28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të  mbajë konferencë për media për Kodin Civil. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 14:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik, që janë Këshill Organizues i Protestave mbajnë sot konferencë për medie. (Selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, ora 14:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30) 

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)
 
 

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Inaugurohen zyrat të reja të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilen do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Tek ish-zyrat e Komunës së Prishtinës që gjenden mes objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor tek Hotel Grandi, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream në facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe vendosin gur-themelin e stadiumit ndihmës. (Gjilan, ora 11:00)
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik: “E drejta për ujë, peng i prokurimit: Analizë e tenderit maratonik për ujësjellës në Komunën e Dragashit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. (Holli i Kuvendit të Kosovës​, ora 12:00)

- SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- IKD dhe INPO mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me për të diskutuar mbarëvatjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë. (Kabineti i Ministres së MKRS-së, ora 15:15)                    
 

Ngjarjet e datës 1 Korrik 2020

- Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas e pret në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të inspektojnë në terren investimet e KEDS-it në kryeqytet. (Ndërtesa e KEDS-it, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mblidhen sot ambasadorët Apostolova, Barisiç dhe Heldt për të shënuar kalimin e Presidencës së BE-së nga Kroacia tek Gjermania. (Faqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e Sindikatave në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri mban konferencë për media ku do të prezantojë Projektligjin për Qeverin. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P32, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2020

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. (Selia e LDK-së, ora 9:00)

- Në kuadër të projektit "Iniciativa e Burrave të Rinj" organizata YMCA dhe SIT, do të prezantojë rezultatet e hulumtimit të bërë në Ballkanin Perëndimor mbi përfshirjen e lëndës për aftësi për jetë në shkolla të mesme. (Sheshi “Skënderbeu’’, ora 9:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit të ri “Mobiliteti i fuqisë punëtore: Një qasje nga poshtë-lart”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

 - Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e rregullt (Salla e Kuvendi Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon debatin publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, ora 11:00)

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. (Selia e AKR-së, ora 12:00)

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takon kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. (Komuna e Prishtinës, ora 13:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me Asociacionin e Komunave të Kosovës ka organizuar takim me Drejtoritë e Inspeksioneve Komunale lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Salla P-38, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2020

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020. (Kazerma "Adem Jashari“, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)  

 - Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, marrin pjesë në Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me korona virus. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:00 - Pamje)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i kryetares, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit bën promovimin e projektit “Autokamp”, të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Te pjesa e quajtuar Kamping, në afërsi të restaurant "Natyra" në Prizren, ora 18:00 - nisja e organizuar bëhet  nga Shtëpia e Bardhë, ora 17:40)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pret sot në takim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. (Selia e qendrore e PDK, ora 18:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  pret në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Presidentit, ora 18:50 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban adresimin publik pas aktakuzes se ngritur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. (Presidenca, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 Qershor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Zhvillohet ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Ligën e Femrave ndërmjet KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli. (Stadiumi "Riza Lushta" në Mitrovicë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2020

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do t’i shoqërojë inspektorët e Agjencisë e Metrologjisë së Kosovës në verifikim e peshorëve në pikat grumbullues të grurit në funksion të përgatitjeve të sezonit të korrje-shirjeve. (Agjencisë e Metrologjisë së Kosovës, ora 9:30)

 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit,  ora C301, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konusltim publik me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lidhur me gjendjen dhe ndikimin që pati virusi Covid-19 në komunën e Rahovecit. (Shtëpinë e Kulturës "Mensur Zyberaj" në Rahovec, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Loakal si dhe diskuton lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do ta vizitoj Komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit Rugova, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova përurojn pajisjet në shërbimin e Gjinekologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog. (Istog,  ora 12:00)

- Univeristeti i Biznesit dhe Teknologjise organizon festivalin Akademik Virtual. (Qendra e UBT-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton përfundimin e Kryesisë së Kuvendit nr.07-V-049 datë 17.6.2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me përfaqësues të ZQM-së dhe ZKM-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Sindikatës se Pvarur te Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi do të takohet me ministrin e punës Skender Reqica me te cilin do të bisedoj për pagen minimale, kontraten kolektive dhe zbatueshmëria e ligjit të punës dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat. (Prishtinë, ora 13:30)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me përfaqësues të Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2020

