28 Mars 2024

Presidentja e impresionuar me punën në fabrikën e vajit dhe pijeve

Gjilan, 6 prill - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar edhe nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni kanë vizituar kompaninë ‘Fluidi Group’ e cila prodhon vaj, pije jo alkoolike dhe energjike.

Ata janë pritur e informuar rreth prodhimit nga pronari Berat Mustafa.

Vizita kishte karakter informues rreth problemeve të prodhuesit vendor, rritjes së investimeve, prodhimit, eksporteve e punësimit.

Presidentja ka premtuar përkrahje të prodhuesve vendor.

Derisa drejtori Berat Mustafa tregoi se ka vaj të mjaftueshëm pasi kanë siguruar edhe lëndë të parë.

Ai ka shoqëruar presidenten e vendit e kryetarin e komunës në të gjitha repartet e prodhimit në të cilat ka punësuar 118 veta.

Pronari e informoi se pos që  mbulojnë tregun, eksportojnë vajin e pijet joalkoolike e energjike në disa vende.
 
Derisa presidentja është impresionuar nga puna e prodhimi në kompaninë ‘Fluidi’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)