28 Mars 2024

Mitsibishi ul prodhimin për shkak të problemit të furnizimit me çipa

Tokio, 24 prill - Mitsubishi Motors ka njoftuar se do të zvogëlojë prodhimin në Japoni dhe Tajlandë nga muaji i ardhshëm për shkak të problemeve të furnizimit me çipa gjysmëpërçues.

Kompania përmes një deklarate tha se problemet në furnizimin me çipa gjysmëpërçues u shkaktuan për shkak të vështirësive të biznesit në mes të pandemisë dhe për shkak të rritjes së kërkesës për çipa gjysmëpërçues, të cilat përdoren gjithashtu në prodhimin e telefonave mobilë, konzollave të video-lojërave, pajisjet për rrjetin 5G dhe pajisje të tjera.

Mitsubishi do të zvogëlojë prodhimin me 16.000 automjete në tri fabrika në Japoni dhe Tajlandë në maj.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raporton se Mitsubishi gjithashtu uli prodhimin për automjetet në mars dhe me 7.500 automjete në prill.

Po ashtu edhe prodhuesi japonez i makinave Subaru shkurtoi prodhimin me 25.000 automjete këtë muaj, gjithashtu për shkak të problemit të furnizimit me çipa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)