18 Qershor 2021

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Shkurt 2021

- Mbahet seanca e parë në rastin e rigjykimit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton kopshtin e fëmijëve “ Bardha Akademi”. (Prishtinë, Mati 1, rruga “Ndue Përlleshi”, ora 9:30)

- Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kandidatët Fatmire Kollçaku, Nazlie Bala, Halil Thaçi, Nasuf Bejta, Faton Peci mbajnë fushatë zgjedhore në Kastriot. (Kastriot, ora 11:30)

- Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kandidatët për deputet Besim Muzafi, Jehona Ferizi, Gazmend Gjyshinca, Nasuf Bejta, Fjolla Ujkani mbajnë fushatë zgjedhore në Vushtrri. (Bulevardi “Adem Jashari”,  ora 12:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon webinarin me temë “Raportimi i mediave për fëmijët” i cili ka për qëllim diskutimin mbi raportimin etik në media në rastet kur përfshihen fëmijët. (Platforma virtuale Zoom, ora 14:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend (selia e KQZ-së, ora 14:00) 

- Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj do të mbajë takim me qytetarët e Kamenicë. (Restaurant Konaku në fshatin Koretin, 15:00)

- Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj do të mbajë takim me qytetarët e Gjilanit. (Hotel Astoria, ora 17:00)

- Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj do të mbajë takim me qytetarët e Vitisë. (Restaurant Lindi i Ri, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 4 Shkurt 2021

- Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës organizon aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit me temë “Sëmundjet  malinje, sfidat e menaxhimit të  tyre në  vendin tonë  dhe në  botë, me fokus gjatë pandemisë”. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Klinës. (Restaurant “Arbëri”, ora 12:30)

- Iniciativa Qytetare “Iniciativa Rome“, do të mbaj një konferencë për media. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 13:30)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Istogut. (Kompleksi “Ibrahim Rugova”, ora 13:45)

- Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputet vizitojnë fabriken e Ëmbëlsirave “Ëmbëlsia” në Ferizaj si dhe me pas zhvillojnë një ecje përgjatë Sheshit të qytetit. (Ferizaj, ora 15:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Pejës. (Hotel Dukagjini, ora 15:15)

- Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Gjakovës. (Hotel Pashtrik, ora 16:00)  

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Restorant “Vapiano”, Mitrovicë, ora 16:00)

- Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputet vizitojnë disa binese në Greme të Ferizajt si Mobileria Doçi, Rinia dhe Promoplas. (Greme, ora 16:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Deçanit. (Restaurant “Swiss”, ora 16:30)

- Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Deçanit. (Shkolla Fillore, fshati Isniq, ora 17:00)

- Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputet vizitojnë bizneset “Elita” dhe “ANB Baliu” në Ferizaj. (Ferizaj, ora 17:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Junikut. (Restaurant “Gjeravica”, ora 17:45)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Mjedisor Për Prosperitet të Përbashkët nën temën "E drejta në Ushqim" i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në Kosovë për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik. (Kino Armata, ora 18:00)

 - Lidhja Demokratike prezantn kandidatët për deputetë për rajonin e Pejës. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 18:00)

 - Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 3 Shkurt 2021

- Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Prishtinë. (Tek Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 10:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Prizren. (Sheshi e shadërvan në Prizren, ora 10:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme në Ferizaj. (Sheshi i qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Gjakovë. (Çarshia e vjetër në Gjakovë, ora 10:00)

  - Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Gjilan. (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike organizon konferencën për media me rastin e dorëzimit të Ankesës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për Hedhje Poshtë të Padisë së Organizatave GLPS dhe Pishtarët kundër Lëshimit të Lejeve Mjedisore dhe Licencave për Hidrocentralet Deçani dhe Belaja në Grykën e Deçanit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti viziton kompaninë Gjirafa. (Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Podujevë. (Sheshi i qytetit në Podujevë, ora 12:00)

- Partia Fjala bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. (Para ”Teatrit Kombëtar”, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit. (Sheshi "Shkëlzen Haradinaj" në Pejë, ora 12:30)

- Partia Fjala bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Para ”Teatrit Kombëtar”, ora 13:00)

-  NISMA Socialdemokrate do të bëj hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Venus Hotel - Magjistralja Prishtinë-Lipjan afër QMI-së, ora 13:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit mban konferencë për medie. Merr pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti. (Objekti i Byros, Fushë-Kosovë, ora 13:45)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Amfiteatri i Lidhjes së Prizrenit, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (selia e KQZ-së, ora 15:30) 

- Lidhja Demokratike e Kosovës bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Restorant “Diamond”, Podujevë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 2 Shkurt 2021

 - Ministria Ekonomisë dhe Ambientit dhe JICA japoneze nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave. (Objekti i Ministrisë, ora 8:00)

- Mbahet programi orientues mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit te Shtetit; Këshillit Gjyqësor te Kosovës; Komisionit te Pavarur i Mediave; OJQ-ve dhe akterët tjerë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 9:00)