- Shtyhet - Vazhdim i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 10:00)
   
- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Komunën e Prishtinës, ku do të pritet nga kryetari Shpend Ahmeti. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Ministri i MASH-it, Ramë Likaj, raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
  
- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Medie shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Korrupsioni në prokurimin publik”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
   
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica me të cilin do të diskutoj lidhur me mirëqenien sociale e qytetarëve në kohën e pandemisë me Covid 19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban debat publik për kornizën afatmesme buxhetore, për vitin fiskal 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit i shtatores së heroit të kombit, Abdullah Tahiri. (Afër Kazermës së FSK-së në Gjilan, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës bën hapjen e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit-2020”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2020

- Inspektori i Përgjithsëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 9:30) 

- Mbahet Seanca e 7-të Plenare e Asamblesë Parlamentare të SEECP të cilën e kryeson Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. (Kanali zyrtar i Kuvendit në Youtube, ora 9:30)  

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Palestrën Sportive në Zahaq të Pejës. (Fshati Zahaq, ora 10:00)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Autoritetit të Aviacionit Civil, të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, të Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit si dhe shqyrton Propozimet e Panelit Seleksionues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione formon panelin përzgjedhës dhe zgjedh kryesuesit e panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, listën e ngushtë dhe intervistim të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Pejës ku do te takohet me e kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri. (Komuna e Pejës, ora 10:30)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Qendra Operative Emergjente të Qendra e Studentëve në Gjilan, ora 11:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri vizitojnë Stadiumin “Shahin Haxhiislami”. (Pejë, ora 11:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri vizitojnë Palestrën Sportive në Loxhë. (Loxhë, ora 11:30)

- Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizojn vënien e gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos. (Pejë, ora 14:00)

- Policia e Kosovës mbanë konferencë për media, ku do të jepen informacione lidhur me  platformën elektronike dhe do të bëhet lancimi i Aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.  (Stacioni policor “Qendra” në Prishtinë,  ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 23 Qershor 2020

 - Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
  
- Nën organizimin e sindikatës së Pavarur të sektorit Privat të Kosovës, kompanitë e Radio-Taksive do të protestojnë me rreth 50 vetura në shenjë pakënaqësie për mos zbatimin e rregullores së Auto-Taksive dhe Radio-Taksive. (Para Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvend lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, para takimit në Washington. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
  
- Ministria e Punëve të Brendshme shënon Ditën Ndërkombëtare për Shërbyesit Civilë. (Objekti i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, përballë Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)
  
- Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti analitik “Lufta për statistikat e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti takon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. (Rektorati i UP-së, ora 14:00)
  
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës përmes aplikacionit ZOOM. (Objekti i KGjK-së, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2020

- Federata e auto shkollave te Kosoves organizon protesten e auto-shkollave. (Protesta fillon te Fakulteti Teknik, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, viziton Obiliqin dhe merr pjesë në debatin me qytetarë të kësaj komune. (Palestra Sportive “Adem Jashari” në Obiliq, ora 11:00)

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport takohet me përfaqësues të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovë, dega në Mitrovicë mban konferencë për media lidhur me shkeljet e publikuara nga Zyra Kosovare e Auditimit për Komunën e Mitrovicës. (Selia e degës së PDK-së në Mitrovicë, ora 12:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, viziton Korporaten Energjetike të Kosovës. (Obiliq, ora 12:15)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00 - për shkak të situatës pandemike, takimi ështe i mbyllur për mediat) 

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban takimin e parë me Grupin e Ekspertëve për Vettingun ku pas takimit do të deklarohet për media. (Holli i ish- ndërtesës së Rilindjes, ora 13:30)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban sot, e hënë, konferencë për media. (Selia qendrore e PDK, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 20 Qershor 2020

- Komuna e Prizrenit bën promovimin e projektit “Vendi për Piknik” në fshatin Jabllanicë, projekt i realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në të cilën do të behët prezantimi i prioriteteve. (Transmetimi online, ora 10:00)

