20 Maj 2022

Punimet teknike në rrjetin e ujësjellësit, do të len pa ujë disa lagje të Prishtinës

Prishtinë, 24 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) ka bërë të ditur se sot do të realizojë punime të planifikuara teknike në rehabilitimi i gypit të çelikut,  i cili për shkak të korozionit ka pasë rrjedhje dhe defekte të shumta.

Më këtë rast do të ndrrohet segmenti i gypit transportues DN 600 mm që furnizon me ujë rezervuarin e Kodrës së Trimave në rrugën “Vëllezërit Fazliu".

"Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne,  përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit,  të ditës së diel", thekson KRUP.

Si shkak i këtyre punimeve,  pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00-17:00 do të mbesin këto zona: Lagjja Kodra e Trimave në tërësi, lagjja Medrese, lagjja  Çamëria, lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makovc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria mbi komunën e Prishtinës.

Intervenimet e tilla të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit sipas KRUP po realizohen për një funksionim më të mirë të infrastrukturës së ujit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)