- Partia Socialdemokrate mban një aktivitet ku kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj prononcohet për media. (Afër Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të pret në një takim zyrtar Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Përfaqësuesit e LV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e KQZ, salla e Ombudspersonit, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Biznesit- Drenas, ora 14:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon punëtorinë virtuale "Gazetarët dhe Integriteti i Informacionit: Si t'i luftojmë dezinformatat gjatë procesit zgjedhor?". (https://us02web.zoom.us/j/88949362145?pwd=UjMyUDlFWC9STGhuMFA2cUFqOUl3UT09, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 1 Shkurt 2021

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt. (Ndërtesa e Rilindjes, kati 1, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për lansimin e raportit mbi përceptimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. (ZOOM  Meeting ID: 939 7938 2645, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Biznesit- Drenas, ora 13:00)

- Lansohet raporti i ri nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Fronti i ardhshëm: Zhvillimi Njerëzor dhe Antropoceni”. (https://undp.zoom.us/webinar/register/WN_mqd46LN-T7WSm-hoTknEvg, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 14:30)  

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me UNICEF-in do të lansojnë platformën digjitale të të mësuarit shkollat.org. Kjo Platformë implementohet nga MASh, ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF në Kosovë në partneritet me Microsoft dhe Universiteti i Kembrixhit. (Përmes platformës ZOOM dhe https://www.facebook.com/mashti.ks, ora 15:00)

-  Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës z. Jusuf Azemi, mban konferencë  për shtyp, pas  takimit  që mbajti me ministren e financave znj. Hykmete Bajrami. (zyret e Sindikatës, ora 15:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bashkë me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 15:15)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Fermën dhe Qumështoren “Eurolona”. (Objekti i Fermës dhe Qumështores “Eurolona”, Miradi e Epërme, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 31 janar 2021

- Me moton “Ditët Historike të shënuara me gjak, nderohen duke dhuruar gjak”, Kulla e Zahir Pajazitit i hap dyert për te pritur qytetar te cilët do te kenë mundësi te dhurojnë gjak për të nderuar heronjtë. (Kulla e Zahir Pajazitit, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, me rastin e përvjetorit të rënies së heroit Zahir Pajaziti,  vendos kurora lulesh te shtatorja e tij. (Shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe të busti i heroit Zahir Pajaziti në Podujevë. (Podujevë, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit “Flaka 2021” mbahet zhvillohen Ora e madhe letrare “Pena e Flakës”. (Teatrin e Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Në kuadër të edicionit “Flaka 2021” shpallen edhe rezultatet e konkursit letrar si dhe Festivali i këngës popullore “Fest Flaka” (Teatrin e Qytetit në Gjilan, ora 17:30)

Ngjarjet e datës janar 2021

- Zyra e  Bashkësisë Evropiane në Kosovë dhe Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë projektin e financuar nga BE “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”. (https://undp.zoom.us/j/87050977419, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish- kryetarit të Komunës së Istogut, njëherit nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Istog, Fadil Ferati, në përvjetorin e vdekjes. (Istog, ora 11:00)

 - Mbahet takimi i Forumit Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Zyret e Degës së LDK-së, ora 14:00)

 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Objekti i KQZ-se, ora 17:00)

Ngjarjet e datës janar 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve B.R dhe F.H për dhunim. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Bashkimi Europian dhuron çanta emergjente për migrantët dhe IT pajisje në Departamentin Kufitar të Policisë së Kosovës për të adresuar më tej sfidat e pandemisë. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, me rastin e nënshkrimit të ‘Memorandum Mirëkuptimit’, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, më rend dite Shqyrtimin dhe miratimi i udhëzuesit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 14 shkurt 2021, etj. (Objekti i KQZ-se, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari dhe kryetari i Lcvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, do të vënë gurthemelin e Memorialit të Martirëve të Krushës së Vogël. (Fshati Krushë e Vogël në vendin ku ka ndodhur masakra, ora 12:00)

- Vihet Gurthemeli  i Memorialit të Martirëve të Krushës së Vogël, marrin pjesë: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka (Krushë e Vogël, 12:00)

- Edicioni i dytë i Uplift Albania do të njohë fituesit e saj në Uplift Demo Day. (https://zoom.us/webinar/register/WN_0fiaV9lATe6-x_trXLrO9g, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me ministren në detyrë të Financave Hykmete Bajrami dhe ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 28 janar 2021

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton stadiumin e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në Gjakovë. (Stadiumi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, ora 15:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 27 janar 2021

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 26 janar 2021

- Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 25 janar 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Agim Hamdija organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, do të lansojë Programin e Bashkimit Evropian për sektorin e Drejtësisë në Kosovë. (https://www.youtube.com/user/EuropeanUnionKosovo/videos, ora 10:30)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, bashkë me Nënkryetarin e degës Kujtim Gashin, mbajnë konferencë për shtyp. (Zyret e PDK-së dega në Prizren, ora 12:00)

- Në kuadër të edicionit “Flaka 2021” mbahet tryeza letrare: Opusi letrar i Beqir Musliut. (Bibliotekën e qytetit në Gjilanit, ora 13:00)

