rruga Mbreti Pjetër I, 183a, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets  do te lansojn Javën e Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Diskutohet për rritjen e vetëdijës mbi ndarjen e mbeturinave, mbledhjen e vecantë dhe hedhjen e vcantë' Cfarë mund të bëj unë për një ambient më të pastër. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicën e Veriut, ora 13:00) 

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të presë në takim një delegacion nga IOWA – ShBA, i pëbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të IOWA-s me të cilat universitete, ministri Bajrami paraprakisht ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. (Ambientet e MAShT, ora 14:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon tryezën diskutuese me temën “Rruga përpara për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë.” (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 14:00)

- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të flasë në ceremoninë zyrtare e cila shënon themelimin e Shoqatës së Grave në Sektorin Energjetik të Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14:00)

- Koalicion K10 organizon diskutimin e hapur  me temë “Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues”. (Kafe “CupO'Tea”, ora 17:00)

- Në kuadër të Javes se Diplomacisë Klimatike në Kosovë Shfaqet filmi 'This changes everything' ku me pas do te diskutohet edhe per filmin.  (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 18:00)

- EC Ma Ndryshe së bashku me organizatat tjera të shoqërisë civile bejnë prezentimin e vizionit të banorëve për komunitetin e lagjës për Kejin përgjatë Lumbardhit. (N'Kej, Prizren, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 24 qershor 2017

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon Provimin e Maturës 2017, afati i qershorit, pjesa e dytë, për rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

- Mbahet Manifestimi Rajonal I Poezisë, “Treëkëndëshi Poetik I Paqes”, ediicioni I shtatë  2017. (Ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Shurdhan,  fshat qendror I trekëndëshit  kufitar, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 23 qershor 2017

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj do të prezantojnë aktivitetet për pjesëmarrjen e kompanive dhe produkteve kosovare në panairin në Rijekë të Kroacisë, përgatitje për pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit dhe riçertifikimin e OEK-ut me Iso standarde. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative  për nderë të jetës dhe veprës së profesor Hafiz Gashit. (Salla e teatrit të qytetit, ora 11:00)

- Mbahet aktiviteti i "Javes Egjiptiane" i cili po shënohet me rastin e "24 Qershorit Dites Nacionale te Komunitetit Egjiptian. (Hotel Sirus, ora  11:00)

- Prezentohet një pjesë të vogël të dokumenteve te historisë shekullore të qytetit të Prishtinës nga thesari i Arkivit të Perandorise Osmane. (Objekti i vjetër i Komuna se Prishtinës, salla nr 37,  ora 12:00)

- Me rastin e "24 Qershorit Dites Nacionale te Komunitetit Egjiptian" do të mbahët një protest paqësore në Prishtinë. (Sheshi " Skender Beu", ora 12:40)

- Zyra Regjionale e Aleanca Kosovare të Bizneseve në Gjakovë mban konferencën për media me temë 'Zgjedhjet në Kosovë promovuan Demokracinë por tkurren investimet dhe Ekonominë Vendore'.  (Zyret e AKB-së në Gjakovë rreth Parkut të Lirisë tek tyrbja e Shpëtimit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri inauguron dy shtëpi të renovuara për familjët në nevojë. (Nisja nga zyra e kryetarit, ora 14:30)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e Planit Operacional për Zgjedhjet Lokale 2017 dhe kalendarit të aktiviteteve kryesore për këto zgjedhje, shqyrtimin dhe miratimin e kufizimeve të shpenzimeve të fushatës së Zgjedhjeve Lokale për subjektet politike. (Zyret e KQZ-se, ora 14:30)
 
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri shperndan mirënjohjeve për shoqata dhe personalitete humanitare, qe kanë ndihmuar në forma te ndryshme Gjilanin. (Zyra e kryetarit, ora 16:00)

- British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës organizojn vizitën speciale me ciceron VIP, me mysafirin Visar Arifaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 21:00)