- Zëvenndëskryeministri i parë, Besnik Tahiri viziton Komunën e Hanit te Elezit ku do të takojë kryetarin e Komunës, Rufki Suma. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 10:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Pejës. (Objekti i Komunës së Pejës, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një performance shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. (Stacioni i Trenave në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton bujtinat turistike në fshatin Drelaj, të Komunës së Pejës. (Fshati Drelaj, Komuna e Pejës, ora 11:40)

 

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2020

- Kuvendi i Republikës së Kosovës hap punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me temën “Të jesh në hap me Evropën”. (Konferenca do të zhvillojë punimet online, ora 9:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Coronavirus. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton kërkesat buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2021, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2021/01. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N203, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Metrologjisë. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon ekspozitën e parë të plagjiaturave në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi pret në takim Blendi Klosin, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e MTI-së, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës bën prezantimin e instilacionit “Bëhu Zëri im”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Kohë Lufte, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefja e Zyrës së UN Women, Ulrike Richardson organizojnë ecje nga shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova e deri te monumenti “Heroinat”. (Shtatorja e presidentit Rugova, ora 12:30)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë lidhur me padrejtësitë në procesin e granteve për bujqit. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 14:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon nënshkrimit të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit të Pagesave Direkte. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 15:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit të pagesave direkte. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p38, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2020

- Komuna e Klinës nis shënimin e njëzetë e një vjetorin e çlirimit me ngritjen e flamurit, intonimi i Himnit dhe homazhe në sheshin “Mujë Krasniqi” . (Para Kuvendit Komunal, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)

 - Kryeministri Avdullah Hoti, pret në takim liderët e partive politike me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të , në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mbanë takim me Kryesinë Qendrore të PDK-së. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan Bajram Kosumi, në një solemnitet, pranon Mandatin e Kryesuesit te Konferencës së Rektorëve te Universiteteve Publike ku të pranishëm të gjithë Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës. (Universiteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Komuna e Klinës bën përurimin e memorialit të personave të pagjetur të Komunës së Klinës në Kralan ku  i pranishëm do të jetë edhe kryeministri, Avdullah Hoti. (Fshati Kralan, ora 11:00)
 
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratat për Bursa Olimpike Tokio 2020 me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani. (Shtëpina e Sportit në Prishtinë, ora 11:30)

- Mbahet senaca gjygjësore për rastin “Insajderi” e cila do të jetë e hapur për medie. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Pallati i Drejtësisë, ora 11:30)

- Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak do të mbajë sot një konferencë për shtyp sot. (Oborri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ora 12:30)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p38, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 17 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për nismë legjislative të deputetit Gazmend Syla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin “Cila është platforma e qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?” me kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias. (Hotel Emerald, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka o të jetë i pranishëm në promovimin e projektit të Filigranit - Rikthimi i zejeve të vjetra, projekt i realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Tek objekti i Filigranit në Prizren, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës mbahet takimi i 182-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të mbahet pa praninë e mediave, ora 10:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton iniciativen e komisionit për t’iu adresuar komisioneve parlamentare për punë të jashtme të vendeve të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi verifikon pikat e peshoreve. (Nisja nga MTI, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, lidhur me gjendjen në ndërmarrjen “Trepca” dhe ndërmarrjet publike raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   C 203, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)
 
- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi përuron Laboratorin e parapaketimit. (AMK/MTI, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon vizitë dhe nderime në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Shtëpia Muze e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ora 19:00)

  

Ngjarjet e datës 16 Qershor 2020

- Me rastinë e 21 vjetorit te Çlirimit te Deçanit, mbahet seancë solemne e Kuvendit Komuna. (Salla e Kuvendit Komunal te Deçanit, ora 9:00)

