26 Nëntor 2022

Prugovci, Lebana dhe Besia sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

Prishtinë, 10 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP) ka njoftuar se gjatë ditës së sotm duke filluar nga ora 10:00 deri 15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm sipas KRUP janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë.

"Ua kujtojmë se,  çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit", ka deklaruar KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2022 - Për nder të ditës së flamurit Federata e Pingpongut do të organizoj dy aktivitete duke filluar të me turneun e veteraneve. (ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- UN Women dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nisin fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e cila do të lansohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tubimin me vajza e Gra të Komunës së Gjilanit. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu viziton Panairin e Grave në Komunën e Gjilanit. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 13:30)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vizitojnë Klubin e Basketbollit “ United Basketball” dhe Klubin e Hendbollit “Drita” në Komunën e Gjilanit. (Gjilan, ora 14:00)

- Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim kryetarët e Komunave dhe kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Kosovës Lindore, përfshirë edhe ata të AZHR – lindje, Likovën e Kumanovën. (Vali Ranch, ora 16:00)