20 Shtator 2021

Tesla shënon rekord, regjistron fitim prej 1,1 miliard dollarë

Washington, 27 korrik - Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla realizoi fitime rekorde në tremujorin e dytë të këtij viti me 1,1 miliard dollarë.

Kompania, e themeluar nga Elon Musk në vitin 2003, publikoi ​​të dhënat e fitimit për këtë vit.

Fitimi neto i kompanisë u rrit 998 për qind në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur deri në 1,1 miliardë dollarë.

Fitimi neto i kompanisë Tesla ishte 104 milionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Këtë vit, kompania vendosi një rekord me të cilin për herë të parë fitimi tremujor tejkaloi një miliard dollarë.

Përveç kësaj, të ardhurat e kompanisë në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën 98 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur në 11,9 miliardë dollarë. Kompania kishte të ardhura prej gjashtë miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Fitimet për aksion të prodhuesve të makinave elektrike, të cilat ishin 0,44 dollarë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ishin 1,45 dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti.

Tesla shpërndau më shumë se 200.000 automjete në gjithë botën midis prillit dhe qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)