20 Prill 2024

Renault pezullon aktivitetet e tij në Rusi

Paris, 26 mars - Prodhuesi francez i makinave “Renault” vendosi të pezullojë aktivitetet në fabrikën e tij prodhuese në Moskë mes presionit në rritje të opinionit publik për t'u tërhequr nga Federata Ruse.

“Për sa i përket 69% të aksioneve në «AvtoVAZ», Grupi «Renault» po vlerëson të gjitha opsionet e disponueshme duke marrë parasysh mjedisin aktual, ndërsa vepron me përgjegjësi ndaj 45 mijë punonjësve të tij në Rusi”, njoftoi kompania franceze, e cila ka qenë në shënjestër të kritikave të ashpra për vazhdimin e aktiviteteve të saj në Rusi pas luftës që kjo e fundit nisi në Ukrainë më 24 shkurt (2022).

“AvtoVAZ” është prodhuesi më i madh rus i automjeteve dhe spikat veçanërisht me markën “Lada”.

Masa erdhi pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje kompanive franceze “Renault”, “Auchan” dhe “Leroy Merlin” që të tërhiqen nga Rusia, duke i akuzuar ato për sponsorizim të “makinerisë luftarake ruse” për “vrasjen e grave dhe fëmijëve”, gjatë një videofjalimi në Asamblenë Kombëtare të Francës.

“Renault” kohët e fundit kishte rifilluar prodhimin pas një pauze në fabrikë, në fund të shkurtit, duke përmendur pengesat logjistike në mes të luftës.

Grupi “Renault”, i cili siguronte nga Rusia 8% të të ardhurave totale nga prodhimi i automobilave, revizionoi marzhin e fitimit operativ nga 4% në 3% si pasojë e ndërprerjes së aktiviteteve të saj në këtë vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)