20 Prill 2024

Stellantis ndalon prodhimin në një fabrikë furgonësh në Rusi

Moskë, 19 prill - Prodhuesi francezo-italian i automjeteve "Stellantis" konfirmoi se po ndalon prodhimin në një fabrikë furgonësh në Kaluga të Rusisë, duke ia atribuuar vendimin "sanksioneve të kryqëzuara" dhe "vështirësive logjistike".

"Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë ditore të sanksioneve të kryqëzuara dhe vështirësive logjistike, Stellantis ka pezulluar operacionet e saj prodhuese në Kaluga për të siguruar përputhjen e plotë me të gjitha sanksionet e kryqëzuara dhe për të mbrojtur punonjësit e saj", thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e filloi më 24 shkurt, disa kompani të huaja kanë pezulluar aktivitetet e prodhimit në Rusi, duke përfshirë prodhuesit e makinave Renault, Mitsubishi dhe Toyota.

"Stellantis" po operonte në Kaluga, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Moskës, në partneritet me Mitsubishi. Muajin e kaluar, "Stellantis" kishte pezulluar eksportet dhe importet drejt dhe nga Rusia, por e mbajti fabrikën e saj ruse në funksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)