 

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit ‘’2 Korriku’’. (Stadiumi i futbollit ‘’2 Korriku’’, Arbëri - Prishtinë, ora 13:15)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit ‘’Ramiz Sadiku’’. (Stadiumi i futbollit ‘’Ramiz Sadiku’’ – Lagjja e Spitalit - Prishtinë, ora 13:45)

Ngjarjet e datës 23 janar 2021

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 22 janar 2021

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në vazhdim të përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 janar 2021

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 20 janar 2021

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 19 janar 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 18 janar 2021

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

-  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka viziton qendrën e thirrjeve të shërbimit votues pë të parë nga afër procesin e kontaktimit përmes telefonit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. (Ndërtesa e Rilindjes, hyrja kryesore, ora 15:00) 


 

Ngjarjet e datës 17 janar 2021

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)
 

Ngjarjet e datës 16 janar 2021

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Financimi i partive politike në Kosovë: Cilat janë problemet kryesore që po dëmtojnë transparencën dhe integritetin e financimit gjatë proceseve zgjedhore?”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 15 janar 2021

 - Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, që do të mbahet në Hotel Sirius. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Nexhybe Asllani per keqtrajtim apo braktisjen e fëmijëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Reçak, me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Reçakut. (Kompleksi Memorial në Reçak, ora  10:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomsh Sunjog do të nënshkruajë tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit. (https://www.youtube.com/user/EuropeanUnionKosovo/videos, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mban konferencë për media lidhur me programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selim do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media lidhur më zhvillimet aktuale ekonomike të vendit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i kërkesës për angazhimin e stafit shtesë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 14 janar 2021

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, viziton Komunën e Malishevës. (Komuna e Malishevës, ora 09:30) 

- Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të bëjnë pranim dorëzimin e një donacioni nga Ambasada Gjermane. (Hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve. (FB live i Kryeministrit Hoti, ora 10:00)  

 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore të AAK-së, ora 13:00)

 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferecne per media. (zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

- Me rastin e vdekjes së themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku, UKZ organizon Mbledhje Komemorative për të nderuar personalitetin dhe veprën e tij të shquar që la gjurmë të pashlyeshme në vend. (Universiteti i Gjilanit, ora 13:00)

- Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojnë donacion: pajisje dhe produkte mjekësore, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Salla e konferencave në Administratën Qendrore të SHSKUK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në takim me strukturat e degës së Gjakovës. (Hotel Pashtriku – Gjakovë, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati do të vizitojnë fshatin Koretin për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit. (Koretin, Kamenicë, ora 14:30)
 

Ngjarjet e datës 13 janar 2021

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti viziton Komunën e Vushtrrisë. (Te ura e lumit Sitnica afër Fabrikës së Llamarinës - Vushtrri, ora 13:30) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 15:00) 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 12 janar 2021

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës bën prezentimin e fillimit të projektit të meanxhimit të parkingjeve publike në kryeqytet dhe mënyrat e pagesave. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 13:00)   

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Pranë objektit të Newborn-it, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 15:00)


- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë, Cihan Dinçer ndërkaq pas takimi se bashku do t’i inspektojnë punimet që po realizohen për ndërtimin e çerdhes në lagjen Dardania. (Prizren, ora 15:30)

- Mbahet premiera e shfaqjes "Kreolët e Ballkanit" me autor dhe regjisor Enver Petrovci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 11 janar 2021

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 192-të pa praninë e mediave. (Nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Mbaht seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dardan Shabani për vrasje të rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

 - Kryeministri Hoti mban konferencë për media bashkë me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, viziton një patrullë policie bashkë me Sekretarin e  përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, zëvendësdrejtorin e  përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldëin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog. (Në hyrje të auto-udhës R6 (afër Shell-it në dalje të Veternikut, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, Sekretarin e përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldwin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, viziton punimet në hekurudhën 10. (Miradi, Fushë-Kosovë, stacioni i hekurudhës, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, pas situatës së krijuar nga vërshimet e fundit. (Dobroshec, Komuna e Drenasit, ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e gurthemelit në përkujtim të martirëve të rënë në masakren e vitit 1921 në Prapashticë. (Dheu i Kuq në Prapashticë, ora 13:00)

 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 9 janar 2021

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrat Hykmete Bajrami e Besian Mustafa, takojnë përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit. (Hotel Premium, Prizren, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 8 janar 2021

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do të vizitojë një biznes. (Nisja nga MTI, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurt Kastriot Islami për vrasjë në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Gjykata e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:30)

 

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e rashes lidhur me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. (Objekti  u KQZ, ora 14:00) 

 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Malishevës ku edhe do të promovojë kodin 04 për targat e kësaj komune. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 6 janar 2021

- Kuvendi i Komunës së Podujevë mban mbledhjen e jashtëzakonshme, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe Drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani, mbajnë konferencë për media për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari, ora 11:45)

- Kryetari dhe Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 janar 2021

- Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)