16 Prill 2024

Probleme në fabrikën e ujit të Batllavës, mbesin pa ujë disa zona

Prishtinë, 25 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' ka bërë të ditur së mëngjesin e ditës së sotme janë shfaqur disa probleme teknike brenda Impiantit të Trajtimit të Ujit në Albanik “fabrika e Batllavës” prej së cilës furnizohen me ujë Podujeva me fshatra, fshatrat Albanik - Prishtinë si dhe pjesa dërmuese e qytetit të Prishtinës që varet nga ky Impiant.

Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes po qëndrojnë brenda Impiantit duke u munduar të sanojnë problemin teknik sa më parë që është e mundur, me të gjitha kapacitetet për punë.

"Për shkak të këtij defekti, ne jemi të detyruar që sot të punojmë me kapacitet të përgjysmuar nga ky Impiant."

"Pavarësisht këtij defekti, ne do bëjmë çmos që të kemi shpërndarje të mirë dhe të barabartë të ujit brenda qytetit të Prishtinës, duke mos garantuar në disa pjesë furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit", ka njoftuar Kompania.

Tash, të gjitha  fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm poashtu, fshati Shkabaj, fshati Mazgit dhe fshati Bakshi.

Në qytetin e Prishtinës ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë periudhës së mesditës së sotme do të kenë konsumatorët që furnizohen nga rezervuari Kodra dhe ata janë: lagjja ”Kodra e Trimave”, një pjesë e lagjes ”Arbëria” kah komuna e re e Prishtinës dhe lagjja ”Përroi i Njelmët”.

Poashtu, pa furnizim me ujë do mbeten edhe  qyteti i Podujevës me fshatra.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)