Ngjarjet e datës 22 qershor 2017

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon Ceremoninë e publikimit të “Raportit për Peformancë të komunave për vitin 2016“ dhe për “Ndarjen e grantit stimulues për komuna”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon konferencë për media në të cilën do të prezantojë aplikacionin “përPrishtinën” dhe sistemin tërësisht të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve.  (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pret kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me një grup të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit nga kjo Komunë. (Ndërtesa e Odës, ora 11:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës, Universiteti i Prishtinës do të prezantojë para nxënësve dhe studentëve kosovarë delagacioni nga James Madison University të ShBA-ve. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 21 qershor 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C - 301, ora 9:00)

- Në kuadër të Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dorëzon mirënjohjet për studentët gjilanas të cilët po shkëlqejnë në universitetet botërore në shkencat e matematikës, sikurse edhe për disa të tjerë për sukseset në shkencat tjera. (Zyrët e kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Agjencia kundër korrupsionit organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Agjencia kundër Korrupsionit në rrugën” Nazim Gafurri”, ora 10:30)

- Presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të organizojë tryezë punë me temë “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve’’, në të cilën do të prezantohet edhe drafti i Strategjisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:30)

 

- Drejtoria për Kulturë bashkë me Ambasadës e Francës dhe Aleancën franceze organizojnë Festën e Muzikës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 qershor 2017

- Projekti rajonal “Programi rajonal i demokracisë lokale (ReLOaD) në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga UNDP do të lansojë programin rajonal mbi demokracinë lokale në Ballkanin Perëndimor. (Emerald Hotel, ora 10:00)  

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Programin e ri Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland, e shoqëruar nga Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, do t’i vizitojë fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave. (Sheshi Nëna Terezë, ora 11:00)

- Projekti i financuar nga BE-ja 'Fuqizimi i organizatave te shoqërisë civile joserbe në Kosovën Veriore' do të mbajë një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sfidat kryesore dhe metodat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet OShC-ve jo-shumicë dhe organizatave të tjera aktive të shoqërisë civile në Kosovën Veriore. (“Civic Energy Center” Mitrovica Veriore, ora 11:00) 

- Komuna e Istogut me rastin e 20 qershorit - Ditës së Çlirimit do të bej homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog, (Istog, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut Haki Rugova mbahet turnir në futboll të madh ku do të marrin pjesë KF " Istogu", KF "Onix-i, KF "Stars-at" nga Peja, KF "Siti Sport" nga Klina. (Stadioni i futbollit në Istog, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Egzodi i vitit 1999, Departamenti i Diasporës pranë AAK-së, hapë ekspozitën me fotografi nga egzodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpit e tyre në Kosovë. (Sheshi “Nëna Tereze”, ora 12:00)

- Komuna e Istogut me rastin e 20 qershorit - Ditës së Çlirimit do të organizoj ese kushtuar 20 Qershorit – Ditës  së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit, ora 14:00) 


Ngjarjet e datës 19 qershor 2017

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, organizon konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet provimi i gjuhës italiane i akredituar nga Ministria e Punës së Jashtme, dhe Ministria e Arsimit të Italisë. (Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante në Prishtin, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media me rastin e pritjes së kampionit të botës në boks, Erzen Rrustemi, i cili u dekorua me titullin “Mjeshër i Madh” nga ana e presidentit shqiptar, Bujar Nishani. (Zyra e kryetarit, ora 15:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me KFOR organizon ligjeratën e Zëvendës Asistentit te Sekretarit Gjeneral Nato-së, John Manza me temë“Nato dhe Ballkani Perëndimor”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 16:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës raportin nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-së, ora 16:00)  

- Kryetarët e gjashtë komunave të rajonit të Prizrenit, mbështetur nga Misioni i OSBE-së, do të nënshkruajnë sot një deklaratë të përbashkët për të promovuar bashkëpunim ndërkomunal dhe dialogun mes komuniteteve. (Hotel Theranda në Prizren, ora 19:00)

- Komuna e Prishtinës fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor të qytetit të Prishtinës. (Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë, Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton, ora 19:30) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)