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me organizimin e mësimit në distancë gjatë periudhës së pandemisë COVID 19. Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Draft Planit të Punës së Komisionit, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Presidenti, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit nis homazhet pranë lapidarëve në qytetin e Deçanit. (Deçan, ora 9:30 - fshatit Strellc i Ulët, ora 10:00 dhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 10:30)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Shoqata e Radio - Taksive  do të marrshoj nga Fontana në Ulpianë përball konvikteve të studentëve, drejt fakulteteve, pastaj nga radio Prishtina tek H. Grandi ne drejtim te Komunës së vjetër në Prishtinë, ku aty do të ndalen për disa minuta dhe do të vendosën në Rrugën Agim Ramadani. (Fontana në Ulpianë, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe privatësi për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit zbulon Bustin e Heroit Maxhun Çekaj në fshatin Irzniq. (Oborri i shkollës në Irzniq, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit shfaq dokumentar për dëshmorin Arsim Pergjegjaj. (Salla e Asambles Komunale, ora 12:00)

- Platforma CiviKos rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë në bashkëpunim me organizatat Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile dhe YMCA fillojnë kampanjën online #VendoseMasken me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së disa maskave në qytetin e Prishtinës. (ARTPOLIS - Para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit Vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, diskuton lidhur me procedurat e mëtejme për zgjedhjen e anëtarëve të KGJK-së dhe KPK-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Anulohet - Bizneset e ndikuara nga mos lejimi i organizimit të ahengjeve mbajn tubim paqësorë në Prizren. (Përballë urës së Arastës në Prizren, ora ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Përurohet asfalltimi i segementit të parë të rrugës Deçan - Plavë. (Rruga Deçan - Plavë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan – Plavë. (Rruga Deçan – Plavë, 10 kilometra mbi qendër të qytetit te restorant Përroi Shqiptar - te hidrocentralet, ora 14:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK, ora 16:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin e Grupit të punës për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 17:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. (Zyra e Presidentit, ora 17:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takohet me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. (Kabineti i kryeparlamentares Osmani, ora 17:45 - mund të marrin pamje nga fillimi i takimit)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës sjell ekspozitën personale e piktores Engji Jaha, e titulluar “Selfie Mundi”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 18:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 15 Qershor 2020

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit do të vizitojë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. (Shtëpia e të Moshuarve, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. (Zyra e Presidentit, ora 9:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Shoqata e radio taksive do të protestoi për tri dit rresht para komunës se Prishtinës për mos krijimin e kushteve për punë. (Rreth 50 vetura te auto taksive do te parkohen për rreth objektit te komunës pa e penguar komunikacionin, ora 11:00)

- Pronarë të restoranteve, dhe këngëtarë, protestojnë për moslejimin e organizimit të dasmave. (Para Qeveris së Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Bekim Fehmiu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave”, ku protagonist kryesor është Bekim Fehmiu. (Përballë Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 14 Qershor 2020

- Me rastin e shënimit të Festës së “14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit organizohet  Pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës si dhe me pas organizohen homazhe në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve. (Komuna Rahovec, ora 8:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit. (Kuvendi Komunal, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit ben zbulimin e Lapidarit në fshatin Guri i Kuq. (Guri Kuq, ora 12:30)

- Mbahet cermeonia e vendosjes se pllakave në shtëpitë bazë të UÇK –së në qytetin e Rahovecit dhe në fshatin Fortesë. (Rahovec - Fortesë, ora 14:00)

- Në shënimin e  Ditës së Çlirimit të Rahovecit, Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin art në natyrë. (Parku i qytetit, Rahovec, ora 16:00)    

Ngjarjet e datës 12 Qershor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO’s. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 9:15)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:20)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dr.Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it. (Sheshin “Nëna Terezë”, ora 9:30)

 - Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës. (Burgu i cili ndodhet në Rr. Luan Haradinaj, përkrah Stacionit të Policisë Qendra në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtorëve komunalë do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në hapjen për vizitorë të ish- Burgut të Prishtinës, cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze. (Burgu i Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për 12 Qershorin - Ditën e Paqes dhe pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 12 Qershorit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit bën vënien e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit në lagjen Bazhdarhane. (Parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të vizitojë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Gojbulë-Smrekonicë. (Në fund të segmentit në Smrekonicë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do t’i vizitojë hipermarketin Meridian. (Arbëri, afër restorant Senses, ora 13:00 - Neptun në Fushë Kosovë, ora 14:00 - M-Technologie (në Veternik, ora 15:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30 - vetëm pamje)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tubim në ditën e çlirimit të Kosovës edhe ditëlindjes se Lëvizjes, gjithnjë duke respektuar rekomandimet e IKShP-së, duke ruajtur distancën fizike. (Sheshi "Skënderbeu", ora 17:00)

- Kryetarja dr. Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma vizitojnë Trenin e Eksodit në Bllacë​. (Bllacë, ora 17:30)
 

Ngjarjet e datës 11 Qershor 2020

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 8:45)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi dhe Kryeinspektori i MTI-se Lulzim Syla  do t’i vizitojnë bizneset me arsye inspektimi. (Objekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 8:45)

- Me rastin e Ditën e Clirimit të Prishtinës, Komuna zhvillon një vizitë në varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)
 
- Komuna e Prishtinës i ndan celesin e qytetit për këngëtarin Sabri Fejzullahi. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media për lansimin e faqes së internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Prizrenit, thërret mbledhjen e I të rregullt për vitin 2020. (Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Në Ditën e clirimit të kryeqyteti bëhët përformanca dhe parakalimi i Orkestres Frymore të FSK-së. (Sheshi Nënë Tereza, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës bën prezantimin e brendit të platformes informuese turistike të kryeqytetit. (Kino Armata, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të takohet me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Ministri e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, kati IX, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës organizon përformancë muzikore live në Facebook dhe Instagram, ora 17:00

- Asociacioni i artisteve vizual të Kosovës në bashkëpunim me Galerinë  Kombëtare të Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së Bienales ndërkombëtare të vizatimit. (Galerinë Kombëtare te Kosovës, ora 20:00)

 
 

Ngjarjet e datës 10 Qershor 2020

- Drejtori Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë gjatë periudhës së pandemisë dhe situata aktuale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vendosë lule tek ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenti organizon homazhe tek shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Prizren, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është Rishikimi i Buxhetit për vitin 2020. (Gjimnazi Natyror në Gjilan, ora 10:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, viziton ndërtesën e muzeut të ish-burgut komunist. (Prizren, ora 10:30)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2019, Raportin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2019 si dhe cakton grupin punues për hartimin e buxhetit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban mbledhjen me Kryesinë Qendrore të PDK-së. (Selia e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 201. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Anulohet - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. (Objekti i Institutit, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prizren, ora 11:15)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti prezanton në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Me rastin e shënimit të 10 qershorit, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të hapet ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” ku do të marrë pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 18:00)

- Glauk Konjufca dhe historianja Mrika Limani Myrtaj do të mbajnë një bashkëbisedim për rëndësinë historike dhe politike të Lidhjes së Prizrenit. (Te Platoja e Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 9 Qershor 2020

 - Me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit, në nderim të figurës së tij, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vendos kurorë me lule tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Varri i i futbollistit Fadil Vokrriora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit mban konferencën për shtyp ku do të bëhet prezantimi i hulumtimit 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - Vëllimi III'. (Hotel Sirius , ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019 si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203 11:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë nënshkruan marëveshjen e koalicionit me AKR dhe PD. (Selia e LDK-së Dega në Mitrovicë, ora 12:00)

- Publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Stadiumi i kryeqytetit “Fadil Vokrri” ora 13:00)

- Me rastin e  Ditës Botërore të Akreditimit do të vizitohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 13:00)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mban konferencë për shtyp. (Terminali i Ri Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Rrjeti i Grave të Kosovës prezanton online para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Bruksel raportin e ri hulumtues “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”. (https://us02web.zoom.us/j/87217817912, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal te Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për rishikimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve për të diskutuar rreth Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30​)
 

Ngjarjet e datës 8 Qershor 2020

- Mistri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, kryeinspektorja shëndetësore, Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim Tërshnajkuvizitojnë pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë, për të parë implementimin e masave të reja të Qeverisë së Kosovës për Covid-19. (Pika kufitare në Vërmicë, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia formale të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (QMGF, ora 12:00)

- Sindikata e Infermiereve, mamive dhe profesionisteve të tjerë shëndetësorë mban konferencë për medie rreth pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe festave. (Para drejtorisë së ShSKUK-së, ora 12:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencë për shtyp. ( ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i parë, ora 15:00)  

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020

- Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)